Tė kėnduarit e Kuranit pėr tė vdekur I
19.12.2009 20:36:42

Hyrje

Lavdėrimi i takon Allahut, Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga Allahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon Allahu s'ka kush e humb dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka Zot tjetėr pėrveē Allahut, i Cili ėshtė Njė, i Vetėm e pa shok dhe dėshmoj se Muhamedi ėshtė rob dhe i Dėrguar i Tij.

Ēėshtja pėr tė cilin do tė ketė mundėsi lexuesi tė mėsojė nė kėtė shkrim ėshtė njė ēėshtje mjaft delikate, posaēėrisht pėr trojet tona.

Mendojmė se rinia islame te ne ka nevojė pėr ngritje dhe tejkalim tė barrierave me tė cilat ėshtė duke u ballafaquar dhe forma mė e qėlluar pėr kėtė ėshtė dija e mirėfilltė e bazuar, larg nga anshmėria dhe favorizimi i padrejtė.

Leximi i Kuranit pėr tė vdekurit ėshtė njė ēėshtje pėr tė cilėn dijetarėt tanė tė nderuar e kanė trajtuar nė pėrgjithėsi, pothuajse tė gjitha librat voluminoz tė fikhut flasin pėr kėtė pikė, duke shpjeguar qėndrimet e fukahave, mendimet e tyre, normalisht, edhe argumentet nė tė cilat ata ulema (dijetarė) ndėrtojnė konkluzionet e tyre.   

Tė trajtohet kjo ēėshtje nė formė qė lexuesi shqiptar tė kuptojė qėndrimet e kėtyre ulemave, argumentet me tė cilat janė mbėshtetur dhe metodat me tė cilat kėta ulema debatojnė, duke respektuar mendimin e kundėrt, duke larguar nga vetja fanatizmin, pasimin e verbėr (taklidin), nėnvlerėsimin e njėri-tjetrit. Tė gjitha kėto ndikojnė qė tė ngremė edhe tek ne kulturėn e mospajtimit, largimin e pasimit tė verbėr, fanatizmin nė qėndrime dhe arrogancėn, e cila ėshtė e vėrejtur te rinia jonė.

Ndoshta, dikush do tė thoshte se kjo formė e zgjeruar e shtjellimit tė ēėshtjeve ėshtė e rėndė pėr lexuesin dhe mė e komplikuar. Themi se dijetarėt nė shkrimet e tyre zakonisht pėrdorin dy metoda nė shtjellimin e ēėshtjeve:

1. Atė tė thjeshtė dhe tė kapshme, duke mos e rėnduar nė sjelljen e argumenteve dhe mospajtimeve ekzistuese nė ēėshtje, por e tėra ėshtė e sjellė si konkluzė e qėndrimit. Edhe nėse sillet ndonjė argument, atėherė ajo bėhet nė formė tė thjeshtėsuar. E kjo formė u dedikohet njerėzve tė thjeshtė, tė cilėt nuk kanė ambicie, apo interesim tė dinė mė shumė rreth ēėshtjes.

2. Forma e dytė ėshtė studioze, nė tė cilėn sillen qėndrimet ekzistuese, argumentet duke bėrė krahasimin e tyre, pėrgjigjen ndaj argumenteve tė ndėrsjella dhe duke pėrfunduar me sjelljen e qėndrimin tė saktė nė ēėshtje.

Ēėshtja e leximit tė Kuranit sipas formės sė parė, pra duke sjellė qėndrimin pa u thelluar shumė nė ēėshtje, ėshtė bėrė nga shumė hoxhallarė tanė tė respektuar, nė tė kaluarėn, por edhe tani. Prandaj, vendosėm tė shkruajmė rreth kėsaj teme, nė formė mė tė zgjeruar, me lutje nė Allahun e Lartėsuar tė na i pėrmirėsojė qėllimet dhe veprat.

Jam i bindur se kjo formė e shtjellimit do tė ndihmojė nė ngritjen e vetėdijes te ne nė formėn se si duhet tė perceptohen gjėrat, kuptimin e ndėrsjellė edhe gjatė mospajtimit, zbehjen e arrogancės dhe vėnien nė binarė tė entuziazmit tė pakontrolluar.  

Gjithashtu, mendojmė se kjo formė e shtjellimit tė ēėshtjeve tė fesė ngre njė vetėdijesim te muslimanėt nė vendin tonė, posaēėrisht te rinia islame, pasi ata me kėtė mėnyrė tė njohjes, arrijnė ta kuptojnė vlerėn e shkencave islame dhe dijetarėve, tė cilėt kanė lėnė pas vete dije tė shumta, thesare tė ēmuara, pėr tė cilat ia vlen tė krenohet dhe nėpėrmjet tė cilave duhet tė japė mundin t’i kthejė umetit tė tij krenarinė e mos tė kėrkojė krenari, pėrparim dhe avancim nė gjėrat tė cilat i serviren atij nga armiqtė. 

Pėr ēdo mangėsi, gabim apo paqartėsi, tė gjitha sugjerimet janė tė mirėseardhura.

Lusim Allahun e Lartėsuar tė  na frymėzojė me udhėzim, tė na mbrojė nga tė kėqijat e vetes dhe tė na dhurojė saktėsi nė qėllime dhe vepra.    

