7.
Do tė shohėsh
Fytyrėn e Allahut subhanehu ue
teala (nė xhenet)
Dije, Allahu
tė mėshiroftė, se shikimi i Allahut subhanehu ue
teala nė xhenet ėshtė qėllimi kryesori, gjėja pėr
tė cilėn kanė garuar dhe kanė vrapuar muslimanėt
e
parė.
Transmetohet
se Xhubejr ibn Abdullah el Bexhelij, Allahu qoftė
i kėnaqur me tė, ka thėnė: Njė natė kemi qenė
ulur me Pejgamberin salallahu alejhi ue selem dhe
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem shikoi Hėnėn,
dhe ishte nata e 14-tė, dhe tha: Ju do ta
shikoni Zotin tuaj ashtu siē po e shikoni kėtė
(d.m.th. Hėnėn), duke mos pasur pengesė nė
shikimin e Tij. Nėse keni mundėsi qė tė mos ju
shmangė diēka nga namazi para lindjes sė diellit
dhe para perėndimit tė tij, atėherė bėjeni kėtė.
Dhe pastaj e lexoi ajetin ku Allahu subhanehu ue
teala thotė: dhe lartėso lavditė e Zotit tėnd
para lindjes sė diellit (falja e sabahut)
dhe para perėndimit (falja e mesditės dhe e
pasdites). (Kaf,
39) (Buhariu 4851 Muslimi 633)
Fjala e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem:
Ju do ta shikoni Zotin tuaj ashtu siē po e
shikoni kėtė, d.m.th. siē po e shihni Hėnėn e
qartė pėr njerėzit dhe do ta shihni me sytė tuaj.
Kurse fjala: duke mos pasur pengesė nė
shikimin e Tij, d.m.th. do ta shihni Allahun
subhanehu ue teala pa pasur ndonjė dėm apo
pengesė, sikur qė keni ndonjėherė pengesė nė
shikimin e Hėnės kur dėshironi ta shihni,
ndonjėherė keni pengesė nga retė dhe nuk mund ta
shihni, kurse Allahu subhanehu ue teala do tė
shihet qartė dhe do tė shihet ashtu siē shihet
Dielli dhe Hėna kur nuk ka pengesė.
Dhe fjala: nėse keni mundėsi qė tė mos ju
shmangė diēka nga namazi tregon se ka gjėra
nė dynja tė cilat do tju shmangin nga kėto dy
namaze (namazi i sabahut dhe i ikindisė), nė qoftė
se keni mundėsi tu shmangeni kėtyre pengesave tė
cilat ju pengojnė nga namazi, atėherė bėjeni,
kėshtu qė ta arrini kėtė shpėrblim tė madh, e qė
ėshtė shikimi i Allahut subhanehu ue teala dhe
shpėrblime tė tjera qė ka pėrgatitur Allahu
subhanehu ue teala pėr robėrit e Tij.
Dhe sa shumė pengesa janė qė e largojnė njeriun
nga kėto dy namaze, disa njerėz i pengon qėndrimi
natėn nga mosfalja e namazit tė sabahut, kurse
disa tė tjerė i pengon televizioni nga falja e
namazit, duke e humbur kohėn nė shikimin e filmave
apo serialeve apo ndeshjeve tė futbollit. Kurse
pėr disa tė tjerė pengesė mė e madhe ėshtė gjumi.
Kurse disa tė tjerė e kanė pengesė kėrkimin e
diturisė, duke ndenjur tėrė natėn pėr kėrkim tė
diturisė dhe kjo ėshtė shkaktar qė ai tė mos
shkojė nė namazin e sabahut. Ai qė rri tėrė natėn
pėr tė mėsuar dhe kjo bėhet shkak pėr mospraninė e
tij nė namazin e sabahut dhe kjo nuk ėshtė e
lejuar. Shembulli i tij ėshtė sikurse shembulli i
njė personi i cili mundohet tė ndėrtojė njė shtėpi
mirėpo rrėnon njė qytet.
