Disa kėshilla pėr ata tė cilėt i ka begatuar Allahu me begatinė e martesės
19.12.2009 21:47:53

Falėnderimi i takon Allahut xh.sh., i cili ka thėnė: "Dhe nga faktet (e madhėrisė sė) e Tij ėshtė qė pėr tė mirėn tuaj Ai krijoi nga vetė lloji juaj palėn (gratė), ashtu qė tė gjeni prehje tek ato dhe nė mes jush krijoi dashuri e mėshirė. Nė kėtė ka argumente pėr njerėz." (Er-Rrum, 21)
Salavatet qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selam, mbi familjen e tij tė pastėr, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė muslimanėt deri nė Ditėn e Gjykimit.
Dijeni o besimtarė se martesa ėshtė njė begati prej begative tė Allahut xh.sh., qė ia ka dhuruar robėrve tė Tij, siē e ka cekur nė Kuran, ku thotė: "Dhe nga faktet (e madhėrisė sė) e Tij ėshtė qė pėr tė mirėn tuaj Ai krijoi nga vetė lloji juaj palėn (gratė), ashtu qė tė gjeni prehje tek ato dhe nė mes jush krijoi dashuri e mėshirė. Nė kėtė ka argumente pėr njerėz." (Er-Rrum, 21)
"Edhe ata qė thonė: "Zoti ynė, na bėj qė tė jemi tė gėzuar me (punėn) e grave tona dhe pasardhėsve tanė, e neve na bėj shembull pėr tė devotshmit." (El Furkan 74)

Ata tė cilėt i ka begatuar Allahu xh.sh. me kėtė begati si dhe ata tė cilėt Allahu ua ka mundėsuar martesėn, do t'i kėshillojmė me disa kėshilla.

1. Sinqeriteti i nijetit: Nijeti ėshtė baza e njė vepre, me anė tė cilit njeriu mundet t'i shndėrrojė veprat e tij tė zakonshme nė ibadet duke e bėrė nijet qė me kėtė vepėr tė arrijė shpėrblimin e Allahut xh.sh.. Nėse tė dy bashkėshortėt e bėjnė nijetin e martesės sė tyre pėr njėrin nga kėta shkaqe, e tėrė jeta e tyre bashkėshortore do tė jetė ibadet dhe do ta meritojnė shpėrblimin tek Allahu xh.sh.. Ne do t'i cekim disa prej shkaqeve.

a) Ta bėjnė nijetin pėr t'iu nėnshtruar urdhrit tė Pejgamberit salallahu alejhi ue selam, i cili i ka urdhėruar tė rinjtė qė tė martohen. Transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi ue selam ka thėnė: "O ju rini! Kush ka mundėsi prej jush tė martohet, le tė martohet sepse nė tė vėrtetė kjo do t'ia ruajė sytė nga harami dhe do t'ju mbrojė nga kurvėria." (Buhariu)

b) Pėr tė krijuar njė familje muslimane, njė familje e cila do tė adhurojė Allahun xh.sh., do tė ketė dertin e Islamit, do tė jetojė pėr Islam duke shpresuar shpėrblimin e Allahut xh.sh..

c) Pėr tė lindur pasardhės tė devotshėm, tė cilėt do t'u nėnshtrohen urdhrave tė Allahut xh.sh. dhe tė Pejgamberit salallahu alejhi ue selam, duke i edukuar ata nė frymėn islame, qė njė ditė, nėse do Allahu, tė jenė prej atyre tė cilėve do ta ngrenė fjalėn e Allahut xh.sh. me fjalė apo me shpatė.
Nėse tė dy bashkėshortėt i lidhin zemrat e tyre me kėto qėllime, atėherė ēdo sekondė gjatė jetės sė tyre do tė llogaritet ibadet pėr tė cilėn do tė shpėrblehen nė Ditėn e Gjykimit, por edhe pas vdekjes do t'i shkojnė sevapet nėse lindin fėmijė tė hairit. Transmetohet nga Ebu Hurejra, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selam ka thėnė: "Kur vdes njeriu, puna e tij ndėrpritet, pėrveē tri gjėrave: sadakasė sė pėrhershme (hajratit), nga dituria prej sė cilės kanė dobi tė tjerėt ose nga pasardhėsi i mirė, i cili lutet pėr tė vdekurin." (Muslimi)

