Sunetet e fitres (natyrshmėrisė) -III-
19.12.2009 20:20:28

9. LARJA E HUNDĖS ME UJĖ

Pastrimi i hundės bėhet duke futur ujin nė hundė (istinshak), pastaj duke e nxjerrė atė (istinthara). Nuk ka dyshim se edhe larja e hundės ka dobi tė shumta, qė realizojnė kujdesin dhe mirėmbajtjen e pastėrtisė, pasi hunda ėshtė vend ku mblidhen shumė papastėrti dhe konsiderohet si filtėr i ajrit qė thithim nė mushkėri. Muhamedi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, thotė: “Kur tė marrė abdes ndonjėri nga ju, le tė futė nė hundė ujė, pastaj le ta pastrojė atė.”
1


10. ISTINXHA- PASTRIMI PAS KRYERJES SĖ NEVOJĖS

Me termin “istinxha” nėnkuptojmė eliminimin e gjurmėve tė papastėrtisė nga trupi pas kryerjes sė nevojės sė madhe dhe tė vogėl. Edhe kjo praktikė llogaritet nga natyrshmėritė e pastra tė njeriut, pasi ka tė bėjė me mėnjanimin e ndyrėsirave nga trupi. Dhe kjo konsiderohet vaxhib te fukahatė.2

Normat qė kanė tė bėjnė me kryerjen e nevojės dhe tė pastrimit pas saj

Normat e kryerjes sė nevojės dhe rregullat qė kanė tė bėjnė me tė mund tė pėrmblidhen nė kėto pika:

1- Ėshtė e preferuar pėr atė qė dėshiron tė hyjė nė nevojtore qė tė thotė:
(( بسم الله ، أللهم إني أعوذ بك من الخبث و الخبائ))

“BISMIL-LAH, ALL-LIAHUMME INNI E’UDHU BIKE MINEL HUBUTHI VEL HABAITH”.
“O Zot! Unė tė kėrkoj mbrojtje prej tė ligėve dhe tė ligave
!"3

Kurse Aliu, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton nga i Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, se ka thėnė:
“Kur njeriu hyn nė nevojtore, mbulesa e avretit tė tij ėshtė thėnia BISMIL-LAH.”4

2- Mustehab ėshtė qė kur tė dalėsh nga nevojtorja tė thuash “GUFRANEKE” -“Tė kėrkoj falje Ty, o Zot!”, ngase i Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, kur dilte nga nevojtorja, thoshte kėshtu, e kjo transmetohet nga Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, dhe gjendet nė koleksionet e Ibn Maxhes dhe tė Tirmidhiut.5

3. Ėshtė e preferuar qė kur hyhet nė tualet, nė fillim tė futet kėmba e majtė, pastaj e djathta, ndėrsa kur del nga ajo, tė dilet me tė djathtėn para sė majtės. Kjo sepse e djathta pėrdoret pėr vende fisnike, ndėrsa e majta pėr nė vendet qė nuk janė fisnike. Argumentet pėr kėtė janė tė pėrgjithshme.

4- Nėse kryhet nevoja nė ndonjė hapėsirė, ėshtė mirė qė njeriu tė largohet prej njerėzve, qė tė mos shihet. Xhabiri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė: “Dolėm me Muhamedin, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, nė rrugė dhe ai kur kreu nevojėn, u largua aq shumė, saqė nuk shihej (e kėshtu vepronte gjithnjė).”6

5. Ėshtė e preferuar qė tė mos e ngresh (apo ulėsh) rrobėn derisa tė afrohesh te toka: Transmetohet nga Ibėn Umeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se: “Kur i Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, donte tė kryente nevojat e tij personale, ai nuk e ngrinte rrobėn e tij, derisa tė ulej dhe tė afrohej te toka.”7

6- Nuk ėshtė e lejuar tė kthyerit nga Kibla dhe as kthimi i shpinės nga ajo gjatė kryerjes sė nevojave personale. Transmetohet nga Ebu Ejub el Ensari, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, se ka thėnė: "I Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: "Kur tė shkoni nė vendin e kryerjes sė nevojave personale, mos u ktheni nga Kibla gjatė kryerjes sė nevojės sė trashė apo tė hollė dhe as mos i ktheni shpinėn asaj, por kthehuni nga lindja apo nga perėndimi." Ebu Ejubi thotė: “Kur shkuam nė Sham, gjetėm qė banjat (w.c.) ishin ndėrtuar me drejtim nga Kibla, kėshtu qė kur kryenim nevojat, ne ndryshonim drejtim dhe kur dilnim, i kėrkonim falje Allahut.”8

7- Ndalohet kryerja e nevojės nė rrugė dhe nė vendpushim, sepse Muhamedi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: “Frikėsohuni dy tė mallkuarve.” Thanė: “E cilėt janė ata?” E ai, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, tha: “Ata qė e kryejnė nevojėn nė rrugė (vendkalime tė njerėzve) dhe nė vendpushime (nėn hije)
9

8- Ėshtė e urryer derdhja e urinės nė banjė, duke u bazuar nė transmetimin e Humejd ibn Humejrit, i cili ka thėnė: “E takova njė person i cili kishte takuar tė Dėrguarin, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, ashtu siē kishte takuar Ebu Hurejrėn, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, i cili thotė: “I Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, ka ndaluar tė krihemi pėr ēdo ditė dhe tė derdhim urinė nė vendin e larjes (banjė).”
10

