Tė kėnduarit e Kuranit pėr tė vdekur -V-
19.12.2009 20:37:36

A u arrin shpėrblimi i leximit tė Kuranit  tė vdekurve?

Qėndrimet e dijetarėve dhe argumentet e tyre

Leximi i Kuranit ėshtė njė adhurim me vlerė dhe myslimani, nga mėsimet esenciale, mėsohet tė jetė shoqėror dhe jo individual, atėherė edhe kėtė shpėrblim do ta dėshironte t`ia dhuronte dikujt nga tė afėrmit e vdekur, tė cilėt kanė nevojė pėr shpėrblime, pasi veprat e tyre kanė pėrfunduar me vdekjen e tyre.

Por, pasi kjo praktikė nuk kishte ndonjė argument decidiv tė qartė, qė mbi tė do tė ndėrtohej dispozita, qoftė e lejimit apo ndalimit, pėr shkak se Islami ėshtė fe e argumentit dhe e pasimit, atėherė mendimi i dijetarėve ka ndryshuar, pasi secili nga ata kur ka dhėnė mendimin, atė e ka bėrė ne bazė tė argumenteve tė pėrgjithshme ekzistuese dhe qasjes qė ua bėnte atyre.

Nė vazhdim do tė njihemi me mendimet e tyre dhe mė pas do t’u qasemi argumenteve.  

Fukahatė (juristėt islam) kanė dy mendime nė kėtė ēėshtje:

1. Mendimi i parė: Shpėrblimi i leximit tė Kuranit u arrin tė vdekurve.

2. Mendimi i dytė: Shpėrblimi i leximit tė Kuranit nuk u arrin tė vdekurve.

Mendimi i parė: Shpėrblimi i leximit tė Kuranit u arrin tė vdekurve.

Kėtė mendim e pėrmbajnė shumica dėrmuese e dijetarėve.

-Dijetarėt e medhhebit hanefi, edhe pse komentuesi i njohuri librit tė Ebu Hanifes "Fikhu Ekber", dijetari Mulla Ali Elkari Hanefi thekson se Ebu Hanife e urrente (e konsideronte mekruh) kėndimn e Kuranit nė varreza (tė vdekurve)[1], por dy nxėnėsit e tij Ebu Jusufi dhe Muhamedi, por edhe tė gjitha ata qė kanė ardhur pas tyre e lejojnė qartė kėtė. 

Merginani[2] i cili ėshtė nga dijetarėt hanefi thotė: “Dhe esencė nė kėtė te ehli suneti ėshtė se njeriu ka mundėsi qė t`i dhurojė shpėrblimet e veprave tė tij dikujt tjetėr, si: namazi, sadakaja, apo vepra tė tjera.[3]”.

-Kėshtu thonė edhe disa fukaha tė medhhebit maliki, posaēėrisht ata mė tė vjetrit, ashtu siē thekson Edurejdir nė “Sherhu kebir”.[4]

-Qė leximi i Kuranit u arrin tė vdekurve thonė edhe disa fukaha tė medhhebit shafi. Imam Neveviu thotė: “Kanė thėnė disa nga pasuesit (e Shafiut) se shpėrblimi (i leximit tė Kuranit) i arrin tė vdekurit.”[5]

-Gjithashtu edhe vetė Neveviu, i cili konsiderohet nga dijetarėt medhhebit shafi, anon nė kėtė qėndrim, ashtu siē vėrehet nė librin e njohur tė tij “El Edhkar”[6].

-Mendimi se leximi i Kuranit u arrin tė vdekurve, gjithashtu e pėrmbajnė edhe shumica e fukahave tė medhhebit hanbeli.

