“Ju ka ardhur Ramazani”
18.12.2009 21:22:06

Falėnderimi i takon Allahut tė Lartėsuar. Dėshmoj dhe deklaroj se nuk ka tė adhuruar me tė drejtė veē Allahut, i Vetėm dhe i Pashoq, dhe se Muhamedi ėshtė rob dhe i Dėrguar Tij. I Dėrguar i mėshirės, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, mbi familjen e tij tė pastėr dhe mbi tė gjithė shokėt e tij e kėdo qė pason rrugėn e tij.

Ėshtė e natyrshme qė njeriu ta shprehė gėzimin nė momente tė veēanta; disa gėzohen pėr ēėshtjet e kėsaj bote tė pėrkohshme, disa gėzohen kur u jepet rasti pėr tė shpalosur adhurimin ndaj Allahut pėrmes asaj qė Ai ka urdhėruar.
Pa dyshim, besimtari i pėrkushtuar gėzohet kur thėrret mysafiri dhe troket nė derė, kėshtu me nderimet mė tė larta, shprehjet mė tė bukura dhe me respektin mė tė sinqertė i uron mirėseardhjen.

Ky hadith ėshtė bazė pėr urimin dhe pėrgėzimin e njėri tjetrit me rastin e fillimit tė muajit tė bekuar tė Ramazanit.

Po vjen Ramazani me bereqete, atėherė duhet t’i kemi nė konsideratė mysafirin e nderuar me begatė. I Dėrguari i Allahut, Muhamedi (lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė), i pėrgėzonte shokėt me kėtė rast tė veēantė duke i thėnė: “Ju ka ardhur Ramazani, muaj i bekuar. Allahu ua ka obliguar agjėrimin e kėtij muaji. Nė kėtė muaj hapen dyert e qiellit, mbyllen dyert e xhehenemit, lidhen nė pranga shejtanėt. Allahu nė kėtė muaj ka (veēuar) njė natė, e cila ėshtė mė e mirė se njė mijė muaj. Ai qė privohet nga tė mirat e kėsaj nate, ėshtė privuar nga ēdo e mirė.”
1

Tė nderuar besimtarė!


Me kėtė rast tė gjithėve u shprehi urimet dhe pėrgėzime me rastin e fillimit tė muajit mėshirės dhe faljes.

Pse mos tė gėzohet besimtari me muajin e bereqetit, dhuratave, namazit, durimit, faljes, pendimit, devotshmėrisė, mėshirės, pastėrtisė, bamirėsisė, fitores dhe ngadhėnjimit?

Mirėsevjen mysafir i nderuar dhe ne gėzohemi inshaAllah me ramazanin, muajin mė tė nderuar ndėr muajt dhe ditėt mė tė ėmbla.
Mirėsevjen pas njė pritjeje tė gjatė e tė pėrmallueshme.
Mirėsevjen i nderuari mik, me erėn tėnde tė kėndshme do tė kėnaqen zemrat tona, me vizitėn tėnde do tė na pastrosh nga gjynahet dhe do tė na mbulosh tė metat tona.
Allahu i Lartėsuar thotė: “Thuaj: Vetėm Mirėsisė sė Allahut dhe Mėshirės sė Tij le t’i gėzohen. Kjo ėshtė mė e mire se ajo (pasuri) qė ata grumbullojnė.’’
2

Tė nderuar muslimanė!

Dymbėdhjetė muajt janė si shembulli i bijve tė Jakubit, alejhi selam, muaji i Ramazanit nė mesin e muajve ėshtė si Jusufi, alejhi selam, nė mesin e vėllezėrve. Ashtu siē ishte Jusufi, alejhi selam, mė i dashur te Jakubi, alejhi selam, kėshtu muaji ramazan ėshtė njėri ndėr muajt mė tė zgjedhur tė Krijuesi. Jusufi, alejhi selam, ishte i sjellshėm dhe mėshirshėm ndaj vėllezėrve pėrkundėr sjelljes sė tyre tė egėr, ai me butėsi dhe falje i mishėron duke thėnė:  “Asnjė qortim pėr ju nė kėtė ditė, Allahu ju fali dhe Ai ėshtė mė Mėshirėploti se ēdo mėshirues!’’
3

Po kėshtu, ky muaj do tė jetė falje dhe mėshirė pėr besimtarėt, prangosje pėr shejtanėt.. Gėzohu me faljen e Allahut tė Lartėsuar. Gėzohu qė Ai tė dha mundėsinė e pėrmirėsimit dhe pendimit. Gėzohu me hapjen e dyerve tė xhenetit dhe mbylljen e dyerve tė xhehenemit.