9. Ndalohet urinimi nė ujė tė ndenjur. Transmetohet nga Xhabiri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se: “I Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, ka ndaluar nga tė urinuarit nė ujė tė ndenjur.”
11

10- Lejohet derdhja e urinės nė kėmbė, posaēėrisht nėse jemi tė sigurt nga mosspėrkatja, mirėpo tė ulurit ėshtė mė mirė. Por nėse nuk jemi tė sigurt nga kjo, atėherė obligohemi tė ulemi. Hudhejfeja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė:
“I Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, shkoi te hedhurinat e njė populli dhe derdhi urinėn duke qenė nė kėmbė, e unė dėshirova tė largohem, kurse i Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, mė tha: “Afrohu!” Unė u afrova dhe u ndala pas tij e ai mori abdest dhe i dha mes’h mesteve.”
12
Thamė se derdhja e urinės ulur ėshtė mė mirė, ngase i Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, mė shpesh kėshtu vepronte. Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė: “Kush thotė se Muhamedi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, ka derdhur urinėn nė kėmbė, mos i besoni.”
13
Kjo thėnie e Aishes, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, nuk ėshtė nė kontradiktė me hadithin qė transmeton Hudhejfeja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ngase ajo ka folur atė qė ka parė dhe Hudhejfeja atė qė ka parė. Por ėshtė e ditur se pohimi ka pėrparėsi ndaj mohimit, ngase ai qė pohon di mė tepėr se ai qė mohon.

11- Ėshtė detyrė qė tė pastrohet organi prej urinės. Transmetohet nga Abdull-llah Ibn Abbasi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, i cili thotė se i Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, ka kaluar pranė dy varreve dhe me kėtė rast ka thėnė: “Qė tė dy kėta janė duke u dėnuar, jo pėr njė gjė tė madhe. Njėri prej kėtyre tė dyve nuk pastrohej prej urinės, kurse tjetri barte fjalėt nė mes njerėzve.”
14

12- Ndalohet tė prekurit e organit me dorė tė djathtė duke urinuar, e gjithashtu ndalohet pėrdorimi i dorės sė djathtė gjatė pastrimit prej nevojės sė madhe. Ebu Katadeja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė se Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: “Kur ndokush prej jush urinon, le tė mos e prekė organin me dorėn e djathtė tė tij e as mos ta pėrdorė pėr pastrimin nga nevoja.”
15

13- Pastrimi prej nevojės sė madhe mund tė bėhet me ujė, me gurė ose me diēka tė ngjashme, mirėpo pėrdorimi i ujit ėshtė mė i mirė.
“Enesi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė se Muhamedi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, shkonte nė nevojtore, kurse unė dhe njė djalosh i dėrgonim ujė dhe i Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, pastrohej nga nevoja e madhe me ujė.”
16
Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, tregon se Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: “Kur ndokush prej jush shkon tė kryejė nevojėn e tij, le tė marrė me vete tre gurė, kėto i mjaftojnė nga uji.”
17

14. Nuk lejohet qė tė pėrdorėsh mė pak se tre gurė. Transmetohet nga Selam el Farisi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se dikush i tha atij: “I Dėrguari juaj ju ka mėsuar ēdo gjė, madje edhe mėnyrėn e kryerjes sė nevojave personale.” Selmani i tha: “E vėrtetė. Ai, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, na ka ndaluar qė tė drejtohemi nga Kibla kur kryejmė nevojėn e trashė apo tė hollė, na ka ndaluar nga tė pastruarit me dorėn e djathtė, nga tė pastruarit me mė pak se tre gurė, nga tė pastruarit me jashtėqitje kafshe apo me eshtra.”
18

15- Nuk lejohet tė pastruarit me eshtra apo me jashtėqitje kafshėsh pas kryerjes sė nevojave personale. Transmetohet nga Xhabiri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se ai ka thėnė: “I Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, ka ndaluar nga tė pastruarit me eshtra apo me jashtėqitje kafshėsh.”
19

 

Alaudin Abazi
15.6.2007

[1] Shėnon Muslimi.
[2] Te ulematė hanefi konsiderohet sunet i fortė nėse ndyrėsira nuk ėshtė pėrhapur, por nėse pėrhapet, atėherė ėshtė vaxhib. Shih: “Fikhu Hanefi”, vėll 1, f. 74; “Fikhu-1-“, f.16.
[3] Shėnon Buhariu dhe Muslimi, por pa besmelen, ajo vėrtetohet me hadithi qė pason.
[4] Shėnon Ibn Maxhe dhe Tirmidhiu, hadithi ėshtė i saktė.
[5] “Sahih el Xhami” (4714).
[6] Shėnon Ebu Davudi.
[7] Shėnon Ebu Davudi, hadithi ėshtė i saktė, “Sahih el Xhami” (4652).
[8] Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
[9] Shėnon Ebu Davudi.
[10] Shėnon Nesaiu.
[11] Shėnon Muslimi.
[12] Shėnon Muslimi.
[13] Shėnon Nesaiu.
[14] Shėnon Buhariu dhe Muslimi
[15] Shėnon Ibn Maxhe.
[16] Shėnon Buhariu dhe Muslimi
[17] Shėnon Nesaiu dhe Ebu Davudi.
[18] Shėnon Muslimi dhe Tirmidhiu.
[19] Shėnon Muslimi.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010