Fekondimi artificial - in vitro
19.12.2009 21:52:59

Ajo qė konsiderohet e re pėr kohėn bashkėkohore nė fushėn e mjekėsisė ėshtė aplikimi i fekondimit artificial, qė kohėt e fundit po zgjon interesim tė madh, posaēėrisht tek ato ēifte qė u mbetet pak shpresė pėr t'u bėrė prindėr.
Fekondimi artificial ose fekondimi i asistuar pėrfshin njė numėr metodash me tė cilat kontrollohet dhe ndihmohet jo vetėm fekondimi i qelizės vezė, por edhe transporti i embrionit, implantimi, zhvillimi dhe ecuria e shtatzėnisė. Themeli i rezultateve tė tė gjitha teknikave tė riprodhimit qėndron nė matjen adekuate tė njė ose mė shumė qelizave vezė dhe nė veprimet e manipulimet kualitative nė laboratorėt biologjikė.
Mė 25 korrik tė vitit 1978, nė periferinė e Manēesterit, nė Angli, lindi Louise Broven, fėmija i parė i fekonduar jashtė trupit tė nėnės. Pra, ajo ishte fėmija e parė qė u fekondua "in vitro"; u quajt kėshtu sepse nė latinisht "vitro" do tė thotė xham dhe kuptohet se bėhet fjalė pėr xhamin e epruvetės. Ajo lindi nė spitalin e Old`ham, nė sajė tė provave tė gjata nė kėtė fushė nga ana e mjekėve tė njohur anglezė Patrick Steptoe dhe Robert Edvards, tė cilėt kishin marrė njė ovul tė nėnės sė saj, Lesley, pėr ta bėrė pjellore nė laboratorin e tyre. Pas tri ditėsh fekondimi nė laborator me spermėn e burrit tė saj, embrioni u fut nė uterusin e nėnės qė donte tė lindte. Ajo kishte kohė qė ėndėrronte lindjen e njė fėmije. Madje pas lindjes sė Louise, ajo lindi edhe njė vajzė tjetėr po nė tė njėjtėn mėnyrė.
Nė fakt, kjo teknikė ishte shpikur qė nė vitin 1959, por gjer nė lindjen e Louise Broven teknika ishte eksperimentuar me sukses tė plotė vetėm te lepujt. Nė Francė, bebja e parė "epruvete" lindi nė vitin 1982. Ajo u quajt Amandine dhe lindi nė sajė tė pėrkujdesjes sė profesorit Rene Frydman nė spitalin "Antoine Beclere" tė Clamartit. Sot janė rreth 1.500.000 bebe qė kanė lindur "in vitro" dhe nė Francė mbi 60 mijė. Kurse nė SHBA, nė vitin 1999 janė kryer tė paktėn 78 mijė procedura tė tilla dhe tani ky numėr ka arritur nivelet maksimale.
Teknikat e sotme lejojnė qė tė zgjidhen 75% tė problemeve tė sterilitetit te burrat ose te gratė dhe qė ēiftet tė kenė mundėsi pėr tė pasur fėmijė. Edhe nė vendin tonė disa media tė informimit reklamojnė se teknikat e kėtij fekondimi kryhen nė disa klinika shtetėrore dhe private si nė Shqipėri ashtu edhe Kosovė.
Duke parė rėndėsinė e kėsaj ēėshtjeje dhe se sa me tė shpejtė ka filluar tė pėrhapet aplikim i kėtyre metodave, pastaj duke qenė se kėto teknika janė bėrė njė shkak me anė tė tė cilit muslimani mund tė lėrė pasardhės, atėherė e pamė tė nevojshme tė trajtohet kjo problematikė nga kėndvėshtrimi islam, duke sjellė sqarimet e dijetarėve bashkėkohorė, tė cilėt kanė folur rreth kėsaj teme.
Gjithashtu, njė arsye se pse duhet tė sqarohen kėto forma tė fekondimeve dhe dispozitat qė kanė tė bėjnė mė to ėshtė edhe ajo se jo tė gjitha teknikat janė tė pranuara nė Islam, pasi kemi teknika qė janė tė lejuara dhe tė tjera qė janė tė ndaluara. Prandaj, ėshtė e nevojshme pėr besimtarin qė dėshiron tė ketė fėmijė, qė tė ketė parasysh se cilat teknika lejohet tė shfrytėzojė, qė ta realizojė kėtė nevojė duke mos i tejkaluar kufijtė e Allahut tė Lartėsuar.