-Kėtė mendim e ka pėrzgjedhur edhe shejhul Islam Ibėn Tejmije[7] dhe nxėnėsi i tij Ibėn Kajimi. Ky i fundit nė librin “Err Rruh” thotė:” Dijetarėt kanė mospajtim nė adhurimet trupore, si: namazi, agjėrimi, leximi i Kuranit dhe dhikri se a u arrijnė tė vdekurve. Medhhebi i Ahmedit (Ibėn Hanbelit) dhe shumicės sė selefėve[8] ėshtė se ato u arrijnė dhe kjo ėshtė thėnie e shokėve tė Ebu Hanifes”[9]

Mendimi i dytė: Shpėrblimi i leximit tė Kuranit nuk u arrin tė vdekurve.

Ky mendimi ėshtė mė i njohuri nė medhhebin maliki[10] dhe ėshtė qėndrimi i medhhebit shafi[11].

Gjithashtu kėtė qėndrim e pėrmban mufesiri i njohur Ibėn Kethiri[12], El Iz Bin Abduselam[13], Sheukani[14], Muhamed Reshid Rida[15], Abdulaziz bin Baz[16], Muhamed Nasirudin Albani,[17] tė gjithė dijetarėt e Komisionit tė Pėrhershėm pėr Studime dhe Fetua    “Lexhne daime” [18], si dhe njė numėr i konsiderueshėm i dijetarėve bashkėkohorė, tė njohur si pasues tradicionalist.

Argumentet e mendimit tė parė

Ata tė cilėt kanė thėnė se dhurimi i shpėrblimit tė Kuranit u arrin tė vdekurve kanė argumentuar me citate nga Kurani, Hadithi dhe logjika e arsyeshme.

Argumenti i parė – Lutja dhe kėrkimi i faljes pėr tė vdekur.

Allahu i Lartėsuar thotė:

“والذين جاؤوا من بعدهم يقولون ربنا اغفر لنا ولاخواننا الذين سبقونا بالايمان ولا تجعل في قلوبنا غلا للذين امنوا ربنا انك رؤوف رحيم”

“Edhe ata qė kanė ardhur pas tyre e thonė: ‘Zoti ynė, falna neve dhe vėllezėrit tanė qė para nesh u pajisėn me besim dhe mos lejo nė zemrat tona farė urrejtjeje ndaj atyre qė besuan. Zoti ynė Ti je i butė, mėshirues!” [19]

Forma e argumentimit me kėtė ajet

Argumentimi se lejohet leximi i Kuranit pėr tė vdekur, nga ajeti i lartpėrmendur, nxirret nė aludimin e ajetit se duaja (lutja), istigfari (kėrkimi i faljes) qė e bėjnė muslimanėt pėr tė vdekurit e tyre, ajo u arrin atyre. Kėrkimi i faljes (istigfari) ėshtė nga adhurimet trupore (ibadat bedenije) dhe nga kjo nėnkuptohet se adhurimet trupore u arrijnė tė vdekurve, e nė adhurime trupore bėnė pjesė edhe leximi i Kuranit.[20]

Argumenti i dytė – I vdekuri dėnohet nga vaji i familjes.

Transmetohet se kur vdiq Umeri (radijallahu anhu) vajza e tij Hafsa ka qarė dhe Abdullah Ibėn Umeri i thotė: “Ngadal, oj grua, a nuk e ke ditur se Muhamedi (bekimi dhe paqja qoftė mbi tė!)  ka thėnė: ‘I vdekuri dėnohet nga tė qarėt e familjes ndaj tij’”[21].

Argumenti nga hadithi ėshtė se Profeti (paqja dhe bekimi qoftė mbi tė!) na ka informuar se i vdekuri dėnohet nga tė qarėt e familjes dhe kjo ėshtė arritje e mėkatit tė vdekurit nga dikush tjetėr, e Allahu ėshtė mė Fisnik se tė lejojė arritjen e mėkatit dhe ta ndalojė arritjen e shpėrblimit, nė kėtė rast arritjen e shpėrblimit tė leximit tė Kuranit, prandaj mė primare ėshtė qė ai u arrin tė vdekurve[22].

