Sunetet e fitres (natyrshmėrisė) -I-
19.12.2009 20:19:58

Me termin “Sunetet e fitres” kuptohen disa veprime tė cilat kanė qenė tė njohura te tė gjithė Profetėt dhe pasuesit e tyre. Me fjalė tė tjera, ėshtė fjala pėr disa praktika me tė cilat nuk ėshtė specifikuar nė kryerjen e tyre vetėm umeti i Muhamedit salallahu alejhi ue selem. Edhe Profetėt e tjerė i kanė urdhėruar pasuesit e tyre t`i kryejnė ato, prandaj edhe u quajtėn tradita tė natyrshmėrisė, pasi pėrputhen me natyrėn e pastėr tė njeriut.[1]

Hadithet nė tė cilat pėrmenden kėto natyrshmėri janė:

1. Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, i cili thotė se Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka thėnė:
“Pesė sende janė nga natyra e fitres (natyrshmėrisė sė pastėr):
1. Pastrimi i vendeve tė turpshme (mėnjanimi i qimeve),
2. Bėrja synet (rrethprerja),
3. Shkurtimi i mustaqeve,
4. Mėnjanimi i qimeve nga nėnsqetullat,
5. Shkurtimi i thonjve.”
[2]

2. Transmeton Zekerija ibėn Ebi Zaide, nga Musab ibėn Shejbe, nga Talk ibėn Habib, nga Abdullah Ibn Zubejri, ky nga Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Dhjetė gjėra janė prej fitres:
1. Shkurtimi i mustaqeve,
2. Lėshimi i mjekrės,
3. Pėrdorimi i misvakut
4. Larja e hundės me ujė,
5. Pastrimi i ndėrmjet gishtėrinjve,
6. Prerja e thonjve,
7. Shkulja e qimeve nga sqetullat,
8. Mėnjanimi i qimeve nga vendet e turpshme,
9. Pastrimi me ujė pas kryerjes sė nevojės sė madhe.”

Transmetuesi thotė se e ka harruar tė dhjetėn, por, ka mundėsi tė jetė shpėlarja e gojės.[3]

Nė vazhdim do t`i shtjellojmė dispozitat qė kanė tė bėjnė rreth kėtyre veprimeve qė janė tė pėrmendura nė kėto dy hadithe.[4]


1. BĖRJA SYNET

Me bėrjen synet ėshtė pėr qėllim prerja e lafshės qė mbulon organin e mashkullit dhe kjo ėshtė vaxhib (obligative) sipas mendimit mė tė saktė tė dijetarėve[5], ngase ėshtė simbol prej simboleve tė Islamit. Muhamedi salallahu alejhi ue selem njė njeriu qė sapo e kishte pranuar Islamin i ka thėnė:
“Pastroji nga trupi yt qimet e kufrit dhe bėhu synet.”
[6]
Bėrja synet gjithashtu ėshtė prej miletit tė Ibrahimit alejhis-selam dhe Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Ibrahimi alejhis-selam ėshtė bėrė synet pasi i ka mbushur 80 vjet.”
[7]
Allahu i Lartėsuar i ėshtė drejtuar Resulullahut salallahu alejhi ue selem duke i thėnė:
{ ثُمَّ أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ أَنْ اتَّبِعْ مِلَّةَ إِبْرَاهِيمَ حَنِيفًا وَمَا كَانَ مِنْ الْمُشْرِكِينَ} (النحل: 123)
“E pastaj ty tė shpallėm. Ndiqe fenė e pastėr tė Ibrahimit dhe ai nuk ka qenė nga idhujtarėt.”[8]

Koha e bėrjes synet

Shumica e ulemave janė tė mendimit se bėrja synet nuk ka kohė tė caktuar, por dijetarėt qė e konsiderojnė atė vaxhib kanė arritur nė pėrfundim se afati mė i largėt pėr bėrjen synet ėshtė puberteti (mosha madhore), pasi atėherė njeriu ngarkohet me dispozitat islame. Por preferohet qė pėrgjegjėsi ta kryejė kėtė proces kur fėmija ėshtė i vogėl, pasi kjo ėshtė mė lehtė dhe mė mirė pėr tė.[9]
Imam Neveviu thotė se ėshtė e preferuar bėrja synet kur foshnja mbush shtatė ditė, duke aluduar pėr hadithin e Xhabir bin Abdullahut, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ku thuhet: “Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka prerė kurban pėr Hasanin dhe Husejnin, Allahu qoftė i kėnaqur me tė dy, dhe i ka bėrė synet nė ditėn e shtatė.” [10]
Nėse foshnja ėshtė e dobėt dhe nuk mund ta pėrballojė, atėherė mė mirė ėshtė tė shtyhet derisa tė forcohet. Dispozita mbetet si e preferuar derisa tė arrijė afėr kohės sė pubertetit, nėse nuk bėhet sunet para pubertetit, atėherė ajo kalon nė vaxhib.
Dr. Muhamed Ali el Barri thotė se studimet mjekėsore vėrtetojnė dobitė e shumta tė bėrjes sė hershme synet tė fėmijės, duke filluar qė nga ditėt e para tė lindjes sė tij, derisa t`i mbushė tė dyzetat. Sa mė shumė qė tė vonohet bėrja sunet, aq mė shumė ėshtė i mundshėm infektimi nė organ dhe nė kanalet urinare.

