Vlera e veprave nė dhjetėditėshin e parė tė dhulhixhes
19.12.2009 21:04:52

Transmetohet nga Abdullah Ibėn Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) ka thėnė: "Nuk ka ditė nė tė cilat punėt e mira tė jenė mė tė dashura tek Allahu sesa kryerja e tyre nė kėto dhjetė ditė. Thanė: ā€˜Edhe mė tė dashura se xhihadi (nėse bėhet nė kohė tjetėr)?' Tha: ā€˜Mė tė dashura edhe se xhihadi (nė kohė tjetėr), vetėm nėse dikush del nė xhihad me veten dhe pasurinė e tij e nuk kthehet me asnjėrėn prej tyre (nga xhihadi)." (Transmeton Buhariu)

   Gjithashtu, transmetohet nga Abdullah Ibėn Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!): "Isha prezent te Resulullahu kur u pėrmendėn veprat, ai tha: ā€˜Nuk ka asnjė ditė ku veprat janė mė me vlerė se kėto ditė.' Thanė: ā€˜O I dėrguar i Allahut, as edhe xhihadi nė rrugėn e Allahut (nėse bėhet nė kohė tjetėr)?' Ai tha: ā€˜As xhihadi nė rrugėn e Allahut, pėrveē nėse del njeriu me veten dhe pasurinė  e tij, pastaj vdesė nė kėto ditė." (Transmeton Ahmedi dhe shejh Albani e cilėson senedin e tij si hasen)

Kėto dy hadithe dhe hadithet e tjera aludojnė se ēdo vepėr e mirė e cila ndodhė nė dhjetėdiėshin e parė tė dhulhixhes ėshtė mė e dashur tek Allahu se nėse e njejta vepėr ndodhė nė ndonjė ditė tjetėr. Nėse kjo ėshtė mė e dashur tek Allahu, atėherė nėnkuptohet se ajo ėshtė mė me vlerė tek Ai. Pra, nga hadithi nėnkuptuam se ai njeri qė bėnė vepra tė mira kėtyre ditėve ėshtė mė i vlefshėm se muxhahidi qė lufton nė rrugėn e Allahut dhe kthehet me pasurinė e tij pa vdekur dhe se veprat nė dhjetėditėshin e parė tė dhulhixhes shumėfishohen, pa pėrjashtim se ēfarė vepre ėshtė ajo.

Veprat qė preferohen tė bėhen gjatė kėtyre ditėve

Nėse e kuptove, vėlla i dashur, vlerėn e kėtyre ditėve nga ditėt e tjera se kėto sezone janė begati tė Allahut ndaj robėrve tė Tij, shanc i madh qė duhet tė shfrytėzohet, nėse ke kuptuar kėtė tė tėrėn, atėherė ėshtė mė se e nevojshme tė pėrqėndrohesh dhe tė japėsh mundin nė adhurime nė kėto ditė, tė shumosh format dhe llojet e ibadeteve. Kėshtu ka qenė gjendja e selefėve nė kėto sezone. Ebu Uthman Nehdi thotė: "Selefėt i madhėronin tri dhjetėditėshe (gjatė vitit): dhjetėditėshin e fundit tė ramazanit, dhjetėditėshin e parė tė dhulhixhes dhe dhjetėditėshin e parė tė muharremit."

Nga veprat tė cilat preferohen tė bėhen kėto ditė janė:

1. Kryerja e haxhit dhe umres.

Kėto dy vepra janė ato mė me vlerė qė mund t`i kryej besimtari nė kėtė dhjetėditėsh, atij qė Allahu ia mundėson haxhin apo kryerjen e umres ashtu si duhet, shpėrblimi i tij ėshtė xheneti. Resulullahu thotė: "Umreja deri nė umre tjetėr ėshtė falje e mėkateve qė bėhen ndėrmjet tyre, kurse haxhi i pranuar nuk ka shpėrblim vetėm se xhenetin." (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Haxhi i pranuar ėshtė ai haxh qė ėshtė nė pėrputhje me udhėzimin e Resulullahut, nuk pėrzihet me mėkate, syefaqėsi, fjalė tė ndyta dhe sharje, por ai haxh nė tė cilėn ka shpėrblime dhe vepra tė mira.

