Tė kėnduarit e Kuranit pėr tė vdekur -IV-
19.12.2009 20:37:17

Therja e kurbanit pėr tė vdekur

Kurbani ėshtė term qė pėrdoret pėr njė adhurim tė caktuar. Gjithashtu, njihet edhe me emėrtimin "ud`hije". Me kėtė term nėnkuptohet riti i cili aplikohet gjatė Kurban Bajramit, duke bėrė therjen e kafshės (dele, lopė apo deve). Koha e therjes fillon pas faljes sė namazit tė Bajramit, deri nė perėndim tė diellit tė ditės sė katėrt.[1] 

Nėse therja bėhet jashtė kėsaj kohe, atėherė ai nuk llogaritet kurban. Muhamedi (bekimi dhe paqja qofshin mbi tė!) thotė: "Kush ther (kafshėn) para namazit (tė Bajramit), atėherė ai ka bėrė tjerrjen pėr veten e tij, kurse kush e therė pas namazit, ai e ka realizuar sakrifikimin (pėr Allahun) dhe e ka qėlluar rrugėn (e saktė) tė myslimanėve.[2]"

" من ضحى قبل الصلاة فإنما ذبح لنفسه، ومن ذبح بعد الصلاة فقد تم نسكه وأصاب سنة المسلمين .

Gjithashtu, nė ditėn e Bajramit ka thėnė: "Kush e ka therur (kafshėn)  para namazit (tė Bajramit) le ta pėrsėrisė atė.[3]"

Nga ajo qė u tha, kuptuam se kurbani ėshtė njė adhurim, tė cilin e kryen myslimani, i cili ka mundėsi gjatė festės sė Bajramit. Nuk ėshtė e kėrkuar qė ēdo person ta bėjė atė, por mjafton qė njė familje tė therė njė kurban.

Por, a ėshtė ky adhurim pėr tė vdekurit apo pėr tė gjallėt?

Kurbani ėshtė adhurim pėr tė gjallėt, pasi nuk ėshtė transmetuar nga Resulullahu (salallahua alejhi ue selem) e as nga sahabėt se bėnin kurban pėr tė vdekur nė veēanti. Me fjalė tė tjera, themi se nė Islam nuk njihet se ekziston "kurban pėr tė vdekur", si adhurim apo rit i veēantė qė preferohet ose obligohet tė kryhet nė ndonjė kohė tė caktuar.

Muhamedit (bekimi dhe paqja qofshin mbi tė!) i vdiqėn fėmijėt, vajza dhe djem, pastaj i vdiq gruaja, Hatixhja, dhe tė afėrm tė tjerė, por nuk i theri asnjėrit kurban. Xhaxhait tė tij Hamzės nuk i theri, gjithashtu. Po tė ishte ky veprim i ligjėsuar, do ta sqaronte atė nė praktikė apo edhe duke inkurajuar me gojė, ashtu siē bėri pėr tė tjerat. 

Kurse, hadithi i imam Ahmedit ku tregohet se Muhamedi (bekimi dhe paqja qofshin mbi tė!) kur bėnte kurban, i blinte dy dele dhe pas namazit tė Bajramit i therte ato, ku nė tė parėn thoshte: "O Zot im, ky (kurban ) ėshtė pėr (muslimanėt) e umetit tim qė janė deklaruar pėr Ty me teuhid dhe janė deklaruar se kanė besuar nė mua si pėrcjellės (tė shpalljes)." Kurse nė tė dytėn thoshte: "Ky (kurban) ėshtė pėr Muhamedin dhe familjen e tij.[4]"

Thėnia e tij nė delen e dytė:

"هذا عن محمد و آل محمد" 

"Ky (kurban) ėshtė pėr Muhamedin dhe familjen e tij (ehli bejtin)"

Nė ehli bejtin e Muhamedit (salallahu alejhi ve selem) hynin edhe gratė e tij qė ishin tė vdekura dhe tė gjalla.

