Falja e namazit pas imamit qė e rruan mjekrėn
19.12.2009 22:03:13

Komisioni i Pėrhershėm pėr Kėrkime Shkencore dhe Fetva (El-lexhnetu daime lil buhuthil ilmijje uel ifta') ėshtė pyetur: Njė njeri i cili ėshtė hatib (i mban hutbet) nė xhami, mirėpo ai e rruan mjekrėn e tij, a e shihni tė lejuar qė tė falemi pas tij? Allahu ju shpėrbleftė.

Komisioni i Pėrhershėm pėr Kėrkime Shkencore dhe Fetva ėshtė pėrgjigjur:

Rruajtja e mjekrės ėshtė haram, duke u argumentuar nė hadithin qė transmeton Ahmedi, Buhariu dhe Muslimi nga Ibn Omeri, Allahu e mėshiroftė),se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: "Kundėrshtoni mushrikėt (idhujtarėt), pra lėshoni mjekrat dhe shkurtoni mustaqet." Buhariu 10/291, Muslimi 6/155 dhe tė tjerėt.
Gjithashtu transmeton Muslimi nga Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: "Shkurtoni mustaqet dhe lėshoni mjekrat, dallohuni nga mexhusėt."

Kėmbėngulja nė rruajtjen e mjekrės ėshtė mėkat i madh (haram i madh) dhe ėshtė obligim qė ai njeri i cili e rruan mjekrėn tė kėshillohet dhe ta kundėrshtojmė veprėn e tij, Kėtė duhet ta bėjmė edhe nėse ėshtė nė ndonjė pozitė fetare. Nė kėtė rast nėse imami i ndonjė xhamie e rruan mjekrėn e tij, duhet qė ta kėshillojmė, e nėse nuk i pranon kėshillat, atėherė obligohet qė tė suspendohet (largohet) nga ai post, nėse kjo ėshtė e mundur dhe nuk bėhet fitne (konflikt). Nėse nuk ka mundėsi qė tė largohet ai imam nga ai post, atėherė ėshtė obligative, nėse nuk ndodh ndonjė konflikt, qė tė falemi te ndonjė imam tjetėr, i cili ėshtė mė i devotshėm dhe mė i mirė se ai. Kjo si qortim dhe kundėrshtim ndaj veprės sė tij. Nėse nuk ka mundėsi qė tė falemi nė ndonjė vend tjetėr, atėherė lejohet tė falurit pas tij pėr shkak tė dobisė sė namazit me xhemat.

Gjithashtu, nėse ka mundėsi qė tė falet te ndonjė imam tjetėr, mirėpo i frikėsohet konflikteve, atėherė lejohet qė tė falet pas atij imami i cili e rruan mjekrėn.

Komisioni i Pėrhershėm pėr Kėrkime Shkencore dhe Fetva
Nr.2/257
Data: 24.6.1397h

O vėlla i nderuar!
O ti qė po e rruan mjekrėn, pendohu tek Allahu xh.sh nga ky veprim dhe lėshoje mjekrėn ashtu siē ta ka krijuar Allahu xh.sh. dhe pasoje urdhrin e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, i cili tė ka urdhėruar qė ta lėshosh mjekrėn dhe mos tė bėhet ajo shkak qė ti tė dėnohesh nė Ditėn e Gjykimit.

O vėlla, po i respekton urdhrat e Allahut pėr namaz, agjėrim, zekat dhe obligimet e tjera, e ēfarė po tė ndalon qė ta respektosh urdhrin e Tij pėr ta lėshuar mjekrėn? Ai i cili tė ka urdhėruar pėr namaz dhe agjėrim, tė ka urdhėruar edhe pėr ta lėshuar mjekrėn, pra pse po bėn dallime nė urdhrat e Tij? Ku ėshtė imani yt, ku ėshtė sinqeriteti yt me Allahun xh.sh, ku ėshtė nėnshtrimi yt ndaj urdhrave tė Allahut?
Allahu xh.sh i ka nėnēmuar ata tė cilėt veprojnė kėshtu. Ai thotė: "A e besoni njė pjesė tė librit e tjetrėn e mohoni? Ē'mund tė jetė ndėshkimi ndaj atij qė punon ashtu prej jush, pos poshtėrim nė jetėn e kėsaj bote, e nė Ditėn e Gjykimit ata hidhen nė dėnimin mė tė ashpėr. Allahu nuk ėshtė i pakujdesshėm ndaj asaj qė veproni ju." (El Bekare, 85)

Pra, o vėlla, mos u bė prej atyre qė i ka nėnēmuar Allahu dhe tė bėhesh prej atyre qė e praktikojnė njė pjesė tė librit kurse tjetrėn nuk e praktikojnė. Bėhu prej atyre qė u nėnshtrohen urdhrave tė Allahut xh.sh., qė tė shpėtosh nė dynja dhe ahiret.

 

Eroll Nesimi
22.8.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010