Agjėrimi obligim
20.12.2009 06:35:30

Nė emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit!
Lavdia i takon Allahut. Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhamedin, lavdėr
imi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė.
Muaji i Ramazanit, muaj i lartėsimit shpirtėror, muaj i afrimit dhe i manifestimit tė unitetit, muaj i udhėrrėfimit dhe i mėshirės, muaj i edukimit dhe i vetėmposhtjes, muaj i lirisė dhe i vėllazėrisė.
Udhėtari bėn pėrgatitjet e duhura pėr udhėtim, punėtori aftėsohet pėr tė zotėruar zanatin a profesionin ashtu si edhe muslimanėt pėrgatiten pėr kėtė muaj.
Nisur nga kjo, menduam t’i pėrmbledhim disa rregulla themelore mbi rėndėsinė e Ramazanit dhe t’ua prezantojmė besimtarėve agjėrues, qė ky ibadeti tė jetė mė i pranuar tek Allahu xh.sh..


Pėrkufizimi

Agjėrimi ėshtė pėrmbajtje (imsak) nga ēka do qė e prish atė, nė kohėn prej agimit tė dytė deri nė perėndim tė diellit tė ditės qė agjėrohet.


Obligueshmėria e agjėrimit

Allahu i Lartėsuar thotė: “O ju qė besuat, agjėrimi u ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm.” (El-Bekare, 183)
Muhamedi alejhi selam ka thėnė: “Islami u ngrit mbi pesė shtylla: Dėshmisė se nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė i Dėrguar i Tij, faljes sė namazit, dhėnies sė zekatit, agjėrimit tė Ramazanit, haxhit pėr atė qė ka mundėsi.” (Hadith)
Konsensusi i dijetarėve islamė ėshtė se agjėrimi ėshtė i obligueshėm.


Vlera e agjėrimit

Muhamedi alejhi selam ka thėnė: "Pesė namazet, prej xhumasė nė xhuma dhe prej Ramazanit nė Ramazan falen (mėkatet), pos atyre qė janė tė mėdha (kebair)." (Hadith)
Muhamedi alejhi selam ka thėnė: "Kush agjėron Ramazanin me bindje dhe shpresė nė shpėrblim, i falen mėkatet e bėra." (Hadith)
Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: "Ēdo vepėr e njeriut shtohet, e mira prej dhjetė deri nė shtatėqind herė. Zoti i Madhėruar thotė: "Pėrveē agjėrimit, sepse ai ėshtė pėr Mua dhe unė e shpėrblej, sepse ai braktis kėnaqėsinė dhe ushqimin pėr Mua. Pėr agjėruesin ka dy gėzime: gėzimi i parė ėshtė nė iftar kurse i dyti nė takimin me Zotin e tij. Era e keqe nga goja e agjėruesit ėshtė mė e mirė te Zoti se aroma e miskut." (Hadith)
"Nė xhenet ka njė derė qė quhet Rejjan, nuk hyjnė nga ajo derė pėrveē agjėruesve. " (Hadith)
Muaji i Ramazanit ėshtė muaji nė tė cilin ka filluar zbritja e Kuranit. Allahu xh.sh. thotė: “Muaji i Ramazanit, qė nė tė (filloi tė) shpallet Kurani
, qė ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėz dhe sqarues i rrugės sė drejtė dhe dallues (i sė vėrtetės nga gėnjeshtra)." (El-Bekare, 183-185)
Agjėrimi ėshtė mjet pėr tė shprehur falėnderimin ndaj Allahut tė Lartėsuar. Agjėrimi njėherazi ėshtė edhe mjet pėr tė fituar virtytet e tė devotshmėve, siē e thekson Zoti xh.sh.: “…qė tė bėheni tė devotshėm." (Bekare
, 183), qė nėnkupton ēdo gjė tė mirė qė e do Zoti e qė pėr tė falėnderohet njeriu nė kėtė botė.
Agjėrimi nuk ėshtė adet, por adhurim (ibadet) pėr kontrollimin e epshit dhe forcimin e trupit. Preferohet qė gjatė Ramazanit tė shtohet adhurimi, tė shtohen namazet, kėrkimi i faljes (pendimi) dhe leximi i Kuranit. Gjithashtu, preferohet tė jepet mė shumė sadaka, tė ushqehen tė mjerėt e tė varfrit, tė vizitohen fqinjėt dhe anėtarėt e familjes, tė bėhen vepra tė vlefshme pėr shoqėrinė dhe tė pakėsohen veprat e padobishme. Agjėrimi tė mbron edhe nga morali i keq. Muhamedi alejhi selam thotė: "Agjėrimi mbron nga morali i keq, sepse ai qė agjėron nuk flet gjėra tė turpshme dhe nuk bėrtet. Nėse (eventualisht) e shan ndokush ose e sulmon, le tė thotė:
"Unė agjėroj, unė agjėroj." (Hadith)
Nė Ramazan ka uri, etje, kufizim dhe ndalim, por edhe shėndet dhe lirim nga robėrimi. Nė tė ka revolucion kundėr robėrimit tė ushqimit e tė pirjes, kundėr shprehisė e jetės monotone.
Revolucioni kundėr robėrisė ėshtė atributi i parė i tė lirėve. Nė Ramazan ka abstenim vullnetar nga kėnaqėsia dhe pikėrisht kjo gjė paraqet lirinė. Ti je i lirė nė sjelljen fisnike dhe nuk dėrgohesh nėpėr gjyqe, nuk burgosesh dhe nuk e humb meritėn e pozitės. Ti je i lirė nė fjalėn fisnike, nuk obligohesh tė kėrkosh falje, nuk qortohesh dhe nuk pendohesh. Ti je i lirė nė bashkėpunim me tė tjerėt, nuk kritikohesh, nuk flitet pėr tradhtinė tėnde dhe nuk je i dyshimtė. Sa e ėmbėl ėshtė kjo liri!


