Falėnderimi i takon Allahut. Pėrshėndetjet qofshin mbi
mė tė ndershmin e Pejgamberėve, Muhamedin, mbi familjen
e tij dhe mbi gjithė shokėt e tij.
Ky
ėshtė njė shkrim,
i cili
i drejtohet ēdo muslimani i cili e
pėrjeton ramazanin me shėndet tė plotė, nė mėnyrė qė ta
shfrytėzojė atė nė adhurimin e Allahut.
Si
ta presim
Ramazanin? Cilat janė rrugėt e shėndosha pėr
pritjen e kėtij muaji tė bekuar?
Kėto janė disa pyetje tė
cilat kėrkojnė qė ēdo musliman ti ketė parasysh,
para se tė hyjė ky muaj.
Duhet qė ēdo musliman tė jetė aktiv nė ibadete gjatė
kėtij muaji dhe tė jetė prej atyre qė bėjnė gara nė kėtė
muaj dhe shpejtojnė nė punė tė mira. Allahu i Lartėsuar
thotė: E pėr shpėrblim tė tillė le tė garojnė ata qė
lakmojnė tė mirėn.
(Mutafifin,
26)
Nėse do bereqet nė kėtė muaj, musliman i nderuar, duhet
ta presėsh kėtė muaj sipas kėtyre udhėzimeve:
Udhėzimi i parė
Lute Allahun qė
tė
ta mundėsojė ta arrish kėtė muaj tė
bekuar duke qenė shėndosh, nė mėnyrė qė tė jesh sa mė
aktiv nė kėtė muaj me agjėrim, Kuran dhe dhikėr.
Nga Enes ibėn Maliku trasnmetohet se kur hynte muaji
rexheb, Pejgamberi alejhi selam thoshte: O Zot, na jep
bereqet nė rexheb dhe shaban dhe na mundėso ta arrijmė
muajin
Ramazan!
(Transmeton Ahmedi dhe Tabaraniu)
Selefėt e lutnin Allahun qė ta arrijnė kėtė muaj, pastaj
e lutnin Atė qė tua pranojė kėtė muaj.
Udhėzimi i dytė
Ta
falėnderosh Allahun qė tė ka mundėsuar arritjen e kėtij
muaji. Imam Neveviu nė librin e tij El Edhkar ka
thėnė: Dije se preferohet
qė
atij
tė
cilit
Allahu i jep ndonjė
begati tė dukshme apo ia largon atij ndonjė sprovė, ti
bėjė sexhde Allahut si falėnderim pėr tė, apo ta
lavdėrojė Allahun pėr atė qė posedon Ai.
Prej
begative mė tė mėdha qė Allahu ia jep robit tė Tij ėshtė
kur ia mundėson dhe ia lehtėson adhurimin e Allahut.
Vetė hyrja e
Ramazanit, kur e gjen njeriun shėndosh,
ėshtė njė dhunti e madhe
pėr
tė cilėn Allahu
meriton tė lavdėrohet dhe tė
falėnderohet.
Udhėzimi i tretė
Tė
gėzohesh pėr hyrjen e kėtij muaji. Ėshtė vėrtetuar nga
Pejgamberi alejhi selam, se i pėrgėzonte shokėt e tij
pėr hyrjen e muajit tė
Ramazanit duke thėnė: Po vjen
muaji i
Ramazanit, muaji i bekuar, nė tė cilin Allahu ka
obliguar agjėrimin e tij. Nė tė hapen dyert e xhenetit
dhe mbyllen dyert e xhehenemit...
(Transmeton
Ahmedi)
Sahabėt dhe ata qė erdhėn pas tyre kishin njė interesim
tė madh pėr muajin e
Ramazanit dhe gėzoheshin pa masė
kur u vinte ky muaj i bekuar. A ka gėzim mė tė madh pėr
muslimanin
sesa
kur pret ardhjen e muajit tė
Ramazanit,
sezonin e gjitha tė mirave dhe zbritjes sė mėshirės?
Udhėzimi i katėrt
Vendosja dhe planifikimi paraprak se si tė pėrfitojmė
prej kėtij muaji.
Shumica prej njerėzve, pėr fat tė keq, disa edhe prej
atyre qė janė fetarė, bėjnė plane shumė precize pėr
ēėshtjet e kėsaj bote, por pak janė nga ata qė bėjnė
plane nė kėtė formė pėr botėn tjetėr. Kjo ėshtė si
rezultat i pamundėsisė sė kuptimit tė kėsaj jete dhe
harresa se muslimani me tė vėrtetė ka shanse tė mira nė
kėtė botė pėr tė forcuar lidhjet me Allahun dhe pėr tė
edukuar veten e tij. Prej planeve qė mundet muslimani tė
bėjė pėr botėn tjetėr ėshtė edhe ta kalojė muajin e
Ramazanit me ibadet. Nė kėtė mėnyrė muslimani vendos njė
program praktik nė kėtė muaj pėr tė pėrfituar prej
ditėve dhe netėve, qė ti kalojė ato nė adhurim.
