A duhet tė legalizohet aborti
19.12.2009 21:54:35

Abort ėshtė dalja e embrionit nga mitra e femrės para se ai tė mund tė jetojė vetvetiu d.m.th. para se tė arrijė 6 muaj qė nga data e fekondimit ose para se ta arrijė peshėn 0.5 kg. Ose ndryshe, disa e quajnė abortin si mbytje e foshnjės para se tė lindė.

           Aborti mund tė jetė spontan dhe artificial. Aborti spontan ėshtė tė dalurit e embrionit nga mitra e nėnės nė mėnyrė tė natyrshme pa ndikim tė jashtėm tė ēfarėdo forme tė ndikimit. Si p.sh. i ashtuquajturi aborti i harruar. Ky ndodh qė foshnja tė mos zhvillohet fare pasi tė ketė ndodhur fekondimi dhe tė zhduket me gjakderdhje. Pastaj aborti si shkak i frikės, apo lodhjes etj.

            Aborti artificial mund tė jetė terapeutik dhe kriminal. Aborti terapeutik ėshtė aborti artificial qė bėhet pėr motive shėndetėsore qoftė tė nėnės apo tė fėmijės. Lloji i abortit, pėr tė cilin ne duhet dhe mund tė diskutojmė ėshtė aborti artificial kriminal, kurse pėr abortin terapeutik do tė ndajmė njė paragraf dhe tė shohim se me ēfarė kushte mund tė lejohet.

Motivet e abortit artificial

-         motive medicinale si shkak i rrezikimit tė jetės sė nėnės;

-         motive tė gjendjes shėndetėsore tė embrionit si pėrcjellje e ndonjė sėmundje trashėguese ose tjetėr;

-         motive shoqėrore pėr tė mbuluar turpin e marrėdhėnieve seksuale ilegale;

-         motive sociale duke u frikėsuar se shtimi i njė anėtari tė ri nė familje shkakton pamundėsi pėr pėrkujdesje financiare;

-         motivi i planifikimit familjar duke pėrcaktuar numrin e dėshiruar tė anėtarėve tė familjes etj.

Nė kėtė punim tė shkurtėr, do tė mundohemi tė bėjmė fjalė pėr abortin artificial kriminal, tė legalizohet apo jo si dhe pse? Do tė mundohemi qė kėsaj ēėshtjeje t'i qasemi nga aspekti fetar islam, nga aspekti shėndetėsor si dhe nga aspekti social, duke pėrdorur nė kėtė tė fundit edhe logjikėn.

Pse duhet qė tė konsultohet qėndrimi islam nė lidhje me abortin?

