Pėrsosmėria ėshtė e shtrenjtė, por dhe fisnike
20.12.2009 06:11:15

Fshehtėsia nė privilegje


Padyshim se besimtari duhet tė pėrpiqet qė tė jetė nė shkallėn mė tė lartė tė pėrsosmėrisė  njerėzore. Pėrsosmėria ėshtė e shtrenjte, shumė e shtrenjtė sa qė nuk e arrin ēdokush. Nuk kam pėr qėllim kėtu pėrsosmėrinė e pėrgjithshme, tė cilėn nuk e posedon askush pėrveē Allahut  tė Lartėsuar, por kam pėr qėllim pėrkryeshmėrinė e njeriut dhe ajo ėshtė pėrkryeshmėria nė pasimin dhe udhėzimin e tė pagabueshmit, Muhamedit (alejhi selam).

Nuk ėshtė pėrkryeshmėria me njė orė dore tė shkėlqyer, vlera e sė cilės ėshtė dhjetėra mijėra, por ajo ėshtė me fjalė tė njoma tė pėrcjellur me sinqeritet, plotėsohet me thjeshtėsi, vėrtetėsi, ēiltėrsi  dhe dashuri.

Nga kjo mund tė kuptojmė se pėrkryeshmėria njerėzore e ndėrtuar mbi njė laicizėm tė kulluar, i kundėrvihet pėrsosmėrisė sė shembullit me tė pėrkryer, Muhamedit (alejhi selam) e bazuar nė frymėzimin hyjnor.

Muhamedi (alejhi selam) ėshtė shembulli mė i pėrkryer, qoftė nė anėn morale dhe si krijesė, morali i tij ishte Kurani, sikurse na njoftoi nėna e besimtarėve Aishja (radijallahu anha). Gjithashtu, ishte mė mendjemprehti, mė i menēuri, mė qėndrimpreri, mė bamirėsi ndaj tė tjerėve dhe mė i mėshirshmi nė mesin e njerėzve me njerėzit (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!)

Pra, poseduesi i kėtyre virtyteve ishte njeri dhe i pagabueshėm, njėherazi shembulli mė i mirė pėr tė tjerėt.  

Besimi nė parimet themelore, idetė, mosnėnshtrimin, janė pjesė pėrbėrėse apo fakte bazė  tė shėmbėlltyrės sė mirė edhe kėrkimi i diturisė para martese dhe tė punuarit me kėtė dituri.  

Sikurse thotė i pari: Puno me dijen tėnde do tė pėrfitosh, o njeri!

Dituria ėshtė e pavlere nė qoftė se nuk punohet me tė.

Dituria ėshtė e bukur e devotshmėria ėshtė stolia e saj.

E tė devotshmit janė tė angazhuar nė jetėsimin e diturive tė tyre.
Allahu i Madhėruar na ka urdhėruar nė shumė ajete kuranore qė tė punojmė me dijen e fituar, argumente pėr kėtė ėshtė ajeti kuranor ku thotė: “Dije se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe kėrko falje pėr mėkatin tėnd.” Muhamed, 19.

 Pra ky ėshtė njė urdhėr i prerė nga Allahu i Madhėrishėm se duhet tė punojmė me atė ēka e kemi mėsuar.

Prej shėmbėlltyrės sė mirė ėshtė edhe morali i lartė dhe zbukurimi me virtytet e Muhamedit (alejhi selam), tė bashkėpunuarit nė fe dhe mirėsjellja e lartė janė dy gjėra qė peshojnė rėndė nė mizan (peshoren e Allahut).

Prej shenjave tė shėmbėlltyrės sė mirė ėshtė edhe tė gjykuarit e vazhdueshėm ndaj vetvetes, e qė ėshtė mė i vėshtirė se sa gjykimi i kundėrshtarit ndaj kundėrshtarit tė tij apo shokut ndaj shokut tė tij.

Prej shenjave tė shėmbėlltyrės sė mirė ėshtė edhe mos zgjerimi nė gjėrat e lejuara, e shembullin e mirė e pasojnė shikimet, gjithashtu ėshtė edhe shmangia nga fenomenet qė e deformojnė nė tėrėsi sjelljen fisnike.

Nga kjo qė u pėrmend mė lartė, atėherė duhet tė dimė se shkalla mė e lartė e pėrsosmėrisė njerėzore ėshtė nė gjurmėt e historisė sė tė dėrguarit tė Allahut, Muhamedit (alejhi selam) dhe njėkohėsisht pasimin e pėrpiktė tė kėtyre gjurmėve, dashtė i madhi Zot qė tė na ringjallė me tė dhe nėn flamurin e tij. Amin!


Pra, prej gjėrave tė domosdoshme pėr pėrkryeshmėrinė njerėzore ėshtė tė qėndruarit nė ketė rrugė, rrugėn e imanit dhe vėrtetėsisė.

Qėndrueshmėria ėshtė njė mjet dhe njėherazi obligim pėr tė arritur deri tek lumturia dhe krenaria. Ajo ėshtė njė ngritje ne kėtė bote dhe ne botėn e amshueshme, sikurse na ka treguar Allahu i Lartėsuar nė librin e tij: “Allahu forcon ata qė besuan nė fjalėn  e fortė (tė mirė) nė jetėn e kėsaj bote edhe nė botėn tjetėr, ndėrsa mizorėt Allahu  i bėn tė humbur. Allahu punon ēka tė doje.”

Mė ka treguar njė shok i imi, i cili i pastron tė vdekurit nė njė prej xhamie tė Riadit se ai e ka pastruar njė djalosh tė ri, i cili ishte vetėm 17 vjet, e qė shkak i vdekjes sė tij ishte kanceri. Pastruesi i kėtij djaloshi thotė: “Kam hyr nė dhomėn nė tė cilėn pastrohen te vdekurit, e kam zbuluar djaloshin e ri dhe dukej sikur nuk kishte vdekur. Ajo qė ishte me interesante tek ky djalosh ishte se e kishte mbledhur (bėrė grusht) dorėn e tij tė djathtė dhe gishtin tregues e kishte tė ngritur drejt qiellit, gjė qė tregon njėsimin e Allahut Fuqiplotė. Pejgamberi (alejhi selam) nė njė hadith tė tij thotė: “Kush thotė se nuk meriton tė adhurohet zot tjetėr pėrveē Allahut dhe vdes, do tė hyjė nė xhenet.
Pastruesi i kėtij djaloshi thotė: “E kemi pastruar, mbėshtjellur me qefin, ia kemi falur namazin e xhenazes, pastaj e kemi varrosur e ai ishte nė tė njėjtėn gjendje nė fizionomi dhe me gishtin e tij tė drejtuar drejt qiellit. Thashė: Me lejen e Allahut do tė ringjallet po me tė njėjtėn pamje, duke e pasur parasysh hadithin e Muhamedit  (alejhi selam) ku thotė: “Biri i Ademit do tė ringjallet nė atė qė ka vdekur.”

Shtrohet pyetja: a ka tregues mė tė madh pėr qėndrueshmėrinė e paluhatshme nė rrugėn e vėrtetė, e ky ėshtė rezultat i pėrkryeshmėrisė njerėzore nė pasimin e Muhamedit (alejhi selam) dhe njėherazi prej tipareve mė tė mėdha priviligjuese.


Muhamed bin Sirar Eljami
                                 Pėrktheu: Musli Zymberi

30.06.2006


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010