Sigurimi i jetės dhe fitimi i mjeteve
pėr jetesėn ėshtė njė nga gjėrat mė tė rėndėsishme
nė tė cilėn na nxit feja jonė e pastėr. Allahu i
Lartėsuar thotė: "Ndėrsa ditėn e bėmė pėr
gjallėrim." (Nebe`ė, 11). Gjithashtu thotė:
"Ai (Allahu) e diti se nga ju do tė ketė tė
sėmurė dhe tė tjerė qė gjallėrojnė nėpėr tokė duke
kėrkuar begatit e Allahut dhe tė tjerė qė do tė
luftojnė nė rrugėn e Allahut." (Muzemil 20)
Tregtia ėshtė njė nga profesionet mė tė hershme tė njeriut, njė nga
mjetet pėr tė siguruar jetesėn. Nė Islam, tregtia
shihet si forma mė e mirė e fitimit. Dijetarėt
islamė nėnvijėzojnė se ėshtė rruga kryesore nė
sigurimin e tė ardhurave. Nga ana tjetėr, Islami
ėshtė fe e drejtėsisė, mėshirės, tolerancės,
ēiltėrsisė, besnikėrisė, kėshillimit, nderit,
veēori kėto qė te muslimani nuk vėrehen pėrpos se
gjatė punės dhe raporteve me tė tjerėt.
Kėshtu qė te muslimani, nėse njė raport pune me njerėzit shpaloset
me arrogancė, padrejtėsi, gėnjeshtra, tradhti,
ligėsi, dhe zili, atėherė ai gjendet larg ēdo
forme tė Islamit. Njė njeri i kėtillė ėshtė
mėkatar, ngrėnės i pasurisė sė tė tjerėve pa tė
drejtė dhe si i tillė ėshtė i zhytur kokė e kėmbė
nė mėkate. Sa herė qė nė marrėdhėniet tregtare
sundon shpirti islam, pėrhapet dashuria,
vėllazėria, bashkėpunimi mes tyre dhe mėshira e
Allahut i kaplon, prej nga vjen edhe begatia nėpėr
shtėpitė e tyre dhe ata do tė jetojnė nė qetėsi,
paqe dhe siguri.
Prandaj, tregtarėt ėshtė e domosdoshme tė kenė parasysh dispozitat
dhe kėshillat tė cilave duhet t'u pėrmbahen gjatė
marrėdhėnieve me njerėzit, pastaj tė njihen edhe
me gjėrat e ndaluara nga tė cilat duhet tė
largohen, duke shpalosur kėsisoj gjatė punės sė
tyre moralin e lartė islam.
Nė kėtė shkrim jemi munduar tė parashtrojmė sa mė pėrmbledhtas disa
nga rregullat mė tė rėndėsishme qė tregtari
musliman duhet tė ketė parasysh gjatė punės sė
tij. Gjithashtu kemi pėrmendur edhe ndalesat mė tė
pėrhapura nė tė cilat bien shpeshherė disa,
ndoshta edhe pa vetėdije. Jemi munduar t'i cekim
nė formė tė pėrgjithėsuar, duke iu larguar
zgjerimit. Lusim Allahun e Lartėsuar tė na bėjė
nga ata qė e kuptojnė tė saktėn dhe kapen pas saj
dhe kuptojnė tė kotėn dhe largohen nga ajo!
1. Ruajtja e nderit
Gjatė tregtisė, besimtari musliman duhet tė synojė
nderimin dhe respektimin e vetvetes; nėpėrmjet
pasurisė sė fituar duhet tė pėrmbushė urdhrat e
Allahut, tė mbrojė fėmijėt dhe familjen nga nevoja
dhe lėmosha. Muhamedi salallahu alejhi ue selem
thotė: "Qė ndonjėri prej jush ta marrė litarin
dhe tė mbledhė dru dhe t'i vėrė nė shpinė, ėshtė
mė mirė pėr tė sesa tė shkojė te dikush qė Allahu
i ka dhėnė pasuri dhe tė kėrkojė lėmoshė nga ai, i
dha ai apo jo." Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
2. Tregtari i sinqertė
Sinqeriteti ėshtė kulmi i vlerave tė larta dhe themeli i ēdo
raporti tė mirėfilltė njerėzor, ēka te tregtarėt
dhe shitėsit ėshtė shpeshherė e vėshtirė ta hasėsh.
Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė,
thotė: "Tregtari i sinqertė dhe besnik do tė
jetė nė xhenet, nėn shoqėrinė e Pejgamberėve,
sidikinėve (tė sinqertėve) dhe shehidėve."
Shėnon Tirmidhiu dhe e cilėson tė saktė.