Qėndrimi i Islamit ndaj fekondimit artificial
Para se tė fillojmė trajtimin e dispozitave, duhet tė kemi parasysh se njė nga objektivat mė tė rėndėsishėm tė martesės ėshtė lėnia e pasardhėsve dhe ruajtja e llojit njerėzor. Bashkimi ndėrmjet mashkullit dhe femrės te krijesat e tjera nuk ka ndonjė ligj, tė cilit ato i nėnshtrohen, kurse te njeriu ishte dėshira e Allahut qė shumimi dhe bashkimi ndėrmjet mashkullit dhe femrės tė mos jetė pa kurrfarė rregulli dhe dispozite, qė njeriu tė mos ia lejojė vetes qė t'i paraprijė epshi nė realizimin e kėtij qėllimi. Urtia e Allahut ishte qė t'i japė njeriut ligje, dispozita dhe norma nė realizimin e synimit dhe nė tė njėjtėn kohė edhe nė ruajtjen e nderit, tė pasardhėsve, tė fisnikėrisė dhe tė krenarisė, si krijesa mė e pėrsosur.
Allahu i Lartėsuar e bėri martesėn formėn e vetme falė sė cilės mundėsohet lidhja ndėrmjet burrit dhe gruas, krijohet familja dhe lihen pasardhėsit. Prandaj, martesa nė Islam ėshtė e shenjtė dhe fisnike, e ndėrtuar me pėlqim nga tė dyja anėt, me harmoni dhe dashuri tė ndėrsjellė. Prandaj, dispozitat qė kanė tė bėjnė me fekondimin artificial dhe teknikat qė pėrdoren janė plotėsisht tė lidhura me kėtė dhe dispozitat qė pėrcaktohen nė lidhje me to kanė pėr objektiv ndėrtimin dhe ruajtjen e dinjitetit tė familjes.
Fekondimi artificial, ashtu si sqaruam mė lart, ėshtė njė teknikė me anė tė cilit bėhet lindja e fėmijėve nė njė formė jo tė zakonshme. Kjo formė jonormale njihet edhe me disa terma tė tjera, si: mbarsim artificial, ngjizje artificiale, fertilizim nė epruvetė, fekondim i asistuar, in vitro, etj..
Fėmijėt qė lindin me kėtė metodė quhen fėmijė epruvete, pėr arsye se, ashtu si do tė vėrejmė mė poshtė, nė disa nga kėto teknika ngjizja e vezores sė femrės me spermėn e mashkullit bėhet nė epruvetė nė vend tė mitrės.
Pėr tė kuptuar qėndrimin e Islamit rreth ngjizjes artificiale duhet tė dimė se ajo mund tė jetė nė disa metoda.


Metodat e fekondimit artificial
1. Tė merret sperma dhe vezorja nga burri dhe gruaja qė kanė kurorė dhe pasi tė bėhet fekondimi nė epruvetė, tė mbillet kjo nė mitrėn e sė njėjtės grua.
2. Tė bėhet fekondimi i brendshėm, qė realizohet nė kėtė formė: Tė merret sperma e burrit dhe tė trajtohet nė mėnyrė speciale dhe me anė tė injeksionit tė bėhet hedhja e saj nė traktin gjenital tė femrės (nė hapėsirėn e mitrės ose tubat uterine) dhe kjo grua tė ketė kurorė me burrin nga i cili merret sperma.
3. Tė bėhet fekondimi duke marrė spermėn nga burri dhe vezoren nga ndonjė grua, por kėta tė dy tė mos kenė kurorė (tė mos jenė tė martuar njėri me tjetrin), pastaj tė bėhet mbjellja e ngjizjes nė mitrėn e gruas tjetėr, qė gjendet nė kurorė me burrin nga i cili kemi marrė spermėn (pra, tė bėhet mbjellja nė mitrėn e gruas qė ėshtė martuar me burrin nga i cili kemi marrė spermėn).
4. Tė merret sperma dhe vezorja nga burri dhe gruaja qė nuk janė tė martuar me njėri-tjetrin, pastaj tė mbillet ajo ngjizje nė mitrėn e po sė njėjtės grua.
5. Tė merret sperma dhe vezorja nga burri dhe gruaja qė kanė kurorė, pastaj ngjizja tė mbillet nė mitrėn e ndonjė gruaje tjetėr.
6. Tė bėhet ngjizja duke marrė spermėn nga njė njeri i huaj dhe vezoren nga njė grua e huaj dhe tė mbillet ajo ngjizje nė mitrėn e gruas tjetėr.
7. Tė merret sperma dhe vezorja nga burri dhe gruaja qė kanė kurorė dhe tė bėhet mbjellja e asaj ngjizjeje nė mitrėn e gruas tjetėr dhe qė ajo grua tė jetė njėkohėsisht edhe grua e dytė e tė njėjtit burrė.