Allahu na mundėsoftė qė tė lėmė pasardhės tė devotshėm, tė cilėt luten pėr ne.
Pra, nijeti i martesės duhet tė jetė pėr kėto qėllime e jo pėr qėllim tė bukurisė, tė pasurisė etj., sepse transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi ue selam ka thėnė: "Gruaja merret pėr katėr shkaqe: pėr shkak tė pasurisė, pėr shkak tė sojit tė mirė, pėr shkak tė devotshmėrisė. Zgjidhe pėr shkak tė devotshmėrisė dhe asnjėherė nuk do tė jesh i zhgėnjyer." (Buhariu dhe Muslimi)

2. Ndihmesa nė ibadete: Bashkėshortėt janė tė obliguar qė ta urdhėrojnė njėri-tjetrin pėr tė mirė dhe ta nxisin njėri-tjetrin pėr punė hairi, siē transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selam ka thėnė: "Allahu e mėshiroftė burrin i cili ngrihet natėn pėr tė falur namaz dhe e ēon nga gjumi gruan e tij pėr tė falur namaz. E, nėse nuk ēohet, ia fėrkon fytyrėn e saj me ujė. Allahu e mėshiroftė gruan e cila ngrihet natėn pėr tė falur namaz dhe e ēon nga gjumi burrin e saj pėr tė falur namaz. E nėse nuk ēohet, ia fėrkon fytyrėn e tij me ujė." (Ebu Davudi, Nesaiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi nė musnedin e tij)

3. Formimi i njė shtėpie muslimane dhe familjeje muslimane me njė besim (akide) tė pastėr, ashtu siē na ka urdhėruar Allahu xh.sh. dhe Pejgamberi salallahu alejhi ue selam, duke mos bėrė asnjė hap pa shikuar se cili ėshtė vendimi i sheriatit mbi kėtė ēėshtje. E, nėse kjo vepėr ėshtė e ndaluar, i largohen asaj.

4. Kalimi i njė jete me dashuri, mėshirė dhe marrėdhėnie tė mira mes tyre duke marrė shembuj nga urdhrat e Allahut xh.sh., i cili thotė: "Ēoni jetė tė mirė me to." (En-Nisa, 19)

5. Tė sillen mes tyre tė dy bashkėshortėt ashtu siē janė sjellė ndėrmjet tyre Ebu Darda dhe gruaja e tij, Ummu Darda, Allahu qoftė i kėnaqur me ta. Transmetohet se kur ėshtė hidhėruar Ebu Darda, ka heshtur gruaja e tij dhe ėshtė munduar qė ta pajtojė dhe qetėsojė atė dhe kur ėshtė hidhėruar Ummu Darda, ka heshtur burri i saj dhe ėshtė munduar qė ta pajtojė dhe qetėsojė atė. Sa sjellje e mirė ėshtė kjo! Sjellje qė duhet tė jetė shembull nė shtėpitė tona. Sa e sa njerėz qė i njohim i ndajnė gratė e tyre pėr shkak tė moskontrollit tė vetes gjatė hidhėrimit ndaj grave tė tyre apo ndaj dikujt tjetėr. E lusim Allahun xh.sh. qė t'i pėrmirėsojmė sjelljet tona ndaj burrave tanė dhe grave tona!

6. Duhet pasur parasysh se ēdo njeri gabon, prandaj nuk duhet tė jemi mjet i shejtanit, qėllimi i tė cilit ėshtė shkurorėzimi i dy bashkėshortėve, siē e cek edhe Allahu xh.sh.: "E, mėsonin (njerėzit) prej tyre dyve atė (magji) me ēka ndanin burrin prej gruas sė vetā€¦" (El Bekare, 102)
Prandaj nuk duhet ta ndihmojmė shejtanin, por duhet tė jemi tė mėshirshėm dhe falės ndaj njėri-tjetrit.

7. Problemet, mangėsitė dhe gabimet e njėri-tjetrit tė mbesin mes dy bashkėshortėve e tė mos pėrhapen problemet dhe mangėsitė e tė dy bashkėshortėve te tė afėrmit e tyre, pasi nė shumicėn e rasteve, nėse kėto probleme pėrhapen te tė afėrmit, sado i vogėl tė jetė problemi, do tė ritet e mund tė shkohet deri te shkurorėzimi i bashkėshortėve.
Sė fundi, i kėshilloj tė martuarit dhe ata tė cilėt dėshirojnė tė martohen qė t'i mėsojnė kėto kėshilla dhe t'i praktikojnė ato sipas mundėsive tė tyre, qė tė kalojnė njė jetė mė tė mirė dhe mė tė lumtur.
 


E pėrktheu dhe e pėrshtati nga arabishtja: Eroll Nesimi
18.1.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010