Kush ėshtė i obliguar tė agjėrojė

Dijetarėt islamė janė unanimė se obligimi i agjėrimit bie mbi muslimanin e menēur dhe fizikisht tė shėndoshė, moshėrritur dhe jo udhėtar.
Pėr femrat gjithashtu ėshtė kusht tė jenė tė pastra nga hajdi (menstruacionet) dhe nifasi (gjendja e lehonisė).  Nuk e kanė obligim agjėrimin jobesimtarėt, fėmijėt, tė ēmendurit, tė sėmurit, udhėtarėt, plaku i thyer nė moshė dhe i matufosur.


Parimet e agjėrimit

Parimet e agjėrimit janė:

1. Hyrja e muajit tė Ramazanit nė bazė tė shikimit tė drejtpėrdrejtė tė Hėnės ose tė plotėsimit tė muajit shaban.

2. Largimi nga ngrėnia, pirja dhe marrėdhėniet intime prej agimit tė mėngjesit deri nė perėndim tė diellit.

3. Vendosja (nijeti). Koha e vendosjes sė nijetit me zemėr ėshtė para agimit tė mėngjesit; duhet bėrė nijet me bindje tė plotė pėr agjėrimin e asaj dite.


Kėshilla rreth agjėrimit
1. Ngritja nė syfyr dhe vonimi i tij. Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “Ēohuni nė syfyr, sepse vėrtet nė syfyr ka bereqet.” (Hadith)

2. Shpejtimi i iftarit. Pėr agjėruesin ėshtė mirė (mustehab) tė shpejtojė, tė bėjė iftar posa tė hyjė koha e tij. Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: "Njerėzit do tė kenė mirėsi gjersa ta shpejtojnė iftarin." (Hadith)

3. Bėrja dua para iftarit dhe gjatė agjėrimit. Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, thotė: “Agjėruesit nuk i refuzohet duaja qė ia bėn Allahut gjatė iftarit.” (Hadith)

4. Largimi nga fjalėt e panevojshme. Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, thotė: “Nuk ėshtė agjėrim vetėm tė pėrmbajturit nga ushqimi dhe pija, por edhe nga fjalėt e panevojshme, grindjet, e nėse dikush tė sulmon ose tė fyen, ti thuaj: “Unė jam agjėrueshėm, unė jam agjėrueshėm.” (Hadith)

5. Bujaria dhe kalimi i kohės nė vepra tė mira dhe duke lexuar Kuran. Siē transmeton Ibni Abbasi: “I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ishte njeriu mė bujar, e mė bujar ishte nė muajin Ramazan… Xhibrili i vinte ēdo natė Ramazani pėr t’ia mėsuar Kuranin…” (Hadith)

6. Mėsimi i fėmijėve me agjėrim.
7. Bėrja e iftarit me hurma.
8. Duaja e Muhamedit alejhi selam pasi bėnte iftar: “Kaloi etja, u lagėn venat dhe u realizua shpėrblimi inshallah.” (Hadith)

9. Falja e namazit tė teravive.

10. Itikafi nė dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit.

11. Bėrja e umres nė Ramazan.

12. Agjėrimi i gjashtė ditėve tė shevalit pas Ramazanit.


Gjėrat qė e prishin agjėrimin
1. Ngrėnia, pirja, marrėdhėniet intime (edhe nėse nuk ejakulon), nėse bėhen me qėllim.

