|  
	
	
                              
                              
                              Falėnderimet dhe lavdėrimet i takojnė vetėm 
                              Allahut xhele shanuhu. Salavatet qofshin mbi tė 
                              Dėrguarin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue 
                              selem, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe 
                              mbi tė gjithė muslimanėt qė ndjekin rrugėn e tij 
                              deri nė Ditėn e Gjykimit.
 Fatkeqėsisht te shqiptarėt ėshtė pėrhapur shumė 
                              kamata me llojet e saj tė ndryshme, si kreditė, 
                              shitblerja me kėste (rata) nėpėrmjet bankave etj. 
                              Kamata ėshtė prej mėkateve mė tė mėdha, e cila 
                              ėshtė e ndaluar me Kuran dhe Sunet.
 
 Allahu i Lartėsuar thotė: "Ata qė e hanė 
                              kamatėn, ata nuk ngrihen ndryshe vetėm se si 
                              ngrihet ai ēmenduri nga tė prekurit e djallit. 
                              (Bėjnė) kėshtu ngase thanė: "Edhe shitblerja 
                              nuk ėshtė tjetėr, por njėsoj sikurse edhe kamata!" 
                              E, Allahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka 
                              ndaluar kamatėn." (El Bekare, 275)
 
 Ata tė cilėt merren me kamatė apo kredi ose me 
                              shitblerje me kėste, nė Ditėn e Gjykimit do tė 
                              ngrihen sikurse tė ishin tė sėmurė nga shejtanėt, 
                              nuk mund tė rrinė as nė kėmbė, as ulur e as 
                              shtrirė. Katade ka thėnė: "Ai i cili ha kamatėn do 
                              tė ringjallet nė Ditėn e Gjykimit i ēmendur dhe 
                              kjo ėshtė njė cilėsi me tė cilėn do tė njihen nė 
                              Ditėn e Gjykimit." Tedhkire 1/115.
 
 Transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me 
                              tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka 
                              thėnė: "Largojuni shtatė mėkateve shkatėrruese." 
                              I thanė tė pranishmit: "Cilat janė ato, o i 
                              Dėrguar i Allahut?" Pejgamberi salallahu alejhi ue 
                              selem tha: "T'i bėsh shirk Allahut, sihri, 
                              vrasja e njeriut qė ta ka ndaluar Allahu, pėrveē 
                              me tė drejtė, ngrėnia e kamatės, ngrėnia e mallit 
                              tė jetimit, ikja nga fronti i luftės si dhe 
                              shpifja pėr motra muslimane tė pastra." 
                              Buhariu 2615, Muslimi 89.
 
 Shumė vėllezėr muslimanė janė zhytur nė kėtė mėkat 
                              duke e zhvlerėsuar atė apo duke menduar se haram 
                              ėshtė vetėm marrja e kamatės, kurse Pejgamberi 
                              salallahu alejhi ue selem nė hadithin qė 
                              transmeton Ibn Mesudi ka thėnė: "Pejgamberi 
                              salallahu alejhi ue selem e ka mallkuar atė i cili 
                              e ha (e merr) kamatėn, ai i cili e jep, 
                              dėshmitarėt dhe atė i cili e shkruan kėtė kontratė. 
                              Dhe ka thėnė: "Ata janė njėsoj (nė mėkat)." 
                              Muslimi 1597.
 
 A jeni tė vetėdijshėm o muslimanė se sa mėkat i 
                              madh ėshtė kamata me tė gjitha llojet e saj? Pėr 
                              tė vetėdijesuar muslimanėt dhe pėr t'u treguar 
                              mėkatin e madh tė kamatės, do tė sjell dy hadithe. 
                              Transmeton Ibn Mesudi, se Pejgamberi salallahu 
                              alejhi ue selem ka thėnė: "Kamata ėshtė 
                              shtatėdhjetė e tre (73) lloje, mė e lehta 
                              prej tyre (mėkati mė i vogėl i kėtyre 73 
                              llojeve) ėshtė sikur tė martohet njė njeri 
                              me nėnėn e tij." Bejhekiu, Ibn Maxhe dhe 
                              Hakimi nė mustedrekun e tij. Shejh Albani ka thėnė 
                              se hadithi ėshtė sahih, shih Sahih el Xhami 3539.
 
 Gjithashtu transmeton Abdullah ibn Handhale, se 
                              Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: 
                              "Njė dėrhem i kamatės qė e ha njeriu duke e ditur 
                              (qė ėshtė haram) ėshtė mė i vėshtirė tek Allahu 
                              sesa tridhjetė e gjashtė (36) zina (amoralitete)." 
                              Ahmedi dhe Taberaniu. Shejh Albani ka thėnė se 
                              hadithi ėshtė sahih, shih Sahih El Xhami 3375.
 
 Kėto ishin disa prej argumenteve tė cilat flasin 
                              pėr mėkatin e kamatės, por ka shumė hadithe tė 
                              tjera qė flasin pėr tė njėjtėn tematikė. Sė fundi, 
                              secili prej nesh le ta pyesė veten: Edhe pas 
                              gjithė kėtyre argumenteve kemi karakter t'i bėjmė 
                              mėkat Allahut tė Lartėsuar duke e ditur se kamata 
                              ėshtė mė e madhe se sa tė bėsh zina 36 herė dhe mė 
                              e madhe se sa tė martohesh me nėnėn tėnde? Duke e 
                              ditur se sa i madh ėshtė ky mėkat, a mund tė 
                              vazhdojmė nė tė?
 
 Pėr t'ua sqaruar muslimanėve se ēfarė hyn nė 
                              kamatė, do tė cekim shkurtimisht disa lloje qė 
                              janė tė pėrhapura nė vendin tonė:
 1. Tė gjitha kreditė qė merren nė banka tė 
                              ndryshme, edhe sikur tė jetė kamata 0.001 %.
 2. T'i marrėsh dikujt borxh dhe t'i kthesh mė 
                              shumė sesa shuma e parave qė i ke marrė. Pėr 
                              shembull, nėse huazon 1000 Euro pėr njė vit me 
                              kusht qė pas njė viti t'i kthesh 1010 euro ose 
                              1001 euro.
 3. Blerja e sendeve, si p.sh. mobilie, vetura, 
                              motorė, telefona mobilė etj., me kėste (rata) 
                              nėpėrmjet bankave.
 
 Tė gjitha kėto janė haram dhe janė kamatė dhe e 
                              kanė haramin tė gjithė ata qė merren me kėto lloje 
                              biznesi; ata e kanė haramin njėlloj sikurse ai i 
                              cili e merr ashtu edhe ai i cili ndėrmjetėson, 
                              dėshmitarėt etj.
 
 E lusim Allahun e Lartėsuar qė tė na mbrojė nga 
                              ēdo lloj kamate dhe tė na falė mėkatet tona, tė 
                              prindėrve tanė dhe tė tė gjithė besimtarėve deri 
                              nė Ditėn e Gjykimit!
 
 
                              
                              Pėrgatiti: Eroll Nesimi1.8.2008
 |