Kur
sprovohen nė mėnyrė tė tillė besimtarėt dhe tė
pėrqendruarit nė fenė e Allahut, atėherė tė mos u shkoj
nėpėr mend jobesimtarėve, injorantėve dhe atyre qė
pasojnė epshet, se do tė shpėtojnė nga sprovat, dhimbjet
dhe mundimet, tė cilat nuk ka dyshim se pėr ata do tė
jenė shumė e shumė mė tė mėdha nga ato tė besimtarėve.
Allahu thotė:
"Elif,
Lam, Mim. A mendojnė njerėzit se do tė lihen pa u
trazuar ngaqė thonė: Ne besojmė dhe nuk do tė
sprovohen?
Dhe
sigurisht qė Ne i sprovuam ata tė cilėt ishin para tyre.
Dhe vėrtet qė Allahu do ta bėjė tė njohur (tė vėrtetėn
e) atyre qė janė tė vėrtetė dhe (po kėshtu) vėrtet qė
Allahu do ta bėjė tė njohur (gėnjeshtrėn e) atyre qė
janė gėnjeshtarė (edhe pse Allahu di gjithēka para se
ti vėrė ata nė provė). Apo ata qė bėjnė poshtėrsi, a
mos mendojnė se ata mund tė na kalojnė Ne (pa u dėnuar
nga Ndėshkimi Ynė)? Sa i lig ėshtė gjykimi i tyre!
Kushdo qė shpreson pėr Takimin me Allahun dhe sigurisht
qė Pėrcaktimi i Allahut po vjen. Dhe Ai ėshtė
Gjithėdėgjuesi, i Gjithėdituri. Dhe kushdo qė pėrpiqet,
ai pėrpiqet vetėm pėr veten e vet. Sigurisht qė Allahu
ėshtė i Lirė nga ēdo nevojė pėr askėnd nė univers."Ankebut,
1-6.
Ibn Kajim
el Xheuzije -Allahu e mėshiroftė!- thotė nė lidhje me
komentimin e kėtij ajeti: "Allahu i Madhėruar nė kėtė
sure ka pėrmendur se Ai patjetėr do ti sprovojė robėrit
e Tij, nė mėnyrė qė tė dallohet i drejti nga
gėnjeshtari, besimtari nga qafiri, ai qė e falėnderon
dhe e adhuron Atė tė vetėm, nga ai i cili e lė pas dore
adhurimin e Tij dhe adhuron nė vend tė Tij tė tjerėt. Ai
nė kėtė sure ka treguar pėr gjendjen e tyre nė kėtė botė
dhe ato qė i presin nė botėn tjetėr. Mė pas Ai tregon
gjendjen e prijėsve nė sprova, profetėve dhe pasuesit e
tyre dhe atė qė do tė pėrfitojnė ata nė botėn tjetėr.
Ndėrsa ata tė cilėt pretendojė se besojnė dhe qė
mendojnė se nuk sprovohen, Ai i ka qortuar duke u bėrė
tė ditur se nuk ėshtė ajo qė ata mendojnė Urtėsia e Tij
tek krijesat
Po ashtu
Ai ka qortuar edhe ata tė cilėt nuk e besojnė Atė dhe tė
dėrguarit e Tij nga frika se mos vihen nė sprovė, duke
menduar se me kėtė qė po veprojnė po shpėtojnė nga
sprovat. Por kėta njerėz janė tė pavėmendshėm ndaj
sprovave, tė cilat i kėrcėnojnė ata, vėrtetė se para tij
gjenden sprova, mundime e dėnim shumė herė mė shumė nga
ato prej tė cilave ai ėshtė larguar.
Njerėzit,
pas ardhjes sė profetėve, janė mes dy zgjedhjesh: ose tė
thonė besuam, ose tė thonė nuk besuam dhe tė vazhdojnė
nė kundėrshtimin e Zotit tė tyre. Ata qė thonė besuam do
ti sprovojė Allahu, nė mėnyrė qė sprovat tė nxjerrin nė
pah besimin dhe pėrqendrimin e tij nė fenė e Allahut.
Ndėrsa ata tė cilėt nuk besojnė tė mos mendojnė se me
mohimin e tyre ata do tė shpėtojnė, pėrkundrazi ata to
ti kapin sprova dhe mundime shumė herė mė tė mėdha se
sprovat e besimtarėve
Patjetėr
qė ēdo person do tė sprovohet, besimtarė apo jobesimtarė
qoftė, porse besimtari pėrjeton mundime dhe dhimbje nė
kėtė botė mė pas ato mbarojnė e nė botėn tjetėr ato
kthehen nė kėnaqėsi. Ndėrsa jobesimtari pėrjeton
kėnaqėsi nė fillim (pra nė kėtė botė) pastaj ato
ndėrpriten dhe menjėherė pas tyre ai nuk do tė pėrjetojė
vetėm se dhimbje, mundime e dėnim tė pa imagjinueshėm.
Shefau el-Alil 345-346.
Allahu
pėr kėtė thotė nė Kuran:
"Jo, por (ju njerėz) e doni shumė jetėn e shpejtė tė
kėsaj bote. Dhe e lini pas shpine tė Pastajmen
(Ahiretin). Disa fytyra atė Ditė do tė jenė qė
shkėlqejnė, duke parė Zotin e tyre. Dhe disa fytyra do
tė jenė tė nxira, (tė zymta, tė mjeruara), Duke menduar
se ndonjė fatkeqėsi shkatėrruese ėshtė duke u rėnė
sipėr. Por kur tė arrijė (shpirti) tek fyti (te gryka,
nė dalje e sipėr), Dhe kur tė thuhet (nga tė afėrmit):
Kush mund ta shėrojė dhe ta shpėtojė atė nga vdekja?
