Dhjetėditėshi i parė i Dhulhixhes
19.12.2009 21:05:05

Ka mundėsi qė tė jetė i fundit qė po e arrin nė jetė

Ibėn Kethiri, Allahu e mėshiroftė nė komentimin e ajeteve: "Pasha agimin! Pasha dhjetė netėt!" Fexhėr, 1-2, thotė:

"Dhjetė netėt e pėrmendura janė pėr qėllim dhjetė tė dhulhixhes, ashtu si thotė Ibėn Abasi, Ibėn Zubejri, Muxhahidi dhe shumė tė tjerė nga tė parėt tanė (selefi) dhe tė tjerėt qė kanė ardhur pas tyre (halefi)."

Eksistojnė thėnie se ėshtė fjala pėr dhjetė ditėt e para e muajit Muharrem. Kėtė e thotė Ebu Xhafer ibėn Xheriri, por kėtė mendim nuk ia atribuon askujt (nga sahabėt).

Kurse Ebu Kudejne transmeton nga Kabus Ibėn ebi Dhebjani, ky i fundit nga babai i tij se Ibėn Abasi ka thėnė: "Pasha dhjetė netėt ėshtė pėr qėllim dhjetė netėt e fundit tė Ramazanit."

Nė fund Ibėn Kethiri thekson: "E sakta nga kėto ėshtė thėnia e parė (se ėshtė fjala pėr dhjetėditėshin e parė tė dhulhixhes."

Imam Ahmedi dhe Nesaiu transmetojnė se Resulullahu (salallahu aljhi ue selem) rreth ajeteve: "Pasha dhjetė netėt! Pasha ēiftin dhe pasha tekun!" Fexhėr, 2-3, ka thėnė: "Dhjetėshi ėshtė pėr qėllim dhjetėditėshi i Kurban Bajramit, teku ėshtė pėr qėllim dita e Arefatit, kurse ēifti ėshtė dita e prerjes sė Kurbanit (dita e parė e Bajramit)."

Cilat ditė janė mė me vlerė

Dijetarėt kanė mendime rreth asaj se cila ėshtė mė me vlerė; dhjetė netėt e fundit tė Ramazanit apo dhejetė ditėt e dhulhixhes?

Ky mospajtim fillimisht na vėrteton vlerėn e kėtyre ditėve dhe si njerėzit janė tė pavėmendshėm nė kėtė. Ibėn Kajimi nė librin "Zadu Mead" nė nėntitullin "Vlerėsimi apo favorizimi ndėrmjet kohėve" thotė:

"Sa i pėrket pyetjes sė parė e saktė ėshtė tė thuhet se dhjetė netėt e fundit tė Ramazanit janė mė me vlerė se dhjetė netėt e dhulhixhes, kurse dhjetė ditėt e dhulhixhes janė mė me vlerė se dhjetė ditėt e Ramazanit. Me kėtė sqarim largohet paqartėsia dhe kuptojmė se netėt e Ramazanit janė me vlerė, pasi nė ato netė gjendet nata e Kadrit, kurse ditėt e dhulhixhes janė shquar pasi nė kėto ditė gjendet dita e prerjes sė Kurbanit, dita e Arefatit dhe dita e tetė e Dhuldixhes (e tervijes)."

Pėr kėto ditė Ibėn Abasi transmeton se i Dėrguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thėnė: "Nuk ka asnjė ditė ku veprat e mira janė mė tė dashura tek Allahu se kėto dhjetė ditė." E pyetėn atė: "Edhe nga xhihadi nė rrugėn e Allahut?" Ai u pėrgjigj e tha: "Edhe nga xhihadi nė rrugėn e Allahut pėrveē njeriut i cilit del (nė xhihad) me veten e tij dhe pasurinė e tij dhe nuk kthehen nga kėto asgjė."

Taberaniu me send hasen pėrcjell nga Ibėn Abasi se Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) ka thėnė: "Nuk ka ditė qė janė mė tė mėdha tek Allahu dhe qė veprat janė mė tė dashura (tė kryhen) se dhjetė ditėt e dhulhixhes, prandaj shpeshton nė tė tekbirin, tehlilin dhe tahminin."

