Transmetohet nga Ebij Seijd elhuderij se ka thėnė: Kam
dėgjuar, Pejgamberin salallahu alejhi ue selem duke
thėnė: Kush sheh nga ju ndonjė te keqe, le ta
ndryshojė me dorėn e tij. E, nėse nuk mundet, me gjuhėn
e tij; e nėse nuk mundet, me zemrėn e tij, e ky ėshtė
imani mė i dobėt. Shėnon Muslimi (kapitulli
i
imanit \49)
Kėta janė tre faktorė pėr ti bėrė rezistencė tė keqes
dhe fesadit nė shoqėri, mė e larta ėshtė ajo praktike
pėr atė qė e ka mundėsinė. Kjo nė esencė ėshtė detyrė e
pushtetit islam, I cili fuqinė e vet e vė nė shėrbim tė
drejtėsisė dhe ligjit moral. Kjo gjithashtu ėshtė edhe
pėr individė apo institucione, nėse kanė mundėsi, por qė
ky ndryshim i tillė tė mos jetė shkak qė shpie tek njė e
keqe edhe mė e madhe.
Pas kėtij ndryshim vjen ai me gjuhė, qė ėshtė
pėrgjegjėsi e dijetarėve, thirrėsve, mendimtarėve dhe e
tė gjithė atyre qė kanė influencė pėr shkak tė
shkathtėsive tė tyre. Faktori i fundit dhe me i ulėti
ėshtė ai me zemėr, ku patjetėr duhet tė sqarohet gabimi
qė ėshtė te tė kuptuarit e ndryshimit me zemėr, ku
shumica e njerėzve mendojnė se tė ndryshuarit me zemėr
ėshtė qė njeriu ta urrejė tė keqen, qė e sheh vetėm mes
tij dhe vetvetes, dhe tė thotė O Zot, kjo ėshtė e keqe
nuk e dua, pa lėnė gjurmė njė urrejtje e tillė tek ai.
E, nėse njė gjė e tillė ndodh, ai ka humbur edhe imanin
mė tė dobėt.
Thotė shejh Derazi, Allahu e mėshiroftė, rreth kuptimit
tė gabuar tė ndryshimit me zemėr: Realiteti ėshtė se
njė kuptim i tillė ėshtė shtrembėrim i kuptimit tė
fjalive nė gjuhėn arabe dhe i objektivave tė sheriatit,
ngase urrejtja me zemėr pa pasur ndryshim pozitiv apo
negativ nuk quhet ndryshim i sė keqes, por quhet pėlqim
i heshtur dhe nxitje pėr tė. E sa I pėrket shtrembėrimit
tė objektivave tė sheriatit, qėndron nė atė se
komunikimi me fytyrė tė qeshur, mikpritja dhe
pėrshėndetjet e ngrohta qė i bėhen atij qė ka bėrė vepra
tė kėqija nuk ėshtė ndryshim me zemėr ndaj tij, po
syfaqėsi e kulluar.
Thotė Allahu i Lartėsuar: Kur sheh ata se janė
thelluar (me tallje) nė ēėshtjet Tona, largohu prej tyre
derisa tė kalojnė nė bisedė tjetėr. Nėse djalli tė bėn
tė harrosh (e rri me ta), pasi tė bie ndėr mend, mos rri
me popullin mizor. (El-Anam: 68)
Ajo qė mė sė paku mund tė bėjė njeriu, e tė mos marrė
pjesė nė mėkat, ėshtė qė tua kthejė shpinėn
vepėrkėqijve dhe ti bojkotojė mexhliset e tyre (
Studime islame \64).
Fjala munker nė pėrgjithėsi, pa pėrmendur detaje tė
tjera rreth saj, ėshtė argument se ka pėr qėllim tė
keqen, qoftė e vogėl apo e madhe, mizorinė, veprat e
kėqija...
Imam ibn Hazmi, kur ka folur pėr veprat e kėqija qė janė
pėrhapur nė kohėn e tij dhe nė vendin e tij, Andaluzi,
ka thėnė pėr shumicėn e njerėzve: Sikur tė gjithė ata
qė kanė urrejtje me zemėr tė ishin bashkuara, nuk kishin
pasur mundėsi tė mposhten. (Resail ibn Hazm/3).
Ky ėshtė dijetari i famshėm, i cili pėrjetoi kohėn e
pėrēarjeve tė muslimanėve nė Andaulzi. Shpresoj qė
muslimanėt tė jenė tė bashkuar nė urrejtjen e tė
kėqijave. Kush aludon pėr qėndrimin dhe refuzimin e
gjendjes, atėherė nuk do tė ishte e mundur tė
mposhteshin dhe do tė ndryshonte gjendja e tyre.
Autor: Dr. Muhamed Abdu
Pėrshtati: Rashit Zylfiu
22.2.2009
|