Gjithashtu, edhe nė delen e parė, kur thoshte se ėshtė pėr muslimanėt e umetit tė tij, nė kėtė hyjnė tė gjallėt dhe tė vdekurit, bile hyjmė edhe ne qė kemi ardhur mė pas dhe ata qė do tė vijnė mė vonė.

Por, tė argumentuarit me kėtė hadith, pėr ta trajtuar kurbanin si adhurim i cili kryhet i veēantė pėr tė vdekur, nuk ėshtė me vend. Pasi nė hadith shumė qartė vėrehet se esenca e kurbanit qė e bėri ai, ishte pėr vete dhe familjen e tij, kurse tė vdekurit janė futur nė kėtė domethėnie nė formė pėrfshirėse.

Prandaj themi se praktika e therjes sė kurbanit, duke menduar se ėshtė njė adhurim i veēantė, ėshtė e pavend, posaēėrisht tė bėhet therja nė natėn e Bajramit, duke menduar se kjo ėshtė koha kur duhet tė kryhet ky rit[5]. Mė lartė u sqarua se afati i prerjes sė kurbanit ėshtė prej pas  faljes sė namazit tė Bajramit, deri nė ditėn e katėrt.

Mirėpo, nėse muslimani nuk e bėn kurbanin pėr tė vdekur, duke menduar se ėshtė rit i veēantė pėr tė vdekur, por ai e bėn kėtė si sadaka pėr tė vdekur, me fjalė tė tjera, ai e ther kurbanin dhe e shpėrndan tė varfėrve mishin, me qėllim qė ky shpėrblim t`i arrijė tė vdekurit, atėherė kjo lejohet, pasi therja e kurbanit dhe shpėrndarja e tij tė varfėrve mund tė futet nė kategorinė e sadakasė dhe sadakaja pėr tė vdekurin  ėshtė e lejuar. Kėtė formė tė prerjes sė Kurbanit pėr tė vdekur (pra duke e llogaritur atė si lloj i sadakasė) e kanė lejuar njė numėr i konsiderueshėm i dijetarėve[6].

Nė kėtė ēėshtje duhet tė theksohen disa pika me qėllim qė kjo vepėr tė mos ndeshet me ndonjė ndalesė evidente:

1. Duhet ta ketė parasysh se ai e bėn therjen nė emėr tė Allahut, pasi therja (kurbani) ėshtė adhurim, sikurse namazi, agjėrimi, etj., dhe ajo vepėr bėhet vetėm pėr Allahun. Nėse bėhet pėr hir tė dikujt tjetėr, atėherė ajo vepėr ėshtė shirk. Prandaj duhet tė jemi shumė tė kujdesshėm nė kėtė. Allahu i Lartėsuar thotė: “Andaj, ti falu dhe pre kurban pėr hir tė Zotit tėnd.”[7]

Me fjalė tė tjera, duhet tė dallojmė atė se muslimani e bėn kurbanin vetėm pėr hir tė Allahut, kurse shpėrblimin e fituar nga ky adhurim ia dhuron tė vdekurit.

Nėse qėllimi i tij nga prerja ėshtė diēka tjetėr si kėrkim shėrimi apo ndihme nga tė vdekurit, madhėrimi i tyre apo edhe adhurimi, sikurse qė e bėjnė disa, atėherė kjo ėshtė rreptėsisht e ndaluar.

Ėshtė e njohur se ka nga njerėzit, pėr fat tė keq edhe nga muslimanėt e padijshėm, qė therin kurban pėr varre, evlia (njerėz tė arritur), magjistarė, shejtanė, pastaj edhe ndonjė hoxhe tė ditur qė ka vdekur (dhe mendojnė se do t’u ndihmojė atyre), etj. Kjo e tėra ėshtė e ndaluar dhe konsiderohet shirk i madh, Allahu i Lartėsuar thotė:

“قل ان صلاتي ونسكي ومحياي ومماتي لله رب العالمين. لا شريك له وبذلك امرت وانا اول المسلمين"

“Thuaj! Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, janė thjesht vetėm pėr Allahun, Zotin e botėve. Ai nuk ka shok nė kėtė...”[8]

2. Personi qė e bėn therjen duhet tė bėjė nijet se shpėrblimin e kurbanit ia dedikon tė vdekurit; babait, nėnės, apo dikujt tjetėr.