Brenda kėtyre ditėve ndodhet  dita e Arefatit

Muslimi shėnon nga Aishja se ka thėnė i Dėrguari (salallahu alejhi ue selem): "Nuk ka asnjė ditė ku Allahu mė sė shumti shpėton njerėz nga zjarri se dita Arefatit. Ai u afrohet atyre (gjatė qėndrimit tė haxhinjve nė Arefat) dhe mburret me ta para enjgjėjve duke u thėnė: Ēfarė dėshiruan ata' ."

Imam Neveviu thotė: "Ky hadith qartė aludon pėr vlerėn e ditės sė Arefatit dhe kjo ėshtė ashtu."

Buhariu shėnon nga Tarik ibėn Shihabi se ka thėnė se njė njeri nga ēifutėt i thotė Umerit: "O prijės i myslimanėve! Po tė na kishte zbritur neve ky ajet: ā€˜Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju Islamin fe'. Maide, 3. Do ta konsideronim atė ditė festė. Umeri i pėrgjigjet: "Vėrtet unė jam nė dije nė cilėn ditė ka zbritur ky ajet. Ka zbritur ditėn e Arefatit dhe ditėn e premte."

Nė kėtė ditė Allahu i Lartėsuar e pėrsosi fenė e Tij dhe i plotėsoi begatitė. Nga ne ėshtė e kėrkuar ta falėnderojmė Allahun e Lartėsuar pėr pėrmbushjen e begative ndaj neve dhe t`i afrohemi atij me kryerjen e obligimeve nė formėn se si kanė ardhur nė Kuran dhe Sunet.

Haxhi dhe umra

Transmeton Abdullah Ibėn Mesudi se Resulullahu (Bekimi dhe paqja qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Pėrsėritni haxhin dhe umren (njėrin pas tjetrit kohė pas kohe). Vėrtet kėto dyja e largojnė varfėrinė dhe mėkatet, ashtu si largon gjyryku (i farkėtarit) hekurin e keq nga ari dhe argjendi. Kurse haxhi i pranuar nuk ka shpėrblim tjetėr vetėm se xhenetin."

Gjithashtu thotė: "Kush e bėn haxhin duke mos fyer dhe bėrė mėkate del (nga haxhi) sikurse ditėn kur e ka lindur nėna e tij."

Agjėrimi i ditės sė Arefatit

Ajo qė preferohet ditėn e Arafatit ėshtė ēfarė shėnon Muslimi se Profeti (Bekimi dhe paqja qofshin mbi tė!) kur ėshtė pyetur pėr agjėrimin nė kėtė ditė ka thėnė: "I fal mėkatet e vitit tė kaluar dhe vitit tė ardhshėm."

Shpeshtimi i lutjes

Pasi ėshtė dita nė tė cilėn mė sė shumti  njerėzit shpėtojnė nga zjarri i xhehenemit, atėherė kėrkohet t`i shpeshtojmė duatė (lutjet). Muslimi shėnon nga Aishja se i Dėrguari (salallahu alejhi ue selem) ka thėnė: "Nuk ka asnjė ditė ku Allahu mė sė shumti shpėton njerėz nga zjarri se dita e Arafatit. Ai u afrohet atyre dhe mburret me ta para engjėjve duke u thėnė: Ēfarė dėshiruan ata."

Kurse Tirmidhiu shėnon se Profeti (Bekimi dhe paqja qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Lutja mė e mirė ėshtė lutja (qė bėhet ditėn) e Arafatit. Dhe fjala mė e mirė qė e kam thėnė unė dhe pejgamberėt para meje ėshtė: "La ilahe ilallahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu ue huue ala kuli shejin kadir."

"Askush tjetėr dhe asgjė tjetėr nuk meriton tė adhurohet pėrveē Allahut, tė Vetėm e tė Pashoq. Ai ėshtė Zotėruesi i gjithēkaje (nė qiej e tokė); vetėm Atij i pėrket falėnderimi (ynė); Ai ėshtė i Plotfuqishėm mbi gjithēka."

Leximi i Kuranit, shpeshtimi i faljeve (nafile), agjėrimit (nafile) dhe sadakasė

Kryerja e kėtyre veprave nė kėto ditė merret nga hadithi i Ibėn Abasit i sipėrpėrmendur dhe nga argumentet e tjera qė flasin pėr vlerėn e kėtyre ditėve.