Ćshtė vėrtet e vėshtirė qė gjatė raportit me njerėzit tregtari tė
tregohet i sinqertė, prandaj edhe Muhamedi,
lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, premtoi se
fundi i tregtarit tė sinqertė ėshtė i lavdėruar
dhe rezultati i tij ėshtė ai qė do tė shpresonte
ēdonjėri. Sinqeriteti, pėrveē shpėrblimit qė sjell
nė botėn tjetėr, ka dobi tė shumta edhe pėr kėtė
botė. I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi
tė, premtoi reflektim tė begatisė nė tregtinė qė
bėhet me sinqeritet. Ai ka thėnė: "Nėse ata tė
dy (shitėsi dhe blerėsi) janė tė sinqertė
dhe ia sqarojnė tė gjitha njėri-tjetrit, nė
tregtinė e tyre do tė ketė bereqet, ndėrkohė qė,
nėse gėnjejnė dhe fshehin diēka (ndonjė
mangėsi apo diēka tjetėr), do tė largohet
bereqeti nga tregtia e tyre." Shėnon Buhariu
dhe Muslimi.
3. Pėrmbajtja ndaj dispozitave islame
Pėrmbajtja ndaj dispozitave tė Islamit gjatė tregtisė, duke filluar
nga ato mė tė qartat dhe tė rėndėsishmet, duhet tė
jetė objektivi i ēdo besimtari tė sinqertė.
Besimtari duhet gjithashtu tė largohet nga llojet
e shitblerjeve tė ndaluara, si shitja e asaj qė
ėshtė vlerėsuar si haram (alkooli etj.), dhe tė
pėrmbushė kushtet e shitblerjes, kėshtu qė tregtia
e kryer do tė jetė e saktė.
4. Largimi nga haramet
Gjatė punės, nga dėshira e madhe pėr tė nxjerrė sa mė tepėr fitime,
tregtari mund tė haset me harame tė ndryshme, si
kamata, mashtrimi (hileja), tradhtia, gėnjeshtra,
padrejtėsia etj. Sakaq, edhe dhėnia e tepruar pas
pasurisė e bėn tė jetė mospėrfillės ndaj zbatimit
tė urdhrave tė Allahut tė Lartėsuar dhe t'i
anashkalojė ato.
5. Mospėrdorimi kamatės
Gjėja mė e rrezikshme ndaj sė cilės njerėzit nuk tregojnė kujdes,
sidomos tregtarėt, ėshtė ngatėrrimi i kamatės me
vjeljen e fajdesė (interesit) qė ofrojnė bankat.
Nė Islam, puna me kamatė ėshtė rreptėsisht e
ndaluar dhe ky mėkat konsiderohet nga mė tė rėndėt,
pėr tė cilin Allahu i Lartėsuar pohon se njeriu qė
punon me kamatė i ka shpallur luftė Atij. Allahu i
Lartėsuar thotė: "O ju qė keni besuar, kini
frikė Allahun dhe nėse jeni besimtarė tė sinqertė
hiqni dorė prej asaj qė ka mbetur nga kamata. E nė
qoftė se nuk e bėni kėtė, atėherė dijeni se i keni
shpallur luftė Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij. E
nėse jeni penduar, atėherė juve ju takon kryet e
mallit tuaj askėnd nuk dėmtoni e as vetė nuk
dėmtoheni." (Bekare, 278-279)
6. Betimi i shpeshtė
Gjatė shitblerjes, tregtari duhet t'i largohet
betimit nė Allah, i shtyrė nga qėllimi i bindjes
sė blerėsit pėr kualitetin e mirė tė mallit apo
pėr ta shitur me ēmim mė tė lartė mallin. Kjo pėr
shkak se betimi pa nevojė ėshtė i papranueshėm dhe
bėrja shprehi e tij sjell dėme tė sigurta si nga
aspekti i fesė ashtu edhe nga aspekti i kėsaj bote.
Nga dėmet mė tė njohura dhe mė tė sigurta pėr tė
gjithė ėshtė se betimi pa nevojė dėmton
reputacionin dhe humbet besimin te blerėsit,
prandaj i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja qofshin
mbi tė, thotė: "Betimi e shter mallin dhe e
asgjėson fitimin." Shėnon Ahmedi.
Gjithashtu thotė: "Kini kujdes ndaj betimit tė
shpeshtė gjatė shitjes, pėr shkak se ai e shter
tregtinė, pastaj e ērrėnjos fitimin." Shėnon
Muslimi.