2. Agjėrimi.

Agjėrimi bėn pjesė nė grupin e veprave tė mira dhe konsiderohet si njė nga mė tė vlefshmet, ashtu siē sqarohet kjo nė hadithin kudsij, ku Resulullahu (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tregon se Allahu i Lartėsuar thotė: "Ēdo vepėr e birit tė Ademit ėshtė pėr vetėn e tij, pėrveē agjėrimit, ai ėshtė pėr mua dhe unė e shpėrblej pėr tė." (Tranasmeton Buhariu dhe Muslimi).

I Dėrguari i Allahut e ka veēuar me disa hadithe agjėrimin e ditės sė Arafatit nga ditėt  e tjerė tė kėtij dhjetėditėshi, pėr tė treguar vlerėn tė kėsaj dite.

"Pėr agjėrimin e ditės sė Arafatit kam shpresė se Allahu do tė mė falė mėkatet e vitit tė kaluar dhe tė vitit tė ardhshėm." (Transmeton Muslimi)

Prandaj, ėshtė sunet pėr muslimanin tė agjėrojė ditėn e nėntė tė dhulhixhes, pasiqė Profeti nxitė nė kėtė, kurse pėr agjėrimin e tė dhjetė ditėve tė dhulhixhes se ėshtė sunet, ka thėnė imam Neveviu.

3. Namazi.

Namazi ėshtė njėri nga veprat mė tė mėdha dhe mė me vlerė, prandaj kėrkohet nga muslimani tė pėrkujdeset pėr kohėt e tyre dhe tė fal mė xhemat. Gjithashtu, i preferohet qė ai tė shpeshtoj nė faljen e namazeve vullnetare (nafile) kėto ditė, pėr shkak se kjo ėshtė njė nga ibadetet mė tė lavdėruara tek Allahu i Lartėsauar. Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thotė: "Robi im vazhdon tė mė afrohet me vepra vullnetare derisa ta dua atė." (Transmeton Buhariu)

4. Tekbiri, tahmidi, tehlili dhe dhikri.

Transmetohet nga Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė) se profeti ka thėnė: "Nuk ka ndonjė ditė mė e madhe tek Allahu dhe qė vepra tė jetė mė e dashur tek Ai, se sa nėse kryhet (vepra) gjatė kėtyre dhjetė ditėve, prandaj shpeshtoni gjatė kėtyre ditėve tehlilin, tekbirin dhe tahmidin." (Transmeton Ahmedi)   

Tekbir do tė thotė thėnia Allahu ekber, tahmid ėshtė thėnia elhamdulilah, tehlil ėshtė thėnia La ilahe ilallah, kurse dhikėr do tė thotė pėrkujtimi i Allahut nė pėrgjithėsi.

Imam Buhariu thotė se Ibėn Umeri dhe Ebu Hurejre (Allahu qoftė i kėnaqur me ta!) gjatė kėtyre dhjetė ditėve dilnin nė treg duke i thėnė tekbiret dhe njerėzit thonin tekbiret pasi i dėgjonin ata dy. Gjithashtu, ka thėnė se Umeri kur i bėnte tekbiret nė vendin e tij nė Mina, ata qė ishin nė xhami e dėgjonin atė dhe edhe ata bėnin tekbir, pastaj i bėnin tekbiret edhe ata qė ishin nė treg. Ibėn Umeri gjatė kėtyre ditėve i bėnte tekbiret pas namazeve, nė shtrat, nė vendqėndrimin e tij, kur ecte rrugės dhe gjatė tėrė kohės.

Ƌshtė e preferuar qė besimtari ta ngrejė zėrin me tekbire gjatė kėtyre ditėve, por duhet tė ketė kujdes nga tekbiri nė grup (sė bashku), pasiqė kjo vepėr nuk ėshtė pėrcjellur nga Resulullahu dhe nga askush prej selefėve, prandaj sunet ėshtė qė secili nė vete tė bėjė tekbirin.

5. Dhėnia e sadakasė.

Kjo vepėr hyn nė grupin e veprave tė mira, pėr tė cilat preferohet qė muslimani t`i kryej.

 

Pėrktheu: Alaudin Abazi

02.01.2006


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010