Imam Neveviu (Allahu e mėshiroftė!) thotė: "Nė agjėrimin e kėtyre nėntė ditėve (tė dhulhixhes) nuk ka urrejtje (mekruh) tė madhe, por pėrkundrazi kjo preferohet shumė."

Ibėn Haxheri thotė: "Ajo qė mund tė nėnkuptohet se shkaku i veēimit tė kėtyre dhjetė ditėve tė dhulhixhes me kėto specifika ėshtė se kemi mundėsinė t`i pėrmbledhim adhurimet esenciale gjatė kėtyre ditėve, ato janė: namazi, agjėrimi, sadakaja, haxhi dhe adhurimet e tjera. Kurse kjo nuk ėshtė e mundur nė ndonjė kohė tjetėr."

Thėnia e tekbireve

Kjo tani ėshtė njė sunet i braktisur edhe pse ėshtė simbol i kėtyre ditėve dhe thėnia e tyre ėshtė e preferuar nė ēdo kohė. Forma e tekbireve tė transmetuara ėshtė kėshtu:

"Allahu ekber, Allahu ekber, Allahu ekber, la ilahe ilallahu vallahu ekber, Allahu ekber, Allahu ekber ue lilahul hamd."

Buhariu (Allahu e mėshiroftė!) pėrmend nga Ibėn Umeri dhe Ebu Hurejre se gjatė kėtyre dhjetė ditėve thoshin: "Allahu ekber, Allahu ekber, Allahu ekber, la ilahe ilallahu uallahu ekber, Allahu ekber, Allahu ekber ue lilahul hamd."

Tebiret tė thuhen gjatė kėtyre ditėve nė ēdo kohė ėshtė e preferuar, kurse krahas kėsaj ėshtė sunet qė nga sabahu i ditės sė parė tė  Bajramit deri nė ikindinė e ditės sė katėrt pas ēdo namazi farz (pas selamit) tė thuhen kėto tekbire.

Therja e Kurbanit

Ƌshtė njė traditė fisnike tė cilėn na e vendosi Profeti (salallahu alejhi ue selem) gjatė kėtyre ditėve. Dhe kjo ėshtė ringjallje e traditės sė Ibrahimit (alejhi selam), prijėsit tė atyre qė e njėsojnė Allahun nė adhurim.

Allahu i Lartėsuar thotė: "Falu pėr hir tė Zotit tėnd dhe bėj Kurban pėr hir tė Tij." Keuther, 2.

Nė njė hadith thuhet se Profeti (alejhi selam) kur ka therur kurbanin  ka thėnė:

"O Allah e bėj kėtė Kurban pėr Ty dhe e paraqes pėr veten time dhe pėr tė gjithė ata qė nuk bėjnė kurban nga umeti im."

Sė pari kryerja e obligimeve

Ajo qė kėrkohet fillimisht nga muslimani gjatė kėtyre ditėve ėshtė kryerja e farzeve, kėshtu qė ai duhet tė pėrpiqet qė sa mė mirė qė ėshtė e mundur t`i bėj ato. Pastaj tė mundohet tė shtojė nga veprat e preferuara. Transmetohet nga Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) se Allahu i Lartėsuar thotė: "Kush do tė tregoj armiqėsi ndaj mikut tim (njeri i dashur tek Allahu-ueli), do t'i shpall luftė. Me asgjė mė tė dashur nuk do tė mund tė mė afrohet robi Im, pėrveē atė qė ia kam obliguar (ia kam bėrė farz) atij. Vazhdimisht robi Im mė afrohet Mua me vepra tė preferuara, derisa ta dua atė. E kur ta dua atė, atėherė bėhem tė dėgjuarit e tij me tė cilin dėgjon, syri i tij me tė cilin shikon, dora e tij tė cilėn e shtrin, kėmba e tij me tė cilėn ecėn dhe nėse kėrkon nga Unė (bėn dua), gjithsesi do t`i jap dhe nėse kėrkon mbrojtje prej meje, unė gjithsesi do ta mbroj."    

Pėrktheu: Alaudin Abazi

20.12.2006


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010