Tė folurit gjatė namazit nga harresa -II-
19.12.2009 20:31:17

Sqarim rreth argumenteve tė tė dy palėve

Fukahatė, tė cilėt kanė thėnė se namazi prishet nė pėrgjithėsi, qoftė nėse flasim qėllimisht ose nga harresa, u janė pėrgjigjur argumenteve tė mendimit tjetėr, se ato hadithe me tė cilat kanė argumentuar ata janė tė hershme dhe janė tė anuluara (mensuh), me hadithet e tjera (me tė cilėt kėta argumentojnė), pasi nė fillim ishte e lejuar biseda nė namaz, pastaj u ndalua. Prandaj, ata thonė se hadithi i Dhuljedejnit dhe ai i Muavijes (tė cilat u pėrmendėn mė lart) kanė ndodhur para se tė ndalohet biseda nė namaz, pastaj kjo u ndalua mė vonė dhe ato konsiderohen tė anuluara (deroguara).
Mirėpo, ajo qė llogaritet e saktė kėtu ėshtė se kėto hadithe, hadithi i Dhuljedejnit dhe i Muavije Ibėn Hakemit, janė mė tė vonshme se hadithi i Abdullah b. Mesudit dhe Zejd b. Erkamit (me tė cilat kanė argumentuar ata qė thonė se namazi prishet nėse flasim nė tė, qoftė qėllimisht ose nga harresa). Hadithi i Dhuljedejnit dhe i Muavijes janė pas hixhretit, kurse hadithi i Abdullah b. Mesudit pa dyshim ka qenė para hixhretit pasi tė gjithė pajtohen nė mendimin se Ibėn Mesudi ėshtė kthyer nga Abesinia (Etiopia) para hixhretit. Gjithashtu, edhe hadithi i Zejd b. Erkamit ėshtė i hershėm. Kėto dy hadithe (i Abdullah b. Mesudit dhe ai i Zejd b. Erkamit) tregojnė se nė fillim kur ėshtė obliguar namazi, nuk ishte e ndaluar biseda, qė duke u falur tė flasėsh me atė qė ke afėr, kthimi i selamit, etj., e mė pas kėto ndalohen. Por kjo ndalesė ka ndodhur pa dyshim para hixhretit, ashtu si aludohet qartė kjo nga hadithi i Ibėn Mesudit. Pėr kėtė ėshtė i paqėndrueshėm pretendimi se ky hadith (i Ibėn Mesudit) tė jetė anulues (nasih) i hadithit tė Dhuljedejnit, pasi ngjarja qė tregohet nė kėtė hadith (tė Dhuljedejnit) ka ndodhur nė Medinė pas hixhretit. Pėr tė qenė i mundur anulimi i njė hadithi ėshtė e detyrueshme qė ky anulim tė bėhet me njė citat qė ėshtė mė i vonshėm se i pari.
Prandaj, edhe njė herė e theksojmė se hadithi i Ibėn Mesudit dhe i Zejd b. Erkamit kanė tė bėjnė nėse flasim qėllimisht nė namaz, e jo nga harresa. Kurse hadithi i Dhuljedejnit dhe i Muavijės janė mė tė vonshėm dhe kanė tė bėjnė nėse flasim nga pavetėdija, ose nga harresa. Me kėtė formė tė shpjegimit tė haditheve vihet nė dispozicion tė punuarit me tė gjitha hadithet pa e anuluar asnjėrin nga ato dhe kjo nė shkencėn e Usuli Fikhut, pra, tė punuarit me tė gjitha hadithet qė kanė tė bėjnė me njė ēėshtje duke mos shpėrfillur ose anuluar ndonjėrin prej tyre, ėshtė mė primare, sesa tė anulohet ndonjėra nga ato.

