Kurani, libri i fundit i shenjtė
Kurani ėshtė libri i fundit i shenjtė, i zbritur
Muhamedit alejhi selam nga Allahu i Madhėrishėm,
pėrmes melekut (engjėllit) Xhibril alejhi selam.
Mesazhi i Tij, i zbritur 1418 vite mė parė, zotėron
aftėsi po aq tė freskėt zbatimi dhe realizueshmėrie
dhe do tė vazhdojė gjer nė ditėn e fundit, atė tė
shkatėrrimit tė kėsaj gjithėsie. Ėshtė mesazh i
dashurisė, i udhėzimit dhe me tė zbriti edhe drita.
Allahu xh.sh. thotė: O ju njerėz, juve ju erdhi
nga Zoti juaj argument dhe Ne ju zbritėm dritė tė
qartė.
Drita dhe udhėzimi i Allahut shpalosen vetėm kur
fjalėt e Kuranit zbatohen nė pėrditshmėrinė tonė. Pėr
kėtė, Allahu xh.sh. thotė: Allahu e vė me atė (Kuranin)
nė rrugėt e shpėtimit atė qė ndjek kėnaqėsinė e Tij
dhe me ndihmėn e Tij i nxjerr prej errėsirave nė dritė
dhe i udhėzon nė rrugė tė drejtė.
Vetėm pėrfytyroni sikur tė gjendeshit nė njė vend tė
errėt, nė njė dhomė tė panjohur e plotėsisht pa dritė,
dikush me kujdes lėviz nga e djathta apo nga e majta,
tjetri nuk di se ētė veprojė, nuk di se ēfarė e pret,
kjo pastaj shpie nė shqetėsim dhe ankth, prej tė cilit
njeriu mund tė rrėzohet e ta pėsojė. Kėshtu e ka jeta,
shumė shpesh nuk e dimė se ēhap duhet tė marrim dhe
po qe se ndjehemi tė ngecur, mund tė shkojmė edhe mė
tutje duke prishur jetėn! Mirėpo, duke lexuar Kuranin,
pajisemi me dritėn qė na mundėson shikimin e jetės sė
dhomės: O ju qė keni besuar, kijeni frikė Allahun
dhe vazhdoni me besim ndaj tė Dėrguarit tė Tij, se Ai
ju jep dyfish nga mėshira e Tij, ju dhuron dritė qė tė
ecni me tė, jua fal gjynahet; Allahu ėshtė mėkatfalės,
mėshirues.
Drita e cekur nė ajetin e lartpėrmendur ėshtė njė
dritė e cila sa mė shumė qė njeriu ta lexojė Kuranin,
aq mė tepėr e gjen tė forcuar. Ėshtė dritė qė na
siguron mundėsinė tė shikojmė gabimet tona. Kur njeriu
ta zotėrojė kėtė dritė dhe tė jetė nė gjendje ti
shohė gabimet, ajo e ndihmon ti ndreqė ato dhe ti
zėvendėsojė me vepra tė mira. Mė pas, nė mėnyrė
graduale mėsohemi qė sa mė pak tė pėrfshihemi nė
gjynahe, pasi rruga qė na pret ėshtė pastruar mjaft.
Jemi kėtu qė shpirtrat tanė ta ndiejnė Zotin sikurse
ta kishin parė Atė dhe kjo do tė ndodhė kur tė
dėshmojmė. Nė momentin e dėshmisė, do tė qarkullojmė
rrugės sė devotshmėrisė qė mė pas vijon:
Devotshmėria tė shpie nė Lumturi|
Lumturia tė shpie nė Kėrkimfalje
Kėrkimfalja nė Dashuri
Dashuria nė Dhėnie
Dhėnia nė Pranim
Pranimi tė shpie nė Hare
Hareja nė Vlerėsim
Vlerėsimi nė Mirėkuptim
Mirėkuptimi tė shpie te Krijuesi
Krijuesi, Njė dhe i Vetmi.
Haxhah Liza Abdullah
Shqipėroi: Mr. Feim Dragusha
23.11.2008
En-Nisa (4), ajeti 174.
El-Maideh
(5), ajeti 16.
El-Hadid (57), ajeti 28.
|