Zbatimi praktik i Kuranit nė jetėn e pėrditshme (Pjesa 24)
19.12.2009 16:39:41

Vuajtja dhe lumturia

Jam rritur dhe edukuar me bindjen se ēdo person duhet t’i durojė vuajtjet e veta, kėshtu qė nėse njė grua ėshtė martuar me njė burrė tė cilit i pėlqen konsumimi i pijeve alkoolike, konsiderohej fat i keq pėr tė; pikėrisht pėr kėtė arsye nevojitej mbajtja e kryqit. Por a duhet ta pranojmė vuajtjen si pjesė tė jetės? A jemi lindur pėr tė vuajtur? A mund ta gėzojmė lumturinė? Tė gjitha kėto pyetje sillen nė mendjen tonė, mirėpo duke lexuar Kuranin dhe duke kuptuar domethėnien e tij do tė kuptojmė se nuk ėshtė aspak e nevojshme kjo gjė.

Nė fakt, lumturia ėshtė garanci pėr besimtarėt. Megjithatė, pėr tė arritur lumturinė, nevojitet edhe kuptimi i domethėnies vuajtje. Cilat janė shkaqet qė shpijnė nė vuajtje e cilat janė metodat efikase pėr ta mėnjanuar atė nė mėnyrė qė tė bėjmė jetė tė lumtur e tė hareshme? Gjithsesi duhet ditur se vuajtja ėshtė dy llojesh:

1) Vuajtje e shkaktuar nga vetė njeriu: Ky lloj vuajtjesh ėshtė si rezultat i punėve dhe i veprave tona tė kėqija. Allahu xh.sh., nė lidhje me kėtė lloj vuajtjesh thotė: “Ēfarėdo e mirė qė tė vijė ėshtė nga Allahu, e ēfarėdo e keqe qė tė ndodhė ėshtė nga vetė ju. Ne tė dėrguam ty Pejgamber pėr mbarė botėn. Mjafton qė Allahu ėshtė dėshmues pėr kėtė.”
1

"Kush sjell me vete punė tė mirė, atij do t’i takojė shpėrblimi edhe mė i madh, ndėrsa ai qė paraqitet me punė tė kėqija, do t’i jepet dėnim vetėm aq sa e ka merituar."2

“Pėr shkak tė veprave (tė liga) tė njerėzve, janė shfaqur nė tokė e nė det tė zeza, pėr ta pėrjetuar ata njė pjesė tė asaj tė keqeje qė e bėnė, ashtu qė tė tėrhiqen (nga ligėsitė).”3

E mira vjen nga Allahu xh.sh., kurse e keqja vjen si rezultat i veprave tona tė liga. Nuk ėshtė e mundur qė Allahu xh.sh., i Cili ėshtė Krijuesi ynė, tė dėrgojė pėr ne gjėra tė kėqija. Mė saktė do tė thosha se ne jemi ata tė cilėt ia sjellim vetes gjėra tė tilla duke zgjedhur rrugė tė shtrembra, duke vepruar punė tė shėmtuara etj. Ky ėshtė edhe shkaku pse meritojmė tė dėnohemi; nė fakt, dėnimi ėshtė njė mėshirė nga Allahu xh.sh. se vetėm nė kėtė mėnyrė do tė jemi nė gjendje t’i korrigjojmė gabimet tona dhe t’i mėnjanojmė rrugėt e shtrembra, pra dėnimi na qenka mėshirė nga Allahu xh.sh. duke na bėrė me dije se kemi bėrė gjynah. Si mund t’i kapėrcejmė e t’i mposhtim vuajtjet qė si personazh kryesor kanė vetė njeriun? Pėr t’i mundur vuajtjet dhe mundimet e tilla duhet tė jemi nė gjendje t’i pastrojmė zemrat nga tė gjitha mendimet dhe qėllimet e kėqija. Nga ne kėrkohet qė doemos ta pastrojmė veten nga punėt qė i bėjmė qėllimisht; jemi tė informuar se mundėsia pėr tė bėrė njė gabim ėshtė mė e lehtė, mirėpo pėr tė do tė mbajmė pėrgjegjėsi, ndėrsa Allahu nuk do t’i falė ata qė veprojnė keq qėllimisht. Lidhur me kėtė, Allahu xh.sh. thotė: “Allahu nuk ju merr nė pėrgjegjėsi pėr betimet tuaja tė paqėllimta, por ju merr pėr ato qė i bėni qėllimisht me gjithė zemėr. Allahu ėshtė i butė dhe fal shumė.”4

Pėr ēdo vepėr tonėn, duhet ta pyesim veten se ē’motiv dhe arsye fshihet pas saj. Nėse shohim se vėrtet vepra qė do bėjmė nuk ka motive tė mira, atėherė menjėherė duhet tė vendosim qė tė mos e kryejmė. Nuk ka dyshim se njė eksperiment i tillė kėrkon punė, mirėpo me ndihmėn e Allahut mund tė arrihet edhe suksesi. Vetėm atėherė kur ta pastrojmė veten tonė, do tė jemi nė gjendje tė jetojmė nė paqe dhe nuk do tė vuajmė asnjėherė. Duhet ta dimė se ēdo gjė qė arrin lart, doemos duhet tė zbresė dhe nė bazė tė asaj qė mbjellim edhe do tė korrim.

