Falėnderimet dhe lavdėrimet janė
pėr Allahun, Zotin e tė gjitha botėve. Paqja, mėshira
dhe bekimet janė pėr Muhamedin, pėr familjen dhe pėr
shokėt e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e Allahut, ndėrsa
udhėzimi mė i mirė ėshtė udhėzimi i Muhamedit, paqja dhe
bekimet e Allahut qofshin mbi tė. Veprat mė tė kėqija
janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bidat dhe ēdo
bidat ėshtė lajthitje e ēdo lajthitje tė ēon nė zjarr.
Tė nderuar besimtarė!
Kini frikė Allahun e Lartėsuar, Krijuesin e gjithėsisė,
i Cili krijoi ēdo gjė dhe zgjedhjen e bėri sipas
dėshirės.
I Lartėsuari Allah krijoi qiejt dhe zgjodhi qiellin e
shtatė. Krijoi xhenetet dhe zgjodhi Firdeusin. Krijoi
melaiket dhe prej tyre veēoi Xhibrilin, Mikailin,
Israfilin. Krijoi njerėzit, por prej tyre pėrzgjodhi
besimtarėt, prej besimtarėve dalloi Pejgamberėt dhe prej
tė Dėrguarve cilėsoi lart tė Dėrguarin e fundit,
Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mėshirė pėr mbarė
njerėzimin.
Allahu e krijoi tokėn, por Mekėn e Bekuar e bėri tė
Shenjtė. Ai krijoi ditėt dhe netėt, por dalloi muajin e
Ramazanit nė mesin e muajve, ditėn e xhuma prej ditėve
tė tjera, kurse prej dhjetėsheve dhjetė ditėt e para tė
muajit Dhul-hixhe.
Muaji Dhul-hixhe ėshtė njėri ndėr muajt e shenjtė tė
cilėsuar nga Allahu i Lartėsuar qėkur u krijuan qiejt
dhe toka. Krijuesi i Madhėruar thotė:
إِنَّ عِدَّةَ الشُّهُورِ عِنْدَ اللَّهِ اثْنَا عَشَرَ
شَهْرًا فِي كِتَابِ اللَّهِ يَوْمَ خَلَقَ السَّمَوَاتِ
وَالأَرْضَ مِنْهَا أَرْبَعَةٌ حُرُمٌ ذَلِكَ الدِّينُ
الْقَيِّمُ فَلا تَظْلِمُوا فِيهِنَّ أَنْفُسَكُمْ
Vėrtet qė numri i muajve tek Allahu ėshtė dymbėdhjetė
muaj nė vit, ashtu siē u urdhėrua nga Allahu ditėn kur
Ai krijoi qiejt dhe tokėn; nga kėta, katėr janė tė
shenjtė. Kjo ėshtė feja e drejtė dhe mos i bėni
padrejtėsi vetes suaj nė ta dhe luftoni kundėr
mushrikėve tė bashkuar siē ju luftojnė edhe ata juve tė
bashkuar, por dijeni se Allahu ėshtė me muttekunėt
(tė pėrkushtuarit ndaj Allahut nė besimin e pastėr islam).
(Teube, 36)
Po ashtu, edhe Muhamedi salallahu alejhi ue selem na
tregoi muajt e shenjtė duke na treguar:
إِنَّ الزَّمَانَ قَدْ اسْتَدَارَ كَهَيْئَتِهِ يَوْمَ
خَلَقَ اللَّهُ السَّمَوَاتِ وَالْأَرْضَ السَّنَةُ اثْنَا
عَشَرَ شَهْرًا مِنْهَا أَرْبَعَةٌ حُرُمٌ ثَلَاثٌ
مُتَوَالِيَاتٌ ذُو الْقَعْدَةِ وَذُو الْحِجَّةِ
وَالْمُحَرَّمُ وَرَجَبُ مُضَرَ الَّذِي بَيْنَ
جُمَادَى وَشَعْبَانَ.