Ndėrsa sa i pėrket pasojave nė botėn tjetėr,
Muhamedi salallahu alejhi ue selem na tregon se
njėri nga tre grupet e njerėzve qė Allahu i
Lartėsuar nuk i shikon Ditėn e Gjykimit ėshtė:
"Njeriu i cili e bėn Allahun si mall tė tij, nuk
blen gjė vetėm se me betimin nė Tė dhe nuk shet
gjė vetėm se me betimin nė Tė." Shėnon
Bejhekiu.
7. Ngrėnia nė peshore
Fjala ėshtė pėr tregtarin, i cili gjatė shitjes sė mallit duhet t'i
largohet ngrėnies nė peshore gjatė matjes apo
pakėsimit tė sasisė gjatė numėrimit. Allahu i
Lartėsuar e ka ndaluar kėtė dhe u tėrhoqi
vėrejtjen nė ajetet kuranore me kėrcėnim atyre qė
veprojnė kėsisoj: "Tė mjerėt ata qė peshojnė!
Ata qė kur matin prej njerėzve, pėr vete e
plotėsojnė, e kur u matin ose u peshojnė tė
tjerėve, u lėnė mangėt." (Mutafifin, 1-3)
8. Largimi i tradhtisė dhe mashtrimit (gėnjeshtrės)
Tradhtia dhe mashtrimi janė dukuri mjaft tė rrezikshme nė shoqėri.
Te shumė njerėz kėto vese janė bėrė element i
dukshėm gjatė marrėdhėnieve ndėrnjerėzore, madje
disa i konsiderojnė edhe si aftėsi mjaft tė ēmuara,
qė duhen njohur dhe lėvruar mirė, nėse dėshirojnė
pėrparim dhe avancim nė punėn qė bėjnė. Pėr shumė
tregtarė kėto vese shihen si shkathtėsi dhe
mjeshtėri qė luajnė rol tė rėndėsishėm gjatė
tregtisė. Fatkeqėsisht, shumė prej tyre besojnė se
pa tradhti ose sė paku pa gėnjeshtėr ėshtė e
pamundur tė fitohet, mendojnė se mashtrimi dhe
gėnjeshtra janė pjesė e kėtij profesioni! Prandaj,
te njerėzit ėshtė e pėrhapur bindja se personi mė
i pabesueshėm nė shoqėri ėshtė tregtari.
Sakaq, ne e dimė tashmė se Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka
qenė tregtar dhe e ka lavdėruar kėtė punė, pastaj
shumė nga shokėt e tij, si Ebu Bekri, Uthmani etj.,
kanė qenė tregtarė tė njohur. Por tė gjithė kėta
nė punėn e tyre kurrė nuk e kanė pėrdorur
mashtrimin dhe gėnjeshtrėn pėr tė nxjerrė fitime
tė padrejta.
Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė: "Nė njė rast,
ndėrsa Muhamedi salallahu alejhi ue selem ishte nė
treg,, kaloi afėr njė grumbulli ushqimesh (qė
ishte pėr shitje). Kur e futi dorėn nė tė, atij iu
njomėn gishtat (nga lagėshtira). Ai tha: "O
pronar i ushqimit, ēfarė ėshtė kjo?" Pronari
tha: "O i Dėrguar i Allahut, e ka zėnė shiu (ushqimin)."
Ai i thotė: "Po t'i kishe vėnė (tė njomat)
mbi ushqim, qė ta shohin njerėzit." Pastaj tha:
"Nuk ėshtė prej nesh ai qė na tradhton."
Shėnon Muslimi dhe Tirmidhiu.
9. Pėrshkrimi i drejtė i mallit qė i ofrohet
blerėsit apo gjatė reklamimit
Nga hadithi i lartpėrmendur kuptohet mjaft qartė se nga cilat
kritere duhet tė nisemi, nėse dėshirojmė tė bėjmė
marketing rreth mallit qė kemi nė shitje.
Mėnjanimi i hipokrizisė dhe i gėnjeshtrės ėshtė
thelbėsor, ēka vėrtetohet me pjesėn e fundit tė
hadithit: "Nuk ėshtė prej nesh ai qė na
tradhton."
Por kjo nuk nėnkupton aspak se, nėse ka ndonjė mall qė nuk ėshtė
cilėsor ose ka ndonjė defekt, njeriu mos ta
nxjerrė nė shitje apo se ėshtė i ndaluar tė shitet.
