Namazi me xhemat
19.12.2009 20:33:08

O robėr tė Allahut! Nuk kujdesen pėr tė falur namazin me xhemat nė xhami, pėrveē burrave tė vėrtetė. E nuk e lenė namazin me xhemat vetėm se munafikėt, gratė apo ato qė janė tė justifikuar. Pasi qė ikėn Ramazani shumė e lenė namazin me xhemat. Pėrse u ndėrtuan xhamitė o besimtarė?! Xhamitė ankohen tek Allahu pėr ju. Vetėm burrat e vėrtetė kujdesen pėr namazin me xhemat. Thotė Allahu: “Burra qė nuk i pengon shitblerja nga pėrkujtimi i Allahut. “Vėrtetė janė burra ata qė i pėrgjigjen thirrjes sė Allahut, e ai qė e lė namazin me xhemat ėshtė munafik se Allahu thotė: “E nuk vijnė nė namaz, vetėm se duke qenė pėrtacė.” Po ashtu thotė: “E kur ngrihen pėr nė namaz, ngrihen duke pėrtuar.” Thotė Profeti (alejhi selam): “Namazi mė i rėndė pėr hipokritin ėshtė namazi i jacisė dhe i sabahut. E sikur ta dinin sesa shpėrblim ka nė to, do tė tėrhiqeshin zvarrė.” Ibn Mesudi thotė: “Nuk kemi parė ndonjė qė tė lerė namazin me xhemat pėrveē munafikut tė hapur.” Gratė nuk e kanė detyrė namazin me xhemat. Thotė Profeti (alejhi selam): “Mos i ndaloni gratė qė tė vijnė nė xhami, e shtėpitė e tyre janė mė tė mira pėr to.” Namazi i gruas nė shtėpinė e saj ėshtė mė i mirė sesa nė xhami me xhemat. Porse nėse vjen nė xhami duke i zbatuar kushtet e fesė mos i ndaloni. Po ti o burrė, pse e lė namazin me xhemat?! Vetėm ata qė kanė arsye e lenė atė. Allahu thotė: “Kini frikė Allahun sa tė kini mundėsi.” Profeti (alejhi selam) thotė: “Nėse u urdhėroj, kryejeni kėtė urdhėr sa tė kini mundėsi.” Po ashtu thotė: “Kush dėgjon ezanin e nuk i pėrgjigjet, s’ka namaz pėr tė vetėm nėse ka justifikim.” O ymet! Namazi, namazi, xhemati, xhemati! Ata qė falnin sabahun nė xhami nė Ramazan ku vajtėn?! Thotė Ibn Mesudi: “Vinte njė burrė qė mbahej nga dy tė tjerė derisa tė qėndronte nė saf edhe pse ishte i sėmurė.” Dijeni se vetėm burrat ēohen nė mėngjes e vijnė nė xhami. Ata qė qėndrojnė para ekranit tė televizorit, kompjuterit e nė mėngjes e humbin faljen e sabahut me xhemat, kėrkojnė prej Allahut ndihmė, porse sigurisht qė nuk do tė ndihmohen. E ne po tallemi me vetet tona. Njė ēifut i tha njė ditė njė muslimani: “Dijeni o musliman se nuk kemi frikė prej jush derisa i humbni namazet nė pėrgjithėsi e sabahun nė veēanti.” E kur tė jeni tė kujdesshėm pėr tė falė namazin e sabahut me xhemat, sikur kujdeseni pėr ditėn e xhuma, atėherė do t’ju japim llogarinė. Nėse humbim namazin me xhemat, ēfarė mirėsi ka tek ne?! E prej fesė tonė ēfarė ka mbetur gjė tjetėr pėrveē namazit e ne e humbėm atė. Po ata si e lanė e nuk falin asnjė namaz e pastaj presin ndihmė prej Allahut?!