Ai duhet tė flejė herėt pas namazit tė jacisė,
kėshtu qė tė zgjohet herėt pėr namazin e sabahut
dhe tė mėsojė pas namazit tė sabahut. Pejgamberi
salallahu alejhi ue selem ka thėnė: Umetit tim
i ėshtė dėrguar bereqeti nė mėngjes.
Transmeton Taberaniu nė El Eusat 754, dhe shejh
Albani ka thėnė se hadithi ėshtė sahih, shih Sahih
El Xhami 2841. Pra, le tė kenė kujdes njerėzit,
sepse shumica e tė rinjve nuk e dinė kėtė gjė.
Dhe hadithi i sipėrpėrmendur tregon pėr vlerėn e
madhe tė kėtyre dy namazeve. Disa prej selefėve
kanė thėnė: Mirėsia mė e madhe nė xhenet ėshtė
ta shohėsh Allahun subhanehu ue teala, kurse
veprat mė tė mira nė dynja janė kėto dy namaze. Ai
qė ėshtė i kujdesshėm ndaj kėtyre dy namazeve dhe
i fal nė kohė me frikėrespekt duke i plotėsuar tė
gjitha kushtet dhe sunetet e namazit, shpresojmė
se do tė jetė prej atyre qė do ta shohin Allahun
subhanehu ue teala.
Paramendo vlerėn e kėsaj mirėsie nga hadithi qė e
transmeton Suhejbi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė,
se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė:
Kur banorėt e xhenetit tė hyjnė nė xhenet,
Allahu subhanehu ue teala do tu thotė: A
dėshironi diēka tjetėr tju shtoj nga mirėsitė?
Ata do tė thonė: A nuk na ke zbardhur fytyrat
tona? A nuk na ke futur nė xhenet dhe na ke
shpėtuar nga zjarri i xhehenemit? Thotė:
Pastaj Allahu subhanehu ue teala do tė heqė
perden (pengesėn) dhe nuk u ėshtė dhuruar atyre
asgjė mė e dashur sesa shikimi i Allahut subhanehu
ue teala, pastaj ka lexuar ajetin: Atyre
qė bėjnė vepra tė mira, u takon e mira
(xheneti) edhe mė tepėr (e shohin Allahun).
(Junus, 26) (Muslimi 181)
Dhe pa dyshim se nuk ka kėnaqėsi mė tė madhe sesa
ta shohėsh Fytyrėn e Zotit tėnd. Pra, nėse
dėshiron ta shohėsh Allahun subhanehu ue teala,
atėherė shpejto nė namaz.
8. Falja e namazit tė sabahut ka shpėrblim tė madh
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė:
Dy rekatet e sabahut janė mė tė vlefshme sesa e
gjithė dynjaja dhe ēka ka nė tė. Muslimi 725.
SubhanAllah, dy rekatet sunet tė namazit tė
sabahut qenkan mė tė vlefshme sesa e gjithė
dynjaja me bukuritė e saj dhe ēka ka nė tė. E
ēfarė vlere paska pra farzi i namazit tė sabahut?
Sikur njeriu ta kishte ditur se nė atė kohė (kohėn
e sabahut) do tė mund tė fitonte diēka prej
kėnaqėsive tė kėsaj bote, do tė ishte zgjuar
menjėherė, ka mundėsi edhe para kohe, kurse ne
duke e ditur se sa shpėrblim tė madh ka namazi i
sabahut, flemė dhe nuk zgjohemi pėr namazin e
sabahut.
Pėr kėtė shkak, Pejgamberi salallahu alejhi ue
selem ka thėnė: Sikur ta dinit se ēfarė
shpėrblimi kanė namazi i jacisė dhe namazi i
sabahut kishit pėr tė shkuar edhe gjunjazi.
Buhariu 615 dhe Muslimi 437.
Ky hadith tregon se ēfarė shpėrblimi ka namazi i
sabahut sa qė nėse ndokush nuk kish pas mundėsi tė
shkoj nė kėmbė nė xhami kishte me shkuar duke ecur
me gjunjė ashtu sikurse shkon edhe fėmija i vogėl
i cili nuk din tė ec mirėpo ec me duar dhe me
gjunjė, dhe nuk kishin me lan pa e falur namazin
me xhemat nė xhami.