Qėndrimi i dijetarėve bashkėkohorė pėr kėto metoda
Nė takimin qė ka mbajtur "Kolegjiumi i Fikhut Islam", nė Kongresin e tretė nė Aman, prej datės 8 deri mė 12 tė muajit sefer tė vitit 1407 hixhri ose 1986, pėr ēėshtjen e metodave tė ngjizjes artificiale vendosi:
-Pesė format e fundit janė tė ndaluara, haram, pėr shkak tė vetė procesit tė tyre dhe tė faktit se shpie nė pėrzierjen e pasardhėsve dhe tė gjėrave tė tjera qė kanė tė bėjnė me tė.
Kurse metodėn e parė dhe tė dytė kolegjiumi e pa tė lejuar dhe nuk pa ndonjė pengesė pėr praktikimin e tyre nga ana e ēifteve, nė rast nevoje.
-Gjithashtu, kolegjiumi tėrheq vėrejtjen e marrjes parasysh tė tė gjitha domosdoshmėrive tė nevojshme pėr t`iu larguar ndonjė mundėsie tė pėrzierjes sė metodave tė tjera pa dijen e tyre.


Fėmijėt qė lindin si rezultat i metodave tė lartpėrmendura
Sa i pėrket kėndvėshtrimit islam rreth fėmijėve tė cilėt lindin si rezultat i kėtyre metodave, se a konsiderohen fėmijė tė ligjshėm apo jo, dijetarėt qė kanė debatuar nė kėtė kongres kanė theksuar:
-Fėmijėt qė lindin si rezultat i metodės sė parė dhe tė dytė konsiderohen si fėmijė legjitimė sipas sheriatit dhe kanė po tė njėjtat tė drejta si fėmijėt e zakonshėm, si atėsia, trashėgimia, etj..
-Kurse fėmijėt qė lindin nga aplikimi i pesė metodave tė fundit konsiderohen fėmijė jolegjitimė dhe dispozita rreth tyre ėshtė e njėjtė sikurse pėr fėmijėt qė lindin jashtė kurorės, pra trajtohen si fėmijė tė zinasė (qė lindin nga burri dhe gruaja qė nuk kanė kurorė).