Shitėsi ka tė drejtė t'i shesė tė gjitha llojet e
mallrave, edhe nėse kanė ndonjė defekt, por nė
kėtė rast ai duhet ta ketė parasysh qė ta
informojė blerėsin pėr tė metat e mallit. Po
ashtu, ēmimin ai duhet ta caktojė duke marrė
parasysh edhe defektin e mallit. Nė hadithin e
lartpėrmendur, Muhamedi salallahu alejhi ue selem
e porositi tregtarin qė kishte vėnė drithėrat e
dėmtuara nga shiu poshtė, qė t'i vėrė tė njomat
pėrmbi, qė t'i shohin njerėzit dhe kush dėshiron
ta blejė, tė kuptojė se ēfarė lloj ushqimi ėshtė
duke iu ofruar.
10. Tė tregojė bujari dhe mirėsjellje me
blerėsit
Kjo shpaloset duke bėrė lėshime nė ēmim gjatė pazarit, gjithashtu
edhe shtimi i sasisė gjatė matjes, pasi nė kėtė ka
bereqet dhe mirėsi. Shtimi i sasisė gjatė matjes
nuk humbet dhe konsiderohet sadaka ndaj blerėsit.
Gjithashtu, kjo ėshtė formė e mbjelljes sė
mėshirės, dashurisė dhe ndjenjave tė mira. Pastaj,
kjo forcon edhe besueshmėrinė e tregtarit dhe
reputacionin e tij, kėshtu qė ky tregtar do tė
fitojė blerės tė rregullt. Muhamedi salallahu
alejhi ue selem ka thėnė: "Allahu e mėshiroftė
robin qė ėshtė bujar kur shet, bujar kur blen dhe
bujar kur gjykon." Shėnon Buhariu. Kjo do tė
thotė se ėshtė fisnik dhe zemėrgjerė e jo
cikėrrimtar pėr ēdo gjė.
Kurse pėr mirėsjelljen transmetohet se Muhamedi salallahu alejhi ue
selem pa njė grup njerėzish duke tregtuar dhe u
tha: "O tregtarė!" Ata iu pėrgjigjėn
thirrjes sė Muhamedit salallahu alejhi ue selem
duke i ngritur kokat dhe sytė nga ai. Ai u tha:
"Vėrtet tregtarėt do tė ringjallen Ditėn e
Gjykimit mėkatarė, pėrveē atyre qė patėn frikė
(Allahun), ishin bamirės (tė mirėsjellshėm)
dhe tė sinqertė." Shėnon Tirmidhiu dhe e
cilėson tė saktė.
11. E drejta e zgjedhjes (hijarit)
Transmetohet nga Hakim b. Hizami, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se
i Dėrguari, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi
tė, ka thėnė: "Tė dy, shitėsi dhe blerėsi, kanė
tė drejtėn e zgjedhjes pėrpara se tė ndahen
(gjatė tregtimit). Nėse ata dy janė tė sinqertė
dhe i sqarojnė tė gjitha njėri-tjetrit, nė
tregtinė e tyre do tė ketė bereqet, nėse gėnjejnė
dhe fshehin diēka (ndonjė mangėsi apo diēka
tjetėr), do tė largohet bereqeti nga tregtia e
tyre." Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
Edhe shitėsi edhe blerėsi kanė tė drejtėn e zgjedhjes dhe tė
kthimit tė mendjes (pėr tregtinė qė kanė bėrė)
derisa janė ende nė tė njėjtin tubim. Kjo ėshtė
kėshtu pėr shkak se gjatė shitblerjes ndėrmjet
palėve nganjėherė ndodh qė tė bėhet tregtia pa
menduar mirė dhe me nxitim, prandaj ėshtė e mundur
qė ndonjėri nga ata dy tė pendohet pėr atė tregti.
I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin
mbi tė, i dha afat secilit si shans qė tė mendojė
mirė pėr tregtinė qė bėn dhe tė zgjedhė derisa tė
mos ndahen (shitėsi dhe blerėsi). E kur tė ndahen,
atėherė asnjėri nuk ka tė drejtė ta prishė atė
tregti, pėrveē rastit kur ndonjėri nga kėta dy
kushtėzon qė t'i japė tė drejtėn tė mendojė njė
kohė dhe nėse brenda asaj kohe pendohet, tė
kthehet.
12. Dhėnia e sadakasė
Ēdo njeri gjatė marrėdhėnieve me tė tjerėt apo gjatė punės qė kryen
gabon dhe mund tė mėkatojė, madje shumė herė edhe
pa e kuptuar. Kurse te tregtarėt shansi pėr mėkat
ėshtė shumė mė i madh dhe mė i mundshėm. Sadakaja
(lėmosha) ndaj tė varfėrve dhe nevojtarėve ėshtė
mėnyra mė mirė pėr ta pastruar veten nga kėto
mėkate e pėr tė pastruar gjithashtu edhe pasurinė
e fituar. Muhamedi salallahu alejhi ue selem
thotė: "O tregtarė! Shitblerjes suaj i shfaqen
dhe i shoqėrohen shumė kotėsi (fjalė tė kota,
tė panevojshme) dhe gėnjeshtra, prandaj
gėrshetojeni atė (tregtinė) edhe me dhėnien
e sadakasė." Shėnon Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe
Nesaiu.