Dobitė e bėrjes synet

Sa i pėrket urtėsisė sė bėrjes synet, Ibėn Kajimi thotė: “...Allahu i Lartėsuar e obligoi bėrjen synet si pasim i praktikės sė fesė sė Ibrahimit alejhi selam." Kjo ėshtė jashtė dobive tė tjera qė ka bėrja synet, si: pastėrtia, rregullimi, zbukurimi dhe pėrmirėsimi i sistematizimit tė epshit, pasi nėse njeriu nuk e korrigjon epshin e tij, atėherė bie nė rang me shtazėt. Njeriu i cili nuk ėshtė bėrė synet nuk ka mundėsi tė ngopet gjatė marrėdhėnieve.

2. MĖNJANIMI I QIMEVE NGA PJESĖT INTIME

Kjo ėshtė sunet me unanimitet tė ulemave, ashtu si tregon Irakiu dhe Neveviu. Sa i pėrket mėnyrės sė mėnjanimit, ėshtė e lejuar tė pėrdoret ēfarėdo forme vetėm qė tė arrihet qėllimi dhe mos tė jetė e dėmshme pėr trupin, prandaj lejohet shkulja, prerja, rruajtja ose ndonjė formė tjetėr.
Fukahatė kanė parapėlqyer qė mėnjanimi i qimeve tė bėhet ēdo javė, mė saktėsisht ditėve tė xhuma, por e kanė ndaluar qė tė kalojė mė shumė se dyzet ditė pa i mėnjanuar ato. Pėr kėtė argumentojnė me hadithin e Enes Ibėn Maliku, ku thuhet: “Na ka kufizuar Resulullahu salallahu alejhi ue selem nė shkurtimin e mustaqeve, nė rruajtjen e qimeve nga pjesėt intime, nė shkuljen e qimeve nga sqetullat dhe nė prerjen e thonjve qė tė mos i lėmė ato mė shumė se dyzet ditė.”[11]

Ėshtė e urryer shkulja e qimeve tė thinjura

Transmeton Amėr Ibn Shuajbi nga babai i tij, e ai nga gjyshi i tij, i cili thotė se Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Mos i shkulni qimet e thinjura (bardha), sepse ēdo muslimani qė i zbardhet njė qime nė Islam, ajo do t’i bėhet dritė nė ditėn e Kiametit.”[12]


3. SHKULJA E QIMEVE TĖ SQETULLAVE

Kjo ēėshtje ėshtė e njėjtė sikurse ajo e mėhershmja (mėnjanimi i qimeve nga pjesėt intime), vetėm se nė hadith pėrmendet shkulja e kėtyre qimeve (nga sqetullat), kurse pėr qimet e vendeve tė turpshme pėrmendet rruajtja e tyre. Sido qė tė jetė, pėrmendja e mėnyrės sė caktuar nė hadith nuk nėnkupton domosdoshmėrinė e kėsaj mėnyre. Prandaj dijetarėt, nė pėrgjithėsi, kur flasin pėr kėtė, thonė se preferohet shkulja e kėtyre qimeve, por nėse kjo bėhet me ndonjė formė ose mjet tjetėr ėshtė e lejuar dhe nė tė nuk ka ndonjė tė keqe.

4. PRERJA E THONJVE

Edhe prerja e thonjve konsiderohet prej natyrshmėrisė sė pastėr tė njeriut dhe kjo ėshtė e kėrkuar si nga meshkujt, ashtu edhe nga femrat. Kurse sa i pėrket kohės se kur preferohet, dijetarėt kanė thėnė se ēdo javė, mė saktėsisht ēdo xhuma, e nuk lejohet tė tejkalohet dyzetėditėshi, duke argumentuar me hadithin e lartpėrmendur.
 