Vėlla agjėrues!
Ē’pret, pra? Lidhe kontratėn (marrėveshjen) pėr ripėrtėritjen e imanit, duke kryer veprime qė e kėnaqin Allahun, duke e rifreskuar shpirtin me adhurim dhe duke stopuar veten nga ēdo ndalim. Kthehuni te Allahu i Lartėsuar me pendim.
 
Tė nderuar muslimanė!
Muhamedi (lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė) ka thėnė: “Natėn e parė tė muajit Ramazan prangosen shejtanėt dhe xhinėt, mbyllen dyert e xhehenemit dhe nuk hapet asnjė derė. Hapen dyert e xhenetit dhe nuk mbyllet asnjė derė. Thėrret njė thirrės: “O kėrkues i sė mirės, urdhėro, kurse ti o kėrkues i sė keqes ngurro. Allahu nė ēdo natė liron njerėz nga zjarri i xhehenemit.” (Tirmidhiu)
 
Urdhėroni besimtarė dhe besimtare, drejtohuni kah Krijuesi juaj tė penduar dhe tė pėrulur!

Po nėse edhe nė kėtė muaj nuk mendon pėr pendimin, nuk e di kur do tė pendohesh!
Po nėse edhe nė kėtė muaj nuk e ndien mėkatin, nuk e di kur do ta ndiesh!
Le tė jetė ky muaj fillimi i pendimit tė sinqertė dhe tė vėrtetė para Allahut.
Vėlla, mos shiko madhėsinė e mėkatit, por shiko kujt po i bėn mėkat!
Vėlla, mendo pėr mbikėqyrjen e Allahut ndaj teje!
Vėlla, kujto se mėkatet tė shndėrrohen nė tė mira: “Allahu do t’ua shndėrrojė gjynahet nė vepra tė mira dhe Allahu ėshtė vazhdimisht Falės i
madh, kurdoherė Mėshirėplotė.’’
4

Allahu t’i zėvendėson tė kėqijat me tė mira, sa dhunti dhe fitim i madh!
Muhamedi (lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė) thotė: “Allahu gėzohet mė shumė me pendimin e robit tė Tij sesa njeriu qė gjendet nė shkretėtirė, tė cilit i ka humbur deveja, nė tė cilėn ka pasur ushqimin e tij, dhe e gjen.” (Buhariu dhe Muslimi)

Allahu i Lartėsuar gėzohet pėr pendimin e robit tė Vet, prandaj shpejto tė pendohesh dhe tė kėrkosh falje.

I nderuari agjėrues!

Nė fund e lus Allahun e Lartėsuar me emrat e Tij tė bukur dhe cilėsitė e Tij tė Larta tė na ndihmojė nė pėrkujtimin dhe falėnderimin e Tij tė sinqertė.
Allahu im, na mundėso qė nė kėtė muaj tė shijojmė kėnaqėsinė e adhurimit Tėnd.
Me admirim dhe kėnaqėsi shijoni Ramazanin me mirėsitė e Allahut drejt xheneteve tė larta.

“Ata nuk do ta dėgjojnė as zėrin mė tė lehtė tė tij (
xhehenemit) dhe do tė banojnė ku ata tė dėshirojnė. As tmerri mė i egėr e mė i madh (nė Ditėn e Kiametit) nuk do t’i shqetėsojė ata dhe melekėt do t’i takojnė ata (me pėrshėndetjen): “Kjo ėshtė dita juaj e cila ju qe premtuar.”
5

Agjėruesi ėshtė i pėrkushtuar pėr tė garuar nė devotshmėri, nėse rreh tė pėrjetojė dhe shijojė gėzimin dhe lumturinė. Gėzohet shpirti i m
uslimanit sepse aktiviteti i tij do tė jetė pėrpjekja dhe gara pėr tė fituar njė mbiemėr cilėsor, njė shprehje tė bukur artistike, me karakteristika lavdėrimi, pra epitetin “i devotshėm”.
Ata tė cilėt dėshirojnė tė cilėsohen “tė devotshėm”
, le tė urdhėrojnė dhe tė rreshtohen mos ta humbin rastin.


Ulvi Fejzullahu
29.8.2008


1 Transmeton Ahmedi.
2 Junus, 58.
3 Jusuf, 92.
4 Furkan, 70.
5
Enbija, 102- 103.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010