13. Largimi nga monopoli
Monopoli (ose ihtikari) ėshtė nė ato raste kur tregtari tėrheq nga
tregu mallin ushqimor qė ėshtė i nevojshėm dhe i
kėrkuar nga njerėzit (ka mungesė nė kohėn e krizės),
ose e blen tė tėrin nga tregu qė ta fshehė me
qėllim tė ngritjes sė vlerės sė ēmimit dhe mė pas
ta nxjerrė nė treg dhe ta shesė mė shtrenjtė. Me
fjalė tė tjera, monopolizimi i artikujve ushqimorė
nė kohėn e skamjes dhe mbizotėrimi i rritjes sė
ēmimit nga ana e tregtarėve, atėherė kur njerėzit
ndiejnė krizė pėr gjėrat elementare tė jetesės,
ėshtė i ndaluar. Dispozitat rreth kėsaj janė tė
sqaruara gjerėsisht nė librat pėrkatės dhe nuk do
tė zgjerohemi mė shumė nė kėtė, por po pėrmendim
vetėm hadithin nė tė cilin Muhamedi salallahu
alejhi ue selem thotė: "Vetėm mėkatari
monopolizon mallin." Shėnon Muslimi.
14. Dhėnia e tepruar pas pasurisė
Njeriu qė jepet pas fitimeve dhe derdh mundin nė kėtė duhet ta
kuptojė se risku (furnizimi) vjen vetėm nga Allahu
i Lartėsuar. Prandaj tė ketė kujdes nė kėtė dhe tė
mbėshtetet tek Ai qė ka nė dorė furnizimin- e Ai
ėshtė Allahu i Lartėsuar- dhe tė mos jepet vetėm
pas sebepeve qė e dėrgojnė te fitimet, duke
harruar Krijuesin e kėtyre sebepeve.
Fatkeqėsisht, nėpėr tregje ėshtė pėrhapur padituria dhe njerėzit
nxitojnė vetėm pas gjėrave dhe pasurisė. Shumė
njerėz mendojnė se i tėrė fitimi ėshtė i lidhur
vetėm me aftėsitė, njohuritė, mendjemprehtėsinė
dhe gjuhėn e rrjedhshme tė tregtarit. Ata ēdo gjė
e mbėshtetin te llogaria dhe statistika qė bėjnė
vazhdimisht, prandaj e kanė lėnė anash mbėshtetjen
tek Allahu i Lartėsuar dhe pėrmbajtjen ndaj
normave islame.
Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, thotė: "O njerėz,
kini frikė Allahun dhe bėhuni tė mirė nė kėrkimin
e pasurisė, vėrtet nuk ka njeri qė do tė vdesė pa
e marrė hisen e tij tė riskut, kėshtu qė, nėse i
ngadalėsohet atij (risku), atėherė le tė
ketė frikė dhe le ta kėrkojė atė mirė (me
rrugė tė lejuara, pa teprim), merreni atė qė
keni hallall dhe lini atė qė ėshtė haram."
Shėnon Ibėn Maxhe dhe Hakimi e cilėson tė saktė.
15. Largimi nga gjėrat e dyshimta
Kėtu ėshtė fjala pėr largimin nga punėt apo tregtia qė nuk ėshtė e
sigurt se janė tė pastra nga haramet dhe ndalesat.
Kėtu hyjnė edhe punėt qė njeriu i kryen fshehurazi
dhe nuk do qė tė tjerėt ta shohin. I Dėrguari,
lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, thotė: "Hallalli
dhe harami janė tė qartė. Ndėrmjet tyre gjenden
gjėra tė dyshimta, tė cilat nuk dihen nga shumica
e njerėzve. Kush largohet nga gjėrat e dyshimta, e
ka ruajtur nderin dhe fenė e tij. Ndėrsa kush
kryen gjėra tė dyshimta, ėshtė futur nė zonėn e
haramit..." Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
Alaudin Abazi
2.5.2008
Referencat:
"Fikhul Muamelat el-Malije el-Muasire el Mukarin",
dr. Alaudin Za`teri.
"El-Muamelat el-Malije el-Muasire", prof. dr.
Vehbe Zuhejli.
"Et-Taxhiru Mu`min", Abdulkerim El-Omeri.
|