Feja islame, si fe e vėrtetė dhe e shpallur prej Allahut, Krijuesit tė gjithėsisė, pėrveē anės sė besimit dhe adhurimit, nė vete pėrmban edhe anėn ligjore, me anė tė secilės Ligjvėnėsi i Madhėruar ka rregulluar anėn juridike tė jetės sė njeriut besimtar. Sidomos nė ato ēėshtje, pėr tė ēilat mendja e shkurtėr dhe e kufizuar e njeriut ėshtė e paaftė qė tė vėrė rregull stabil, tė drejtė dhe gjithėpėrfshirės. Kėshtu qė, sistemin ligjor islam e gjejmė modelin e parė legjislativ, prej tė ēilit u shėrbyen ligjvėnėsit nė tokė. Se sa korrekte dhe aktuale janė mėsimet kuranore, dėshmojnė dėshmitė e shumta dhe tė shpeshta tė shumė e shumė shkencėtarėve qė me mund e sakrificė tė vetėmohueshme, angazhohen tėrė jetėn e tyre pėr tė zbuluar diēka nga shkenca bashkėkohore, dhe nė fund e gjejnė se ai studim i tyre ėshtė pėrmendur qysh para 14 shekujve nė fjalėn hyjnore tė Allahut, nė Kuran. Siē ėshtė rasti i shkencėtarit tė madh nė lėmin e anatomisė dhe embriologjisė, Keith L. Moore, profesor nė Universitetin e Torontos nė Kanada, i cili pas njė studimi tė gjatė nė etapat e krijimit tė njeriut nė mitėr, erdhi nė pėrfundim se kjo gjė nė mėnyrė tė detalizur ishte pėrmendur nė Kuran para 1400 viteve. Gjė kjo, qė e bėri tė pranojė Islamin dhe tė shkroi librin qė bėri krahasim nė mes tė mėsimeve islame (Kuranit dhe Sunetit) dhe shkencės bashkėkohore me titull: "The Developing Human, clinicially oriented embryology", i cili u pėrkthye nė mė shumė se tetė gjuhė tė botės. Rasti tjetėr ėshtė i shkencėtarit tjetėr amerikan Marshall Xhonson, pėrgjegjės i katedrės sė anatomisė tė Universitetit "Tomas Xheferson" nė Filadelfia tė SHBA-sė. Shkencėtari Xheferson u befasua se si Muhamedi tė kishte mundur qė nė Mesjetė tė bėjė njė zbulim tė tillė, etapat e zhvillimit tė embrionit. Pas meditimit erdhi nė pėrfundim se Muhamedi (alejhi selam) nuk ka pasur kushte qė tė dijė nė atė kohė pėr kėtė gjė dhe u bind se kjo ėshtė fjalė e Zotit, Krijuesit tė embrionit, dhe e pėrqafoi Islamin. Pėr mė gjerėsisht shiko librin "Mrekullitė shkencore nė Kuran" tė autorit Abdulmexhid Zendani.

    Nuk ėshtė ēudi pėr kėto lloj rastesh, sepse Allahu i Madhėrishėm ka treguar nė Kuran dhe ka thėnė: "E atyre qė u ėshtė dhėnė dije, atė qė tė ėshtė shpallur nga Zoti yt e kuptojnė se vetėm ajo ėshtė e vėrtetė dhe udhėzon nė rrugėn e tė Gjithėfuqishmit dhe tė Lavdėruarit." Sebe, 6.

           Qė tė debatohet rreth njė ēėshtjeje se duhet  tė lejohet apo jo, patjetėr duhet tė studiohen rrethanat e asaj ēėshtjeje si dhe duhet tė ketė ndonjė bazė mbi tė cilėn mund tė mbėshtetemi eventualisht pėr tė qenė sa mė korrektė dhe sa mė tė drejtė qė pėrfundimi mos tė rezultojė me humbjen e tė drejtės sė dikujt me arsyetim tė respektimit tė dėshirės sė dikujt tjetėr. Nė situata tė kėtilla logjika e njeriut, krahas trajtimit tė saj si e pastėr dhe e shėndoshė, nuk ėshtė nė gjendje tė arrijė deri te njė vendim i drejtė qė pėr kohėra tė gjata dhe interesa gjithėpėrfshirėse tė ketė vitalitetin e drejtėsisė dhe tė mbrojtjes sė tė drejtave tė krijesave, madje njeriut. Andaj patjetėr duhet tė shkohet nė atė, qė e thotė burimi hyjnor e qė nė kėtė rast do t'i ishim qasur nė mėnyrė direkte nė udhėzimet islame, duke e pasur parasysh origjinalitetin e kėsaj feje. Atė qė e ka zgjedhur Krijuesi Absolut, ėshtė e drejtė dhe u pėrgjigjet nevojave tė tė gjitha kohėrave. Allahu nė Kuran thotė: "Ty Muhamed tė dėrguam mėshirė pėr tė gjitha botėt." Enbija, 107.

           Andaj nė temėn qė po zbėrthejmė, patjetėr duhet tė konsultohet mendimi dhe qėndrimi i Islamit ndaj abortit, nėse dėshirojmė tė vijmė deri te njė pėrfundim i shėndoshė.

