Me dhjetė fytyra
20.12.2009 06:26:44

Vėlla, a njeh nė kėtė kohė ndonjė njeri me dy fytyra?
Unė nuk njoh!
Shumica e njerėzve sot janė me dhjetė fytyra. Nuk kanė mbetur sot vetėm me dy, disa edhe me njėzet fytyra, me pesėdhjetė, e njėqind... Vėshtirė ėshtė tė gjesh me dy fytyra, janė tė rrallė kėta!
Vallė, a thua ku ėshtė i sinqerti, i cili njihet vetėm me njė fytyrė?
Allahu im! Na bėj prej robėrve tė Tu tė sinqertė!

Po, vėlla! Shumė njerėz janė me ty nė xhami, kėmbėt e tyre pranė kėmbėve tė tua, krahėt e tyre pranė krahėve tė tua. Kokat e tyre afėr kokės tėnde nė sexhde. Tė gjithė tė nėnshtruar para Allahut dhe i luten Atij. E, mė pas, kur del prej xhamisė ka tjetėr fytyrė (nga ajo qė kishte nė xhami). Kur hyn nė shtėpi me gruan dhe me fėmijėt del me fytyrėn e tretė. Nė punė me fytyrėn e katėrt. Nėse ka ndonjė punė me ndonjė grua tė huaj, ėshtė i butė, i qetė, i mirė me njė fytyrė tė pestė. Kur ka ndonjė punė me burra ėshtė me fytyrėn e gjashtė. Kur ka tė bėjė me personalitete ose me njerėz mė tė ngritur se ai, ėshtė mė fytyrėn e shtatė. Kur janė nė nivel mė tė ulėt se ai, fukaratė, tė dobėtit, me fytyrėn e tetė. Kėshtu me radhė me fytyrė tė nėntė, tė dhjetė...

Kush je ti?!
Kush je ti, o rob i fytyrės?!
Prej kėtyre fytyrave, cila ėshtė fytyra jote e vėrtetė?
Deri kur ti kėshtu do t’i ndėrrosh kėto fytyra?
Deri kur ti do tė jesh mashtrues?
Vallė, a nuk po e di se vėrtet Allahu i Lartėsuar i sheh tė gjitha kėto fytyra?
Allahu tė sheh kėtu e atje, tė sheh tani dhe tė sheh nesėr!

Kur sėmuret, pronari i fytyrave ėshtė me njė fytyrė. Kur ėshtė i shėndoshė me tjetėr fytyrė. Kur e kap varfėria me njė tjetėr fytyrė. Kur arrin pasuri mban njė tjetėr fytyrė.
Kėshtu, pronari i fytyrave tė shumta aspak nuk turpėrohet prej Allahut, edhe pse Ai e sheh.

Kush je ti vėlla?
Pėrgjigju kėsaj pyetjeje. Kush je ti?
Cila ėshtė fytyra jote?
Cili ėshtė personaliteti yt?
Cila ėshtė rruga jote?
Pse po jeton me njėzet fytyra e njėzet ngjyra dhe me njėzet mėnyra?
A nuk ke turp prej Allahut, edhe pse Ai tė sheh?

Vėlla, duhesh tė jesh vetėm njė, bėhu posedues i njė fytyre tė vetme dhe ec vetėm nė njė rrugė.

Vėlla, cilėn fytyrė dėshiroj pėr ty?
Pėr ty dėshiroj fytyrėn e robit tė Allahut, tė jesh rob i Tij. Rob i cili pėrulet nė ruku dhe nė sexhde, lexon Kuran, i nėnshtrohet dhe i pėrulet Krijuesit Allah.
Dėshiroj tė jesh rob i Allahut nė shtėpi, rob i Allahut nė xhami, rob i Allahut nė rrugė, rob i Allahut nė punė, rob i Allahut kur njerėzit tė njohin dhe kur nuk tė njohin, edhe kur tė jesh nė vetmi pa askėnd, pos Allahut. Allahu ėshtė Ai i Cili tė sheh kėtu dhe atje.
Turpėrohu prej Allahut, qė mos tė tė shohė me fytyrėn qė Ai nuk tė njeh ty.

 

Muhamed Husejn Jakub
Pėrktheu dhe pėrshtati:
Ulvi Fejzullahu
25.5.2007


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010