Po afrohet Ramazani! (Pjesa 4)
19.12.2009 20:11:15

Pasi ky muaj shquhet si muaji i fitoreve dhe i ēlirimeve dhe si muaji i ngjarjeve tė mėdha nė historinė e fesė islame, e pashė tė arsyeshme tė cek disa ngjarje qė kanė ndodhur nė kėtė muaj, duke mos u hapur nė detajet e tyre shumė.

Disa nga ngjarjet qė kanė ndodhur nė Ramazan para llogaritjes sė kalendarit hixhri janė:

- Ngritja e Isait alejhi selam, birit tė Merjemes, nė qiell. Kjo duke u bazuar nė hadithin qė shėnon Hakimi nė Mustedrek 3/143, i cili transmetohet nga Hurejth ibn Mahshij, ku pėrmend se Hasen ibn Ali, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, mbajti njė ligjėratė nė tė cilėn pėrmendi karakteristikat e babait tė tij (Aliut) pas vrasjes sė tij dhe tha: “Ėshtė vrarė nė tė njėjtėn natė qė ka zbritur Kurani dhe nė tė njėjtėn natė qė ėshtė ngritur Isai alejhi selam.” Hakimi thotė se ky hadith ėshtė i saktė, ndėrsa Dhehebiu abstenon pėr kėtė.

-Zbritja e Kuranit, inspirimi i shpalljes dhe fillimi i thirrjes islame Kjo ka ndodhur ditėn e hėnė. Kėtė na e sqaron Kurani, ku Allahu i Lartėsuar thotė: “(Ato ditė tė numėruara janė) Muaji i Ramazanit, qė nė tė (filloi tė) shpallet Kurani, qė ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėz dhe sqarues i rrugės sė drejtė dhe dallues (i sė vėrtetės nga gėnjeshtra) (Bekare, 185)
Pėr kėtė dėshmojnė edhe hadithe tė shumta. Zbritja e Kuranit ėshtė bėrė nė Natėn e Kadrit. Shiko Siretu ibn Hisham 1/304 dhe Sunen el-kubra tė Imam Bejhekiut 4/293.

Fjala “Kadr” do tė thotė pėrcaktim etj. Nata e Kadrit ėshtė mė e vlefshmja, siē thotė Allahu i Lartėsuar: “Nata e Kadrit ėshtė mė e rėndėsishme se njė mijė muaj! Me lejen e Zotit tė tyre nė (atė natė) tė zbresin engjėjt dhe shpirti (Xhibrili) pėr secilėn ēėshtje. Ajo (qė pėrcakton Zoti) ėshtė paqe deri nė agim tė mėngjesit.” (El-Kadr, 3-5)

Ndėrsa sa i pėrket datės (sė natės sė madhe), ka mendime tė ndryshme tė dijetarėve. Mendimi i shumicės ėshtė se ajo ėshtė nė natėn e njėzet e shtatė. Kurse Mubarekfuri nė Rehik el-mahtuum thotė se ėshtė mė 21 Ramazan; ekzistojnė edhe mendime se ajo gjendet nė netėt tek nė dhjetėshin e fundit tė Ramazanit, nė netėt: 21, 23, 25, 27 dhe 29.

- Vdekja e Ebu Talibit, xhaxhai i Pejgamberit alejhi selam, nė vitin e dhjetė tė shpalljes (shiko Ensab el-eshraf tė Beladhiriut 1/406).

- Vdekja e nėnės sė besimtarėve, Hadixhes radijallahu anha, po ashtu nė vitin e dhjetė tė shpalljes, pak kohė para hixhretit, pėrafėrsisht tri vjet (shiko Delail en-nubuėeh tė Dr Kal’axhij).

Disa ngjarje qė kanė ndodhur nė Ramazan prej vitit tė parė sipas kalendarit hixhri:


• Viti 1 hixhri

- Nisja e ekspeditės “Sejful Bahr” nėn udhėheqjen e Hamza ibn Abdul Muttalibit nė fillim tė Ramazanit, nė vitin 623 (shiko Tabekat Ibn Sa’ad 2/6 dhe Siretu ibn Hisham 2/182). Pejgamberi alejhi selam e pėrgatiti kėtė ekspeditė me 30 burra pėr t’ia prerė rrugėn karvanit tė kurejshitėve qė vinte nga Siria, nė tė cilin ishte edhe Ebu Xhehli dhe bashkė me tė mė se treqind veta. Nuk ndodhi luftė mes tyre, por pėrfundoi me marrėveshje me ndėrmjetėsimin e Mexhd ibn Amėr Xhinijj. Flamuri i parė ishte i Hamzės dhe kishte ngjyrė tė bardhė.


