Dobitė e namazit (1)
19.12.2009 20:29:06

Falėnderimet dhe lavdėrimet i takojnė vetėm Allahut xhele shanuhu, salavatet qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė muslimanėve qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Nuk ka dyshim se falja e namazit ka dobi dhe mirėsi tė shumta dhe ne do tė cekim inshallah disa prej tyre.

1. Namazi ėshtė vepra mė e mirė pas shehadetit (fjalės La ilahe il-lAllah)

Allahu xh.sh thotė: "Po, nėse ata pendohen (nga kufri dhe shirku), e falin namazin dhe e japin zekatin, atėherė i keni vėllezėr nė fe." (Et-Teube, 11)
Transmetohet se Abdullah ibn Mesudi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ka thėnė:
"E kam pyetur Pejgamberin salallahu alejhi ue selem pėr veprat mė tė mira. Mė tha: “Namazi nė kohėn e tij.” Buhariu dhe Muslimi.
Gjithashtu, Pejgamberi alejhi selam, kur e dėrgoi Muadh ibn Xhebelin qė tė ftonte nė Islam popullin e Jemenit, i tha: "Ti po shkon tek njė popull tė cilit i ka zbritur libri (Tevrati dhe Inxhili), pra sė pari thirri ata qė tė mos adhurojnė askėnd tjetėr pėrveē Allahut. Nėse e pranojnė kėtė (nėse e bėjnė kėtė), atėherė tregoju atyre se Allahu xh.sh i ka obliguar t’i falin pesė kohėt e namazit ditėn dhe natėn."
Buhariu dhe Muslimi.

2. Namazi ofron riskun

Shumica e njerėzve janė dhėnė pas kėnaqėsisė sė kėsaj bote dhe e kanė harruar botėn tjetėr, botėn nė tė cilėn kemi pėr t’u kthyer qė tė gjithė. A thua vallė a e meriton kjo botė qė tė vrapojmė pas saj e ta humbin xhenetin e Allahut?

Allahu xh.sh. na ka obliguar qė kur tė vijė koha e namazit, ta lėmė punėn dhe tė falim namazin. Allahu xh.sh
. thotė: "O ju qė besuat, kur bėhet thirrja pėr namaz, ditėn e xhumasė, ecni shpejt pėr aty ku pėrmendet Allahu (dėgjojeni hytben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo ėshtė shumė mė e dobishme pėr ju nėse jeni qė e dini." (El Xhuma, 9) Pastaj ka urdhėruar qė pas namazit tė shpėrndahen njerėzit pėr kėrkimin e tė mirave tė Allahut xh.sh.: "E kur tė kryhet namazi, atėherė shpėrndahuni nė tokė dhe kėrkoni begatitė e Allahut, por edhe pėrmendeni shpeshherė Allahun, ashtu qė tė gjeni shpėtim." (El Xhuma, 10)

Pastaj Allahu xh.sh. i poshtėron ata tė cilėt i mashtron pasuria nga namazi. Allahu xh.sh. thotė: "Po kur ata shohin ndonjė tregti ose ndonjė aheng mėsyhen atje, kurse ty tė lėnė nė kėmbė. Thuaju: “Ajo qė ėshtė tek Allahu ėshtė shumė mė e mirė se dėfrimi dhe tregtia, e Allahu ėshtė furnizuesi mė i mirė!” (El Xhuma, 11)
Gjithashtu, Allahu xh.sh. thotė: "O ju qė besuat, as pasuria juaj e as fėmijėt tuaj tė mos u shmangin prej adhurimit tė Allahut, e kush bėn ashtu tė tillėt janė mu ata tė humburit." (El Munafikun, 9)
Komentuesit e Kuranit thonė se fjala e Allahut "mos u shmangin prej adhurimit tė Allahut" ka pėr qėllim pesė kohėt e namazit. Pra, nėse pasuria jote apo tregtia tė largojnė nga namazi, atėherė ti do tė jesh prej tė humburve.

Allahu xh.sh. i ka lavdėruar ata tė cilėt pasuria apo tregtia e tyre nuk i largon nga namazi. Allahu xh.sh. thotė: "Ata janė njerėz qė nuk i pengon as tregtia e largėt e as shitblerja nė vend pėr ta pėrmendur Allahun, pėr ta falur namazin dhe pėr ta dhėnė zekatin, ata i frikėsohen njė dite kur do tė tronditen zemrat dhe shikimet." (En-Nur, 37)

Nuk duhet ta preokupojė asnjėrin ēėshtja e riskut (furnizimit tė pasurisė) sepse Allahu xh.sh. ėshtė Ai i Cili i furnizon njerėzit. Allahu xh.sh. thotė: "Urdhėro familjen tėnde tė falė namaz, e edhe ti vetė zbatoje atė, ngase Ne nuk kėrkojmė prej teje ndonjė furnizim (pėr ty as pėr familjen tėnde), Ne tė furnizojmė ty (dhe ata), ardhmėria e mirė ėshtė e atij qė i frikėsohet Allahut." (Ta Ha, 132)