Udhėzimi i pestė
Vendosmėria e sinqertė nė pėrfitimin e kohės
sė
Ramazanit me punė tė mira. Ai qė ėshtė besnik me
Allahun, edhe Allahu bėhet besnik me tė, i ndihmon nė
kryerjen e ibadeteve dhe ia lehtėson rrugėt e sė
mirės. Allahu i Lartėsuar thotė: Do tė ishte mirė pėr
ata tė jenė besnik ndaj Allahut.
(Muhamed,
21)
Udhėzimi i gjashtė
Njohja dhe kuptimi i rregullave tė agjėrimit. Duhet qė
muslimani ta adhurojė Allahun me dije dhe nuk arsyetohet
nga mosnjohja e obligimeve tė cilat ia ka obliguar
Allahu. Prej kėtyre obligimeve ėshtė edhe agjėrimi i
Ramazanit. Ėshtė obligim
pėr muslimanin qė ti mėsojė
ēėshtjet e agjėrimit dhe rregullat e tij para se tė
vijė ai, qė tė jetė agjėrimi i tij nė rregull dhe i
pranuar tek Allahu. Allahu thotė: E nėse nuk e dini
kėtė, atėherė pyesni njerėzit e dijshėm.
(Enbija,
7)
Udhėzimi i shtatė
Ta
presim
Ramazanin, tė vendosim nė lėnien e mėkateve, me
pendim tė sinqertė prej tė gjitha mėkateve, largimi nga
to dhe moskthimi nė to. Muaji i
Ramazanit ėshtė muaj i
pendimit. Ai qė nuk pendohet nė kėtė muaj kur do tė
pendohet? Allahu i Lartėsuar thotė: Pendohuni tė gjithė
te Allahu, o besimtarė, nė mėnyrė qė tė gjeni shpėtim.
(Nur,
31)
Udhėzimi i tetė
Pėrgatitja shpirtėrore pėrmes leximit dhe qasjes sė
librave, broshurave dhe kasetave, tė cilat sqarojnė
vlerėn e agjėrimit dhe dispozitat e tij. Pejgamberi i
pėrgatiste shokėt e tij shpirtėrisht pėr nxėnien e
kėtij muaji dhe thoshte nė ditėt e fundit tė shabanit:
Po vjen muaji i
Ramazanit, muaji i bekuar, nė tė cilin
Allahu ka obliguar agjėrimin e tij. Nė tė hapen dyert e
xhenetit dhe mbyllen dyert e xhehenemit...
Udhėzimi
i
nėntė
Pėrgatitja e mirė pėr thirrjen nė Allahun, pėrmes:
1.
fjalėve
tė mira, ligjėratave dhe orientimeve tė drejta;
2. shpėrndarja
e broshurave dhe shkrimeve qė pėrmbajnė kėshilla,
dispozita rreth agjėrimit atyre qė falen nė xhami dhe
banorėve tė lagjes;
3.
pėrgatitja e dhuratave tė
Ramazanit. Ti futėsh nė zarf
dy kaseta dhe njė broshurė dhe tė shkruash nė tė
Dhurata e
Ramazanit;
4.
t'u
kujtosh tė tjerėve
tė varfrit dhe skamnorėt;
5.
dhėnia e lėmoshės dhe zekatit atyre.
Udhėzimi i dhjetė
Ta
presim
Ramazanin me hapjen e njė faqe tė re tė ndritur
me:
a)
Allahun me pendim tė sinqertė;
b) Pejgamberin duke e respektuar nė atė qė ka urdhėruar
dhe larguar nga ajo qė ka ndaluar;
c)
prindėr dhe tė afėrm, me bashkėshorten, me fėmijėt
nė mirėsi dhe lidhje tė fortė;
d)
me shoqėrinė, nė tė cilėn ti jeton gjersa tė jesh rob i
mirė dhe i dobishėm. Pejgamberi alejhi selam ka thėnė:
Njeriu mė i mirė ėshtė ai qė ėshtė mė i dobishmi pėr
njerėzit.
Kėshtu pra e pret
muslimani
Ramazanin, siē
e pret toka e
etur shiun apo siē
e pret i sėmuri mjekun qė e shėron dhe siē
e pret njeriu atė
qė e do shumė, por i mungon.
O Zot, na mundėso ta arrijmė
Ramazanin
dhe pranoje atė prej nesh! Vėrtet, Ti je Ai qė dėgjon
dhe di!
Pėrgatiti: Shaban Murati
31.8.2007