Disa rregulla tė kurbanit
19.12.2009 21:04:11

Ē'duhet thėnė para se tė therim kurbanin?

Para se tė theret kurbani duhet thėnė Bismil-lah Allahu Ekber. Transmetohet nga Enesi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se ka thėnė: "I Dėrguari salallahu alejhi ue selem, para se t'i printe dy kurbanet e tij, tha 'Bismil-lah Allahu Ekber'." (Buhariu 7/130 nr.5554, Muslimi 3/1556 nr.1966)

Dhe ėshtė kusht qė tė thuhet Bismil-lah para se tė pritet kurbani, pėrndryshe nuk lejohet tė hahet ai mish. Allahu i Madhėruar thotė: "Dhe mos hani nga ajo qė (para therjes sė saj) nuk ėshtė pėrmendur emri i Allahut." (El-En'am, 121)

Gjithashtu transmetohet se i Dėrguari salallahu alejhi ue selem ka thėnė: "Ēdo gjė qė, para se tė theret, pėrmendet emri i Allahut, haje."
Pra, nga kjo kuptojmė se ēdo gjė qė theret dhe nuk pėrmendet emri i Allahut, nuk lejohet tė hahet.

Kur ėshtė koha pėr therjen e kurbaneve?

Koha e therjes sė kurbaneve fillon pas namazit tė Bajramit (Kurban Bajramit) dhe vazhdon derisa tė perėndojė dielli i ditės sė 13 tė muajit Dhulhixhe, d.m.th. qė pasi tė falet namazi i Bajramit deri nė ditėn e katėrt para se tė perėndojė dielli.

Mirėpo mė sė miri ėshtė qė tė theret kurbani sa mė shpejt, namazit tė Bajramit, ashtu siē ka vepruar edhe i Dėrguari salallahu alejhi ue selem, dhe ushqimi i parė qė hahet atė ditė tė jetė nga mishi i kurbanit.

Transmeton Ahmedi (22475) nga Burejde, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se ka thėnė: "I Dėrguari salallahu alejhi ue selem nuk ka shkuar tė falė namazin e Bajramit (Bajramit tė Ramazanit) pa ngrėnė, kurse pėr Kurban Bajramin nuk ka ngrėnė asgjė derisa ėshtė kthyer dhe ka ngrėnė nga kurbani qė ka prerė."
[Zejlaiu transmeton nė "Nisbur-raje" (2/221) se Ibn Kattani e klasifikoi kėtė hadith si sahih.]

Ibn Uthejmini, Allahu e mėshiroftė, thotė: "Koha e therjes sė kurbaneve fillon pas namazit tė Bajramit (Kurban Bajramit) dhe vazhdon derisa tė perėndojė dielli i ditės sė 13 tė muajit Dhulhixhe. D.m.th. janė katėr ditė pėr prerjen e kurbaneve: dita e Bajramit (pas namazit tė Bajramit) dhe tri ditė pas tij. Kush e ther kurbanin para se tė falet namazi i Bajramit apo pasi ka perėnduar dielli i ditės sė katėrt, atėherė ky kurban nuk ėshtė i vlefshėm (nuk e ka vlerėn e kurbanit, mirėpo njihet si sadaka). Por nėse e ka vonuar therjen me ndonjė arsye, si p.sh. i ka ikur kafsha dhe nuk ka mundur ta zėrė derisa ka kaluar dita e katėrt ose ka autorizuar dikė pėr tė therur kurbanin dhe i autorizuari ka harruar, atėherė nuk ka ndonjė tė keqe qė tė theret edhe pas ditės sė katėrt pėr shkak tė arsyes.

Gjithashtu lejohet therja e kurbaneve ditėn dhe natėn, mirėpo prerja e kurbaneve ditėn ėshtė mė mirė. Mė mirė ėshtė qė kurbanet tė theren menjėherė pas faljes sė namazit tė Bajramit.


Pėrktheu dhe pėrshtati: Eroll Nesimi
7.12.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010