Argumenti i tretė – Analogji me veprat qė i arrijnė tė vdekurit.

Dijetarėt tė cilėt kanė thėnė se tė vdekurit, nėse i dhurohet shpėrblimi i  leximit tė Kuranit, i arrin, kanė argumentuar me hadithet, tė cilat vėrtetojnė se muslimanėt nė kohėn e Resulullahut (salallahu alejhi ue selem) kryenin vepra tė ndryshme dhe shpėrblimet e tyre ua dhuronin tė vdekurve tė tyre. Siē janė: duaja, sadakaja, agjėrimi, haxhi, etj. P.sh.:

-Pėr duanė Profeti (salallahu alejhi ue selem) kur pėrfundonte me varrosjen e kufomės qėndronte pranė tij dhe porosiste tė tjerėt  duke thėnė: " Kėrkoni falje pėr vėllain tuaj, lutuni pėr tė qė tė forcohet, sepse ai tani ėshtė duke u pyetur."[23]

-Pėr sadakanė transmetohet nga Hasani se Sad ibėn Ubades kur i kishte vdekur nėna, nė mungesė tė tij, e pyeti Profetin (salallahu alejhi ue selem): “O i Dėrguar i Allahut, nėna mė ka vdekur duke mos qenė prezent, a i bėn dobi nėse jap lėmoshė nė emėr tė saj? Ai tha: “Po.”, pastaj Sadi tha: “Pra ti (o i dėrguar) je dėshmitar se kopshti Mihraf[24] ėshtė sadaka pėr tė.”[25]

-Pėr agjėrim transmetohet nga Aishja se Resulullahu (bekimi dhe paqja qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Kur tė vdesė njeriu duke pasur pėr sipėr agjėrim, ia kompenson me agjėrim pėrgjegjėsi i tij.”[26]

-Pėr haxhin rrėfen Buhariu nga Ibėn Abasi se vjen te Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) njė grua dhe thotė: “Nėna ime ishte zotuar tė bėjė haxh, por nuk e bėri atė derisa vdiq. A lejohet tė bėj haxh pėr tė?” Muhamedi (bekimi dhe paqja qofshin mbi tė!) tha: "Po, bėje haxhin nė vend tė saj. Po tė kishte nėna jote borxh, a do t`ia paguaje ti borxhin? Paguani borxhin ndaj Allahut, pasi Ai ėshtė mė meritori qė t`i paguhet.”[27]

Ekzistojnė edhe transmetime tė tjera tė shumta qė vėrtetojnė se sahabėt kanė kryer vepra tė ndryshme dhe shpėrblimin ia dhuronin tė vdekurve.

Kėto tė gjitha janė vepra trupore qė i kryen muslimani, gjithashtu edhe leximi i Kuranit ėshtė nga kjo esencė, prandaj edhe kjo ėshtė e lejuar. Thėnia se kjo dallon ėshtė ndarje ndėrmjet dy tė ngjashmeve.[28]

Argumenti i katėrt - “Lexoni tė vdekurve tuaj suren Jasin”.

Transmetohet nga Makil bin Jesar se ka thėnė Resulullahu (salallahu alejhi ue selem): “Lexoni tė vdekurve tuaj suren Jasin.”[29]

Nga ky hadith nėnkuptojmė se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka urdhėruar leximin e Jasinit tė vdekurve, prandaj edhe ėshtė qartė se lejohet leximi i Kuranit pėr tė vdekur.

Argumenti i pestė – Ixhmaja.