3. Nuk i lejohet tė pėrzgjedhė ndonjė kohė tė caktuar, duke pretenduar apo besuar se ajo ėshtė kohė nė tė cilėn duhet tė prehet kurbani pėr tė vdekur, ashtu siē mendojnė disa, si nata e Bajramit. Pasi kjo kohė (nata e Bajramit) nuk ėshtė koha e prerjes dhe pėr tė vėrtetuar se kjo kohė ėshtė e legjitimuar pėr therjen e kurbanit na duhet argument.

4. Nėse muslimani dėshiron tė therė ndonjė kafshė jashtė kohės nė tė cilėn theret Kurbani[9] dhe t’ua shpėrndajė sadaka tė varfėrve, atėherė kjo lejohet, por nuk llogaritet kurban dhe nuk lejohet tė quhet ashtu[10], por ajo ėshtė sadaka e pėrgjithshme.[11]

5. Ėshtė e preferuar qė ky ushqim t`u shpėrndahet tė varfėrve, nevojtarėve dhe atyre familjeve qė hanė rrallė mish nė shtėpitė e tyre.

Kjo ishte, sa i pėrket therjes sė Kurbanit pėr tė vdekur, edhe pse vlen tė pėrmendet se disa dijetarė janė mė rigoroz nė kėtė dhe e quajnė kėtė risi (bidat), duke e pasur parasysh perceptimin e shtrembėruar qė mbretėron te muslimanėt. Por e qėlluar ėshtė qė tė mos jemi tė ashpėr nė kėtė, pasi ajo vepėr mund tė radhitet nė kategorinė e sadakave tė pėrgjithshme. Allahu e di mė sė miri. [12]

Alaudin Abazi

13.01.2007


[1] Disa nga ulematė e kanė kufizuar prerjen e Kurbanit vetėm nė tri ditėt e Bajramit, por e sakta nga qėndrimet e dijetarėve ėshtė se edhe dita e katėrt llogaritet ditė e Bajramit dhe therja nė kėtė ditė konsiderohet kurban. "Fetava lexhne daime", vėll. XI, f. 410.

[2] Shėnon Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ebu Daudi, Darimiu dhe Ahmedi.

[3] Shėnon Buhariu dhe Muslimi.

[4] Hadithin e shėnon Ahmedi dhe cilėsohet i saktė nga Albani. "Irvau galil", Albani, vėll.IV, f. 360.

[5] Ashtu siē praktikohet edhe te ne.

[6] "Sherhu Mumti", Uthejmin, vėll.VII, f. 423-424; "Mexhmu fetave, Ibėn Tejmije", vėll.XXVI, f. 226; "Mexhmu fetave, Ibėn Baz", vėll.XVIII, f. 40.; "Mexhmu fetave, Uthejmin", vėll.XVII, f. 245; "Fetava Lexhne Daime", vėll.XI, f. 417; "Salatu Mumin", Kahtani, vėll.III, f. 1376.

[7] Suretu Keuther, 2.

[8] Suretu Enam, 162-163.

[9] Ėshtė sqaruar mė herėt se kurbani duhet tė prehet vetėm gjatė ditėve tė Bajramit.

[10] E sqaruam mė herėt se nocioni “kurban” ėshtė term sheriatik dhe duhet tė pėrdoret vetėm pėr atė qė ėshtė e definuar.

[11] “Fetava, Ibėn Baz”, vėll. XIII, f. 256.

[12] “Sherhu Mumti”, vėll.VII, f. 423-424.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010