Po afrohet haxhi (1)
19.12.2009 21:05:57

Ajete mbi (shtyllėn e pestė) haxhin

Thotė Allahu i Madhėruar nė Librin e Tij famėlartė:

"Kodrinat Safa dhe Merve ( nė Mekė) janė pjesė, shenja e Simboleve tė Allahut, prandaj ai qė viziton Qaben pėr haxh ose pėr umre (vizitė jashtė kohės sė haxhit), s'ka kurrfarė gjynahu nėse sillet mes tyre. E kush bėn vepra tė mira vullnetare (jo obliguese), ta dijė se Allahu ėshtė njėmend Falėnderues dhe i Gjithėdijshėm." (El-Bekare, 158)

"Tė pyesin ty (o Muhamed) pėr hėnat e reja; thuaju: "Ato janė pėr njerėzit shenja pėrcaktuese tė kohės dhe tė haxhillėkut". Nuk ėshtė mirėsi tė hysh nė shtėpi nga dera e pasme (siē bėnin paganėt para Islamit), por mirėsia qėndron nė tė ruajturit nga tė kėqijat. Hyni nė shtėpi nga dyert e tyre dhe kijeni frikė Allahun, nė mėnyrė qė tė shpėtoni!" (El-Bekare, 189)

"Kryeni haxhin dhe umren pėr hir tė Allahut! Nėse nė kėtė rrugė pengoheni, atėherė therni kurban, sipas mundėsisė, dhe mos i rruani kokat tuaja, derisa tė arrijė kurbani nė vend! Po kush ėshtė prej jush i sėmurė ose ka ndonjė plagė nė kokė (dhe si i tillė, nuk mund ta rruajė kokėn), le ta zėvendėsojė me agjėrim, lėmoshė ose kurban. Kur tė jeni tė sigurt, (nga armiqtė), ai qė prej jush kryen umren deri nė haxh, le tė therė kurban, sipas mundėsisė. Ndėrsa ai qė nuyk ka mundėsi, ėshtė i detyruar tė agjėrojė tri ditė nė haxh dhe shtatė ditė pas kthimit nga haxhi; kėto janė dhjetė ditė tė plota. Kjo ėshtė pėr ata qė nuk banojnė nė Mekė. Ta keni frikė Allahun dhe dijeni se Ai dėnon ashpėr." (El-Bekare, 196)

"Koha e haxhillėkut ėshtė nė muaj tė caktuar. Kush vendos tė kryejė haxhillėkun, le tė largohet nga marrėdhėniet (me gruan), grindjet dhe sharjet. Ndėrkaq, ēdo vepėr tė mirė qė bėni, Allahu e di. Pajisuni me gjėrat qė ju nevojiten pėr rrugė dhe dijeni se pajisja mė e mirė ėshtė devotshmėria. Prandaj, kini frikė prej Meje, o njerėz tė menēur!" (El-Bekare, 197)

"Nuk ėshtė gjynah tė kėrkoni nga Zoti juaj ndonjė tė mirė. E, kur tė ktheheni nga Arafati, pėrmendni Allahun nė vendet e shenjta! Pėrmendni Atė qė ju ka udhėzuar nė rrugėn e drejtė, sepse ku mė parė ishit tė humbur!" (El-Bekare, 198)

"Mandej, kthehuni, siē kthehen tė gjithė tė tjerėt dhe kėrkoni ndjesė prej Allahut! Se Allahu ėshtė Falės i madh dhe Mėshirėplotė." (El-Bekare, 199)

"Pasi t'i kryeni ritet e haxhillėkut, pėrmendni Allahun ashtu siē i kujtoni prindėrit tuaj, madje edhe mė tepėr! Disa njerėz thonė: "Zoti ynė, jepna tė mira nė kėtė botė!" Por, pėr kėta, s'ka asnjė tė mirė nė botėn tjetėr." (El-Bekare, 200)