Leximi i Kuranit dhe dhurimi i tij tė vdekurve ėshtė njė praktikė e njohur nė tė gjitha kohėt dhe kėtė gjė e kanė bėrė muslimanėt gjithmonė. Mohimi i kėsaj ėshtė mohim i njė realitetit tė pranuar nė praktikė te tė gjithė. Ibėn Kudame thotė: “...Ka konsensus (ixhma) te muslimanėt nė kėtė praktikė. Ata nė ēdo kohė dhe vend mblidhen, kėndojnė Kuran dhe u dhurojnė tė vdekurve tė tyre pa i qortuar askush."[30]

Argumentet e mendimit tė dytė

Dijetarėt tė cilėt kanė qėndrim se shpėrblimi i leximit tė Kuranit nuk i arrin tė vdekurit, kanė argumentuar me citate nga Kurani, Suneti (hadithi), dhe argumente nga logjika e arsyeshme.

Argumenti i parė – Njeriut i takon vetėm vepra e tij.

Allahu i Lartėsuar thotė:

" وأن ليس للانسان إلا ما سعى"

“Dhe se njeriut nuk i takon tjetėr vetėm se atė qė ka punuar”[31]

Forma e argumentimit me kėtė ajet:

Forma e argumentimit me kėtė ajet ėshtė se njeriu nuk pėrfiton nga shpėrblimi, pėrveē atė qė e ka fituar vetė. Kurse shpėrblimi i kėndimi i Kuranit ėshtė vepėr e dikujt tjetėr dhe pėrderisa nuk ėshtė nga pėrfitimi i tij, atėherė edhe nuk i arrin ajo.

Ibėn Kethiri gjatė komentimit tė kėtij ajeti thotė: “Nga ky ajet ka konkluduar Shafiu (Allahu e mėshiroftė!) dhe ata qė e pasuan atė (nė kėtė qėndrim) se nuk u arrin tė vdekurve dhurimi i shpėrblimit tė kėndimit tė Kuranit. Pasi kjo nuk ėshtė nga veprat dhe fitimet e tyre.”[32]

Kurse veprat si duaja, sadakaja, haxhi dhe veprat e tjera, pėr tė cilat vėrtetohet se u arrin tė vdekurve, janė tė veēuara nga ky ajet me argumente tė tjera tė posaēme.[33]

Sheukani thotė: “Dhe pėr ēdo vepėr me tė cilėn ngrihet argumenti se njeriu pėrfiton nga ajo, duke mos qenė nga mundi, pėrpjekja e tij (vepėr e kryer nga vetė ai), konsiderohet si e veēuar nga domethėnia e pėrgjithshme e kėtij ajeti.”[34]

 Argumenti i dytė – Me vdekjen e njeriut, ndėrpriten veprat.

Transmetohet nga Ebu Hurejre (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thėnė: “Kur tė vdesė njeriu i ndėrpritet vepra e tij, pėrveē tri gjėrave: sadakaja rrjedhėse (vazhduese), dituria (qė ka lėnė) me tė cilėn kanė dobi tė tjerėt, dhe nėse ka lėnė fėmijė tė mirė qė bėn lutje pėr tė.[35]”

Forma e argumentimit nga hadithi ėshtė se Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) na tregon se vepra e njeriut shkėputet (ndėrpritet) me vdekjen e tij, pėrveē ato vepra nė tė cilat ka qenė shkaktar gjatė jetės. Pra, ato janė tri veprat e pėrmendura nė hadith, kėto i arrijnė edhe pas vdekjes, kurse leximi i Kuranit nga dikush tjetėr dhe dhurimi i tij tė vdekurit nuk hynė nė kėtė.[36]

Argumenti i tretė – Leximi i Kuranit pėr tė vdekur nuk ėshtė praktikė e tė Dėrguarit.

Dhurimi i shpėrblimit tė leximit tė vdekurve ėshtė diēka e re dhe e papraktikuar nga Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) dhe nuk ka nxitur nė tė as me ndonjė citat tė qartė apo edhe nė formė tė tėrthortė. Ai i udhėzoi nė sadaka, dua, haxh, etj, por nuk i udhėzoi me lexim tė Kuranit. Po tė ishte kjo e lejuar, apo e preferuar do tė na urdhėronte Profeti (salallahu alejhi ue selem) dhe do tė ishte i pari qė do ta praktikonte atė.[37]

Argumenteti i katėrt - Leximi i Kuranit pėr tė vdekur nuk ėshtė praktikė e shokėve tė tė Dėrguarit.