Qėndrimi i Islamit ndaj abortit

         Aborti sipas sheriatit islam ėshtė i ndaluar nė tė gjitha fazat e embrionit, duke filluar me fekondimin e spermės sė mashkullit nė vezoren e femrės e deri nė lindje. Allahu thotė: "Dhe mos i mbytni qeniet tė ēilat i ka ndaluar Allahu, pėrveē me arsye tė drejtė." Mirėpo kjo ndalesė fuqizohet edhe mė tepėr, kur embrioni i kalon 40 ditė qė me kėtė rast bėhet formėsimi i foshnjės. Ndėrsa ndalohet rreptėsisht, atėherė kur ai i kalon 120 ditė, kur i vjen shpirti dhe vėrehet i gjallė nė mitėr. Nė kėtė rast abortimi i tij nė Islam konsiderohet krim ndaj njerėzimit.

          Embrioni nė Islam i gėzon tė drejtat e foshnjės sė lindur. Nėse vdes trashėguesi, p.sh. babai, nuk shpėrndahet trashėgimia deri sa tė lind edhe ai qė ėshtė nė mitėr si trashėgimtar i mundshėm nga pasuria e lėnė. Pastaj nuk lejohet qė nėna shtatzėnė tė martohet nė rast tė shkurorėzimit apo vdekjes sė bashkėshortit, gjegjėsisht babait, deri sa ta lindė atė qė e ka barrė. Nėse shtatzania vjen si rezultat i imoralitetit, nuk lejohet nė sheriatin islam tė ekzekutohet dėnimi i kurvėrisė mbi femrėn me barrė, deri sa tė lind foshnja, pastaj tė pėrfundojė edhe gjidhėnia. Femrės shtatzėnė, nė Islam i lejohet tė mos agjėrojė nė ramazan, ndonėse agjėrimi i ramazanit ėshtė obligim i fortė pėr muslimanėt, nėse rrezikohet shėndeti i foshnjės nė embrion. Nė tė gjitha kėto raste, nuk lejohet qė tė abortohet fėmija pėr hirė tė obligimeve ndaj Allahut, andaj vallė si tė lejohet aborti pėr hirė tė "dėshirave" tė krijesave!

           Abortuesi, mjeku apo kushdo qoftė, i foshnjės, qė ka kaluar 120 ditė, dėnohet me tė njėjtin dėnim sikur tė kishte kryer krim ndaj foshnjės sė lindur. Shumė dijetarė islamė kėtė dėnim e shohin edhe pėr atė qė aborton foshnjėn qė ka kaluar vetėm 40 ditė.

           Tė ndalemi pak te fjala e Allahut, subhanehu ue teala, ku thotė: "Vetėm i Allahut ėshtė pushteti i qiejve e i tokės. Ai krijon ēka tė dojė. Ai i falė vetėm femra atij qė do, e i falė vetėm meshkuj atij qė do. Ose u falė ēift, meshkuj e femra, por atė qė do e lė pa fėmijė (steril). Ai ėshtė i Dijshėm, i Fuqishėm." Shura, 49-50.

            Nga kjo duhet tė jemi tė sigurt se fillimi i formimit tė embrionit nuk varet nga ne. Sa e sa njerėz shpenzojnė kohė e mjete tė mėdha materiale pėr ta arritur shtatzani. Por kjo nuk varet nga vetė njeriu. Andaj si i jep guxim njeriu vetes qė tė luajė me atė qė Allahu i Madhėrishėm e ka vendosur nė mitėr? A nuk frikėsohet njeriu se mund tė sprovohet pastaj me pėrbuzjen nga Allahu?

Aborti nė aspektin sociologjik

           Tė lejohet apo jo aborti ėshtė njė temė sa interesante po aq edhe joreale. Kjo do tė thotė tė legalizohet apo jo krimi nė embrion ose mė mirė tė themi, krimi mbi fėmijėt e sė nesėrmes sė afėrt, gjegjėsisht krimi mbi njė pjesė tė sė ardhmes sė njė populli.