Namazi me xhemat ėshtė uaxhib, vetem nėse ke arsye. Ne Kuran thuhet: “Falni namazin e jepni zekatin, e bini ruku me ata qė bin.” (Ku? Nė xhami.) E jo nėpėr stadiume e nėpėr kinema. E jo para televizorit e kompjuterit. Allahu urdhėron pėr faljen e namazit me xhemat edhe nė luftė. Erdhi njė i verbėr te Profeti (alejhi selam) (O ti qė shikon a nuk ke frikė qė mos ta merr Allahu shikimin tėnd e pastaj pėr ty s’ka justifikim.) I tha:”O profet s’ka se kush tė mė sjell nė xhami. Profeti (alejhi selam) i dha leje qė tė falet nė shtėpi. Pasi u largua pak e thirri atė Profeti (alejhi selam) e i tha: “A e dėgjon ezanin pėr namaz?” Tha: “Po.” I tha qė t’i pėrgjigjet. “O ti i shėndetshėm! Ku e ke lenė namazin me xhemat? O musliman! A e dėgjon ezanin? Apo qė tė qėndrosh me tė shtėpisė ėshtė mė e mirė? Pse e humbet namazin me xhemat? Profeti thotė (alejhi selam): “Do desha qė tė digjja shtėpitė e atyre qė nuk shkojnė tė falin namazin me xhemat me dru.” Ai qė e lė namazin me xhemat ėshtė i mashtruar prej shejtanit. Ka prej jush qė falen nė shtėpi dhe nė xhami. A ka dallim?! Thotė Ibn Mesudi: “Ishte njė burrė qė sillej i mbajtur nga dy burra tė tjerė qė te qėndronte nė saf.” Dijetarėt kanė thėnė se namazi me xhemat ėshtė uaxhib. Sahabėt e morėn kėtė nga Profeti (alejhi selam), qė kur ishte i sėmurė e mbahej pėrkrahėsh nga dy tė afėrmit, e kėmbėt i ishin varė nė tokė. Disa thonė se namazi me xhemat ėshtė synet. Ata argumentohen me fjalėn e Profetit (alejhi selam) qė thotė: “Namazi me xhemat ėshtė 27 herė mė i mirė se namazi i atij qė falet vetėm.” Njė gjykim i tillė nuk lejohet. Ky hadith tregon pėr mirėsinė e kėtij namazi e jo gjykimin pėr tė. Ai qė nuk e fal namazin me xhemat nuk duhet qė ta pėrsėrisė atė dhe ai qė e le pa arsye ėshtė mėkatar. Si ta lemė namazin me xhemat?!... Ai ėshtė uaxhib. Ka seuab tė madh. Ka thėnė Profeti (alejhi selam): “Kush merr abdes nė shtėpinė e tij dhe e pėrsos atė, del pėr nė xhami, ēdo hap i ngre njė gradė dhe i fshihet njė mėkat. Hyn nė xhami e falet e engjėjt falen pėr tė. Sa ėshtė nė xhami engjėjt thonė:” O Zot mėshiroje atė. Ai ėshtė nė pritje tė namazit. E kush merr abdes nė shtėpinė e tij e pėrsos atė, del pėr farzin, e falet me imam, i falen  atij mėkatet e mėparshme.” Po ashtu, Profeti (alejhi selam) ka thėnė: “A t’ju tregoj pėr njė gjė qė u fshin gjynahet dhe ua ngre gradat?” Thanė: “Po.” Tha: “Pėrsosja e abdesit, shtimi i hapave pėr nė xhami.” Zi mend, o ti nxenės dije dhe ti o mjekrosh se ju jeni mė tė parėt se sa tė tjerėt pėr kėtė garė.

Ejani me ne qė tė mėsojmė nga sahabėt. Ibn Mesudi na thotė: “Kush kėnaqet ta takojė Allahun nesėr duke qenė musliman, le tė kujdeset pėr namazet kur thėrritet pėr to.” (Po ku? Nė xhami.) Allahu i shpjegoi Profetit tonė (alejhi selam) rrugėn e udhėzimit e namazet janė rrugėt e udhėzimit. Nėse faleni nė shtėpitė tuaja, do tė linit rrugėn e udhėzimit. Kemi parė qė nuk e lenė namazin me xhemat vetėm se hipokriti i hapur. Vihej me njė burrė qė mbahej te dy burra tė tjerė derisa tė qėndronte nė saf.” O ti besimtar a po e humb namazin me xhemat pėr shkak tė tregėtisė apo tė punės, apo tė gruas, apo tė televizorit, kompjuteriat apo intenetit? Ki turp prej Allahut! Sot ke shėndet e nesėr mbase sėmuresh. Sot vjen nė kėmbė nė xhami e nesėr mbase do tė lakmosh qė tė falesh nė drejtim tė kibles, e pėr shkak tė sėmundjes nuk mundesh. Kush e ka zemrėn tė ngurtėsuar le tė shkojė nė spital apo tek varrezat qė ta dije se ėshtė nė miresi. Sot ka jetė e nesėr mbase vjen vdekja. Nėse e lė namazin me xhemat sot, kur do tė falesh nė xhami? S’ka asnjė fe tjetėr ku besimtarėt pesė herė nė ditė tė mblidhen nė njė vend, e as njė ditė nė javė, e as njė muaj nė vit  e as njė ditė nė vit, sikurse mblidhen muslimanėt. Nėse e lė namazin me xhemat vjen pėrcarja, pastaj dėshtojmė. Sot kujdesu pėr namazin me xhemat se je mė mirė. Njė ensar e kishte shtėpinė shumė larg prej xhamisė. Nuk i ikte namazi me xhemat nė xhami dhe i thanė tė blinte njė gomar e ti hipte. Ai tha qė nuk kishte dėshirė qė tė kishte shtėpinė afėr xhamisė, por deshte qė ti shkruhej vajtja nė xhami dhe kthimi prej andej. I thanė Profetit (alejhi selam) pėr kėtė e ai tha: “Ti bashkoi Allahu tė gjitha kėto.” Ka mirėsi nė vajtje dhe ardhje, sevape qė mund tė tė bėjnė qė tė jesh nė xhenete.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010