Kėtė vepėr nuk e ka bėrė askush nga sahabėt e Resulullahut (salallahu alejhi ue selem). Dhe po tė ishte kjo e lejuar apo e preferuar, ata do tė ishin tė parėt qė do tė vepronin. Edhe ata qė lejojnė leximin pėr tė vdekur  janė pajtuar se kjo praktikė nuk ka qenė e njohur  tek ata (sahabėt).[38]

Rezyme e argumenteve tė dy palėve

Nga ajo qė lexuam mė lartė, pamė se tė dy mendimet kanė sjellė argumente tė ndryshme, gjithashtu ata pėrmendin edhe argumente tė tjera qė ne nuk do t`i pėrmendim pėr tė mos u zgjatur mė tepėr dhe pasi kėto janė mė tė njohurit dhe mė tė qėndrueshmet. Por, pėr tė qenė mė e kapshme pėr lexuesin, themi se esenca e kėtij mospajtimi ėshtė te pikėnisja e argumentimit te tė dy palėt, qė manifestohet nė kėto dy ēėshtje:

1. Ata tė cilėt thanė se kjo ėshtė e lejuar janė nisur nga argumentimi i pėrgjithshėm i atyre citateve qė aludojnė se shpėrblimi u arrin tė vdekurve. Duke filluar nga lutja (duaja), sadakaja, agjėrimi, haxhi, etj. Pėr kėtė, ata sjellin argumente tė qarta, tė cilat i lexuam mė herėt. Tė gjitha kėto vepra, nėse themi se u arrin tė vdekurve, atėherė edhe me leximin  e Kuranit ndodh e njėjta. Do tė thotė se ata bėjnė analogji (kijas) me veprat e sipėrpėrmendura. Pasi tė gjitha kėto vepra janė tė njėjta (ibadat bedenije) dhe bėrja dallim ndėrmjet tyre ėshtė bėrje ndarje ndėrmjet tė ngjashmeve.

2. Ata qė thanė se leximi i Kuranit nuk u arrin tė vdekurve, janė nisur nga esenca se argumentet bazike aludojnė se i vdekuri nuk pėrfiton nga tė gjallėt me ajetin:

" Dhe se njeriut nuk i takon tjetėr vetėm se ajo qė ka punuar.[39]"

" وأن ليس للانسان إلا ما سعى"

Dhe argumenteve tė tjera qė na japin tė kuptojmė se me vdekjen e njeriut i ndėrpriten veprat e mira, pėrveē atyre veprave qė pėrmenden apo veēohen se u arrijnė tė vdekurve, me citatet kuranore dhe haditheve. Me fjalė tė tjera, tė gjitha ato gjėra qė pėrmenden se u arrin tė vdekurve, janė pėrjashtim nga citatet tė cilat ndalojnė arritjen e shpėrblimit. Ibadetet (adhurimet) janė statike (teukifije) dhe nuk ka vend aty pėr ixhtihad dhe analogji (kijas).[40]

 Alaudin Abazi

19.01.2007


[1] "Fikhu Ekber" me koment tė Mulla Ali Elkari, f. 110.

[2] Nė librin “El hidaje sherhu bidaje”, vėll.II, f. 308.

[3] Ibėn Humami kur komenton fjalinė “...apo vepra tjera”,  thotė: “Sikurse leximi i Kuranit dhe lutjet”. “Sherh fet`hul kadir”, vėll. II, f. 308.

[4] Vėll. I, f. 423.

[5] “Sherhu sahihi Muslim”, Nevevi, vėll. I, f. 90.

