Namazi i xhumasė ėshtė farz pėr ēdo
musliman, i menēur, moshėrritur, i lirė dhe vendas
(jo udhėtar). All-llahu xhele shanuhu thotė: O
ju qė keni besuar, kur bėhet thirrja pėr namaz,
ditėn e xhuma, nxitoni me zell pėr aty ku
pėrmendet All-llahu (dėgjojeni hutben, faleni
namazin), dhe lėreni tregtinė (dhe ēdo punė
tjetėr). Kjo ėshtė shumė mė e dobishme pėr ju, veē
sikur ta dinit! (El-Xhumua, 9)
Transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi ue
selem ka thėnė: Falja e pesė kohėve tė namazit
dhe xhumaja deri nė xhumanė e ardhshme i shlyejnė
mėkatet (e vogla) qė bėhen mes tyre.
(Muslimi)
Namazin e xhumasė nuk e kanė obligim: gratė,
fėmijėt dhe tė sėmurėt, tė cilėve u vėshtirėsohet
gjendja nėse shkojnė nė namaz tė xhumasė, dhe
udhėtarėt.
Falja e namazit tė xhumasė
Namazi i xhumasė pėrbėhet prej dy rekateve (farz),
tė cilat falen njėsoj si namazet e tjera.
1. Bėn nijet (me zemėr) pėr ta falur namazin e
xhumasė.
2. Merr tekbirin fillestar duke i ēuar duart nė
lartėsinė e supeve dhe njėkohėsisht duke thėnė
Allahu Ekber.
3. Sė pari lexohet: Subhaneke All-llahumme ve
bihamdike ve tebarekesmuke ve teala xhedduke ve la
ilahe gajruke (I Lartė qofsh, o Zoti im dhe pėr
Ty ėshtė falėnderimi, i lartė qoftė emri Yt dhe e
lartė qoftė Madhėria Jote, ska tė adhuruar tjetėr
pėrveē Teje), pastaj lexohet sureja El-Fatiha dhe
ndonjė sure tjetėr.
4. Pastaj, duke i ngritur duart nė lartėsinė e
supeve dhe njėkohėsisht duke thėnė Allahu Ekber,
shkon (kėrrusesh) nė ruku dhe nė kėtė gjendje thua
Subhane Rabbijel-Adhim (tri herė), (Qoftė i
pastėr nga tė gjitha tė metat Zoti i Madhėruar).
5. Duke thėnė SemiAll-llahu limen hamideh
(Allahu e dėgjon atė qė e falėnderon Atė) dhe
njėkohėsisht duke i ngritur duart nė lartėsinė e
supeve, duke qėndruar nė kėtė gjendje (nė kėmbė),
thua Rabbena ue lekel-hamd (Zoti ynė, Ty tė
takon falėnderimi).
6. Pastaj, duke thėnė Allahu Ekber, ulesh dhe bėn
dy sexhde duke thėnė Subhane Rabbijel-Ala (tri
herė), (I madhėrishėm qoftė Zoti im i lartė).
Kėshtu fal edhe rekatin e dytė, duke lexuar nė
fund tė namazit, d.m.th. nė uljen e fundit:
Et-tehijjatu lil-lahi ues-salavatu uet-tajjibatu,
es-selamu alejke ejjuhen-nebijju ue rahmetull-llahi
ue berekatuhu, es-selamu alejna ue ala
ibadil-lahis-salihin. Eshhedu en la ilahe ila-ll-llah
ue eshhedu enne Muhammeden abduhu ue resuluhu.
All-llahumme sal-li ala Muhammedin ue ala ali
Muhammed kema sal-lejte ala Ibrahime ue ala ali
Ibrahim, inneke hamidun mexhid, All-llahumme barik
ala Muhammedin ue ala ali Muhammed kema barekte
ala Ibrahime ue ala ali Ibrahim, inneke hamidun
mexhid.
Pastaj thua kėtė dua: All-llahumme rabbena atina
fid-dunja hasaneten ve fil ahireti hasaneten ve
kina adhaben-nar. Rabbena-gfir li ve li validejje
ve lil muminine jevme jekumul hisab.
Dhe duke dhėnė selam nė anėn e djathtė dhe nė anėn
e majtė pėrfundon namazin.
Falja e suneteve nė ditėn e xhuma
Ėshtė sunet qė pas namazit tė xhumasė tė falen dy
apo katėr rekate sunet tė xhumasė. Transmetohet
nga Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė:
Kur ndonjėri prej jush e fal namazin e xhumasė (farzin),
le t`i falė pas tij edhe katėr rekate. (Muslimi)
Po ashtu, transmetohet nga Ibn Omeri, Allahu qoftė
i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue
selem i ka falur dy rekate pas namazit tė xhumasė
nė shtėpinė e tij. (Buhariu dhe Muslimi)
Dijetari Ibn Tejmijje, Allahu e mėshiroftė, ka
thėnė: Kush e fal sunetin e xhumasė nė xhami
ėshtė i obliguar t`i falė katėr rekate dhe kush e
fal sunetin e xhumasė nė shtėpi ėshtė i obliguar
t“i falė dy rekate.
Sa i pėrket namazeve qė falen para xhumasė, Ibn
Tejmijje, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: I
Dėrguari salallahu alejhi ue selem nuk ka falur
asnjė namaz pas ezanit dhe para namazit tė xhumasė
dhe nuk ka asnjė transmetim qė na tregon se
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e ka bėrė njė
gjė tė tillė.
Pėrgatiti: Eroll Nesimi
14.6.2009
|