Dispozitat e gjuetisė
19.12.2009 22:13:51

Njė nga begatitė e Allahut ndaj robėrve tė Tij ėshtė se kur i krijoi ata u siguroi atyre lloje tė ndryshme tė ushqimeve dhe pijeve pėr ta vazhduar jetėn, u zbriti atyre shiun nga qielli, u nxorri nga toka ushqimin, u krijoi atyre shtazė tė ndryshėm dhe  i nėnshtroi ato ndaj tyre.

     Si falenderim ndaj  kėtyre begative, njeriu obligohet tė mėsojė ligjin e Allahut rreth  shtazėve qė janė tė lejuara dhe ato qė janė haram tė ushqehemi me to, pastaj t`i pasojė ato ligje dhe  tė fitojė kėnaqėsinė e Allahut tė Lartėsuar.

Nė kėtė temė do tė shpjegojmė disa rregulla tė rėndėsishme qė kanė tė bėjnė me gjuetinė.

Llojet e shtazėve

Shtazėt nė pėrgjithėsi mund t`i ndajmė nė dy lloje

1. Ato qė janė tė ndaluara tė ushqehemi me to, si derri, ujku etj.

2. Shtazė tė lejuara.

Shtazėt qė u lejohet ngrėnia e mishit tė tyre  ndahen nė dy grupe:

1. Shtazėt qė kemi mundėsi t'i kapim dhe tė bėjmė therjen e tyre.

 Pėr kėtė grup kemi folur mė herėt nė temėn "Therja ligjore" dhe kemi pėrmendur  se nuk lejohet nė asnjė mėnyrė tė hamė mishin e tyre, vetėm nėse ėshtė bėrė prerja e tyre sipas kushteve tė caktuara  nga Allahu i Lartėsuar.

2. Shtazėt qė nuk kemi mundėsi tė bėjmė therjen e tyre.

 Rregullat e gjuetisė kanė tė bėjnė me kėtė grup tė shtazėve.

Edhe grupi i dytė ndahet nė dy lloje:

Lloji i parė: Kur gjatė gjuajtjes (me mjet) shtaza mbytet (me mjetin e gjuajtur)

Nė kėtė rast gjuajtja jonė me mjet e zėvendėson prerjen ligjore dhe lejohet ngrėnia e tij me kushtet qė do t'i pėrmendim mė poshtė.

Lloji i dytė: Kur pas gjuajtjes e arrijmė shtazėn tė gjallė.

Nė kėtė rast nuk lejohet mishi i tij,  perveē nėse e bėjmė therjen duke i  pasur parasysh  rregullat e saj. Koha e cila konsiderohet se e kemi arritur tė gjallė ėshtė aq sa tė kemi mundėsi tė bėjmė therjen.

Rregullat e gjuetisė

Bazė nga e cila nxirren shumica e rregullave tė gjuetisė ėshtė hadithi qeė transmeton Adij ibėn Hatim ku  i Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ia mėson rregullat kėtij sahabi i cili ka qenė gjuetar:

"Kur ta dėrgosh qenin tėnd (pėr gjuajtje) pėrmende emrin e Allahut (para deėrgimit), nėse e kap qeni (gjahun) tė gjallė, atėherė bėje prerjen ti, nese e arrin atė tė ngordhur dhe qeni nuk ka ngrėn prej saj atėherė ushqehu nga ajo. Nėse e gjen sė bashku me qenin tėnd ndonjė qen tjetėr dhe gjahu ėshtė i mbytur, atėherė mos u ushqe nga ajo pėr arsyese se ti nuk e di se kush e ka mbytur (qeni yt apo tjetri). Nėse gjuan me shtizė peėrmende emrin e Allahut (para gjuajtjes sė shtizes). Nėse gjahun e gjen pas njė dite dhe nuk sheh ndonjė shenjė nė tė pėrveē shenjave tė shtizės tėnde atėherė ushqehu nga ajo nėse do e nėse e gjen tė zhytur nė ujė mos u ushqe nga ajo." (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).

 Kushtet e gjuetisė

Kushti i parė:

Tė jetė personi qė gjuan nga ata qė  lejohet ta bėjnė prerjen.  

