Zbatimi praktik i Kuranit nė jetėn e pėrditshme (Pjesa 22)
19.12.2009 16:37:57

Pėrgjegjėsia individuale


Shpeshherė mundohemi t’i justifikojmė gabimet dhe gjynahet duke u shfajėsuar se jemi qenie njerėzore e si rrjedhojė konsiderohemi tė gabueshėm apo nganjėherė kemi njė demonstrim tė mirė tė tė ashtuquajturės keqardhje ndaj vetes, duke arsyetuar se shkak i kėtij veprimi apo i atij mėkati ishte lėndimi nga familja apo si rezultat se dikush na zemėroi dhe me kėtė humbėm edhe baraspeshėn e gjendjes shpirtėrore e kėshtu me radhė. Pyetja qė duhet tė shtrojmė ėshtė se a jemi pėrgjegjės pėr veprat tona? A mund ta fajėsojmė dikė tjetėr pėr veprat tona tė liga? Ta shohim ēfarė thotė Kurani nė lidhje me kėtė: “Secili njeri ėshtė peng i veprės sė vet.”1

Duke u bazuar nė ajetin kuranor, shohim se pėrgjegjėsinė e mbart vetė ai qė e ka kryer e askush tjetėr. Nė rastin e kundėrt, po qe se bazohemi nė atė se ēdo person i lindur nė njė familje tė mirė, duhet tė jetė i mirė dhe ēdo person i lindur nė njė familje tė keqe, duhet tė rezultojė si i keq, kėto janė koncepte frojdiste dhe edipiane dhe pa dyshim se nėse besojmė nė kėto koncepte dhe paragjykime tė gabuara, do tė ikim nga pėrgjegjėsia individuale. Kur ta kuptojmė se secili person ėshtė pėrgjegjės pėr veprat e tij dhe nė Ditėn e Gjykimit do tė japė llogari para Krijuesit tė tij pėr tė gjitha veprat dhe punėt e bėra nė kėtė botė, ajo ėshtė dita kur ne bėhemi drejtues nė kabinėn e jetės
.

Mirėpo, le ta pranojmė si tė tillė. Ne jemi qenie humane dhe si rrjedhojė, bėjmė gjynahe dhe jemi tė gabueshėm. Prandaj, ēfarė ndodh kur bėjmė gjynah? Ne pendohemi tek Allahu sinqerisht e nuk i pėrsėrisim, pasi Allahu ėshtė falės dhe fal. Ja se ē’thotė Krijuesi i kėtij universi:


“Kush bėn ndonjė tė keqe ose e ngarkon veten, pastaj kėrkon falje tek Allahu, e gjen Allahun falės dhe mėshirues. Kush bėn ndonjė mėkat ka ngarkuar veten. Allahu i di hollėsitė, ėshtė gjykatės i drejtė.”
2

Ē’ėshtė e vėrteta, kur bėjmė gjynahe, vėrejmė se ne jemi keqbėrės. Me kėtė kuptojmė edhe realitetin elementar qė nėse veprojmė mirė, do tė jemi pėrfitues tė sė mirės, por nė qoftė se veprojmė keq, pa dyshim se pasojat e veprave tė shėmtuara do t’i vuajmė ne, pasi ato do tė jenė kundėr nesh. Allahu i Madhėrishėm thotė nė lidhje me kėtė:

“Kush bėn vepra tė mira, bėn pėr vete, e kush bėn keq, bėn kundėr vetes, pastaj do tė ktheheni te Zoti juaj.”
3

Pasi tė jetė thėnė e vepruar ēdo gjė, pavarėsisht se na pėlqeu apo jo, e besojmė apo jo, pėrfundimi ynė do tė jetė kthimi tek Allahu dhe nė ditėn e ringjalljes pjesėt e trupit do tė dėshmojnė kundėr nesh, me fjalė tė tjera, ēdo organ i trupit tonė do tė dėshmojė pėr veprat qė ka kryer e nga kjo skenė njeriu do tė habitet. Allahu i Plotfuqishėm, duke e pėrshkruar kėtė, thotė:

“Sot Ne  mbyllim gojėt atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse kėmbėt e tyre dėshmojnė pėr atė qė punuan.”
4

Pas gjithė kėsaj qė mėsuam nga ajetet e lartpėrmendura, tė mendojmė sėrish mbi pėrgjegjėsitė individuale qė mbajmė mbi supe karshi Allahut, familjes, shoqėrisė e vetes, sepse jemi pėrgjegjės para Zotit pėr veprat tona, para tė afėrmve pėr mirėqenien e tyre materiale e shpirtėrore, para shoqėrisė pėr drejtėsi dhe para vetes qė tė pastrojmė shpirtrat:

“Pasha njeriun dhe Atė qė e krijoi! Dhe ia mėsoi se cilat janė tė kėqijat dhe tė mirat e tij. Ka shpėtuar ai qė e pastroi vetveten dhe ka dėshtuar ai qė e poshtėroi atė.”5

A mund ta imagjinojė ndokush njė botė ku ēdo individ do tė ishte nė gjendje ta kuptonte faktin bazė tė sė mirės dhe tė sė keqes? Nė cilin vend ka qenie njerėzore qė e kanė kuptuar pėrgjegjėsinė e tyre drejt Krijuesit pėr ēdo punė tė bėrė si dhe njohurinė qė suksesin themelor ta gjejnė te pastrimi i shpirtit?


Haxhah Liza Abdullah
Shqipėroi: Mr. Feim Dragusha
19.10.2008

 


1 El-Muddeththir (74), ajeti 38.
2 En-Nisa (4), ajetet 110-111.
3 El-Xhathijeh (45), ajeti 15.
4 Jasin (36), ajeti 65.
5 Esh-shems (91), ajetet 7-10.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010