Itikafi
19.12.2009 20:44:02

Itikaf ėshtė tė qėndruarit nė xhami me nijet tė caktuar, pėr t’i bėrė ibadet Allahut tė Lartėsuar, edhe nė qoftė njė orė natėn ose ditėn, ndėrsa nuk kushtėzohet pastrimi (gusli) pėr tė.1

Dispozitat e itikafit

Ėshtė sunet nė ēdo kohė, e nė Ramazan ėshtė mė e sigurtė, e nė dhjetė ditėt e fundit edhe mė shumė, siē transmetohet nga Aishja (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) qė ka thėnė: ''Ka qėndruar i Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė itikaf dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit derisa vdiq, pastaj kanė qėndruar gratė e tij. " (Buhariu)

Imam Ahmedi (Allahu e mėshiroftė!) ka thėnė: "Nuk di se dikush nga dijetarėt e ka kundėrshtuar mendimin se itikafi s'ėshtė sunet." (E ka transmetuar nga ai Ebu Daudi)

A kushtėzohet pėr itikafin agjėrimi

Mendimi mė i saktė ėshtė se nuk kushtėzohet agjėrimi pėr itikaf. Nė qoftė se do tė kushtėzohej njė gjė e tillė, nuk do tė llogaritej itikafi i natės, sepse natėn nuk ka agjėrim.

Kur bėhet itikafi obligim (vaxhib)

Ibn Mundhiri ka thėnė: "Kanė rėnė nė pajtim dijetarėt se itikafi nuk ėshtė obligim, vetėm nėse njeriu ia bėn vetes obligim me anė tė zotimit (nedhrit). Kėtė e argumenton fjala e Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ku thotė: “Ai qė ėshtė zotuar qė ta respektojė Allahun, le ta respektojė.” (Buhariu)

Kush zotohet qė tė bėjė itikaf njė ditė obligohet pėr atė itikaf; kush zotohet qė tė bėjė itikafin agjėrueshėm obligohet ta bėjė itikafin para agimit e deri nė perėndim tė diellit; e kush zotohet ta bėjė i'tikafin agjėrueshėm obligohet tė rrijė gjatė ditės, qoftė edhe njė orė, sepse ai duhet qė tė qėndrojė nė itikaf agjėrueshėm.

Kushtet e itikafit

-Islami.

-Nijeti.

-Logjika (tė jetė i mėnēur). Fėmija, qoftė mashkull ose femėr, nėse qėndron nė itikaf, itikafi i tij ėshtė i saktė.

- Itikafi tė jetė nė xhami ku falen namazet me xhemat.

Vendi i itikafit

Itikafi bėhet nė ēdo xhami nė tė cilėn falet namazi me xhemat, nė cilindo vend qė tė jetė e mė sė miri tė jetė nė xhami ku falet namazi i xhumasė, qė mos tė ketė nevojė tė dalė nga xhamia kur tė vijė koha e namazit tė xhumasė. Por, nėse nuk gjen xhami tė tillė, atėherė bėn itikaf aty ku ka mundėsi dhe ka tė drejtė tė shkojė pastaj qė ta falė namazin e xhumasė. 2

Kur fillon koha e hyrjes nė itikaf

Shumica e dijetarėve janė tė mendimit se itikafi fillon nė natėn e njėzet e njė tė muajit Ramazan.

Kur del personi nga Itikafi

Personi del nga vendi i itikafit pas perėndimit tė diellit natėn e Bajramit.

Gjėrat e pėlqyeshme gjatė itikafit

Duhet qė personi qė bėn itikaf tė angazhohet me ibadet ndaj Allahut tė Lartėuar me lexim tė Kuranit, dua, dhikėr, namaz nafile (vullnetar) e tė tjera, e mos ta kalojė kohėn me gjėra qė nuk kanė dobi.

Gjėrat e ndaluara nė itikaf

Personi qė qėndron nė Itikaf duhet t’i lėrė gjėrat qė si bėjnė dobi prej fjalėve dhe veprave, gjithashtu, polemikėn dhe teprimin nė bisedė apo ajo qė ėshtė e ngjashme me tė. Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Prej tė mirave tė Islamit ėshtė qė ta lėrė njeriu atė qė nuk i intereson." (Kėtė e ka nxjerrė Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe El Bagauiju)

Gjėrat qė e prishin itikafin

1. Marrdhėniet intime. Kėtė e argumenton Fjala e Allahut tė Lartėsuar ku thotė: ''E kur jeni tė izoluar (nė itikaf) nė xhamia, mos u afroni atyre (pėr marrdhėnie intime). (El Bekare, 187)

2. Dalja nga xhamia pa patur nevojė tė domosdoshme. E kanė pėrmendur disa dijetarė qė prishet, nėse personi vepron mėkate tė mėdha ose ndonjė nga gjėrat e ndaluara (haramet).

A i lejohet personit qė rri nė itikaf tė dalė nga xhamia

Tė dalurit nga xhamia nė kėtė gjendje dijetarėt e kanė ndarė nė tre pjesė:

1. E lejuar. Kjo ėshtė dalja pėr njė ēėshtje tė domosdoshme qoftė ajo e lidhur me ēėshtje fetare ose ēėshtje tė natyrshme, si p.sh: dalja pėr namaz tė xhumasė; pėr tė ngrėnė ose pėr tė pirė, nėse nuk ka njeri qė t'ia sjellė kėto gjėra; dalja pėr abdes, pastrim janė tė obliguar, ose pėr tė kryer nevojė personale.

2. Dalja qė ka tė bėjė me adhurime jo tė obligueshme

Si p.sh: vizita e tė sėmuarit, pėrcjellja e xhenazes. Kjo lejohet vetėm nėse e ka kushtėzuar nė fillim tė itikafit, pėrndryshe nuk lejohet.

3. Dalja pėr njė ēėshtje qė e prish itikafin: si p.sh: dalja pėr shitblerje, pėr marrdhėnie me gruan; kjo nuk lejohet as me kushtėzim e as pa kushtėzim.

 

Pėrgatiti: Muhammed bin Ibrahim el Mukajed

Pėrktheu: Rashid Zylfiu

_______

1 Me fjalė tė tjera, itikaf ėshtė tė izoluarit e vetvetės nė xhami, pėr njė kohė tė caktuar, me qėllim pėr t’i bėrė ibadet Allahut tė Lartėsuar. Ėshtė e lejuar nė ēdo kohė pėr mashkullin ose femrėn, por mė e pėlqyeshme ėshtė nė muajin Ramazan; nė dhjetė ditėt e fundit dhe ky ėshtė suneti i pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!).

2 Duhet ditur se nėse ka mundėsi tė bėhet itikafi nė harem (xhamia nė Mekė ose nė Medine ose nė xhaminė e Aksas) shpėrblimi ėshtė mė i madh, sepse edhe namazet nė to e kanė vlerėn e dyfishuar, siē ka ardhur nė shumė hadithe tė sakta tė Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!).


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010