Shembuj profetikė (5)
19.12.2009 20:13:16

18) Shembulli i pesė namazeve

Xhabiri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton nga i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, se ka thėnė: “Shembulli i pesė namazeve ėshtė si shembulli i njė lumi vėrshues qė rrjedh para derės sė ndonjėrit prej jush, nė tė cilin lahet pesė herė nė ditė, kėshtu qė nuk i mbetet ndonjė ndyrėsirė.” Shėnon Muslimi.

Nė hadith ka argument se pesė namazet e pastrojnė njeriun nga mėkatet dhe tė ligat, saqė nuk i mbetet asnjė mėkat i vetėm, nėse i kryen ato me kushtet, vaxhibet si dhe me pėrkushtim.

19) Shembulli i atij qė ėshtė i hershėm nė namaz

Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton nga i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, se ka thėnė: “Shembulli i atij qė ėshtė i hershėm (shkon nė orėt e para) nė namaz ėshtė sikur ai qė ofron (sadaka) deve, ai qė shkon pas tij ėshtė sikur tė ketė ofruar lopė, ai qė e pason kėtė sikur tė ketė ofruar dash, ai qė shkon pas tij ėshtė sikur tė ketė ofruar pulė, ndėrsa ai qė shkon pas tij ėshtė sikur tė ketė ofruar vezė.” Shėnon Ahmedi, Buhariu dhe Muslimi.

Nė hadith ka argument pėr vlerėn e shkuarjes herėt nė namaz dhe se njerėzit dallojnė nė shpėrblim varėsisht nga kjo.

20) Shembulli i muxhahidit (luftėtarit) nė rrugėn e Allahut

Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton se i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “Shembulli i muxhahidit nė rrugėn e Allahut ėshtė sikurse shembulli i agjėruesit, i falėsit tė natės, nuk e ndėrpret agjėrimin e as sadakanė derisa tė kthehet (muxhahidi).” Shėnon Buhariu dhe Muslimi.

Nė hadith ka argument pėr vlerėn e xhihadit (luftės) nė rrugėn e Allahut si dhe shpėrblimi i madh qė i pret luftėtarėt nė rrugėn e Tij.

21) Shembulli i shokut tė mirė dhe i shokut tė keq

Ebu Musa, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmetohet se i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “Shembulli i shokut tė mirė dhe shokut tė keq ėshtė (pėrkatėsisht) si poseduesi i miskut dhe kovaēi. Mbartėsi i miskut ose do tė tė japė erė tė mirė, ose do ta blesh, ose do tė ndjesh prej tij erėn e mirė, ndėrsa kovaēi ose do tė tė djegė rrobat ose do tė ndjesh prej tij erėn e keqe.” Shėnon Buhariu dhe Muslimi.

Nga hadithi mėsojmė vlerėn e tė shoqėruarit me tė mirėt, sqarimin e dobive tė cilat dalin gjatė shoqėrimit me ta si dhe tėrheqja e vėrejtjes nga shoqėrimi me tė kėqijtė dhe sqarimin e dėmeve tė cilat mund tė ndodhin nga shoqėrimi me ta.

22) Shembulli i atij qė i ndihmon njerėzit e vet nė padrejtėsi

Transmetohet prej Ibn Mesudit, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, se ka thėnė: “Shembulli i atij qė i ndihmon njerėzit e vet nė tė padrejtėn ėshtė sikurse shembulli i devesė qė ėshtė rrėzuar e tėrhiqet me bishtin e vet (duke u munduar tė shpėtojė).” Shėnon Bejhekiu. Albani e cilėson si tė saktė.

Nė hadith ka tėrheqje tė vėrejtjes pėr mosndihmesė reciproke nė mėkat dhe nė armiqėsi.

23) Shembulli i birit tė Ademit dhe shkaqet e vdekjes

Transmetohet prej Abdullah b. Shehir, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “Shembulli i birit tė Ademit ėshtė se ai i ka nėntėdhjetė e nėntė vdekje, nėse shpėton prej tyre, atėherė bie nė pleqėri dhe vdes.” Shėnon Tirmidhi. Albani e cilėson si tė saktė.

Nė hadith ka argument pėr shkaqet e shumta tė vdekjes, ndėrsa vdekja do tė ndodhė dhe ėshtė e pashmangshme, ashtu siē kuptojmė edhe obligimin e pėrgatitjes pėr tė vdekur, duke bėrė vepra tė mira para ardhjes sė saj.
 

Pėrgatiti: Sektori shkencor pranė shtėpisė botuese: “Darul Vatan”
Almedin Ejupi
23.11.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010