Shembuj profetikė (2)
19.12.2009 20:12:25

4) Shembulli i umetit tė Muhamedit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė

Enesi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton nga i Dėrguari i Allahut, se ai ka thėnė: “Shembulli i umetit tim ėshtė si shembulli i shiut, tė cilit nuk i dihen dobitė, i ka nė fillim apo nė fund.” Shėnon Ahmedi, Tirmidhiu. Albani e cilėson sahih.

Nė kėtė hadith ka argument pėr vlerėn e umetit islam si dhe dobitė e saj do tė vazhdojnė deri nė Ditėn e Kiametit.

5) Shembulli i besimtarėve dhe i ithtarėve tė librit

Ibn Umeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė dytė, transmeton se i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “Shembulli juaj dhe shembulli i hebrenjve dhe i krishterėve ėshtė sikur shembulli i njeriut i cili ka marrė argatė duke iu thėnė: “Kush do tė punojė deri nė drekė pėr njė kirat?” Dhe hebrenjtė kanė punuar. Pastaj tha: “Kush do tė punojė prej drekės e deri nė kohėn e ikindisė pėr njė kirat? Dhe tė krishterėt punuan. Pastaj tha: “Kush do tė punojė prej ikindisė deri nė perėndimin e diellit pėr dy kirat? Keni dhuratėn e dyfishtė. Ju jeni ata. Hebrenjtė dhe tė krishterėt u hidhėruan dhe thanė: “Ne kemi punuar mė shumė, mė pak jemi paguar. Ai tha: “A kam pakuar diēka nga e drejta e juaj?” “Jo”, do tė thonė ata, e Ai pastaj do tė thotė: “E tillė ėshtė mėshira Ime, ia dhuroj kujt tė dua.” Shėnon Buhariu.

Nė hadith kemi argument pėr vlerėn e umetit islam ndaj popujve tė tjerė. Umeti islam ka mė pak vite jetė, mirėpo ka mė shumė shpėrblim.

6) Shembulli i besimtarėve nė dashurinė e tyre

Nu’man b. Beshiri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton se i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “Shembulli i besimtarėve nė dashurinė, mėshirėn dhe solidaritetin reciprok ėshtė sikurse shembulli i trupit; nėse i ankohet njė gjymtyrė, i tėrė trupi lėngon nga temperatura dhe pagjumėsia.”

Ah sikur muslimanėt tė ktheheshin nė kėto koncepte tė pėrmendura nė kėtė hadith, respektivisht te koncepti i dashurisė, mėshirės, dhembshurisė, solidaritetit, ndihmės reciproke! Ngase pėrmes kėtyre gjėrave atyre u realizohet uniteti, u rikthehet krenaria, fuqia dhe autoriteti nė mesin e popujve tė tjerė.

7) Shembulli i besimtarit dhe i hipokritit

Ebu Musa, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton se i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “Shembulli i besimtarit i cili lexon Kuran ėshtė sikur shembulli i qitros, ka erė tė mirė dhe shije tė kėndshme. Shembulli i besimtarit i cili nuk lexon Kuran ėshtė sikur shembulli i hurmės, nuk ka erė, por ka shije tė ėmbėl. Shembulli i munafikut (hipokritit) i cili lexon Kuran ėshtė sikur shembulli i borzilokut, e cila ka erė tė mirė e shije tė hidhur. Ndėrsa, shembulli i munafikut i cili nuk e lexon Kuranin ėshtė sikurse shembulli i kungullit tė thatė, nuk ka erė si dhe shijen e ka tė hidhur.” Shėnon Buhariu dhe Muslimi.

8) Shembulli i hafidhit tė Kuranit

Ibn Umeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton nga i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, se ka thėnė: “Shembulli i njė hafidhi tė Kuranit ėshtė sikurse shembulli i njė pronari tė devesė sė lidhur. Nėse kujdeset pėr tė, e mban, e nėse e lė, ikėn.” Shėnon Buhariu dhe Muslimi.

Nė hadith ka argument pėr largimin e shpejtė tė Kuranit dhe tė harruarit e tij, pėrderisa hafidhi i tij nuk e pėrsėrit atė.


Almedin Ejupi
2.11.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010