O njerėz, mos mendoni se namazi ju largon apo ju ndalon furnizimin. Allahu xh.sh. ju garanton furnizim. Ashtu siē ju ka furnizuar sa keni qenė nė barkun e nėnės suaj, ashtu do t'ju furnizojė edhe tani. A thua vallė kush ju ka furnizuar sa keni qenė nė barkun e nėnės suaj, a mos nėna juaj ju ka ushqyer apo babai juaj? Vallahi jo! Allahu ėshtė Ai qė ju ka ushqyer, Ai i Cili e ka marrė pėrgjegjėsinė e furnizimit tė robėrve tė Tij.
"Ne nuk kėrkojmė prej teje ndonjė furnizim (pėr ty as pėr familjen tėnde), Ne tė furnizojmė ty (dhe ata)."
Gjithashtu Allahu xh.sh. thotė: "Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr pos qė tė mė adhurojnė. Unė nuk kėrkoj prej tyre ndonjė furnizim e as s’dėshiroj tė mė ushqejnė ata. Allahu ėshtė furnizues i madh. Ai, Fuqiforti." (Edh-Dharijat, 56-58)
Dije, o rob i Allahut, se Allahu xh.sh. na e ka dėrguar pasurinė si mjet shėrbyes e jo si mjet qė meriton t’i shėrbehet, kurse feja ėshtė mjet sė cilės duhet t’i shėrbejmė. Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Allahu xh.sh ka thėnė: “Me tė vėrtetė Ne e kemi zbritur pasurinė pėr tė falur namazin dhe pėr tė dhėnė zekatin, sikur biri i Ademit (njeriu) tė ketė njė luginė, do tė shpresonte ta kishte edhe njė, dhe sikur tė kishte dy lugina, do tė shpresonte tė kishte edhe tė tretėn dhe nuk e ngop njeriun vetėm se dheu. Dhe Allahu ia fal atij qė pendohet."

Hadithi ėshtė i qartė se Allahu xh.sh. na ka dėrguar pasurinė qė ta falim namazin dhe t'i kryejmė obligimet e tjera dhe nuk na e ka dėrguar pasurinė qė tė kėnaqemi me tė e ta harrojmė namazin dhe obligimet e tjera. Ajo pasuri e cila na largon nga pėrkujtimi i Allahut ėshtė pasuri e cila nuk do tė na sjellė dobi as nė kėtė botė as nė botėn tjetėr. "O ju qė besuat, as pasuria juaj e as fėmijėt tuaj tė mos u shmangin prej adhurimit tė Allahut. E, kush bėn ashtu, tė tillėt janė mu ata tė humburit." (El Munafikun, 9)

Mos u frikėso vėlla pėr riskun, sepse Allahu xh.sh. e ka caktuar pėr ēdonjėrin prej nesh riskun e tij, ashtu siē ia ka caktuar edhe kafshėve. Allahu xh.sh thotė: "Nuk ka asnjė gjallesė nė tokė qė Allahu tė mos ia ketė garantuar furnizimin e saj." (Hud, 6)
Gjithashtu Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Sikurse biri i Ademit (njeriu) do tė ikte nga risku i tij ashtu sikurse ikėn nga vdekja, do ta godiste risku i tij ashtu sikurse do ta godiste vdekja."
Nė njė hadith tjetėr Pejgamberi alejhi selam thotė: "Risku e ndjek njeriun mė shumė sesa vdekja."
Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Allahu xh.sh mė ka inspiruar se nuk do tė vdes askush pa i ardhur momenti i vdekjes dhe pa e marrė riskun qė i ėshtė caktuar.”

Pra, o rob i Allahut, pse nuk falesh? Apo frikėsohesh se nėse falesh nuk do tė kesh ē’tė hash, apo se familja jote nuk do tė ketė ēka tė hajė? Vallahi, Ai i Cili tė ka krijuar dhe tė ka ushqyer atėherė kur askush nuk ka mundur tė tė ushqejė (kur ke qenė nė barkun e nėnės), Ai ta ka caktuar riskun dhe ta ka garantuar atė.
Transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Allahu xh.sh ka thėnė: “O biri i Ademit, mė adhuro Mua, do tė ta mbush gjoksin me pasuri dhe do ta largoj nga ti varfėrinė. E nė qoftė se nuk e bėn kėtė, atėherė do t’i mbush duart e tua me punė (do tė kesh telashe) dhe nuk do tė ta largoj varfėrinė."
Allahu xh.sh. e ka pėrmendur fjalėn "do tė ta mbush gjoksin me pasuri" me qėllim se ka shumė tė pasur tė cilėt kanė pasuri, mirėpo nė gjoksin e tyre janė tė varfėr, nuk ndiejnė kėnaqėsi pėr pasurinė qė kanė. Gjithashtu kanė shumė e shumė telashe e gjithė kjo pėr shkak se nuk e adhurojnė Allahun xh.sh..
Kurse ata tė cilėt e falin namazin dhe e adhurojnė Allahun xh.sh., edhe nėse nuk kanė pasuri, ata gjokset e tyre i kanė tė pasur dhe nuk kanė telashe ashtu siē kanė ata tė cilėt nuk e adhurojnė Allahun xh.sh.. Edhe nėse i godet ndonjė fatkeqėsi, dinė ta frenojnė veten.
Allahu xh.sh. thotė: "E kush i frikėsohet (u pėrmbahet dispozitave tė) Allahut, atij Ai i hap rrugė dhe e furnizon atė prej nga nuk e kujton fare. Kush i mbėshtetet Allahut, Ai i mjafton atij, Allahu realizon dėshirėn e Vet dhe Allahu ēdo gjėje ia ka caktuar kohėn (afatin)." (Hud, 2-3)

"E sikur banorėt e kėtyre vendbanimeve tė kishin besuar dhe tė ishin ruajtur, Ne do t’ju hapnim begati nga qielli e toka." (El A'raf, 96)

Dijeni o muslimanė se nuk ka arsye askush pėr mosfaljen e namazit. Sikur tė kishte dikush arsye pėr mosfaljen e namazit do tė ishin muxhahidėt (luftėtarėt). Kur as atyre nuk u lejohet qė tė mos e falin namazin, nuk i lejohet askujt tjetėr.
 

Eroll Nesimi
5.9.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010