 

Kurani libėr i shenjtė

Ekziston konsensus (ixhma) te muslimanėt se Kurani ėshtė libri i shenjtė i fundit nga Allahu i Lartėsuar, krahas librave tė mėhershme tė shpallura si: Zeburi,Teurati, Inxhili. Ata besojnė se ky libėr i fundit ėshtė edhe i vetmi i ruajtur nga devijimi dhe ndryshimi, ndėrsa librat e tjerė nuk janė ruajtur, por nė to ka hyrė shtrembėrimi, falsifikimi dhe humbja. Kurse Kurani nuk ka ndryshuar dhe nuk do tė ndryshojė kurrė deri nė fund tė kėsaj bote. Atė pėr ruajtje e ka marrė Allahu i Lartėsuar. Ai nė Kuran thotė: “Vėrtet, Ne e zbritėm Pėrkujtuesin[1] dhe Ne do ta ruajmė atė”. Suretu Hixhėr, 9.

Pasi Kurani ėshtė Libri i fundit qė Allahu i Lartėsuar zbriti pėr njerėzimin, atėherė edhe mėsimet, dispozitat dhe njohuritė qė gjenden nė to do tė jenė valide qė kur i ėshtė shpallur Muhamedit (salallahu alejhi ue selem), derisa tė ekzistojė kjo botė. Dhe kjo ėshtė mrekullia mė e madhe qė pėrmban ky libėr i shenjtė.

Sot, njerėzimi, muslimanė qoftė apo jomuslimanė, nxjerrin mėsime, zbulojnė njohuri, u binden vėrtetėsive qė kanė qenė tė shkruara nė kėtė libėr tė shenjtė, para mė shumė se katėrmbėdhjetė shekujve.[2]

Ajo qė e bėnė edhe mė tė veēantė kėtė libėr ėshtė se vetė leximi i tij konsiderohet adhurim (ibadet) dhe nga besimtari kėrkohet tė mėsojė pėrmendėsh pjesė nga origjinali i Kuranit. Disa pjesė tė caktuara janė edhe tė detyrueshme tė mėsohen, pasi kur tė falet besimtari duhet t’i lexojė ato, sikurse qė ėshtė kapitulli i Fatihasė, qė ėshtė kreu i parė hapės i Kuranit dhe, njėkohėsisht, mė i vlefshmi.

Pėr vlerėn e leximit tė Kuranit dhe shpėrblimin qė e arrin muslimani, Profeti (Bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė!) thotė: “Kush lexon njė shkronjė nga Libri i Allahut (Kurani) ka njė shpėrblim pėr atė dhe ky shpėrblim arrin dhjetėfishin. Nuk them: ‘Elif, Lam, Mim’ se ėshtė njė shkronjė, por Elifi ėshtė shkronjė, Lami ėshtė shkronjė, Mimi ėshtė shkronjė.”[3]

Janė tė shumtė citatet qė vėrtetojnė se leximi i Kuranit me qėllim tė fitimit tė shpėrblimin tek Allahu i Lartėsuar (pra si adhurim) ėshtė i pranuar, bile edhe se kjo nė disa raste ėshtė e kėrkuar (obligim)[4].

Por, nėse njeriu dėshiron qė shpėrblimin e kėtij leximi t`ia dhurojė ndonjė tė vdekuri: nėnės, babait apo dikujt tjetėr, a lejohet kjo dhe a i arrin ky shpėrblim tė vdekurit, apo...?

Pastaj nėse njeriu nuk di tė lexojė arabisht, a lejohet tė marrė dikė me para tė lexojė, me qėllim qė ky shpėrblim t’i dhurohet tė vdekurit? Apo kjo nuk lejohet?

Kėto dy ēėshtje bazė, me ndihmėn e Allahut, do tė mundohemi t`i shtjellojmė nė kėtė punim. Krahas kėsaj do tė shtjellohet edhe ēėshtja  se cilat nga veprat i lejohet muslimanit t’ia dedikojė tė vdekurve dhe disa ēėshtje tė tjera qė janė me rėndėsi. Lusim Atė, nė Dorėn e tė Cilit janė shpirtrat tanė, tė na udhėzojė nė dritėn e sė vėrtetės dhe tė na largojė nga ēdo e keqe. Amin! 

Alaudin Abazi

16.12.2006

Vazhdon...


[1] Edhikėr (pėrkujtues); ėshtė njė nga emrat e Kuranit, pasi nė tė ka pėrkujtime tė nevojshme pėr njeriun.

[2] Nė kohėn bashkėkohore ėshtė njė lėmi e cila e studion Kuranin qė quhet “El i`xhazu ilmi fi Kuran”-“Mrekullitė shkencore tė Kuranit”. Nė bazė tė pėrkthimit tė disa librave nė gjuhėn shqipe, tani mė ėshtė e njohur edhe pėr lexuesin shqiptarė kjo lėmi.

[3] Transmeton Tirmidhiu, Darimiu dhe hadithi cilėsohet i saktė nga Tirmidhiu, Hakimi dhe Albani. Allahu i mėshiroftė tė gjithė!

[4] Pėr vlerėn e leximit tė Kuranit kemi me dhjetėra hadithe tė tjera, por ne nuk i pėrmendėm kėtu, pasi kjo nuk ėshtė temė shqyrtimi tani.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010