Karakteristikat e muajit Ramazan
20.12.2009 06:35:50

Prej karakteristikave tė muajit tė shenjtė Ramazan janė:
-Zbritja e Kuranit nė kėtė muaj, siē thotė Allahu i Lartėsuar:
"(Ato ditė tė numėruara janė) Muaji i Ramadanit qė nė tė (filloi tė) shpallet Kurani, qė ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėz dhe sqarues i rrugės sė drejtė dhe dallues (i sė vėrtetės nga gėnjeshtra)..." (Kuran, 2: 185)
Pra, Kurani ėshtė ligji kėtij umeti, ėshtė libėr i qartė, nė tė ėshtė premtimi, dėnimi dhe shpėrblimi, ėshtė udhėzues pėr tė devotshmit, ėshtė dritė pėr atė qė punon sipas tij, pėr atė qė urdhėron nė hallall dhe ndalon nga harami, ėshtė dallues  i sė vėrtetės dhe sė kotės, ėshtė fjalė e sigurt e nuk ėshtė lojė pėr t’u argėtuar. Pra, duhet ta kemi parasysh dhe t'i kushtojmė njė pėrkushtim tė veēantė, duke e lexuar dhe duke e mėsuar pėrmendėsh, duke medituar, duke punuar e vepruar me tė nė jetėn tonė tė pėrditshme.
-Hapen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e xhehenemit dhe lidhen (mbyllen djajtė) shejtanėt, siē thotė i Dėrguari salallahu alejhi ue selem: "Kur fillon Ramazani, hapen dyert e qiellit e mbyllen dyert e xhehenemit (zjarrit) dhe lidhen shejtanėt." Nė njė transmetim tjetėr thuhet: "Kur tė vijė Ramazani, hapen dyert e xhenetit."
-Shumėfishohen tė mirat.
-Arrihet shpėrblimi i agjėruesit dhe i atij qė jep iftar, siē thotė i Dėrguari salallahu alejhi ue selem: "Kush i jep iftar njė agjėruesi, fiton tė mira sa ai, pa iu pakėsuar (agjėruesit) shpėrblimi."
-Nė kėtė muaj ėshtė njė natė e cila ėshtė mė e mirė se 1000 (njė mijė) muaj, ėshtė njė natė e bereqetshme, kur Allahu i shkruan gjėrat qė do tė ndodhin gjatė njė viti. E, kujt i humb kjo natė, ai ka humbur shumė, ndėrsa ai i cili e arrin kėtė natė dhe e kalon nė ibadet ndaj Allahut, i pėrkushtuar dhe me sinqeritet, Allahu do t'ia falė mėkatet, siē thotė i Dėrguari salallahu alejhi ue selem: "Kush ngrihet Natėn e Kadrit duke e madhėruar Allahun, do t’i falen mėkatet e tij."
Sa punė e vogėl, por shpėrblim i madh prej Allahut! Si tė mos jetė kėshtu, kur dihet se Allahu posedon tė mirat e kėsaj bote dhe tė botės tjetėr.
-Zbritja e shumtė e engjėjve, siē thotė Allahu i Lartėsuar: "Zbresin melekėt dhe (Xhibrili) me lejen e Allahut..."
-Ngrėnia e syfyrit, e cila ėshtė njė veēori e agjėrimit tonė nga agjėrimet e popujve tė mėparshėm. Nė tė ka shumė tė mira, sikurse na ka treguar i Dėrguari salallahu alejhi ue selem: "Dallimi mes agjėrimit  tonė dhe agjėrimit tė ehlu kitabit ėshtė ngrėnia e syfyrit."
Gjithashtu, i Dėrguari salallahu alejhi ue selem ka thėnė: "Hani syfyr, se mė tė vėrtetė nė tė ka bereqet."
-Nė kėtė muaj ka ndodhur lufta e Bedrit, lufta nė tė cilėn kanė zbritur melekėt pėr tė luftuar nė anėn e besimtarėve. Kjo luftė ishte fitore e qartė e besimtarėve dhe humbje zhgėnjyese e mushrikėve.
-Nė kėtė muaj kryerja e umres ėshtė e barabartė me kryerjen e obligimit tė haxhit me tė Dėrguarin salallahu alejhi ue selem, siē e shohim nė dy seleksionet e vėrteta (Buhariu dhe Muslimi) se i Dėrguari salallahu alejhi ue selem thotė: "Kryerja e umres nė Ramazan ėshtė e barabartė sikurse haxhi." Ndėrsa nė transmetimin tjetėr thuhet "Sikurse haxhi me mua."
-Ky muaj ėshtė shkak i shlyerjeve tė mėkateve, siē thotė i Dėrguari salallahu alejhi ue selem: "Pesė kohėt e namazit, xhumaja deri nė xhumanė tjetėr, Ramazani deri nė Ramazanin tjetėr janė fshirje mėkatesh, nėse largohesh nga mėkatet e mėdha."
-Nė kėtė muaj ėshtė namazi i teravisė, tė cilin e falin burra, gra e fėmijė, tė cilėt mblidhen vetėm nė kėtė muaj e jo nė muajt e tjerė pėr tė falur namazin e teravisė.
-Prej karakteristikave tė muajit Ramazan ėshtė se Ramazani ėshtė njė prej kushteve tė Islamit. Nuk pranohet Islami i njė njeriu nėse ai mohon Ramazanin. Pra, ai i cili e refuzon dhe nuk e beson obligueshmėrinė e tij, ėshtė jobesimtar (kafir). Thotė Allahu i Lartėsuar: "O ju qė besuat, agjėrimi u ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm."
(Kuran, 2:183)
Dhe ka thėnė i Dėrguari salallahu alejhi ue selem: "Ėshtė ngritur Islami mbi pesė shtylla, ndėr to: …agjėrimi i muajit tė Ramazanit…”
-Nė kėtė muaj njerėzit janė mė bujarė dhe kėtė e vėrejmė edhe nė vendin tonė, ku shohim se besimtarėt japin lėmoshė mė shumė se herėt e tjera. Tregohet nga Abdullah ibėn Abbasi, Allahu qoftė i kėnaqur me ta, se kish thėnė: " I Dėrguari ishte njeriu mė bujar. E, mė bujar ishte gjatė muajit tė Ramazanit."
-Nė kėtė muaj shtohen tė mirat dhe ata qė bėjnė mirė, mbushen xhamitė dhe shumėfishohen tė mirat. Po a thua vallė, pse nuk vėmė mend e pendohemi qė kėtė rrugė ta vazhdojmė edhe gjatė muajve tė tjerė e jo vetėm nė Ramazan? Oh, sa popull i ligė ėshtė ai qė e njeh Allahun vetėm gjatė muajit tė Ramazanit!

-Nė kėtė muaj ka ndodhur ēlirimi i Mekės dhe pas kėtij ēlirimi Islami mori hov nė lindje e perėndim, e ndihmoi Allahu tė Dėrguarin e Tij dhe njerėzit hynin nė fe tufa-tufa. I Dėrguari salallahu alejhi ue selem atėherė arriti ta largojė shirkun dhe idhujt qė gjendeshin nė Mekė. Meka u shndėrrua nė qytet islam. Dhe kėshtu vazhdoi ēlirimi i vendeve tjera nė ē'do kėnd tė botės.


Pėrktheu: Eroll Rexhepi
Vazhdon
28.9.2007


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010