2) Periudha e sprovave: Gjatė kėsaj periudhe, duhet tė mėsojmė se si tė bėhemi modest e tė pėrulur; tė qėndrojmė tė durueshėm dhe tė pathyeshėm nė rastin e fatkeqėsive. Allahu xh.sh. thotė nė ajetin vijues: “Ne do t’ju sprovojmė me ndonjė frikė, uri, humbje nga pasuria e nga jeta, si dhe nga frytet, po ti jepu myzhde durimtarėve. Tė cilėt, kur i godet ndonjė e pakėndshme thonė: ‘tė Allahut jemi dhe vetėm tek Ai do tė kthehemi’! Tė tillėt janė qė te Zoti i tyre kanė bekime e mėshirė dhe tė tillėt janė ata tė udhėzuarit nė rrugėn e drejtė.”
5

Gjithsesi do tė sprovohemi me pasurinė qė kemi; kjo ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė mėsuar se nė fund tė fundit, vetėm Allahu ėshtė i Pėrkryer dhe vetėm atėherė do tė jemi mė tė durueshėm, mė tė fortė. Sprovat e tilla do tė na mėsojnė tė themi me zemėr: “Tė Allahut jemi dhe vetėm tek Ai kthehemi!” Si mund ta kapėrcejmė periudhėn e dytė, atė tė sprovave?

Rreth moshės dyzetvjeēare kemi tė bėjmė me njė periudhė testesh dhe sprovash tė ndryshme. Nė kuptimin e plotė tė fjalės, jeta duket pėrtej kontrollit tonė. Ēdo gjė qė kemi nė pronėsi, do tė testohet. Forca jonė do tė ngarkohet deri nė shkallėn mė tė lartė. Ėshtė njė periudhė e paracaktuar nėpėr tė cilėn do tė kalojė ēdo njeri. E vetmja metodė pėr ta kapėrcyer kėtė fazė tė sprovave ėshtė pajisja me besim tė fortė nė Allahun e Madhėrishėm. Vetėm besimi mund tė na mbajė nė rrugėn e drejtė. Ėshtė shumė e lehtė tė veprojmė mirė, kur ēdo gjė nė rrugėn tonė ecėn mirė, mirėpo a do tė jemi nė gjendje ta mbajmė drejtėsinė edhe atėherė kur ēdo gjė ėshtė duke shkuar kundėr nesh? A mund tė hyjmė mes bamirėsve edhe kur s’kemi para? A do tė jemi nė gjendje tė qėndrojmė tė durueshėm kur bota pėrreth nesh ėshtė e ndarė nė shumė sosh? A mund t’i kuptojmė tė tjerėt kur nuk kuptojmė ēfarė ndodh rreth nesh? Nėse pasojmė rrugėn e babait tė profetėve, Ibrahimit alejhi selam, do shohim se gjatė gjithė kohės, Allahu na ka nėn kujdesin e Tij dhe pavarėsisht nga gjendja nė tė cilėn gjendemi, nė asnjė mėnyrė nuk duhet ta humbim shpresėn, pasi humbja e shpresės konsiderohet edhe humbje e besimit. "Tha: “Askush nuk e humbė shpresėn nė mėshirėn e Zotit tė vet, pėrveē atyre qė janė tė humbur.”
6

Tashmė, pasi e kemi kuptuar domethėnien e vuajtjes dhe llojet e saj, ėshtė mė se e mundur ta kapėrcejmė atė duke u ngjitur pėrtej saj. Pyetja tjetėr ėshtė: Si tė bėhemi tė lumtur? Ē’duhet bėrė pėr tė arritur gėzim dhe lumturi?

Pėrgjigjja mė e lehtė ndaj pyetjes sė shtruar ėshtė domosdoshmėria e tė bindurit dhe nėnshtruarit dėshirės sė Allahut. Nėnshtrimi nuk do tė thotė tė besojmė nė fat e tė themi: “tė bėhet ē’tė bėhet”. Nėnshtrim apo bindje ndaj Allahut ėshtė kur tė kryejmė punėt dhe obligimet tona ēdo ditė, kur tė qėndrojmė nė rrugėn e drejtė tė udhėzuar (nevoja pėr ta kėnduar Suren El-Fatiha ėshtė shumė e qartė). Pasi kjo tė ketė zėnė vend nė praktikėn tonė, menjėherė do tė jemi nė gjendje qė nga fjalori ynė ta asgjėsojmė njė folje. Ajo ėshtė: dua! Sa herė qė pėrsėrisim foljen ‘dua’, ‘dėshiroj’, vėrejmė se nuk e kemi kuptuar foljen tjetėr ‘i nėnshtrohem, i bindem Atij qė mė ka krijuar’. Nėse i nėnshtrohemi Allahut, do tė shohim se Ai na dhuron vetėm atė qė ėshtė e mirė pėr ne dhe do tė na mbrojė nga tė gjitha cytjet e shejtanit, qofshin ato tė dukshme apo tė fshehta. Me tė mbaruar sė pėrmenduri foljen ‘dua’ apo ‘dėshiroj’ do tė jemi tė gėzuar, tė lumtur dhe mirėnjohės ndaj tė mirave tė Krijuesit.

