Vlera e kohės
20.12.2009 06:40:23

"(Betohem) pėr kohėn! Me tė vėrtetė qė njeriu ėshtė nė humbje tė plotė, pėrveē atyre qė besojnė (nė besimin e pastėr islam nė njė Zot) dhe punojnė mirėsi e drejtėsi, edhe qė e kėshillojnė njėri-tjetrin pėr tė vėrtetėn edhe qė e kėshillojnė njėri-tjetrin pėr durim."
Sure 103, El-Asr (Koha)

   Kjo sure ka zbritur nė Mekė, ka tre ajete dhe ėshtė e trembėdhjeta nė zbritje, por e njėqindetreta nė renditje. Transmeton Taberaniu nė librin e tij nga Hamad ibn Selemeh e ai nga Abdullah ibn Husn Ed-Daremij, se ka thėnė: “Kur takoheshin dy shokė tė Pejgamberit alejhi selam, nuk ndaheshin pėrderisa ia lexonin njėri-tjetrit kėtė sure gjer nė fund pastaj jepnin selamin e lamtumirės.”
   Ky veprim aludon pėr madhėshtinė dhe vlerėn e kėsaj sureje, e cila pėrmban porosi ku bėhet fjalė pėr iman, vėrtetėsi, durim, humbje, vepra tė mira etj.. Thotė Imam Shafiu: “ Nėse do tė meditonin njerėzit rreth kėsaj sureje, do t’u mjaftonte atyre.”
   Ka edhe shumė ajete e hadithe qė i kushtohen kohės dhe vlerės sė saj. Pra, pėr tė arritur pėrsosmėrinė e shpirtit, duhet tė plotėsojmė disa kushte, tė cilat nuk janė tė rėnda pėr asnjė musliman e muslimane. Njėri prej kėtyre kushteve ėshtė shfrytėzimi maksimal i kohės duke marrė parasysh vlerėn e saj. E veēanta e kėsaj sureje ėshtė se pėrmban pak ajete, kuptim shumė tė madh e qėllime tė larta. Gjithashtu nė kėtė sure ka caktim tė pėrkufizuar pėr humbje tė qartė.

Shkallėt e kėsaj sureje janė katėr:
• njohja e sė vėrtetės;
• tė punuarit me tė;
• transmetimi dhe mėsimi i saj dikujt qė nuk e di;
• durimi pėr tė njohur tė vėrtetėn, qė tė punohet me tė dhe durimi pėr tė mėsuar dikė tjetėr.

   Ne e dimė se kjo botė ėshtė kalimtare dhe se qėndrojmė nė tė pėr njė kohė tė shkurtėr e tė kufizuar. Ēdo orė, ēdo minutė, ēdo sekondė pėr ne ėshtė me vlerė, prandaj nuk duhet ta kalojmė kohėn kot. Planifikimi i jetės pėr ne ėshtė njė detyrė jashtėzakonisht serioze, kurse vdekja ėshtė dėshmitare e heshtur e kėtij serioziteti fisnik.
   Nga Hasan El-Basriu tregohet se ka thėnė: “O bir i Ademit, ti je dita dhe sa herė qė kalon njė ditė, ka kaluar njė pjesė e jetės sate.”
   Gjithashtu thotė njė nga selefėt: “Allahu le tė mos ma bekojė asnjė ditė nė tė cilėn nuk mėsoj diēka te re.”
   Nga kjo kuptojmė se sa i kanė dhėnė rėndėsi dijetarėt dhe njerėzit e mirė kohės. Ėshtė e preferuar qė kohėn ta kalojmė sa mė shumė nė mėsim dhe adhurim (ibadet), bile duhet ta shfrytėzojmė edhe natėn pėrveē ditės. Allahu i Lartėsuar thotė: “Qėndro (nė falje) natėn, pėrveēse pak, gjysmėn e saj, ose mė pak se aq, ose pak mė shumė dhe kėndo Kuran (me zė) me ngadalė, bukur dhe qartė.”


Komente rreth fjalės El-Asr - Koha

• Ibn Kethiri: (Asr) Koha ku ndodhin lėvizjet e njerėzve, si e mira ashtu edhe e keqja.
• Ibn Abasi: (Asr) Orė prej orėve tė ditės, koha para se tė perėndojė dielli.
• Ibnul Kajimi: (Asr) Koha e parė pas akshamit, ora e fundit kur terrohet dita, namazi i ikindinė.
• Raziu: (Asr) Koha ku ka gėzim e hidhėrim, sėmundje e shėrim, pasuri e varfėri.

   Mirėpo shumica e dijetarėve janė kompaktė se Asr ėshtė koha nė pėrgjithėsi, siē thotė Imam Shevkani: “Ėshtė betuar Allahu i Lartėsuar nė kohė pėr arsye se ka ndodhi tė shumta: ndėrrimi i ditės dhe i natės, errėsira, drita etj.. E gjithė kjo aludon pėr ekzistimin e Tij, gjė qė obligon besimin nė Tė.
   Transmeton Imam Buhariu nga Abdullah ibn Abasi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: "Dy tė mira (nimete) qė shumica e njerėzve nuk ia dinė vlerėn, janė tė humbur; shėndeti dhe koha e lirė."
 

Pėrgatiti: Eroll Rexhepi
29.2.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010