Ēdo musliman ka nevojė
tė dijė disa rregulla pėr tu pėrgatitur pėr namaz, pasi
namazi ėshtė njė adhurim i madh dhe pėr muslimanin duhet qė
kur tė falė namazin tė jetė nė formėn mė tė bukur.
Namazi falet me xhemat
apo veēmas, siē thotė Pejgamberi (Paqja dhe bekimet e
Allahut qofshin mbi tė!): Namazi me xhemat ėshtė mė
i vlefshėm 27 herė se sa namazi veēmas.
Merr abdes mirė nė
shtėpinė tėnde, pastaj dil me nijet tė namazit me xhemat,
duke ecur qetė, me shikim dhe zė tė ulur, nėse e bėn kėtė
hyn nė hadithin e Pejgamberit (Paqja dhe bekimet e
Allahut qofshin mbi tė!) ku thotė:
Kur dikush prej jush merr
abdes mirė, pastaj del pėr nė xhami, nuk del pėr tjetėr
vetėm se pėr nė namaz, pėr ēdo hap qė e ngre i ngriten
veprat e mira dhe pėr ēdo hap qė e lėshon i
fshihen mėkatet.(Buhariu & Muslimi)
Dije se je duke u
drejtuar drejt njė vendi ku do tė dalėsh para Allahut tė
Lartėsuar, Krijuesit, Sunduesit tė gjithėsisė!
Ne e dime qė nėse
dikush prej nesh drejtohet pėr nė pallatin e mbretit, e
shikon fytyrėn e tij, veshjen e tij, me ecje tė lehtė e i
kujdesshėm. E ēfarė do tė thotė t`i drejtohesh shtėpisė sė
Allahut tė Lartėsuar dhe tė dalėsh para Tij?
Nisu me kohė qė tė
arrish tekbirin fillestar, e nėse vonohesh, mos shpejto edhe
nėse frigohesh se do tė tė kalojė ndonjė rekatė, pasi
Pejgamberi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!)
thotė:
Kur tė dėgjoni ikametin,
ecni pėr nė namaz dhe tė jeni tė qetė nė lėvizje e sjellje,
atė rekatė qė e zini faleni, e ajo qė ju ka kaluar
plotėsojeni!(Buhariu & Muslimi)
Kur t`i afroheni
xhamisė hyni nė tė me kėmbėn e djathtė dhe thoni duanė:
Allahumme iftah li ebuabe rahmetike e kur tė
dalėsh, dil me kėmbėn e majtė duke thenė: Allahumme
inni eseluke min fadlike.
Mos u ul, derisa tė
falėsh dy rekatė tehijetul mesxhid. Profeti (Paqja
dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:
Kur tė hyjė dikush nga ju nė xhami, mos tė ulet derisa tė
falė dy rekate. ( Buhariu & Muslimi ). Nėse keni hyrė pas
ezanit faleni sunetin para farzit.
Gjatė pritjes tėnde,
deri sa tė bėhet ikameti, lexo Kuran, bė dua, dhikėr,
largohu nga bisedat e kota, shakatė dhe mos i gėrsheto
gishtat, pasi Pejgamberi (Paqja dhe bekimet e Allahut
qofshin mbi tė!) e ka ndaluar atė qė ėshtė duke e pritur
namazin, siē thotė:
Kur tė jetė dikush prej
jush nė xhami mos t`i gėrshetojė gishtat, pasi gėrshetimi
ėshtė prej shejtanit.
Pejgamberi (Paqja
dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) thotė:
Rreshti mė i mirė pėr
burra ėshtė ai i pari.
Mos u lidh nė namaz pa i
drejtuar dhe plotėsuar rreshtat!
Pėrktheu: Bashkim Bajrami