Njerėzit tė cilėt sprovohen mė tepėr
20.12.2009 06:14:24

Tekstet e sheriatit dhe gjendjet e profetėve e pasuesit e tyre nėpėr tė gjithė historinė, kanė treguar se sprovat e godasin njeriun nė saj tė besimit, ndaj dhe njerėzit qė sprovohen mė shumė janė ata me besim mė tė madh e mė tė fortė.

Sad ibėn Ebi Uakas -Allahu qoftė i kėnaqur me tė!- ka thėnė: “Njė herė i thashė tė Dėrguarit tė Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) se kush janė njerėzit me sprova mė tė mėdha? Ai mė tha: ‘Profetėt pastaj ata tė cilėt janė poshtė tyre nė gradė.’ Kėshtu sprovohet njeriu nė saj tė besimit qė ka. Nėse besimi i tij ėshtė i fortė shtohen dhe sprovat, por nėse besimi i tij ėshtė i dobėt atėherė sprovohet nė saj tė besimit qė ka dhe sprovat vazhdojnė ta godasin robin deri sa tė arrijė njeriu tė ecė nėpėr tokė e ai nuk ka kurrfarė gjynahu." Nesai, Kubra: 7481, Tirmidhiu: 2397, Ibėn Maxhe: 4023, Ahmed: 1481, hadithi ėshtė i saktė.

Porse Allahu i Madhėruar ua shton sprovat kėtyre njerėzve edhe pse ata janė tė dashurit dhe miqtė e Tij pėr disa arsye, prej tyre mund tė pėrmendim:

1. Bartja e kėsaj feje dhe pėrcjellja e saj tek njerėzit ėshtė pėrgjegjėsi e madhe dhe detyrė e vėshtirė. Ajo ka nevojė pėr synime tė larta, vendosmėri tė madhe e tė patundur dhe individė tė fortė e tė durueshėm, nė mėnyrė qė ta ēojė nė vend kėtė pėrgjegjėsi dhe tė jetė i gatshėm qė tė kapėrcejė pengesat e tė zgjidhi problemet.

Sprovat tė cilat i vijnė besimtarit nė kėtė botė e skalitin dhe e pastrojnė besimin e tij, si dhe e forcojnė dhe e rrisin atė.

Ato i mundėsojnė besimtarit qė tė pėrballojė lodhjet, pengesat e fatkeqėsitė, si dhe me anėn e tyre arrihet fitorja dhe pėrqendrimi, krenaria dhe sundimi. Kjo pėr vet faktin se arritja e fitores pa mundime e dhimbje ėshtė e largėt e nėse arrihet ajo ikėn shumė shpejt dhe Allahu i Madhėruar thotė:

"Kėshtu pra, dhe po tė kishte qenė Vullneti i Allahut, Ai Vetė do t’i kishte ndėshkuar ata sigurisht (pa ju). Por (Ai ju lė tė luftoni nė Rrugėn e Tij), me qėllim qė t’ju provojė ju, disa me disa tė tjerė." Muhamed, 4.

Njė herė imam Shafiun -Allahu e mėshiroftė- e pyetėn: “Ēfarė ėshtė mė mirė pėr dikė, t’i jepet pozitė nė tokė apo tė sprovohet?” Ai tha: “Nuk i jepet askujt pozitė pa u sprovuar." Zadu el-Mead: 3/14. 

Allahu i Lartėsuar i sprovoi profetėt e Ulul Azmit (profetėt e vendosmėrisė e sakrificės) dhe kur ata bėnė durim Ai bėri qė tė sundojnė e triumfojnė nė tokė dhe nuk ka dyshim se prijėsia nė fe arrihet me durim dhe vendosmėri. Allahu i Lartėsuar thotė:

"Dhe Ne bėmė nga mesi i tyre prijės duke udhėzuar nėn Urdhrin Tonė kur qenė tė duruar dhe gjithnjė besuan me vendosmėri nė Ajetet Tona (provat, shenjat, shpalljet Tona)." Sexhde, 24.

2. Kėta njerėz tė lartė i zgjodhi Allahu qė tė mbajnė kėtė fe dhe ta pėrcjellin e tė ftojnė nė tė. Ata nuk janė si tė tjerėt, tė pavėmendshėm e egoistė, tė cilėve nuk u interesojnė vetėm se interesat personale dhe pėrfitimet e pėrkohshme tė kėsaj jete, porse ata qėndrojnė me njerėzit dhe bėjnė durim ndaj mundimeve tė tyre, duke u pėrpjekur qė ata tė gjejnė rrugėn e udhėzimit.

Kėta njerėz gjithmonė pėrpiqen qė t’i kėshillojnė njerėzit e t’i mėsojnė ata si dhe ia kushtojnė njė pjesė tė kohės dhe mundit tė tyre edukimit dhe pėrmirėsimit tė moraleve tė tyre.

Pra, kur gjendja e kėtyre njerėzve ėshtė e tillė, sigurisht qė do tė pėrballohen me mundime, si shkak i injorancės sė shumė  njerėzve, tė cilėt ata i ftojnė pėr tė mirė dhe i ndalojnė nga e keqja.

Kėta njerėz do tė sprovohen me sprova, tė cilat nuk iu paraqiten atyre tė cilėt e kanė lėnė pas dore kėtė detyrė dhe qė u pėlqen mė shumė rehatia, sesa pėrpjekja dhe sakrifikimi.

3. Sigurisht qė profetėt dhe pasuesit e tyre janė njerėzit me gradė mė tė lartė dhe mė tė nderuarit nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr. Nuk ka dyshim se mirėsitė qė Allahu u dhuron atyre janė tė panumėrta dhe, sigurisht qė sprovat janė si pasojė e kėtyre begative dhe mirėsive qė atyre u vijnė . Shiko Fethu el-Bari: 10/112.

Nga ana tjetėr ata janė drejtuesit e popujve dhe prijėsit e tyre, janė ata tė cilėt u tregojnė njerėzve rrugėn pėr tek Allahu dhe janė shembuj pėr njerėzit, andaj dhe nuk ėshtė habi qė shigjetat tė drejtohen nga kėta njerėz e tė mundohen nga armiqtė e fesė me mundime tė ndryshme.

Kur shohin besimtarėt e thjeshtė sprovat e shumta me tė cilat pėrballohen kėta individė u lehtėsohen atyre sprovat qė i kapin dhe u shtohet durimi, si dhe u bėjnė ballė atyre duke i marrė ata shembull nė durueshmėrinė dhe pėrpjekjen qė ata bėjnė.

Bledar Haxhiu

20.10.2006


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010