Shkaqe tė tjera qė sjellin pėruljen nė namaz
19.12.2009 20:28:54

Vullneti

Ēdoherė kur tė brengosesh, ėshtė obligative tė jesh i vėmendshėm pėr kėtė. Ilaēi mė i mirė ėshtė ta drejtosh vullnetin tėnd nga namazi dhe drejtimi i tij forcohet apo dobėsohet sa ėshtė i fortė besimi nė botėn tjetėr dhe pėrbuzja e kėsaj bote.

Realizimi i kėnaqėsisė

Ėshtė ajo tė cilėn e ndiejnė robėrit e Allahut nė namazet e tyre dhe pėr tė cilėn ėshtė shprehur Ibn Tejmije me fjalėt: ”Nė kėtė botė ekziston njė xhenet ai qė nuk hyn nė tė nuk do tė hyj nė xhenetin e botės tjetėr.”

Dhe nuk mendohet se njė mysliman, i cili ka arritur kėtė kėnaqėsi dhe e ka shijuar, e anashkalon apo ėshtė i shkujdesur nė kėrkimin e saj. Kjo kėnaqėsi siē thotė Ibn Kajimi forcohet me forcėn e dashurisė dhe dobėsohet me dobėsimin e saj. Pėr kėtė, myslimani duhet tė angazhohet nė rrugėt qė e shpiejnė drejt Allahut tė Lartėsuar.

Shkuarja herėt pėr nė namaz

Kjo arrihet duke e pėrgatitur zemrėn pėr qėndrimin para Allahut tė Lartėsuar. Myslimani duhet qė tė vijė nė namaz herėt dhe tė lexojė diēka nga Kurani me meditim dhe pėrulje. Kjo ėshtė mė afėr qė tė pėrulet nė namazin e tij.

Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Sikur njerėzit tė dinė ēfarė vlere ka nė thirrjen e ezanit dhe safit tė parė e qė se arrijnė atė vetėm se me short do tė hidhnin short.” (Muslimi) Ka dallim mes atij qė vjen nė namaz nga njė tubim i tėri me bisedat e kota dhe tė kėsaj bote dhe atij qė ngrihet ta falė namazin e vetėm e ka pėrgatitur zemrėn pėr qėndrimin para Allahut tė Lartėsuar, ngase mė parė ka lexuar prej fjalėve tė Tij. Padyshim, gjendja e personit tė dytė me Allahun ėshtė shumė e mirė se sa e atij tė parit.

Tė turpėrohet nga Allahu qė t’i afrohet Atij me njė namaz tė thatė, tė zhveshur nga pėrulja dhe frika

Ndjenja e turpit prej Allahut e shtyen myslimanin qė ta pėrsosė adhurimin dhe t’i afrohet Allahut me njė namaz me plot pėrulje qė pėrmban nė vete kuptimet e frikės dhe respektit.

Muslimani duhet tė dijė gjendjen e sahabėve dhe selefėve gjatė namazit. Ibn Tejmije ka pėrmendur se Muslim bin Jesari ka qenė duke u falur ne xhami kur ėshtė rrėzuar njė pjesė e saj. Njerėzit e tjerė janė larguar ndėrsa ai ka qenė duke u falur dhe nuk e ka hetuar.”

Abdullah bin Zubejri ishte nė sexhde kur guri i hedhur nga katapulta morri njė pjesė tė rrobės sė tij.Ai vazhdoi namazin e tij dhe nuk e ngriti kokėn.

Amir bin Abdulkajsit i kanė thėnė: “A mendon diēka tjetėr nė namaz?” Ka thėnė: “A ka diēka mė tė dashur tek unė se namazi qė tė mendoj pėr tė?! Qė tė mė godasin tehėt e shigjetave ėshtė mė mirė pėr mua se sa tė mendoj pėr diēka tjetėr  nė namaz.” Shembujt e kėtillė janė tė shumtė.

Kėto ishin disa nga shkaqet qė tė ndihmojnė me lejen e Allahut nė pėruljen nė namaz. E lusim Allahun tė na ndihmojė qė ta respektojmė ashtu siē ėshtė i kėnaqur prej neve.

I pastėr ėshtė Allahu, Zoti ynė, Zoti i krenarisė nga ajo qė i pėrshkruajnė. Paqja qoftė pėr tė gjithė Pejgamnberėt , falenderimi i takon Allahut, Zotit tė botrave dhe paqja e mėshira qofshin pėr pejgamberin tonė, Muhamedin.

 Pėrktheu: Driton Lekaj


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010