Durimi
18.12.2009 21:10:07

Falėnderimet dhe lavdėrimet janė pėr Allahun, Zotin e gjithė botėve. Paqja, mėshira dhe bekimet janė pėr Muhamedin, familjen dhe shokėt e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e Allahut, ndėrsa udhėzimi mė i mirė ėshtė udhėzimi i Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!). Veprat mė tė kėqija janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bidat dhe ēdo bidat ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje tė ēon nė zjarr.

Nė kėtė hytbe, me lejen e Allahut, do tė flasim pėr durimin, pėr kėtė cilėsi tė besimtarėve tepėr tė lavdėruar nė Kuran dhe Sunet. 

Tė nderuar vėllezėr dhe motra!

Durimi ėshtė frenimi i shpirtit nga shqetėsimi, gjuhės nga pikėllimi, duarve nga goditjet, etj.

Durimi ėshtė virtyt i njeriut, i cili nuk e lė qė ta bėjė atė qė nuk ėshtė e mirė. Ai ėshtė fuqi shpirtėrore, i cili rregullon karakterin e individit.

Durimi ėshtė ikje nga e ndaluara dhe pėrmbajtja e vetes nė fatkeqėsi, mjerim, etj.

Allahu i Lartėsuar durimin e ka bėrė mirėsi tė pafund, shpatė tė pathyeshme, ushtri tė pamposhtur, kėshtjellė tė papushtuar, si dhe fitore tė besimtarit.

Duke i lavdėruar durimtarėt, Allahu i Lartėsuar thotė: “...Vetėm ata qė janė durimtarė do tė shpėrblehen pa hesap.” Zumer, 10.

Allahu i Lartėsuar ėshtė Ai qė i orienton durimtarėt, i ndihmon me mbėshtetjen e tij, si dhe u jep fitore, ashtu siē thotė: “...Dhe bėhuni tė durueshėm, sepse Allahu ėshtė nė anėn e durimtarėve.” Enfal, 46.

Falė durimit, durimtarėt arrijnė tė mirėn nė kėtė dhe botėn tjetėr. Pėrveē kėsaj, Allahu i Lartėsuar tė duruarve u ka besuar rolin e udhėheqjes nė fe, pėr shkak tė durimit dhe bindjes sė tyre. Pėr kėtė Allahu i Lartėsuar thotė nė Kuran: “Dhe prej tyre Ne caktuam prijės tė cilėt me urdhrin tonė, udhėzonin, pasi ishin tė durueshėm dhe besonin nė argumentet tona.” Sexhde, 24.

Allahu i Lartėsuar i vė nė dijeni durimtarėt se durimi ėshtė mė i mirė se sa hakmarrja pėr padrejtėsi dhe thotė: “...E nėse duroni, kjo ėshtė mė e mirė pėr durimtarėt.” Nahl, 126.

Duke na lajmėruar se durimi dhe devotshmėria janė parakushte pėr arritjen e suksesit, Allahu i Lartėsuar na thotė: “O besimtarė, bėhuni tė durimtarė dhe tė fortė, rrini tė pėrgatitur dhe kini frikė Allahun, qė tė arrini atė qė dėshironi.” Ali Imran, 200.

Allahu i Lartėsuar, gjithashtu, na njofton se me durim dhe devotshmėri besimtarėve nuk mund tu shkaktojnė dėm dinakėria e armiqve, madje edhe kur armiku ėshtė i fuqishėm dhe mė i madh nė numėr. Pėr kėtė Ai thotė: “Dhe nėse duroni dhe largoheni nga ajo qė ju ndalohet , dinakėria e tyre nuk do t’ju dėmtojė. Allahu ėshtė nė dijeni pėr atė qė bėjnė.” Ali Imran, 120.

Allahu i Lartėsuar i pėrgėzon durimtarėt kur thotė: “Dhe pėrgėzoi durimtarėt. Ata tė cilėt kur i godet ndonjė fatkeqėsi, thonė: ‘Ne jemi tė Allahut dhe tek Ai do tė kthehemi.’ Ata te Zoti i tyre i pret falja e mėkateve dhe mėshira , tė tillėt janė nė rrugė tė drejtė.” Bekare, 155-157.

Pėrveē tė tjerave Allahu i Lartėsuar i premton durimtarėve se do t’i kursejė nga zjarri i xhehenemit dhe do t’i fusė nė xhenet. Allahu i Lartėsuar thotė: “Ata sot i shpėrbleva se ishin durimtarė. Ata vėrtet e kanė arritur atė qė kanė dėshiruar.” Muminun, 11.

Tė pikėlluarit dhe tė ankuarit pėr gjendjen e vet para tė tjerėve ėshtė cilėsi e kundėrt me durimin, mirėpo kur njeriu i ankohet Allahut pėr gjendjen e vet, kjo nuk ėshtė nė kundėrshtim me durimin. Pėr kėtė kemi shembujt e dy profetėve:

 Jakubit kur thotė: “Unė dhimbjen time dhe hidhėrimin tim ia parashtroj Allahut.” Jusuf, 86.

Po kėshtu edhe Ejubi, i cili ka thėnė: “Mė gjeti belaja, ndėrsa Ti je ndėr mėshiruesit mė i Mėshirshėm.” Enbija, 83.

Duke bėrė njė krahasim mund tė themi se shpiti ėshtė si njė mjet transportues i njeriut, i cili e ēon ose drejt xhenetit, ose drejt xhehenemit. Ndėrsa durimi nė krahasim me tė ėshtė drejtues i mjetit transportues. Nėse mjeti transportues nuk ka drejtues ai e lėshon rrugėn dhe futet nga tė dojė.

Njėri nga dijetarėt ka thėnė: “Frenojeni shpirtin tuaj, sepse ai ėshtė kurioz dhe do tė provojė gjithēka qė nuk vlen... Kjo pėr shkak se ėshtė mė lehtė tė ruhemi nga ndalesat e Allahut, sesa tė durojmė dėnimin e tij.”

Pas gjithė pėrkujtimit tė kėtyre ajeteve mė se tė qarta, tė nderuar besimtarė, ju njoftojmė se durimin mund ta ndajmė nė disa lloje:

1. Durim i obliguar. Ky ndodh nė atė rast kur ikėn, largohesh nga tė gjitha ato gjėra qė Allahu i Lartėsuar dhe Pejgamberi (alejhi selam) i ka ndaluar.

2. Durim i lavdėruar. Ndodh nė atė rast kur largohesh nga tė gjithė ato gjėra qė Allahu i Lartėsuar dhe Pejgamberi (alejhi selam) i ka qortuar.

3. Durim i ndaluar. Ndodh nė ato raste kur largohesh nga ngrėnia, pirja dhe gjithēka e nevojshme pėr jetesė, deri sa tė vijė vdekja.

4. Durim i qortuar. Ndodh kur kėmbėngulim nė kryerjen apo veprimin e asaj qė ėshtė e qortuar, si p.sh.: kėmbėngulja nė largimin e tepėrt nga buka, uji, veshmbathja, marrėdhėniet me bashkėshortin apo bashkėshorten, deri nė atė masė sa dėmton shėndetin e organizmit.

5. Durim i lejuar. Ndodh nė ato raste kur duron nė kryerjen e disa veprave, gjykimi i tė cilave ėshtė njėsoj si tė kryen e si mos tė kryen.

E lusim Allahun e Lartėsuar tė na bėjė prej durimtarėve, fitimtarėve dhe tė shpėrblyer me xhenetet e Tij!

Erion Sula

15.09.2006


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010