           T'i thuhet po abortit vetvetiu shtrohet pyetja tjetėr, fėmija i lindur me tė meta fizike etj., pėr tė cilin duhet shpenzuar shumė nga pasuria, vetėm e vetėm tė ta shpėtojmė nga vdekja e shpeshherė me aspak optimizėm pėr shėrimin e tij dhe mbi tė gjitha i padėshirueshėm pėr familjen nė atė gjendje. Shtrohet pyetja pse nė kėtė rast tė mos shkohet me "zgjidhjen" tė lirė nė kosto, dalje nga telashet e jetės dhe tė mbytet fėmija i tillė?! A nuk ėshtė vendosje e lirė nė kėtė rast qė prindėrit tė rehatohen nga ky fėmijė dhe ta largojnė nga jeta?

           Besoj se ėshtė e qartė dhe mjaft e kapshme qė dallimi i kėtij fėmije dhe embrionit tė shėndoshė, i cili pas pak muajve mund tė jetė njė dritė e mirė, qė do tė mund ta gėzonte tė drejtėn e tij pėr jetė. Nėse pėr embrionin mund tė themi se ai ende  nuk ėshtė i gjallė dhe nuk di, atėherė edhe foshnja ėshtė e tillė.

            Pejgamberi (alejhi selam) ka thėnė: "Tė thyhet ashti i njeriut tė vdekur ėshtė sikur t'ia thyesh atė kur ai ėshtė gjallė." Kjo ėshtė me tė vdekurin, i cili nuk mund tė kthehet mė nė kėtė jetė, nė dynja. E ēfarė ėshtė qėndrimi njerėzor me atė, i cili do tė lindet  dhe do tė vijė nė jetė?!

            Arsyeja e lirisė demokratike se njeriu mund tė veprojė dhe tė shprehet i lirė, nuk guxon t'i shkelė normat e arsyes dhe ta legjitimojė krimin nė fėmijė.

            Aborti sot i mbyt mė shumė se 102000 (njėqind e dymijė) foshnje nė Kanada brenda njė viti. Kurse nė SHBA i mbyt 1.5 milion foshnje nė vit.

            Nėse shtrohet pyetja a mė mirė ėshtė tė bėhet abortimi i foshnjave tė paplanifikuara apo tė linden e pastaj tė braktisen nėpėr kontiniere e tė mbeten pa pėrkujdesje familjare e tė pėrfundojnė si tė vdekur apo si fėmijė tė paidentifikuar?

             Ne themi se tė dy kėto opsione janė tė papranuara, dhe si tė tilla, njėra nuk mund ta justifikojė tjetrėn. Pra, braktisja e foshnjės sė porsalindur nuk e arsyeton mbytjen e tij nė barkun e nėnės. Por institucionet shtetėrore mund t'i marrin masat e duhura nė parandalimin e kėtyre krimeve duke sanksionuar dhe duke ndaluar me ligj marrėdhėniet seksuale joligjore. Nė kėtė mėnyrė do tė parandalohej aborti kriminal, braktisja e foshnjave tė gjalla si dhe kurvėria njė krim tjetėr edhe nėse nuk rezultojnė pasoja tė menjėhershme. Pra do tė parandaloheshin sėmundje tė shumta qė vijnė nga kjo vijė tepėr negative pėr shoqėrinė  qė pėrfundon me virusin HIV pozitiv. Pra liria e abortit ēon deri te legalizimi i prostitucionit dhe kurvėrisė, ndėrsa kėto tė fundit sjellin fatkeqėsitė shėndetėsore qė janė rrezik pastaj edhe pėr pjesėn e pastėr dhe tė moralshme tė shoqėrisė.

             Aborti zbeh marrėdhėniet bashkėshortore dhe e humb seriozitetin e jetės, pasi qė martesa ėshtė rrugė e krijimit tė familjes e jo tė zhdukjes sė anėtarit tė ri. Ēfarė privilegji do tė kishte fėmija i parė, i dytė... kundėr tė pestit qė nuk dėshiron ta lejosh qė tė vijė nė jetė. E nėse aborti duhet tė bėhet si rezultat i shtatzanisė nga kontakti jo legjitim, ky abort trumbeton kundėr "dashurisė" qė njėri-tjetrit i shkaktuan dhembje shpirtėrore dhe fizike nė kėtė botė, e ēfarė pėr daljen nesėr para Allahut?