Ēfarė duhet tė veprojmė nėse flasim nė namaz nga harresa

Pasi kuptuam qėndrimet e fukahave nė kėtė dhe vlerėsuam se qėndrimi mė i avancuar dhe i qėndrueshėm nė kėtė ėshtė se nėse flasim me harresa, namazi nuk prishet dhe nuk ėshtė e nevojshme tė pėrsėritet ai nga fillimi, atėherė na mbetet tė sqarojmė se ēfarė duhet tė veprohet nė atė rast.
Pėr tė qenė mė i lehtė kuptimi i kėsaj problematike, do tė bėjmė ndarjen e ēėshtjes nė dy raste tė mundshme, ku muslimani mund tė flasė nė namaz nga harresa:
a) nėse duke u falur, nga harresa shqipton ndonjė fjalė qė nuk ėshtė pjesė e namazit, ose edhe i flet dikujt pa qenė i vetėdijshėm se ėshtė nė namaz;
b) tė japė selam ai qė ėshtė duke u falur, para pėrfundimit tė namazit, nga harresa (qoftė edhe para pėrfundimit tė tė gjitha rekateve) dhe tė mendojė se e ka kompletuar namazin tė tėrin ashtu si ėshtė e kėrkuar dhe fillon tė flasė, t`i thotė lutjet, ta bėjė dhikrin, ose tė bisedojė me dikė qė ka pranė.

Pėr rastin e parė themi: Nėse kjo bėhet me qėllim, namazi prishet dhe ėshtė i papranuar, ashtu siē vėrtetohet nė hadithin e Zejd b. Erkamit, qė e transmeton Muslimi.
Por, nėse flasim nga harresa se jemi nė namaz, ose na shpėton nga goja ndonjė fjalė pa qėllim, atėherė mendimi mė i saktė ėshtė se namazi nuk prishet, por ėshtė i obliguar tė bėjė sehvi sexhde, pasi kėto fjalė nuk kanė tė bėjnė me namazin.
Pėr rastin e dytė (nėse jep selam para pėrfundimit tė namazit dhe flet), themi gjithashtu se nėse kjo bėhet me qėllim, atėherė namazi ėshtė i papranuar dhe duhet tė pėrsėritet nga fillimi.
Kurse, nėse kjo ndodh nga harresa, p.sh. nėse jep selam nė rekatin e dytė duke menduar se e ka pėrfunduar namazin, por realisht atij i kanė ngelur edhe njė ose dy rekate pėr t`i falur (nėse ėshtė nė namazin e drekės ose te akshamit). Atėherė shikojmė nėse koha prej daljes nga namazi deri kur i kujtohet ėshtė e gjatė, ose ka dalė nga xhamia dhe ka kaluar njė kohė, ose e ka prishur abdestin, ai namaz ėshtė i papranuar dhe duhet ta pėrsėrisė nga fillimi, pasi nuk ėshtė e mundur ta plotėsojė namazin tė cilin e ka lėnė tė mangėt dhe ka kaluar kohė shumė.
Nėse koha nuk ėshtė e gjatė, atėherė ai e plotėson namazin (edhe pse ai ka dhėnė selam ose ka folur, qoftė edhe ka biseduar rreth ndonjė gjėje qė nuk ka tė bėjė me namazin), pastaj pasi e plotėson atė nė fund tė namazit bėn sehvi sexhde dhe jep selam edhe njė herė. Argument pėr kėtė ėshtė hadithi i lartpėrmendur i Dhuljedejnit, tė cilin e shėnon Buhariu. Nė kėtė hadith kuptohet mjaft qartė se Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka dhėnė selam nga harresa, pasi ka falur vetėm dy rekate, pastaj e ka plotėsuar atė edhe me dy rekate tė tjera pėr t'i bėrė katėr rekate, pasi ishte namazi i drekės apo i ikindisė. Muhamedi sallallahu alejhi ue selem ndėrmjet kėtyre rekateve ka folur, megjithatė ai nuk e filloi namazin nga fillimi, por rekateve tė mėparshme ia bashkėngjiti tė tjerat pėr ta plotėsuar tėrė namazin.

Alaudin Abazi
18.5.2007


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010