Mėsime nga hadithet (4)
19.12.2009 20:08:17

Hadithi i 10-tė

Sehl bin Sa’di, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė: “Erdhi njė njeri tek i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, dhe i tha: “O i Dėrguar i Allahut, mė trego pėr njė punė, tė cilėn do ta bėj, qė tė mė dojė Allahu dhe tė mė duan njerėzit.” I Dėrguari i tha: “Mos e lakmo (bėhu zahid nė) kėtė botė, do tė tė dojė Allahu dhe mos lakmo atė qė ėshtė te njerėzit, do tė tė duan njerėzit.” (Shėnon Ibn Maxhe)

Ēfarė pėrfitohet nga hadithi:
Sahabėt janė interesuar pėr dijen dhe e kanė pyetur tė Dėrguarin e Allahut, qė tė mėsojnė.
Muslimani kujdeset qė tė arrijė dashurinė e Allahut.
Muslimani kujdeset qė tė arrijė dashurinė e njerėzve.
Zuhdi (asketizmi, mospasja lakmi) nė kėtė botė dhe ēfarė ka nė tė sjell gjithnjė dashurinė e Allahut.
Zuhdi nė atė qė ėshtė nė duart e njerėzve sjell dashurinė e njerėzve.
Muslimani ėshtė i kėnaqur me atė qė i ka ndarė Allahu.


Hadithi i 11-tė

Ebu Bekrete, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė se e ka dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, tė ketė thėnė: “Tė mos gjykojė gjykatėsi mes dyve duke qenė i hidhėruar.” (Shėnon Buhariu)

Ēfarė pėrfitohet nga hadithi:
Islami vendos baza pėr ēdo sistem dhe ēdo bashkėveprim.
Domosdoshmėria e tė gjykuarit nė rast tė mosmarrėveshjeve.
Hidhėrimi lė pasoja dhe ndikon gjatė tė menduarit dhe gjatė procesit tė gjykimit.
Gjykatėsi duhet tė jetė nė gjendjen mė tė mirė kur gjykon mes njerėzve.


Hadithi i 12-tė
Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton se i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: “Shenjat e munafikut janė tre: kur flet, gėnjen, kur premton, s'e pėrmbush premtimin dhe kur i lihet njė gjė amanet, e tradhton." (Shėnon Buhariu dhe Muslimi)

Ēfarė pėrfitohet nga hadithi:
Hipokrizia ėshtė njė sėmundje e rrezikshme, tė cilėn Islami e lufton.
Hipokrizia ka shenja dhe ndėr mė tė njohurat janė gėnjeshtra nė bisedė, mospėrmbushja e premtimit dhe tradhtia.
Islami inkurajon pėr pastrimin e gjuhės, pėr besnikėri dhe pėr realizim tė premtimeve.

Pėrgatiti: Almedin Ejupi
19.10.2007


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010