"Dhe madhėroni Allahun nė (tre) ditėt e caktuara (tė teshrikut). Por, edhe ata qė nguten dhe rrinė vetėm dy ditė (nė Mina), nuk bėjnė gjynah; nuk bėnė gjynah as ai qė rri mė shumė, nėse i frikėsohet vėrtet Allahut. Ta keni frikė Allahun e ta dini mirė se vetėm tek Ai do tė tuboheni!" (El-Bekare, 203)

"O besimtarė! Plotėsoni detyrimet! Ju ėshtė lejuar ngrėnia e kafshėve, pėrveē atyre qė do t'ju njoftohen. Derisa tė gjendeni nė ihram gjatė haxhit, nuk ju lejohet gjuetia. Vėrtet, Allahu vendos ēfarė tė dėshirojė." (El-Ma'ide, 1)

"O besimtarė! Mos e cenoni shenjtėrinė e simboleve tė Allahut, as tė muajve tė mėdhenj, as tė Kurbanit tė Qabesė, as tė kurbaneve tė shėnuar me gjerdan, as (mos i pengoni) ata qė janė nisur tė vizitojnė Shtėpinė e Shenjtė, duke kėrkuar mirėsinė dhe kėnaqėsinė e Zotit tė vet. Pas heqjes sė ihramit gjuani. Dhe mos ju nxisė urrejtja ndaj disa njerėzve, qė ju penguan tė vizitoni Qabenė, pra, kurrsesi tė mos ju nxisė qė t'i sulmoni! Ndihmojeni njėri-tjetrin nė punė tė mira dhe nė tė ruajturit nga tė kėqijat dhe jo nė gjynahe dhe armiqėsi! Frikėsojuni Allahut, sepse Ai dėnon ashpėr." (El-Ma'ide, 2)

"Ju ėshtė lejuar gjuetia e detit dhe ēdo ushqim nga deti ėshtė pėr t'u kėnaqur ju dhe udhėtarėt, por ju ėshtė ndaluar gjuetia e tokės, derisa tė gjendeni nė ihram. Kijeni frikė Allahun, para tė Cilit do tė tuboheni!" ( El-Ma'ide, 96)

"Allahu e ka bėrė Shtėpinė e Shenjtė tė Qabesė, muajin e shenjtė, kurbanin dhe shenjat e tyre vlera tė pėrhershme pėr njerėzimin, nė mėnyrė qė ju ta dini se Allahu di gjithēka qė gjendet nė qiej e nė Tokė dhe se Ai ėshtė i Gjithėdijshėm pėr ēdo gjė." (El-Ma'ide, 97)

"Vėrtet, ata qė nuk besojnė dhe pengojnė njerėzit nga rruga e Allahut dhe nga Xhamia e Shenjtė, tė cilėn Ne e kemi bėrė tė njėjtė pėr tė gjithė njerėzit, si pėr vendasin ashtu edhe pėr atė qė vjen nga tjetėr vend dhe, ata qė synojnė ta pėrdhosin (xhaminė), me tė keqe, Ne do t'i bėjmė tė shijojnė dėnim tė dhembshėm." (El-Haxhxh, 25)

"Thirri njerėzit pėr haxhillėk: ata do tė vijnė nė kėmbė dhe me deve prej tė gjitha viseve tė largėta, qė tė dėshmojnė dobitė e tyre dhe tė pėrmendin Emrin e Allahut nė ditėt e caktuara mbi kafshėt (pėr kurban), tė cilat ua ka dhuruar Ai. Hani nga ato (mishin) dhe ushqeni nevojtarin e varfėr!" (El-Haxhxh, 27-28)

"Pastaj, haxhinjtė le tė pastrojnė trupin e tyre, le t'i kryejnė zotimet e tyre dhe le t'i vijnė rrotull Shtėpisė sė lashtė." (El-Haxhxh, 29)

 

Eroll Rexhepi
26.10.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010