Me arritjen e kėsaj pozite tė kėndshme, bėhemi shumė tė pasur, sepse ndihemi tė lirė dhe tė qetė; sė kėndejmi do tė bėhemi zotėrues nė tokė sė bashku me njerėzit pėrreth nesh. Allahu xh.sh. thotė: “Ata qė besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatėrruan me besėtytni, atyre u takon tė jenė tė sigurt dhe ata janė nė rrugė tė drejtė.”
7

“Atyre nga mesi juaj qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, Allahu u premtoi se do t’i bėjė zotėrues nė tokė ashtu siē i pat bėrė zotėrues ata qė ishin para tyre; dhe fenė tė cilėn Ai e pėlqeu pėr ta, do ta forcojė, e nė vend tė frikės Ai do t’ju dhurojė siguri. Ata mė adhurojnė Mua e nuk mė shoqėrojnė asgjė. E kush mohon edhe pas kėsaj, tė tillėt janė ata mė tė prishurit.”
8

Kur njeriu ka udhėzimin e vėrtetė, me kėtė arrin edhe njė shkallė tė sigurisė, e cila arrihet duke vepruar punė tė mira. Allahu na ka premtuar se do tė na dhurojė forcė dhe siguri, atėherė kur Atij nuk ia pėrshkruajmė asnjė shok. Po, mund tė jemi tė lumtur dhe nuk po flas pėr lumturi afatshkurtėr, e cila zgjat njė ditė apo mė shumė. Unė jam duke folur pėr lumturinė, e cila bėhet pjesė e zemrės sė njeriut. Ēfarė ndodh mė tej, kur lumturia bėhet pjesė e zemrės? Nėse dikush lėndohet, ėshtė shumė e lehtė pėr tė qė ta falė lėnduesin. Njė fuqi e brendshme e pėrshkon njeriun duke e bėrė tė qėndrojė gjithmonė kundėr veprave tė kėqija; do tė bėhet i mėshirshėm, i drejtė e nė tė njėjtėn kohė edhe i devotshėm. Vetėm nė kėtė ēast njeriu mund tė kuptojė kėto dy fjalė kuranore: ‘Allahu ėshtė Zoti ynė’. Allahu xh.sh. thotė: “S’ka dyshim se ata qė thanė: ‘Allahu ėshtė Zoti ynė’, dhe ishin tė paluhatshėm nė fjalėn e tyre, atyre u vijnė engjėjt (nė prag tė vdekjes dhe u thonė): ‘mos u frikėsoni, mos u pikėlloni, keni myzhde xhenetin qė ju premtua. Ne kujdesemi pėr ju, si nė jetėn e kėsaj bote, ashtu edhe nė botėn tjetėr, kudo do tė keni atė qė dėshironi dhe gjithēka kėrkoni. Pritje e nderuar prej Atij qė fal mėkatet dhe ėshtė mėshirues’!”
9

“Ata qė thanė: ‘Allahu ėshtė Zoti ynė dhe qėndruan besnikė, pėr ta nuk ka frikė dhe ata nuk do tė pikėllohen. Tė tillėt janė banues tė xhenetit, aty do tė jenė pėrgjithmonė, atė e kanė shpėrblim pėr veprat qė bėnė.”
10


Po, kėto fjalė tė bukura mbajnė ēelėsin e dyerve tė lumturisė, nė fakt ato paraqesin falėnderimin e njeriut ndaj ekzistencės sė Zotit, Madhėshtisė, Bujarisė  Mėshirės sė Tij, me ēka njeriu ndihet i sigurt se Krijuesi, Allahu i Madhėrishėm ėshtė i mirė.
 

 

 Haxhah Liza Abdullah
Shqipėroi: Mr. Feim Dragusha
2.11.2008


1En-Nisa (4), ajeti 79.
2 El-Kasas (28), ajeti 84.
3 Err-Rrum (30), ajeti 41.
4 El-Bekare (2), ajeti 225.
5 El-Bekare (2), ajeti 155-157.
6 El-Hixhr (15), ajeti 56.
7 El-En’am (6), ajeti 82.
8 En-Nur (24), ajeti 55.
9 Fussilet (41), ajeti 30-32.
10 El-Ahkaf (46), ajetet 13-14.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010