Pra, nuk lejohet gjuajtja e tė dehurit, idhujtarit…(shiko temėn "Therrja ligjore")

Argumente pėr kėtė kemi hadithin e mėsipėrm ku thotė i Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!):"…nėse e kap qeni gjahun tė gjallė atėherė bėje prerjen ti.."

Nga kjo pėrjashtohet gjuajtja e shtazėve qė nuk nevojitet prerja e tyre, si gjuajtja e peshqėve, nėse ata i gjuan idhujtari atėherė lejohet ngrėnia e tyre.

Nėse nė gjuajtje marrin pjesė njė i krishter dhe njė idhujtar dhe secili prej tyre gjuan me armė, ngrėnia e gjahut ėshtė e ndaluar pėr shkak se kanė marrė pjesė nė tė personi qė ėshtė hallall mishi tė cilėn e ka therur dhe ai qė ėshtė haram dhe nė sheriat kur tė pėrzihet e ndaluar me tė lejuarėn atėherė pėrparėsi ka e ndaluara.

Argument pėr kėtė kemi pjesėn e hadithit tė mėsipėrm:"…nėse gjen sė bashku me qenin tėnd ndonjė qen tjetėr dhe gjahu ėshtė i mbytur mos ha prej saj…"

Kushti i dytė:

 Ka tė bėjė me metodėn e gjuajtjes dhe ai ėshtė dy lloje:

1. Mjet.

 

2. Shtazė.

 

1. Sa i pėrket mjetit duhet tė jetė i mprehtė qeė e bėn rrjedhjen e gjakut.

Argument pėr kėtė ėshtė hadithi ku ė Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thotė: "Ushqehu me atė (prerje) qė e rrjedh gjakun, perveē mos tė jetė (mjeti) nga dhėmbi dhe thoi" (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Gjithashtu ėshtė argument edhe njė hadith ku sahabiu Adij ibėn Hatim e pyeti Muhamedin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr gjuajtjen me shtizė tė gjatė e i pėrgjigjet ai se nėse e godet shtazėn me majė, ha nga ajo, e nėse e godet pėr sė gjati atėherė  mos ha nga ajo.

      Nese mjeti nuk eshte i mprehte si p.sh te jete gjuajtja me rrjete, shkop apo litare ateher nuk lejohet mbytja me tė,  mirpo nese e zėmė me tė dhe arrijme ta therrim kafshen atėherė lejohet.

2. Nėse gjuajtja bėhet me shtazė si p.sh: qenė apo me shpezė gjuajtėse kushtezohet tė jetė ajo e trajnuar (mėsuar).

Allahu i Lartėsuar thotė: "Tė pyesin ty (Muhamed), ēfarė u ėshtė lejuar atyre (pėr ushqim)? Thuaj! U janė lejuar tė gjitha ushqimet e mira dhe ai (gjahu) i gjahtarėve (shtazėve) tė dresuara qė i mėsoni ashtu si ju ka mėsuar juve Allahu. Hani pra atė qė gjahtuan pėr ju dhe mė parė pėrmendeni emrin e Allahut. Kini frikė Allahun, pasi Allahu shpejt merr masa." (Maide, 4)

  Ēfarė duhet tė zotėrojė kafsha qė tė konsiderohet e trajnuar?

Duhet tė dijė t`i pėrgjigjet pronarit nė kėrkesat e tij si kur ta urdhėrojė tė shkojė dhe tė vijė .

Kushti i tretė:

  Qėllimi (njeti) gjatė gjuajtjes me shtazė apo mjet.

Kur e dėrgon gjuetari kafshėn e tij atėherė kėrkohet prej tij tė bėjė nijet se po e dėrgon pėr gjuajtje. Neėse kafsha shkon vet dhe gjuan atėherė nuk lejohet ai ushqim.

Kushti i katėrt:

Pėrmendja e emrit tė Allahut para gjuajtjes.

Argument pėr kėtė ėshtė ajeti: "… Hani pra atė qė gjahtuan pėr ju dhe mė parė pėrmendeni emrin e Allahut. Kini frikė Allahun, pasi Allahu shpejt merr masa."  (Maide, 4)

 "Kur ta dėrgosh qenin tėnd (pėr gjuajtje) pėrmende emrin e Allahut (para dėrgimit)…" (Buhariu dhe Muslimi)

 

Pėrgatiti: Alaudin Abazi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010