Fetvaja e rrahjes sė burrit
19.12.2009 21:50:18

Pyetja:

Hoxhė i nderuar, mė ra rasti tė lexoja njė temė tė pėrkthyer nė faqen mesazhi.com, e cila kishte tė bėnte me sjelljen e gruas ndaj burrit. Ajo qė mė shtyu ta bėja kėtė pyetje ėshtė fakti se nuk kisha dėgjuar mė parė qė ndonjė dijetar tė deklaronte qė gruaja mund ta godasė burrin e saj. Por, sipas kėtij artikulli, "dy dijetarė dhe njė mendimtar i njohur thonė se gratė bėn t'i rrahin burrat e tyre nė vetėmbrojtje". Ju lutem pėr sqarim, Allahu ju shpėrbleftė!

Pėrgjigjja:
Falėnderimet dhe lavdėrimet i takojnė vetėm Allahut tė Lartėsuar, salavatet qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė muslimanėt qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Islami urdhėron qė tė sillemi mirė me gratė dhe tė kalojnė jetė tė mirė me to. Allahu i Lartėsuar thotė: "Ēoni jetė tė mirė me to." [En-Nisa, 19]

Gjithashtu, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: "Kini frikė Allahun ndaj grave tuaja, sepse ato i keni marrė amanet nga Allahu i Lartėsuar." [Muslimi]

Mirėpo, nėse ndodh qė nė marrėdhėniet bashkėshortore tė ketė ndonjė mosmarrėveshje, Islami ka bėrė zgjidhje pėr problemet ku, sė pari, duhet qė gruaja tė kėshillohet, e nė qoftė se nuk kupton (nuk sjell rezultat kėshilla), atėherė duhet larguar nga shtrati dhe tė mos flenė sė bashku dhe kjo pėr shkak qė gruaja tė kuptojė se ajo vepėr qė ka bėrė apo ajo sjellje nuk ėshtė nė rregull. Kur edhe kjo masė nuk sjell fryte, atėherė lejohet tė rrihet, mirėpo me njė rrahje tė vogėl dhe qė nuk lė ndonjė shenjė nė trup. Argument pėr kėtė ėshtė thėnia e Allahut tė Lartėsuar:
"E ato qė u keni dro kryelartėsisė sė tyre, kėshilloni, madje largohuni nga shtrati (e mė nė fund], edhe rrihni (lehtė, nėse nuk ndikojnė kėshillat as largimi], e nėse ju respektojnė, atėherė mos u sillni keq ndaj tyre." [En-Nisa 34]

Pra, fetvaja e dhėnė nė artikullin qė keni pėrmendur bie nė ndesh me ajetin, nė tė cilin Allahu i Lartėsuar thotė: "..edhe rrihni (lehtė, nėse nuk ndikojnė kėshillat as largimi)."

Kurtubiu ka thėnė: "Fjala ku Allahu i Lartėsuar thotė: "..edhe rrihni ato". Allahu i Lartėsuar ka urdhėruar qė sė pari ato tė kėshillohen, pastaj tė largohen nga shtrati, e nė qoftė se nuk kanė sukses kėto dy metoda, atėherė pėrdoret metoda e tretė, qė ėshtė rrahja. Dhe me rrahje kėtu kuptohet rrahje edukimi, duke mos e rrahur pėr t'i lėnė gjurmė nė trup."

Gjithashtu, kjo fetva bie nė kundėrshtim me hadithin nė tė cilin Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: ".. e nėse ato vijnė me ndonjė vepėr tė keqe, rrihni ato me rrahje jo tė dhunshme." [Muslimi]

Gjithashtu, transmeton Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: "Nėse ndonjėri prej jush e rreh gruan e tij, le t'i largohet fytyrės (mos tė godasė nė fytyrė]." [Muslimi]

Dhe disa dijetarė kanė thėnė se rrahja bėhet me misvak (brushė dhėmbėsh), e kjo do tė thotė se rrahja ėshtė vetėm si kėshillė dhe nuk lejohet tė jetė e dhunshme. Tė gjitha kėto argumente dhe shumė tė tjera tregojnė qartė se kjo fetva e publikuar nė atė faqe ėshtė fetva e dhėnė me injorancė dhe pa argument.

Prandaj, i kėshilloj vėllezėrit dhe motrat qė tė shikojnė se prej nga e marrin diturinė dhe gjithashtu ata tė cilėt janė pėrgjegjės tė faqeve apo forumeve tė ndryshme, ta kenė frikė Allahun dhe tė mos pėrkthejnė ēdo gjė qė u bie nė sy, duke mos shikuar se a bie ndesh me ligjin islam apo jo.
E lusim Allahun e Lartėsuar qė tė na udhėzojė nė rrugėn e drejtė!
 


Pėrgatiti: Eroll Nesimi

9.11.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010