Transmeton Ibn Mesudi se ka pasur njerėz tė cilėt
janė ndihmuar nga dy burra qė tė qėndroj nė saf
(Muslimi 1486). D.m.th. duke e ditur shpėrblimin e
namazit nė xhami, edhe pse ka qenė i sėmur apo i
dobėt, ėshtė ndihmuar nga shokėt e tij dhe ka
shkuar nė xhami. Me tė vėrtetė kjo ėshtė njė
mirėsi e madhe o vėlla i dashur, prandaj mos
hezito dhe shko nė xhami.
9. Ka shpėrblimin sikur ta kryesh njė haxh dhe
umre
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė:
Ai qė e fal namazin e sabahut me xhemat, pastaj
ulet dhe e pėrkujton Allahun derisa tė lindė
dielli, pastaj i fal dy rekate, do ta ketė
shpėrblimin e njė haxhi dhe umreje tė plotė, tė
plotė, tė plotė. Tirmidhiu 586 dhe shejh
Albani ka thėnė se hadithi ėshtė hasen, shih,
Sahih sunen etermidhi 480.
Ky hadith tregon qartė vlerėn dhe shpėrblimin e
faljes sė namazit tė sabahut nė xhami, mirėpo
shumica e njerėzve janė larg praktikimit tė saj.
Si ka mundėsi njė njeri duke e ditur kėtė
shpėrblim tė madh tė flejė nė kohėn kur duhet tė
ngrihet e tė shkojė pėr ta falur namazin e
sabahut?
Shumė muslimanė janė larguar nga praktikimi i
kėtij suneti dhe nuk e praktikojnė kėtė pėrveē njė
pakicė e vogėl. Sa punė e vogėl qė ėshtė tė
qėndrosh pas namazit tė sabahut deri sa tė lindė
dielli nė xhami, mirėpo sa shpėrblim tė madh qė
ka. Pra, o vėlla musliman, bėhu i kujdesshėm dhe
praktikoje kėtė hadith edhe sikur ta praktikosh
vetėm njė herė nė javė.
10. Falja e namazit tė sabahut ta zgjeron gjoksin
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė:
Kur tė flejė ndonjėri prej jush shejtani ia lidh
tre nyje tek koka e tij dhe secilės nyje i mėshon
me fjalėt: Ti ke njė natė tė gjatė, shtrihu dhe
mos u ngre. Nėse ngrihet dhe e pėrkujton Allahun,
do ti zgjidhet njė nyje, nėse merr abdest do ti
zgjidhet nyja e dytė dhe nėse falet, do ti
zgjidhet nyja e tretė dhe do tė jetė aktiv
(energjik) dhe shpirtmirė, pėrndryshe do tė
zgjohet pėrtac dhe shpirtkeq. Buhariu 1142
dhe 3269 dhe Muslimi 776.
Dhe nyjat e pėrmendura nė hadith janė realitet,
siē e ka cekur Pejgamberi salallahu alejhi ue
selem nė hadithin qė transmeton Ebu Hurejra,
Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi
salallahu alejhi ue selem ka thėnė: Kur tė
flejė ndonjėri prej jush natėn, ia lidh shejtani
te koka e tij tre nyje prej litari. Ibn
Maxheh 1329 dhe shejh Albani ka thėnė se ky hadith
ėshtė sahih, shih Sahih Sunen ibn Maxheh 1094.
Kurse nė qoftė se ai vazhdon dhe fle saqė i kalon
namazi i sabahut, shejtani do tė urinojė nė veshin
e tij. Ibn Mesudi ka thėnė:
Ėshtė pėrmendur nė prani tė Pejgamberit salallahu
alejhi ue selem njė njeri i cili kishte fjetur njė
natė derisa i kishte kaluar namazi i sabahut.
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem tha: Ky
ėshtė njė njeri tė cilit i ka urinuar shejtani nė
dy veshėt e tij, apo ka thėnė: nė veshin
e tij. Buhariu 1144 dhe 3270 dhe Muslimi 774.
Pėrktheu: Eroll Nesimi
18.7.2008
|