          Aborti ka bėrė tė mundshme qė nė disa shtete tė Azisė sė Largėt tė hahet gjegjėsisht tė shitet mishi i njeriut.

             Me keqardhje sot i shohim se si njerėzit tregtojnė me ēėshtjen e abortimit si njė tregti e pėrparuar, e mbuluar me gjėja arsyetime legjitime nėn motot e "lirisė sė vendosjes", "tė drejtat e femrės" etj. nė disfavor tė sė drejtės sė embrionit-foshnjės pėr jetė. Duhet tė kemi kujdes nga thirrjet e ndryshme qėllimkėqija nė nivel kombėtar e botėror pėr "planifikim familjar", "e drejta e lindjes", "lindjet e shėndosha" etj. Sepse tė gjitha kėto thirrje mbajnė nė brendinė e tyre abortin e legjitimuar.  

Pėrjashtimet pėr abortin artificial terapeutik

             Foshnjės i vjen shpirti pasi t'i ketė kaluar 120 ditė nė barkun e nėnės, siē e pėrmendėm mė lartė.

Qeveria e Arabisė Saudite, duke u mbėshtetur nė vendimin e Komisionit tė Pėrhershėm pėr Hulumtime dhe Vendime tė Sheriatit, tė cilin e pėrbėn njė numėr i konsiderueshėm i dijetarėve mė eminentė islamė, vendos si vijon:

1.      Nėse embrioni i ka kaluar 40 ditė duke mos i arritur 120 ditė, nuk lejohet abortimi, pėrveē nė dy raste:

a)      nėse tė vazhduarit e shtatzanisė i shkakton nėnės sėmundje tė papėrballueshme, ose do tė mbetet me dhimbje edhe pas lindjes;

b)      nėse vėrtetohet se foshnja do tė lindė me tė meta fizike apo psikike, duke mos pasur shpresė nė shėrimin e saj pas lindjes.

2.      Nėse embrioni i ka kaluar 120 ditė, ndalohet rreptėsishtė abortimi i foshnjės, pėrveē nėse vihet nė pyetje jeta e nėnės. Nėse nėna ka mundėsi tė mbetet e gjallė nuk lejohet abortimi, e nėse ėshtė e sigurtė qė me vazhdimin e shtatzanisė nėna do tė vdesė, lejohet qė tė ndodh abortimi, pėr tė shpėtuar njėrėn jetė.

3.      Ndalohet rreptėsisht qė mjeku tė kryej abort, nėse nuk ekziston ndonjėra prej kėtyre arsyeve. Aborti pėr foshnjėn qė ka kaluar 40 ditė nė embrion nuk guxon tė kryhet, pėrveē nė ndonjė spital shtetėror, pasi pėr kėtė tė jetė marrė vendim nga komisioni mjekėsor i pėrbėrė nga tre mjekė, sė  paku njėri prej tyre tė jetė specialist i gjinekologjisė dhe obstetrikės, duke miratuar vendimin pėr abort dy prej mjekėve muslimanė, qė dihet se janė tė devotshėm.

Ēfarėdo motivi tjetėr pėr abort, sheriati islam e refuzon. Nėse bėhet nė mėnyrė legale, personi abortues pėrgjigjet edhe para organeve tė drejtėsisė islame aty ku funksionojnė. E nėse kjo nuk ndodh, ose aborti bėhet nė mėnyrė interne, kjo nuk do tė mbetet kot, por Allahu do t'i llogarisė ata nė gjyqin e madh tė Ditės sė Gjykimit, atėherė kur nuk do tė humbet as detaji mė i vogėl. Allahu thotė: "Dhe kur tė pyeten ato vajzat e mbytura pėr ēfarė mėkati ato janė mbytur."  Tekuir, 8-9.

Legalizimi i abortit pra, hap dyert pėr epidemi tė tjera morale, familjare, shoqėrore, ekonomike, shėndetėsore etj.

Pėrgatiti: Muhamed Dėrmaku

21.02.2006


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010