Zbulimi i auretit gjatė aplikimit tė metodave tė lejuara

Disa njerėz qė mund tė jenė mė skeptikė nė kėtė ngrenė edhe problematikėn e zbulimit tė auretit (pjesėve tė turpshme tė njeriut) gjatė kėtij procesi, prandaj ėshtė e nevojshme tė shtjellohet edhe kjo.
Nuk ka mospajtim te fukahatė rreth lejimit tė shėrimit nga sėmundjet qė mund tė goditet njeriu. Gjithashtu, edhe pamundėsia e ngjizjes sė qelizės vezė tė femrės me spermatozoidin e burrit nė mėnyrė natyrore ėshtė sėmundje, prandaj ēiftit i lejohet tė hulumtojė pėr diagnostikimin dhe gjetjen e shkaqeve qė e pengojnė kėtė proces. Me fjalė tė tjera, pamundėsia e fekondimit ėshtė pėr shkak tė ndonjė sėmundjeje apo defekti nga i cili goditet njėri prej bashkėshortėve ose tė dy dhe atyre u lejohet ta evitojnė dhe ta shėrojnė atė.
Vėrtetohet se edhe disa nga tė Dėrguarit e Allahut ishin sprovuar pėr njė periudhė kohore me kėtė ēėshtje, kėshtu qė ata kanė kėrkuar nga Allahu i Lartėsuar mjekim.
Kėshtu, i Dėrguari Zekirija alejhi selam ka kėrkuar nga Allahu qė t'i falė pasardhės, pasi gruaja e tij nuk mund tė lindte. Allahu i Lartėsuar ia pranoi lutjen dhe i dha Jahjan, i cili gjithashtu u bė Pejgamber.
Allahu i Lartėsuar nė Kuran thotė:
"(ky ėshtė) Pėrkujtim i mėshirės sė Zotit tėnd ndaj robit tė vet Zekeriait, kur ai iu lut Zotit tė vet me njė zė tė ulėt e tha: "Zoti im! Vėrtet, mua mė janė dobėsuar eshtrat, mė janė pėrhapur thinjat nė kokėn time, e me lutjen time ndaj Teje, o Zoti im, asnjėherė nuk kam qenė i dėshpėruar. Unė ua kam frikė pasardhėsve tė mi pas meje (kushėrinjve se do ta humbnin fenė), ndėrsa gruaja ime ėshtė sterile, pra mė fal nga ajo mirėsia Jote njė pasardhės (njė fėmijė). Tė mė trashėgojnė mua dhe t'i trashėgojė ata nga familja e Jakubit dhe bėje atė, o Zot, tė kėndshėm (tė vyeshėm)!"
O Zekeria, Ne po tė pėrgėzojmė ty me njė djalė, emri i tė cilit ėshtė Jahja, e qė askush para tij nuk u emėrtua me kėtė emėr." (Suretu Merjem, 2-7)
Nė ajetet e lartpėrmendura vėrtetohet se si Allahu i Lartėsuar ia mundėsoi Profetit tė Tij, Zekirijas, qė nga fundi i jetės sė tij tė ketė pasardhės, pasi Ai i largoi defektet me tė cilat ballafaqohej gruaja e tij (ajo ishte sterile).
Sa i pėrket lejimit tė shėrimit, kemi me dhjetėra hadithe qė e vėrtetojnė kėtė dhe nuk do t'i sjellim kėtu, por ajo qė duhet tė shtjellohet kėtu ėshtė ēėshtja e zbulimit tė auretit, pa marrė parasysh nėse bėhet fjalė pėr auretin e mashkullit apo tė femrės, pasi zbulimi i auretit pėr besimtarin ėshtė i ndaluar, kurse fekondimi artificial ėshtė i pamundur tė realizohet pa u bėrė zbulimi, posaēėrisht aureti i femrės.
Pa u zgjeruar nė kėtė pikė, themi se nė pėrgjithėsi tė gjithė fukahatė lejojnė zbulimin e auretit nėse kjo ėshtė e domosdoshme, si pėr shembull gjatė shėrimit nga sėmundjet apo pėr ndonjė arsye tjetėr. Gjithashtu edhe prekja lejohet, por kėtu ata vėnė disa kushte:


Kushtet kur lejohet tė zbulohet aureti
1. Qė kjo tė jetė pėr arsye tė domosdoshme.
2. Nė radhė tė parė zbulimi i auretit tė femrės duhet tė bėhet para femrės dhe nėse ka mundėsi qė kėtė proces ta kryejė gruaja, atėherė nuk lejohet tė shkojmė te mashkulli.
3. Nė rast tė nevojės sė ndėrhyrjes sė tillė, duhet tė kėrkojmė mjeke besimtare ose tė besueshme dhe tė mos shkohet te njerėz qė janė tė njohur pėr keq.
Nė lidhje me kėtė, imam Merginani, nga dijetarėt hanefi, nė librin "Hidaje" thotė: "I lejohet mjekut ta shikojė vendin e sėmundjes nė rast nevoje. Duhet pasur parasysh se ėshtė mė mirė qė gruaja ta mjekojė gruan, ngase shikim i sė njėjtės gjini nė mes tyre ėshtė mė i lehtė. Nėse nuk mund tė gjendet mjek nga e njėjta gjini, femra mbulon tėrė pjesėn, duke shpaluar vetėm vendin ku ėshtė sėmurė. Mjeku e shikon atė dhe mė pas e largon shikimin aq sa ėshtė e mundur dhe e nevojshme tė pėrdoret. Ky rast ėshtė identik me bėrjen synet (rrethprerjen)."
Nė fund, themi se edhe lėnia e pasardhėsve ėshtė nevojė e njeriut, prandaj fukahatė qė kanė folur pėr kėtė problematikė dhe e kanė lejuar aplikimin e metodave tė pranuara tė fekondimit, kanė lejuar edhe zbulimin e auretit nė kėto raste. Allahu e di mė sė miri!

 

Alaudin Abazi
7.12.2007


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010