Zbatimi praktik i Kuranit nė jetėn e pėrditshme (Pjesa 25)
19.12.2009 16:40:12

Durimi (Sabri)

Durimi ėshtė njė veēori e domosdoshme pėr njeriun jo vetėm pėr njė ditė, por kėrkohet nė ēdo orė tė ditės. Kemi njerėz tė cilėt janė mė tė durueshėm sesa tė tjerėt, mirėpo nganjėherė tė gjithė jemi tė shtyrė deri nė kufijtė tanė dhe kjo ėshtė koha kur problemi mė i madh gjen hapėsirė mes nesh. Nė kėto rrethana duhet tė tregohemi shumė tė fuqishėm, mirėpo kėtu nuk kėrkohet fuqia fizike, por fuqia e brendshme e njeriut: durimi. Lukmani i urtė birin e tij e kėshilloi me porosinė nė vijim: “Kur Llukmani, duke e kėshilluar, birit tė vet i tha: ‘O djali im, mos i pėrshkruaj Allahut shok, se idhujtaria ėshtė padrejtėsia mė e madhe’!”
1

Pėrparėsia numėr njė ėshtė qė Allahut kurrė dhe asnjėherė tė mos i ngjisim shok, Allahu nuk i fal ata tė cilėt i shoqėrojnė Atij tė dytė, prandaj ky gjynah nuk falet. Mė pas Lukmani i urtė vazhdon: “O djali im, s’ka dyshim se edhe nėse ajo (vepra) peshon sa kokrra e lirit, e tė jetė e fshehur nė rrasė guri, ose nė qiej apo nė tokė, Allahu do ta sjellė atė, se Allahu ėshtė i butė dhe hollėsisht i informuar.”
2

Nga ajeti kuranor mėsojmė se duhet tė vetėdijesohemi pėr veprat qė bėjmė nė kėtė botė, pasi ato nuk mund t’i fshihen tė Madhit Allah. Lukmani e kėshillon tė birin qė tė jetė i vetėdijshėm nė tė gjitha kohėt: “O djali im, fale namazin, urdhėro pėr punė tė mira, e ndalo nga tė kėqijat, pėrballo me durim ēdo gjė qė tė godet, vėrtet, kėto janė nga ēėshtjet mė tė preferuara.”
3

Tani vėmendja i ėshtė kushtuar namazit, duke e urdhėruar pėr punė tė mira dhe duke e ndaluar nga veprat e shėmtuara. Lukmani ka pėrmendur edhe durimin, duke na e bėrė tė ditur se me durim mund t’i bėjmė ballė ēdo fatkeqėsie, pavarėsisht se ēfarė ėshtė, ndaj duhet tė qėndrojmė tė fortė dhe tė vendosur.

“Dhe mos e shtrembėro fytyrėn prej njerėzve, mos ec nėpėr tokė kryelartė, se Allahu nuk e do asnjė mendjemadh qė lavdėrohet shumė. Tė jesh i matur nė ecjen tėnde, ule zėrin, se zėri mė i egėr ėshtė ai i gomarit.”
4

Duhet ta kemi parasysh se nė ēastin kur mėsojmė se si tė bėhemi tė durueshėm, do tė mėsojmė se tė ecurit me kryelartėsi ėshtė i ndaluar, mbi tė gjitha, ne jemi tė informuar nga ajeti i lartpėrmendur se Allahu nuk i do mendjemėdhenjtė dhe ata qė lavdėrohen. Maturia gjithashtu ėshtė cekur nė kėtė varg kuranor, prandaj jemi tė porositur siē u porosit i biri i Lukmanit qė doemos tė ulim zėrin kur tė flasim, pasi zėri i gomarit ėshtė mė i larti e mė i egri.

Fatkeqėsisht, kemi njė grup njerėzish, tė cilėt sapo arrijnė autoritet dhe pozita tė larta, e shfaqin atė duke e ngritur zėrin. Tė paktė janė ata qė veten e njohin si gomar. Tė sjellim disa fjalė tė menēura, pasi urtėsia nuk plaket. Tė shohim se ē’ndodh nė botėn e amshueshme me ata qė duruan. Allahu xh.sh. thotė: “Allahu i ruajti ata prej sherrit tė asaj dite dhe u dhuroi shkėlqim nė fytyra dhe gėzim tė madh. Dhe pėr shkak se ata duruan, i shpėrbleu me xhenet dhe me petka mėndafshi.”
5

Duke bėrė sabėr, do tė shohim se nė Ditėn e Llogarisė do tė jemi nė pozitė tė gėzimit dhe tė haresė, meqenėse gėzimin nuk mund ta perceptojmė nė esencėn e tij, nė Kuran na ėshtė pėrshkruar ngjashmėria e njė kopshti ku nė tė, pėrveē gjėrave tė tjera, do tė vishemi edhe me mėndafsh.

 

 Haxhah Liza Abdullah
Shqipėroi: Mr. Feim Dragusha
9.11.2008

 


1 Llukman (31), ajeti 13
2 Po aty, ajeti 16.
3 Llukman (31), ajeti 17.
4 Po aty, ajetet 18-19.
5 El-Insan (76), ajetet 11-12.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010