Alaudin Abazi
25.5.2007

[1] Disa nga fukahatė gjithė kėto praktika i kanė llogaritur si tė preferuara pėr t’u zbatuar (sunet) dhe se asnjėra nga ato nuk arrin shkallėn e vaxhibit. Por e sakta ėshtė se nga kėto natyrshmėri kemi veprime qė arrijnė shkallėn e vaxhibit, siē ėshtė bėrja sunet (rrethprerja), etj.. Kemi veprime qė konsiderohen sunet, si misvaku (pastrimi i dhėmbėve me misvak), etj.. “Sherhu Nevevi”, vėll. 3, f.138-139; “Mexhmu”, vėll. 1, f.157; “Fet`hu Bari”, vėll. 10, f. 340.
[2] Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
[3] Shėnon Muslimi, kurse Imam Neveviu nė komentin e kėtij hadithi tregon nga Kadi Ajadi se ndoshta e dhjeta ėshtė bėrja synet, e pėrmendur nė pesė natyrshmėritė nė hadithin e mėsipėrm.
[4] Nė kėtė vend ėshtė e nevojshme tė sqarohet se sunetet e fitres nuk janė tė kufizuara nė kėto dhjetė veprime tė pėrmendura nė kėto dy hadithe, por ato mund tė jenė mė shumė, prandaj edhe disa nga ulematė, si Ibėn Haxheri, thekson se janė afėrsisht tridhjetė, e ndėr to: Mirėmbajtja dhe krehja e flokėve, vajosja e tyre, pėrdorimi i kuhlit pėr sy, etj.. Sido qė tė jetė, kėto tė dhjeta janė mė tė vėrtetuarat dhe mė tė rėndėsishmet.
[5] Ibėn Kajimi thotė: “Dijetarėt kanė disa mendime rreth bėrjes synet. Euzai, Maliku, Shafiu dhe Ahmedi thonė se ėshtė vaxhib. Imam Maliku ėshtė mė rigorozi, derisa ka thėnė se ai qė nuk ėshtė i bėrė synet nuk lejohet tė dalė imam dhe nuk i pranohet dėshmia...
Kurse Hasan Basriu dhe imam Ebu Hanifja kanė thėnė se ėshtė sunet dhe nuk ėshtė vaxhib. Ata argumentuan me atė qė tregohet se shumė nga njerėzit qė pranuan Islamin nga koha e Profetit (salallahu alejhi ue selem) nuk u urdhėruan direkt me kėtė vepėr dhe asnjėri prej tyre nuk u kontrollua...”
Nė fund tė thėnieve Ibėn Kajimi shton: “Bėrja synet nuk del jashtė asaj se ėshtė vaxhib apo sunet i fortė (muekede), por pėr burra ėshtė mė e domosdoshme, pasi nėse nuk bėhet synet, tek ata mbetet njė sasi urine dhe nuk plotėsohet si duhet pastrimi, i cili ėshtė i kėrkuar pėr muslimanin nė ēdo kohė dhe pėr ēdo namaz.”
Neveviu thotė: “Bėrja synet ėshtė vaxhib, pėr shkak tė thėnies sė Allahut tė Lartėsuar: ‘Unė pasoj (ndjek) fenė e pastėr tė Ibrahimit’[6]. Dhe po tė mos ishte e obliguar nuk do tė lejohej zbulimi i auretit, pasi zbulimi i tij ėshtė i ndaluar dhe derisa gjatė bėrjes synet lejohet kjo, atėherė nėnkupton se ėshtė e obliguar (vaxhib)”. Mė gjerėsisht: “Esh-Sherhul-Mumti’”, 1/123, “Temamul-Minneh”, fq. 67 dhe “Tuhfetul-Vedud”, fq. 136.
[6] Shėnon Bejhekiu.
[7] Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
[8] Nahl, 123
[9] Ibėn Kajimi thotė: “Tek unė ėshtė e obligueshme pėr pėrgjegjėsinė e fėmijės qė ta bėjė synet atė para moshės madhore, kėshtu qė tė arrijė ai kėtė kohė duke qenė i bėrė sunet dhe kjo ēėshtje ėshtė nga gjėrat qė nuk mund tė plotėsohet vaxhibi vetėm se me tė.”
[10] Hadithin e shėnon Taberani. Megjithėse nė tė ka dobėsi, ai mund tė pėrforcohet me thėnien e Iban Abasit: “Shtatė gjėra ėshtė sunet qė t’i bėhen fėmijės ditėn e shtatė; e njėra prej tyre edhe tė bėhet synet.” Shėnon Ebu Davudi. Shih;“Temamu Mineh”, 58.
[11]Shėnon Muslimi,Ebu Davudi, Ibėn Maxhe, Tirmidhiu dhe Nesaiu.
[12]Ebu Davudi.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010