[6] “Edhkar”, Neveviu, f. 240.

[7] "Mexhmu Fetava", Ibėn Tejmije, vėll. XXIV, f. 300.

[8] Me termin "selef" kėtu ka pėr qėllim dijetarėt e vjetėr qė kanė ardhur pas sahabėve, e jo vetė sahabėt, pasi siē do tė kuptohet mė poshtė edhe Ibėn Kajimi pohon se leximi i Kuranit tė vdekurve nuk ishte praktikė e njohur e sahabėve.

[9] “Er Ruh”, Ibėn Kajim, vėll. II, f. 435.

[10] “Furuk”, El Karafi, vėll.III, f. 129.

[11] “Sherhu Muslim” Nevevi, vėll.I, f. 90; “El Edhkar”, Neveviu, f. 240.

[12] "Tefsir Ibėn Kethir", vėll.VII, f. 465.

[13] "Fetava Iz Bin Abduselam", f. 43.

[14] Sheukani nė tefsirin e tij vėrehet se anon nga ky qėndrim, "Fet`hul kadir", vėll. V, f. 114.

[15] "Tefsiru menar" vėll.VIII, f. 256.

[16] "Fetava bin Baz", vėll.XIII, f. 260.

[17] "Ahkamul xhenaiz", f. 221.

[18] Komisioni i Pėrhershėm pėr Studime dhe Fetua ėshtė organi mė i lartė shkencor pranė Ministrisė sė  Fesė nė Arabinė Saudite. "Fetava lexhne daime", vėll. IX, f. 34.

[19] Suretu Hashėr, 10.

[20] Me kėtė ajet kanė argumentuar dijetari i mirėnjohur Ibėn Humam (nga fukahat hanefi) nė “Sherhu fet`hi kadir” vėll. III, f. 144, Ibėn Kudame (nga dijetarėt Hanbeli), “Mugni”,vėll.III, f. 519, dhe dijetarė tė tjerė.

[21] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

[22] “Mugni”, Ibėn Kudame, vėll. III, f. 522.

[23] Hadithin e transmeton Ebu Davudi dhe ėshtė i cilėsuar i saktė.

[24] Me kėtė emėr ėshtė njohur kopshti i Sadit.

[25] Transmeton Buhariu, Ebu Davudi, Ahmedi dhe Nesaiu.

[26] Transmeton Buhariu, Muslimi, Ebu Daudi dhe tė tjerė.

[27] Transmeton Buhariu, Nesaiu, Taberani, etj.

[28] “Sherhu mumti” Uthejmin, vėll. V, f. 371-373; “Er Rruh”, Ibėn Kajim, vėll.II, f. 440-470 “Mugni”, vėll. II, f. 521.

[29] Transmeton Ebu Daudi, Nesaiu, Ibėn Maxhe, Ahmedi, Bejhakiu dhe tė tjerėt. Mė poshtė do tė sqarohet shkalla e hadithit.

[30] "Mugni", Ibėn Kudame, vėll. III, f. 522.

[31] Suret Nexhm, 39.

[32] “Tefsiru Ibėn Kethir”, vėll. VII, f. 440.

[33] Kjo formė e veēimit nga njė citat i pėrgjithshėm ėshtė e njohur te ulematė e shkencės sė Usulu Fikhut me termin “Et tehsis”.

[34] “Fet`hu Kadir” vėll. V, f. 114

[35] Transmeton Muslimi.

[36] “Err Rruh” Ibėn Kajim, vėll. II, f. 436-437; “Ehdhu mal ala amal kure”, Shahin, vėll.II, f. 504-508.

[37] “Tefsir Ibėn Kethir”, vėll. VII, f. 465.

[38] “Tefsiru Menar” Rashid Rida, vėll.VIII, f. 258

[39] Suretu Nexhm, ajeti 39.

[40] Kjo e tėra do tė shtjellohet mė qartė pak mė vonė.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010