Viti e bėn rrotullimin nė njė formė tė njėjtė qė kur
Allahu krijoi qiejt dhe tokėn, viti ka dymbėdhjetė muaj
dhe katėr prej tyre janė tė shenjtė, tre janė (vijnė)
radhazi, si: dhilkade, dhilhixhe dhe muharrem, ndėrsa
rexhebi gjendet mes xhumades dhe shabanit.
(Transmeton Buhariu)
Tė nderuar muslimanė!
Dhjetė ditėt e muajit hėnor tė Dhul-hixhes kanė vlerė tė
madhe tek Allahu i Lartėsuar, sepse ėshtė njė dhjetėshe
e bekuar. Allahu i Lartėsuar betohet pėr ditėt dhe netėt
duke thėnė:
وَالْفَجْرِ. وَلَيَالٍ عَشْرٍ. وَالشَّفْعِ وَالْوَتْرِ.
Pasha agimin! Pasha dhjetė netėt! Pasha ēiftin dhe
pasha tekun! (Fexhr, 1-3)
Mendimi i shumicės sė ulemave ėshtė se dhjetė netėt pėr
tė cilėt Allahu betohet kėtu janė dhjetė netėt e
Dhul-hixhes. Nga Suneti mėsojmė se Muahmedi salallahu
alejhi ue selem ka thėnė:
ما العمل في أيام أفضل من هذه العشر" قالوا: ولا الجهاد؟
قال: "ولا الجهاد إلا رجلٌ خرج يخاطر بنفسه وماله فلم يرجع
بشيء
Nuk ka ditė nė tė cilat vepra e mirė ėshtė mė e
dashur tek Allahu sesa nė kėtė ditė (tė Dhul-hixhes).
I thanė: As xhihadi? Tha: As xhihadi, pėrveē nėse
del ndokush vetė dhe me pasurinė e vet dhe nuk kthehet
me asgjė. (Transmeton Buhariu)
Po ashtu, Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka thėnė:
ما من أيام أعظم عند الله سبحانه ولا أحب إليه العمل فيهن
من هذه الأيام العشر. فأكثروا فيهن من التهليل والتكبير
والتحميد
Nuk ka ditė qė vepra tė jetė mė madhėshtore dhe mė e
dashur tek Allahu sesa kėto dhjetė ditė, prandaj sa mė
shumė shqiptoni tehlil (La ilahe il-lall-llah),
tekbir (Allahu ekber) dhe tahmid (El-hamdu
lil-lah). (Transmeton Ahmedi)
Tė nderuar besimtarė!
Le ti kujtojmė sė bashku disa veprime qė mund ti bėjmė
dhe me anė tė tyre tė fitojmė kėnaqėsinė dhe faljen e
Allahut tė Lartėsuar:
-pendimi nga tė gjitha gjynahet (teube), sepse mėkatet
janė shkak i largimit nga mėshira e Allahut;
-shtimi i veprave tė mira, i ibadeteve tė tjera
vullnetare, i urdhėrimit nė tė mirė dhe i ndalimit nga e
keqja;
-kryerja e haxhit, qė ėshtė ndėr veprat mė tė mira;
-madhėrimi i Allahut tė Lartėsuar nė kėto ditė ėshtė
ndėr adhurimet mė tė dashura tek Allahu i Lartėsuar;
-agjėrimi i Ditės sė Arafatit, me tė cilėn Allahu i
Lartėsuar i fal mėkatet e dy viteve. Muhamedi salallahu
alejhi ue selem ka thėnė:
صيام يوم عرفه أحتسب على الله أنه يكفر السنة التي قبله
والسنة التي بعده
Agjėrimi i ditės sė Arafatit, shpresoj se Allahu pėr
tė i fal mėkatet e njė viti para dhe tė njė viti pas.
(Transmeton Muslimi)
Tė nderuar besimtarė!
Shfrytėzojini kėto ditė me adhurimet e ndryshme. Vetėm
me kėto porosi dhe kėshilla do ta fitoni mėshirėn dhe
kėnaqėsinė e Allahut tė Lartėsuar.
Pėrgatiti: Ulvi Fejullahu
7.12.2007
|