Dhe ai (qė po jep shpirt) do ta kuptojė mė nė fund se
ishte ndarja (koha e vdekjes); Dhe ti bashkohen kėmbėt
me njėra-tjetrėn. Drejtimi atė Ditė do tė jetė drejt
Zotit tėnd (Allahut)! Kėshtu pra, ai (mosbesimtari) as
nuk besoi, as nuk u fal (nė namaz)! Por pėrkundrazi, ai
pėrgėnjeshtroi dhe ktheu shpinėn. Pastaj shkonte gjithė
krenari drejt familjes sė vet duke i pėlqyer vetja.
Mjerė pėr ty (o njeri mosbesimtar)! Dhe pastaj (prapė)
mjerė pėr ty! Pėrsėri mjerė pėr ty (o njeri jobesimtar)!
Dhe pastaj (prapė) mjerė pėr ty"! Kijame, 20-35.
Pra
Allahu i Madhėruar ka qartėsuar nė kėto ajete
pėrfundimin e besimtarėve dhe tė atyre tė cilėt ia
kthyen shpinėn Allahut dhe pėlqyen jetėn e kėsaj bote
para ahiretit. Ndaj le ti bėj apel ēdokush prej nesh
vetvetes sė tij dhe ta pyesė atė se kė nga kėto dy
pėrfundime dėshiron?
Si
pėrfundim, meqenėse njerėzit besimtarė qofshin apo jo do
tė vihen nė sprovė e do tė kenė mundime, atėherė lum pėr
atė i cili zgjedh tė jetė besimtar dhe tė sprovohet e
mundohet nė kėtė dynja, me sprova e mundime kalimtare
dhe mjerė pėr atė qė zgjedh mos bindjen ndaj Allahut dhe
sprovat e mundimet e jetės tjetėr qė janė tė pėrjetshme
e pa fund.
Njė herė
njė ēifut i varfėr dhe i vobektė pa njė dijetar musliman
tė pasur qė kishte hipur nė njė kalė tė stolisur dhe i
tha:
-Ēėshtė
me ju xhanėm, besoni se Muhamedi, profeti juaj ka thėnė:
"Dynjaja ėshtė burg pėr besimtarin (musliman) dhe xhenet
pėr qafirin." (Muslimi), kurse ti je nė bollėk e unė i
varfėr e nė gjendje tė mjerueshme, tė lutem si ta kuptoj
njė gjė tė tillė? Dijetari me qetėsi ia ktheu:
-Tė
vėrtetėn ka thėnė Profeti ynė, kjo begati qė jam unė nė
krahasim me atė qė i ėshtė pėrgatitur besimtarit nė
xhenet nuk llogaritet, prandaj dhe ai ėshtė nė kėtė botė
si nė burg, ndėrsa gjendja qė ti je tani nė krahasim me
atė qė i ka pėrgatitur Allahu jobesimtarėve ėshtė si tė
ishe nė xhenet.
E lusim
Allahun tė na bėjė besimtarė tė denjė, tė na bėjė prej
atyre tė cilėt sprovat nuk u sjellin vetėm se tė mira,
siē ka thėnė Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin
mbi tė!): "E habitshme ėshtė ēėshtja e besimtarit!
Vėrtet ēėshtja e tij ėshtė e gjitha mirėsi dhe njė gjė e
tillė nuk ėshtė vetėm se pėr tė. Atij nėse i vjen ndonjė
mirėsi, ai falėnderon dhe kjo ėshtė dobi pėr tė, por
edhe nėse i vjen ndonjė fatkeqėsi dhe ai bėn durim
sigurisht qė edhe kjo ėshtė dobi pėr tė." (Muslimi,
2999)
Betohem
nė Allahun se Profeti ka thėnė tė vėrtetėn. Nėse
besimtarit i dhurohen mirėsi dhe ai ėshtė falėnderues
ndaj Allahut, sigurisht qė Ai do tia shtojė atij
mirėsitė, por nėse e godasin fatkeqėsitė dhe ai duron
atėherė ato janė shlyerje gjynahesh.
Edhe
njėherė, lum pėr atė qė ka zgjedhur kėto sprova e
mundime, tė cilat nuk vijnė vetėm se me mirėsi pėr
besimtarin dhe mjerė pėr atė qė i ka zėvendėsuar ato me
sprovat dhe mundimet e kėsaj bote dhe botės tjetėr, tė
cilat janė tė pa fundme dhe tė padurueshme dhe nė tė
cilat nuk ka as edhe njė lloj mirėsie, porse vetėm
vuajtje dhe mjerim!
E lusim
Allahun tė na bėjė besimtarė tė devotshėm! E lusim
Allahun tė na dhurojė xhenetin Firdeus, tė na bashkojė
nė tė me profetėt dhe tė mirėt! E lusim Allahun ti
kthejė muslimanėt nė fenė e Tij me njė kthim tė bukur!
Kjo ishte
e tėra dhe paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė
dėrguarin e Allahut, Muhamedin, familjen e tij dhe tė
gjithė besimtarėt e vėrtetė deri nė Ditėn e Gjykimit!
Amin!
Bledar
Haxhiu
27.10.2006