Namazi i xhenazes
19.12.2009 20:35:57

Namazi i xhenazes ėshtė “farz kifaje” (obligim kolektiv), qė do tė thotė se, nė qoftė se e falin njė grup muslimanėsh, tė tjerėt lirohen prej kėtij obligimi.
Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se e kanė ftuar Pejgamberin salallahu alejhi ue selem pėr t`ia falur namazin e xhenazes njė mashkulli, i cili i kishte pasur borxh njė muslimani. Nė kėtė rast, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem i pyeti tė pranishmit se a e ka lėnė i vdekuri dikė qė ia paguan borxhin. Nėse ka lėnė dikė, ia ka falur namazin, e nėse nuk ka lėnė askė pėr t`ia paguar borxhin, u ėshtė drejtuar muslimanėve duke u thėnė: “Faljani namazin tė vdekurit tuaj.” (Buhariu)

Vlera e namazit tė xhenazes

Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Kush qėndron derisa tė falet namazi i xhenazes, ka pėr shpėrblim njė kirat, ndėrsa ai qė qėndron derisa varroset, shpėrblehet me dy kirate.” Tė pranishmit e pyetėn se ē`janė dy kirate. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem u pėrgjigj: “Ai shpėrblim ėshtė sa dy kodra tė mėdha tė Uhudit.” (Buhariu dhe Muslimi)

Falja e namazit tė xhenazes

Sė pari duhet vendosur xhenazja nė drejtim tė kibles, kurse imami dhe tė pranishmit qėndrojnė pas xhenazes duke u rreshtuar nė tre safa (rreshta) apo mė shumė. Transmetohet nga Merthed ibn Abdullah El-Jezenijj se ka thėnė: “Kur Malik ibn Hubejre, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, e falte namazin e xhenazes, njerėzit i radhiste nė tre safa e pastaj u thoshte se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Kujt i falet namazi i xhenazes prej tre safave, atij i ėshtė premtuar xheneti.” (Tirmidhiu dhe Ebu Davudi)

Pastaj bėn nijet (me zemėr) pėr tė falur namazin e xhenazes. Merr tekbirin fillestar duke thėnė Allahu Ekber dhe njėkohėsisht duke i ngritur duart nė lartėsinė e supeve.
Pas tekbirit tė parė, lexo suren El-Fatiha:

El-hamdu lil-lahi rabbil alemin
Er-Rahmanir-Rahim
Maliki jeumid-din
Ijjake na’budu ue ijjake nesta’in
Ihdinas-siratal-mustekim
Siratal-ledhine en’amte alejhim
Gajril-magdubi alejhim ue led-dal-lin (Amin)
 

Merret tekbiri i dytė duke thėnė Allahu Ekber (nėse dėshiron i ngre duart nė lartėsinė e supeve) dhe thua: “All-llahumme sal-li ‘ala Muhammedin ue ‘ala ali Muhammed kema sal-lejte ‘ala Ibrahime ue ‘ala ali Ibrahim, inneke hamidun mexhid. All-llahumme barik ‘ala Muhammedin ue ‘ala ali Muhammed kema barekte ‘ala Ibrahime ue ‘ala ali Ibrahim, inneke hamidun mexhid.”

Merr tekbirin e tretė, njėsoj si tė dytin, duke thėnė Allahu Ekber dhe thua njėrėn prej kėtyre duave: “All-llahumme-gfir li hajjina ve mejjitina ve shahidina ve gaibina ve sagirina ve kebirina ve dhekerina ve unthana. All-llahumme men ahjejtehu minna fe ahjihi alel Islam ve men teveffejtehu minna fe tevefihi alel iman. All-llahumme la tahrimna exhrehu ve la tudil-lena ba`dehu.”
(O Zot, fali tė gjallėt (nga ne) dhe tė vdekurit, tė pranishmit dhe ata nė mungesė, tė vegjlit dhe tė mėdhenjtė, meshkujt dhe femrat. O Zot, atij ndėr ne qė i dhurove jetė, udhėzoje (bėje) tė jetojė nė Islam, kurse atij qė ia merr jetėn, merrja duke qenė me iman. O Zot, mos na ndalo prej shpėrblimit tė tij dhe mos na bėj tė humbur pas tij.) (Ibn Maxhe dhe Ahmedi)

Ose kėtė dua: “All-llahumme-gfir lehu ver-hamhu ve afini va`fu anhu, ve Ekrim nuzulehu, ve vessi` mudhalehu, vagsilhu bil mai veth-thelxhi vel beredi, ve nekkini minel hataja kema nekkajte eth-thevbel ebjeda mined-denesi, ve ebdilhu daren hajren min darihi ve ehlen hajren min ehlihi ve zevxhen hajren min zevxhihi, ve ed-hilhul xhennete ve e`idhhu min adhabil kabr ve adhabin-nar.”
(O Zot, falja mėkatet dhe mėshiroje, shpėtoje dhe ki ndjesė ndaj tij, bėja vendin e mirė dhe zgjeroja vendin ku do tė hyjė, pastroje atė me ujė, borė dhe akull dhe pastroje nga mėkatet, ashtu siē e pastron rrobėn e bardhė nga njollat, zėvendėsoja shtėpinė me njė shtėpi mė tė mirė, familjen me njė familje mė tė mirė, bashkėshortin (bashkėshorten) me njė mė tė mirė, fute nė xhenet dhe mbroje prej dėnimit tė varrit dhe dėnimit tė zjarrit.) (Muslimi)
Pastaj merr tekbirin e katėrt dhe tė fundit, njėsoj si tekbiret e mėparshme, duke thėnė Allahu Ekber dhe bėj lutje pėr vete dhe pėr tė gjithė muslimanėt. Preferohet qė tė bėhet kjo lutje: “All-llahumme Rabbena atina fid-dunja haseneten ue fil-ahireti hasaneten ue kina adhaben-nar.”
(O Zoti ynė, na jep neve tė mira nė kėtė botė dhe botėn e ardhshme (Ahiretin) dhe na mbro prej zjarrit tė xhehenemit.)

Pastaj jep selam nė anėn e djathtė duke thėnė: “Es-selamu ‘alejkum ue rahmetullah” dhe kėshtu pėrfundon namazin.

Vėrejtje: Duhet pasur kujdes qė gjatė faljes sė namazit tė xhenazes tė themi suren El-Fatiha sepse Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Nuk ka namaz kush nuk e kėndon suren El-Fatiha.”


 

Pėrgatiti: Eroll Nesimi
14.6.2009


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010