Disa rregulla tė udhėtimit
19.12.2009 20:34:57

Falėnderimi i takon Allahut tė Lartėsuar, salavatet e selamet qofshin mbi tė dėrguarin e Tij Muhamedin, familjen e tij, shokėt, si dhe mbi tė gjithė ata qė pasojnė rrugėn e tyre.

Kėto janė disa  rregulla dhe dispozita qė kanė tė bėjnė me udhėtimin. Pėrzgjedhja e tyre ėshtė bėrė nga librat e fikhut dhe hadithit.

Sunetet dhe rregullat e udhėtimit

1. Kėrkimi i shoqėrimit nė udhėtim. Bazuar nė hadithin tė cilin e transmeton Amr bin Shuajb nga babai, nga gjyshi i tij se i dėrguari i Allahut ka thėnė: "Ai qė udhėton vetėm atė e shoqėron shejtani. Kur janė dy, shejtani ėshtė nė shoqėrimin e tyre, ndėrkaq nė tre shejtani ėshtė larg tyre".

2. Emėrimi i udhėheqėsit (emirit) nė udhėtim. Bazuar nė hadithin tė cilin e transmeton Ebu Hurejra dhe Ebu Seid (Allahu qoftė i kėnaqur me tė dy!): "Kur dalin tre persona  nė udhėtim, le tė emėrojnė pėr udhėheqės njėrin prej tyre". Shėnon Ebu Daudi me sened hasen. Ndėrsa nė hadithin tė cilin e transmeton Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thuhet se i dėrguari i Allahut, kur dėrgonte ndonjė ushtri, caktonte pėr udhėheqės ndonjėrin prej tyre dhe urdhėronte pėr dėgjimin dhe respektimin e tij". Shėnon Buhariu.

3. Leximi i duasė me rastin e hipjes nė mjetin e udhėtimit dhe duasė sė udhėtimit. Ėshtė transmetuar nga Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se kur deshi tė hipte kafshėn e tij pėr nė udhėtim thoshte: "Me emrin e Allahut, falėnderimi i takon Allahut, i Lartėmadhėrishėm qoftė Ai i Cili i nėnshtroi kėto pėr ne, sepse ne nuk do tė kishim mundėsi ta bėnim kėtė. Ne, me tė vėrtetė, te Zoti ynė do tė kthehemi." Pastaj thoshte: "Falėnderimi i takon Allahut (tri herė), Allahu ėshtė mė i madhi (tri herė)". E pastaj lexonte: "I Lartė qofsh, o Zoti im! Unė i kam bėrė dėm (zullum) vetvetes, prandaj mė fal mua, sepse askush pėrveē teje nuk mund t’i falė mėkatet!" Shėnon Ahmedi dhe Ehlu Sunen. Ndėrkaq, Muslimi shėnon nga Ibn Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se i dėrguari i Allahut, kur hipte mbi kafshėn e tij duke dalė pėr udhėtim, madhėronte Allahun tri herė (thoshte: Allahu ekber) e pastaj lexonte: "I Lartėmadhėrishėm qoftė Ai qė i nėnshtroi kėto pėr ne, sepse ne nuk do tė kishim pasur mundėsi ta bėnim kėtė. Ne, me tė vėrtetė, tek Zoti ynė do tė kthehemi. O Zoti ynė, tė lutemi qė nė udhėtimin tonė tė na mundėsosh tė bėjmė mirėsi dhe tė jemi tė devotshėm, tė bėjmė vepra tė mira me tė cilat Ti je i kėnaqur! O Zoti ynė, Ti je shoqėrues nė udhėtim dhe mbrojtės i familjes sonė! O Zoti im, kėrkoj qė tė mė mbrosh nga vėshtirėsitė e udhėtimit dhe nga kėnaqėsitė e tij, nga shikimet qėllim-kėqija dhe nga telashet nė pasuri dhe familje!" E kur kthehej thoshte: "U kthyem me pendim dhe pėrkushtim, duke i bėrė Zotit tonė falėnderim!"

4. Dalja nė udhėtim ditėn e enjte. Kab bin Malik (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) tregon se i dėrguari i Allahut, kur dilte nė udhėtim, dilte ditėn e enjte. Shėnon  Buhariu nė koleksionin e tij nė librin mbi xhihadin e kjo ėshtė mė e preferuar, ngase dihet se i dėrguari i Allahut, kur bėri haxhin lamtumirės, doli ditėn e shtunė.

5. Tekbiri dhe tesbihu gjatė udhėtimit. Siē ėshtė transmetuar nga Xhabiri dhe Ibn Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur me ta!): "Kur hipnim (nė mjetin e udhėtimit), merrnim tekbir, ndėrsa kur zbrisnim, e madhėronim Allahun; d.m.th.: bėnim tesbih". Shėnon Buhariu.

6. Duaja e udhėtarit pėr familjen, tė afėrmit dhe tė tjerėt me fjalėt: "Ju lė nė kujdes tė Allahut, i cili nuk humb porositė e Tij!" Shėnon Ahmedi dhe Ibn Maxheh.

7. Kthimi menjėherė pas kryerjes sė nevojės, pėr tė cilėn ka udhėtuar. Mbėshtetur nė fjalėt e tė dėrguarit tė Allahut: "Udhėtimi ėshtė njė pjesė e dėnimit, e pengon ndonjėrin prej jush nga ushqimi, pija dhe nga gjumi, ndaj kur tė plotėsojė nevojėn e tij, le tė nxitojė tė kthehet tek familja e tij!" Shėnon Buhariu dhe Muslimi.

8. Mos shoqėrimi nga engjėjt i karvanit me kumbim dhe qenė. Muslimi shėnon se i dėrguari i Allahut (lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Engjėjt nuk e shoqėrojnė karvanin nė tė cilin ka kumbim dhe qenė".

9. Duaja nė vendin ku qėndron. Kush zbret nė ndonjė vend e thotė: "Kėrkoj mbrojte me fjalėt e plota tė Allahut nga tė kėqijat qė ka krijuar, nuk i bėn dėm atij asgjė, derisa tė largohet nga ai vend." Shėnon Muslimi nga Haule bint Hakim.

10. Duaja (lutja) nė udhėtim. Sipas hadithit: "Tri grupe tė njerėzve nuk u kthehet lutja, e njėrin prej tyre pėrmendi udhėtarin". Shėnojnė Ehlu Sunen, ndėrkaq tek Muslimi: "Dhe pėrmendi njeriun i cili e zgjat udhėtimin i pluhurosur…".

11. Mos mbėrritja nė familje natėn. Nga suneti ėshtė tė mos arrijė tek familja natėn, vetėm nėse i paralajmėron mė herėt, siē ka ardhur nė hadithin e Xhabirit dhe tė tjerėve.

12. Shkuarja nė xhami me rastin e kthimit nga udhėtimi. Prej sunetit ėshtė qė me rastin e kthimit nga udhėtimi tė shkojė nė xhami dhe t’i falė dy rekatė, siē ka ardhur nė hadithin tė cilin e transmeton Xhabiri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Buhariu kėtė hadith e ka shėnuar nė disa vende nė koleksionin e tij tė haditheve.

Pėrktheu: Almedin Ejupi

31.03.2007


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010