Mėshira qė s'ka kufi
20.12.2009 06:01:59

I dashur  vėlla,   shpeshherė  ndodh  qė njeriun  e kaplon  mėrzia, dėshpėrimi  , stresi , ankthi, dhe  shumė e shumė probleme tė kėsaj  dynjaje  ,  nganjėherė  tejkalohet kjo  derisa  njeriut  i lindin dyshimet  pėr  ibadetin e tij,   e mundon  ankthi  i  dėnimit  tė Ditės  sė  Gjykimit , ēdo  njėri  prej nesh  e din  mirė  qė ėshtė  tepėr  neglizhues  dhe  jo korrekt ndaj  urdhėrave tė All-llahut  , dhe tė gjitha  krijojnė  atė  qė  njeriu  vėrtetė  po  e humb  veten  e tij , dhe se  Shejtani  e ka  futur  atė nėpėr labirinthet e gjynaheve.

Zgjohu  vėllai im !  Po  tė  tregoj  ty  njė  rrugė  pėr  shpėtimin  e shpirtit  tėnd , nuk  po  tė  them qė  tė  adhurosh  apo tė  falesh  mė shumė , apo tė agjėrosh  mė tepėr, pasi e dij mirė  qė ti i di kėto  gjėra , por  ajo  qė dua tė tė kujtoj  ėshtė  ajo  qė  Shejtani   mundohet   t’ua  largojė  njerėzve  nga  zemra , dhe  ajo  ėshtė  kėrkimi i faljes  tek  All-llahu  ( pendimi)!

Dua  t’ju tregoj  pėr kėtė  sepse vėrtet   nė  tė  ka  mirėsi  tė madhe , Profeti as.  ka  qenė  ai  i  cili i  kėrkonte  falje  All-llahut mė  tepėr  se 70 herė nė  ditė.  Nuk  e pranon  haxhin  e asnjė  njeriu  All-llahu derisa ai tė pendohet  sinqerisht  , nuk  e hoqi All-llahu  gurin  nga shpella  atyre  tre personave  vetėm pasi u penduan , dhe nuk  e dėrgoi  All-llahu  shiun te populli  i Musait  as. vetėm pasi u pendua  ai person i cili e kishte tepruar me gjynahe!

O bir  i  Ademit  mos  harro  se All-llahu  ty  tė ka krijuar  tė mangėt  dhe padyshim  njeriu gabon  dhe  mė  i miri njeri ėshtė  ai qė pendohet  dhe e zbut zemrėn e tij me lotėt  e pendimit, pėr kėtė  dhe All-llahu e quajti  insan  (harrues), sepse  i  pastėrt  ėshtė  vetėm All-llahu, Zoti  botėrave . Prandaj  nuk tė ngelet ty  gjė tjetėr vetėm se tė pendohesh tek  All-llahu  dhe  mė pas tė zbatosh urdhėrat e Tij!

Porse  mė e ēuditshmja ėshtė se  All-llahu nuk  mėrzitet kurrė  me  pendimin  e robit,  sado i shumtė tė jetė  ai , vetėm nėse njeriu  mėrzitet  duke u penduar. Dhe pėr kėtė  po cekim njė histori  qė  ėshtė shėnuar  nė  njė  libėr tė  Ibn  Kajjimit el  Xheuzij (“Medarixh es-salikin”,) ku tregohet :

Transmeton njė i ditur se duke ecur ai nėper njė rrugicė, pa derėn e njė shtėpie qė u  hap nga e cila doli njė vogėlush duke qarė dhe duke kėrkuar falje prej nėnės sė tij. Mirėpo, nėna e nxorri jashtė dhe nuk iu pėrgjigjte. Pasi e nxorri jashtė, ia mbylli derėn dhe hyri brenda. Vogėlushi  mbeti jashtė duke qarė, u largua nga shtėpia ca hapa pastaj u ndal, mendoi pak dhe pa se nuk mundte ta strehonte askush pos nėnės sė tij. Nė atė rast u kthye kah shtėpia me zemėr tė thyer dhe tė mėrzitur, mirėpo dera ishte e mbyllur. U shtri para derės, vuri krahun nė prag tė derės dhe e zuri gjumi. Pas pak kohe doli nėna dhe kur e pa tė birin e saj nė atė gjėndje nuk mundi ta mbajė vehten, u  hodh mbi tė duke e puthur e qarė e i tha:” O biri im, ku do tė shkosh pėrpos se tek unė? Kush do tė strehojė pėrpos meje? A tė kam thėnė mos mė kundėrshto, mos mė detyro qė gabimi yt tė ma humbė mėshirėn qė posedoj ndaj teje”. Pastaj e mori  djalin dhe e futi brenda.

Tani po ju pėrkujtoj edhe njė hadith tė profetit  as. ku thotė : “ All-llahu ėshtė mė i mėshirshėm ndaj robėrve tė Tij se sa nėna ndaj birit tė saj ”.

Atėherė Mėshira e All-llahut  ėshtė  mė  e gjėrė se sa  mėshira e nėnės ndaj birit tė saj, atėherė  ēfarė  ngelet pėr ty?! All-llahu i do njerėzit mė shumė nga se ēfarė mendojmė , Ai  e ka bėrė  mėshirėn e Tij tė gjėrė , prandaj pendohu dhe zbute zemrėn, qė tė  fitosh Xhennetin e Tij  . Ti  vetėm pendoju Atij sa herė qė tė bėsh mėkate ,  kurrė mos u brengos  se po e mėrzit  apo  po  e tepron  duke kėrkuar  falje,  sepse ti je njeri dhe gabon  pėr kėtė ka ardhur nė njė hadith tė saktė   tė profetit as., thuhet  :   Njė njeri erdhi te i Dėrguari i All-llahut tė Lartėsuar dhe i tha: ” O i Dėrguari i All-llahut, njėri prej nesh bėn gjynah”. I Dėrguari ‘alejhi selam i tha: “I shkruhet atij”, tha njeriu:” Pastaj kėrkon falje dhe pendohet", tha i Dėrguari ‘alejhi selam: “I falet atij dhe i pranohet pendimi”, tha njeriu :” Nėse pėrsėri kthehet dhe bėn gjynah”, tha i Dėrguari ‘alejhis selam: “I shkruhet atij”, tha njeriu:” Kthehėt dhe pendohet”, tha i Dėrguari ‘alejhis selam: “I falet atij dhe i pranohet pendimi”, tha njeriu :” Nėse pėrsėri kthehet dhe bėn gjynah”, tha i Dėrguari ‘alejhis selam: “ I shkruhet atij, dhe All-llahu i Lartėsuar nuk mėrzitet nga kėrkimi  i faljes suaj pėrderisa ju tė mėrziteni  prej kėrkimit tė faljes nga Ai”.

Dhe  sė fundi  kėrkoj  faljen  e All-llahut tė Madhėruar  me njė dua qė profeti as. e ka bėrė gjithmonė: “ Tek All-llahu  I Madhėruar kėrkoj  faljen, nuk  ka tė adhururar tjetėr pėrveē  Tij , qė  ėshtė  I Gjallė pėrgjithmonė dhe Mbikqyrės  I Pėrhershėm  dhe  tek Ai  pendohem”.

Pėrshtati: Ibrahim Fehimi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010