• Viti II hixhri

- Beteja e Bedrit, e cila ka ndodhur nė ditėn e premte mė 17 Ramazan. Bedėr quhet vendi nė tė cilin ėshtė zhvilluar beteja e njohur mes muslimanėve dhe mushrikėve. Bedri ėshtė mes Mekės dhe Medinės. Kjo ėshtė fitorja e parė e muslimanėve nė betejė kundėr jobesimtarėve. Nė kėtė betejė u vranė 70 mushrikė dhe u robėruan 70 tė tjerė. Librat e historisė janė tė mbushur me kėtė ngjarje, prandaj nuk po shtoj ndonjė referencė tė veēantė.

- Vdekja e Ebu Xhehlit, Amėr bin Hishamit, Ummejje bin Halefit dhe As bin Hisham bin Mugires (i cili ishte daja i kalifit tė muslimanėve Omer ibn Hattabit, Allahu qoftė i kėnaqur me tė) nė kėtė betejė dhe hedhja e tyre mė pas nė njė gropė tė ndotur. Atyre nuk u bėnė dobi idhujt qė ata i konsideronin si zota, lati, uz-za, menati etj.

-Vdekja e vajzės sė Pejgamberit alejhi selam, Rukijes, e cila ishte gruaja e Uthman ibn Affanit, Allahu qoftė i kėnaqur me ta (shiko: Tabekat tė Ibn Sa’dit 8/36, El-Istia’ab 4/292 dhe Sireh tė Dhehebiut 2/177).


• Viti III hixhri

- Fatimja, vajza e Pejgamberit alejhi selam, lindi tė birin e saj, Hasanin. Ai lindi nė mes tė muajit Ramazan. Fatimja ishte gruaja e Aliut dhe prej tyre lindėn Hasani dhe Hyseni, nipat e Pejgamberit alejhi selam (shiko Ta’rih Bagdad 1/140).

- Martesa e Pejgamberit alejhi selam me Zejnebe bint Huzejmen, e cila quhej edhe Umu Mesakinė (nėna e fukarenjve). Zejnebja ka vdekur sa ishte gjallė Pejgamberi alejhi selam dhe nuk qėndroi me tė shumė (shiko Tabekat el-Kubra Ibn Sa’ad 8/115).


• Viti V hixhri

- Zbritja e ajeteve kuranore pėr shfajėsimin e Aishes, kėnaqėsia e Allahut qoftė mbi tė dhe babain e saj, nga shpifjet dhe fyerjet qė ndodhėn ndaj saj gjatė kthimit tė tyre nga Beteja e Mustalakut, e cila ishte edhe beteja e Murejsijes. Beteja ndodhi nė muajin Shaban, kurse kėto ajete zbritėn njė muaj mė vonė, d.m.th. nė muajin Ramazan (shiko El-bidajeh uen nihajeh 3/91-92).


• Viti VI hixhri

- Dėrgimi i ekspeditės sė Abdullah bin Utejkut pėr vrasjen e Selam bin Ebu Hakikut.

- Dėrgimi i ekspeditės sė Galib bin Abdullahut pėr nė Mujfea. Kjo ėshtė beteja nė tė cilėn Usame bin Zejdi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, vrau njė person pasi ai tha “La ilahe il-lall-llah” (shiko Tabekat Ibn Sa’ad 2/192 dhe El-bidajeh uen nihajeh 4/248).


• Viti VIII hixhri

- Ēlirimi i Mekės. Pejgamberi alejhi selam doli nga Medina mė 10 Ramazan dhe me vete kishte 10 mijė sahabė (shokė) dhe hyri nė Mekė mė 19 Ramazan.

- Dėrgimi i ekspeditės sė Sa’d ibn Zejd Eshhelit pėr nė Menat nė gjashtė netėt e fundit tė Ramazanit.


• Viti IX hixhri

- Kthimi i Pejgamberit alejhi selam nga Beteja e Tebukut, pėr tė cilėn kishte dalė nė muajin Rexheb. Kjo fushatė zgjati 50 ditė; 20 prej tyre i kaloi nė luftė nė Tebuk, kurse ditėt e tjera i kaloi pėr tė vajtur dhe pėr t’u kthyer (shiko Rehikul Mahtuum, f. 401).

- Ardhja e delegacionit tė Thekifit tek i Dėrguari i Allahut pėr tė shpallur pranimin e Islamit.

- Ardhja e deleguarve tė mbretėrve tė Humejrit tek Pejgamberi alejhi selam me shkresat e tyre, tė cilėt lajmėronin pėr pranimin e Islamit (shiko Siretu Ibn Hisham 4/249).


• Viti X hixhri

- Ardhja e Xherir ibn Abdullah el-Bexhelit te Pejgamberi alejhi selam duke pranuar Islamin para tij (shiko El Isabeh 2/220).


 

www.saaid.net
Pėrktheu: Eroll Rexhepi
1.8.2008
Vazhdon


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010