2. Vjellja me qėllim, edhe nėse ėshtė nė sasi tė vogėl.

3. Hajdi (menstruacionet) dhe nifasi (lehonia) te gratė.

4. Nxitja me qėllim tė ejakulimit (masturbimi).

5. Pėr
cjellja nė fyt e guralecėve tė vegjėl apo paratė e metalta.
6. Pastrimi i veshkave (nė dializė).

7. Injeksionet qė pėrmbajnė materie ushqyese dhe infuzionet.

8. Marrja dhe dhėnia e gjakut.

9. Dezertimi (ridetu).

Nga gjėrat e lartpėrmendura qė e prishin agjėrimin, besimtari duhet t’i kompensojė me agjėrim ditėt e lėshuara (mjafton vetėm kompensimi), vetėm nė rastin e marrėdhėnieve intime, ku pėrveē kompensimit pason edhe ndėshkimi (kefareti). Kefareti arrihet duke liruar njė rob, ose duke agjėruar 60 ditė pandėrprerė, ose duke ushqyer 60 tė varfėr.

Gjėrat qė nuk e prishin agjėrimin
1. Marrja e ushqimit dhe e pijeve me harresė apo pėrdhunisht (me dhunė).

2. Barnat qė pėrdoren nė sy dhe nė veshė, heqja e dhėmbit dhe pastrimi i varrės.

3. Injeksionet joushqyese (penicilina, vaksinat), por mė sė mirė ėshtė tė merren pas iftarit.

4. Pėrcjellja nė fyt e pėshtymės apo e pluhurit tė rrugės ose tė miellit.

5. Gazrat qė pėrdor i sėmuri (prej frymėmarrjes) pėr lehtėsimin e frym
ėmarrjes.
6. Dhėnia e gjakut nė sasi tė vogėl pėr analizė mjekėsore.

7. Pėrdorimi i tabletave nėn gjuhė.

8. Pėrdorimi i ilaēit pėr pastrimin e fytit (nėse nuk pėrcillet nė fyt).

9. Pastrimi i veshėve, i trupit gjatė ditės, pikat qė pėrdoren nė hundė (me kusht qė tė mos depėrtojė nė fyt).

10. Kontrollimi mjekėsor me aparate tė ndryshme qė bėhet nė stomak dhe nė fushėn e gjinekologjisė.

11. Pastrimi i dhėmbėve me misvak apo brushė (por duhet pasur kujdes qė tė mos depėrtojė nė fyt).

12. Hedhja e ujit nė kokė, nė rast se ka temperaturė, apo shpėlarja e gojės.

13. Nėse ėshtė xhunub, mund tė lahet dhe ta vazhdojė agjėrimin.

14. Pėrdorimi i erėrave dhe i parfumeve.

15. Dhėnia gji fėmijės.

16. Futja e ujit nė gojė dhe hundė gjatė marrjes sė abdesit, duke pasur kujdes qė tė mos pėrcillet nė fyt.

17. Dhimbjet e pakta tė kokės, flama, kollitjet e lehta.

18. Shijimi i ushqimit me majė tė gjuhės.

19. Puthja, pėrkėdhelja, pėrqafimi i gruas me kusht tė pėrmbajtjes, qė tė mos shkaktohet ejakulimi.

20. Pėrgojimi, rrena, shpifja, mbartja e fjalėve (por kėto e pakėsojnė vlerėn e agjėrimit).


Arsyet qė lejojnė prishjen e agjėrimi
t
1. Sėmundja.
2. Udhėtimi.

3. Gruaja shtatzėnė, nėse frikėsohet pėr veten ose pėr fėmijėn qė ka nė bark.

4. Gruaja gjidhėnėse, nėse frikėsohet pėr veten ose pėr fėmijėn.

5. Pėrgatitja pėr luftė pėr ta ngritur fjalėn e Allahut tė Lartėsuar.

6. Nė rast tė shpėtimit tė ndokujt nga uji ose zjarri.

Pėrgatiti: Valdet Kamberi
28.9.2007


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010