Nga krimet mė tė mėdha tė
vjedhjes ėshtė vjedhja nga namazi. I dėrguari i Allahut
(salallahu alejhi ue selam) ka thėnė: Vjedhėsi mė i keq
ėshtė ai i cili vjedh nė namaz. Tė pranishmit e pyetėn: O
i dėrguari i Allahut! Si vidhet nė namaz? Profeti iu
pėrgjigj: Nuk e plotėson rukunė dhe sexhden.
Nėse e lė qetėsimin nė namaz,
duke mos e drejtuar mirė shpinėn nė ruku dhe nė sexhde apo
nėse nuk drejtohesh mirė kur ngrihesh prej rukusė, apo nuk
drejtohesh nė uljen ndėrmjet dy sexhdeve, gjė e cila ėshtė e
njohur dhe hetohet te shumica e falėsve tė namazit,
pothuajse nuk mund tė gjesh xhami pa shembull tė tillė. Pra,
pa njerėz tė cilėt nuk e kryejnė qetėsimin nė namazin e
tyre. Qetėsimi nė namaz ėshtė shtyllė e namazit. Namazi nuk
ėshtė i vėrtetė pa tė. I dėrguari i Allahut (salallahu
alejhi ue selam) ka thėnė: Nuk do ti bėjė dobi namazi
falėsit, derisa tė drejtojė shpinėn nė ruku dhe nė sexhde.
Nuk ka dyshim qė kjo ėshtė vepėr penale, prandaj ai qė e
vepron kėtė nė namaz, meriton tė qortohet.
Trasmetohet nga Ebu Abdullah el
Eshari se i dėrguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) u
fal me shokėt e tij, pastaj u ul me njė grup prej tyre.
Ndėrkohė, hyri njė njeri dhe filloi tė falet. Nė namazin e
tij filloi tė bėj lėvizje tė shpejta. I dėrguari i Allahut
(salallahu alejhi ue selam) tha: A e shikoni kėtė? Kush
vdes kėshtu, nė fe jo tė Muhamedit, duke e falur namazin
ashtu siē bėn korbi. Vėrtet, shembulli i atij qė falet dhe
i bėn lėvizjet e shpejta, ėshtė si shembulli i tė uriturit
qė nuk ha vetėm se njė hurmė apo dy. Ēfarė do ti bėj dobi
atij?!
Transmetohet nga Zejd ibn
Uehbi, i cili thotė se Hudhejfja e ka parė njė njeri, i cili
nė namaz nuk plotėsonte rukunė dhe sexhden e i thotė: Ti
nuk je falur. Nėse vdes nė kėtė gjendje, vdes jo nė fenė tė
cilėn Allahu ia dha Muhamedit (salallahu alejhi ue selam).
Ata tė cilėt e lėnė qetėsimin
nė namaz, pasi e kuptojnė rėndėsinė e saj apo njoftohen me
gjykimin pėr tė, duhet tė pendohen tek Allahu pėr atė qė ka
ndodhur mė parė, por nuk kushtėzohet pėrsėritja e namazeve
tė kaluara. Nė njė hadith i dėrguari i Allahut (salallahu
alejhi ue selam) i ka thėnė njė personi qė shpejtonte nė
namazin e tij: Kthehu e falu se ti nuk je falur!
Pakujdesia dhe lėvizjet e shumta nė namaz
Kjo ėshtė njė e metė qė
ka pėrfshirė njė numėr tė madh tė falėsve, pasi ata nuk i
janė nėnshtruar urdhėrit tė Allahut: ...dhe ndaj Allahut tė
jeni respektues (nė namaze). (Bekare, 238)
Gjithashtu, ata nuk e kanė kuptuar fjalėn e
Allahut tė Lartėsuar: Ėshtė e sigurtė se kanė shpėtuar
besimtarėt, ata tė cilėt janė tė pėrulur dhe tė kujdesshėm
gjatė faljes sė namazit. (Muminun, 1-2)
Kur i dėrguari i Allahut
(salallahu alejhi ue selam) u pyet pėr rrafshimin e dheut nė
sexhde, ai tha: Mos e rrafsho dheun duke qenė nė namaz!
Nėse je i detyruar, atėherė tė lejohet vetėm njė herė, sa
pėr tė rrafshuar gurėt.
Dijetarėt kanė pėrmendur se
lėvizjet e shumta dhe tė njėpasnjėshme nė namaz pa nevojė e
prishin namzin. E si do tė jetė puna me ta qė lėvizin shumė
nė namaz, duke qėndruar para Allahut, kur ndonjeri e shikon
orėn, tjetri i drejton rrobat, i fut gishtat nė hundė,
shikon djathtas-majtas apo nga qielli e nuk frikėsohet fare
se mund ti ikė shikimi apo ti vjedhė shejtani nga namazi i
tij.
Muhamed Salih el Munexhid
Pėrktheu: Ali Shabani