Mėsime nga hadithet (1)
19.12.2009 20:07:44

Hadithi i parė

Xhabir bin Abdullahu, Allahu qoftė i kėnaqur me tė dy, transmeton se i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “Allahu e mėshiroftė njeriun zemėrgjerė kur shet, kur blen dhe kur i kėrkohet diēka.” (Shėnon Buhariu).

Ēfarė pėrfitohet nga hadithi:
- Vėrtetimi i mėshirės, veti e Allahut tė Lartėsuar.
- Islami inkurajon punėn dhe nxit pėr tregti.
- Zemėrgjerėsia gjatė shitblerjes ėshtė prej virtyteve pėr tė cilat nxit Islami.
- Muslimani duhet tė sillet me tė tjerėt, ashtu siē dėshiron qė tė tjerėt tė sillen me tė.
- Nxitja nė shikimin e rrethanave tė njerėzve dhe durimi ndaj tyre.
- Zemėrgjerėsia ndaj tė tjerėve, sidomos gjatė shitblerjes, ėshtė prej shkaqeve tė fitimit tė mėshirės sė Allahut tė Lartėsuar.


Hadithi i dytė


Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton se i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: “Nga Islami i mirė i njė njeriu ėshtė largimi nga ajo qė nuk i intereson.” (Shėnon Tirmidhiu)

Ēfarė pėrfitohet nga hadithi:
- Islami nxit pėr moral tė lartė.
- Islami udhėzon nė atė qė i bėn tė lumtur njerėzit nė kėtė dhe nė botėn tjetėr.
- Muslimani nuk ėshtė njeri i bezdisshėm dhe ngatėrrestar.
- Mosndėrhyrja nė ēėshtjet e tė tjerėve ėshtė shpėtim pėr muslimanin, ngase ndėrhyrja nė to e fut atė nė ēėshtje problematike.
- Kėshillimi, urdhėrimi pėr tė mirė dhe ndalimi nga e keqja nuk konsiderohet nga ndėrhyrja nė ēėshtjet e tė tjerėve.


Hadithi i tretė

Enesi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton se i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: “Nuk beson askush prej jush derisa tė dėshirojė pėr vėllanė e tij atė qė dėshiron pėr vete.” (Shėnon Buhariu)

Ēfarė pėrfitohet nga hadithi:
- Shkallėt e besimit (imanit) dallojnė, kėshtu qė disa besimtarė kanė besim mė tė fortė sesa disa tė tjerė.
- Islami nxit nė dashurinė e tė tjerėve.
- Besimtari gjithnjė shpreson tė mirėn pėr tė tjerėt.
- Besimtari gjithnjė shpejton qė t’u sjellė dobi tė tjerėve.


Pėrgatiti: Almedin Ejupi
28.9.2007


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010